Burgu i shutkës Archives - Albeu.com

Avokati i Popullit në Burgun e Shutkës, në verifikim ankesat për dhunë ndaj të burgosurve
<html><head></head><body>

Avokati i Popullit, Faton Selami, qëndroi sot në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Shkupit në Shutkë, ku zhvilloi takime me drejtuesit e institucionit dhe me disa prej të burgosurve që kanë ngritur pretendime për ushtrim dhune gjatë kontrollit të djeshëm.

Siç njoftoi Zyra e Avokatit të Popullit, Selami bashkë me ekipin e Mekanizmit për Kontroll Civil u takua me drejtorin e burgut, Boban Utkovski, si edhe me zëvendësdrejtorin Baki Mustafi, për të siguruar informacion më të hollësishëm mbi kontrollin e realizuar nga pjesëtarët e Njësisë së Intervenimit të Policisë së Burgjeve, që është nën kompetencën e drejtpërdrejtë të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Gjatë kësaj vizite, Avokati i Popullit zhvilloi biseda të drejtpërdrejta edhe me disa të burgosur që kanë qenë subjekt i kontrollit.

Në qendër të këtyre bisedimeve ishte mënyra se si kanë vepruar pjesëtarët e njësisë gjatë kontrollit, konkretisht nëse janë zbatuar procedurat dhe standardet e parashikuara në aktet përkatëse, si dhe nëse ka pasur tejkalim të autorizimeve zyrtare apo përdorim të forcës së tepërt.

Zyra e Avokatit të Popullit bëri të ditur se gjatë ditës së sotme ekipi i Mekanizmit për Kontroll Civil do të vijojë hetimin për këtë rast, ndërsa pas përmbylljes së verifikimeve, Avokati i Popullit do ta njoftojë opinionin për gjetjet dhe hapat që do të ndërmerren.

</body></html>

The post Avokati i Popullit në Burgun e Shutkës, në verifikim ankesat për dhunë ndaj të burgosurve appeared first on Albeu.com.

Pas aksionit në Burgun e Shutkës, Avokati i Popullit dërgon ekip për inspektim në terren
<html><head></head><body>

Avokati i Popullit ka dalë me reagim pas njoftimeve se disa të burgosur janë lënduar gjatë një kontrolli të zhvilluar në INK Burgu “Shkup” (Shutkë), si rrjedhojë e ndërhyrjes së Njësisë për Intervenime të Policisë së Burgjeve.

Institucioni njoftoi se, menjëherë pasi mori informacionet për incidentin, sot ka nisur një ekip nga Mekanizmi për Kontroll Civil, i cili do të kryejë inspektim në burg për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“Avokati i Popullit, pas informacioneve të marra se gjatë një kontrolli të kryer nga Njësia për Intervenime e Policisë së Burgjeve, e cila është nën kompetencën e drejtpërdrejtë të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, në INK Burgu ‘Shkup’ janë lënduar disa persona, sot dërgoi një ekip nga Mekanizmi për Kontroll Civil me qëllim që të kryejë inspektim”, thuhet në reagim.

Nga ky institucion theksojnë se, pasi të mblidhen të gjitha faktet dhe të konstatohet gjendja faktike, publiku do të njoftohet për përfundimet e inspektimit dhe gjetjet që lidhen me këtë rast.

</body></html>

The post Pas aksionit në Burgun e Shutkës, Avokati i Popullit dërgon ekip për inspektim në terren appeared first on Albeu.com.