burgu Domokos Archives - Albeu.com

Bastisje në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe mjete prerëse në qelitë e Alket Rizait dhe ‘Sandrit’
Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, një operacion i befasishëm është zhvilluar në burgun e Burgun e Domokos, nga oficerët e Drejtorisë greke për Luftimin e Krimit të Organizuar.

Sipas burimeve, mes qelive të kontrolluara me imtësi ishin edhe ato të të dënuarit shqiptar Alket Rizaj, si dhe të një tjetër të dënuari shqiptar të njohur me nofkën “Sandri”, i konsideruar organizatori kryesor i transportit të 1.2 ton kokainë në Astakos, në rajonin e Aitoloakarnanisë, nga Karaibet në janar 2020.

Gjatë kontrollit, oficerët sekuestruan telefona celularë, karikues dhe thika, pavarësisht se vetëm 24 orë më parë ishte kryer një tjetër operacion në të njëjtin burg, ku u kontrolluan 17 qeli.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se operacionet do të vijojnë në të gjitha burgjet e vendit, me synim ndalimin e futjes së armëve, lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të ndaluara.

Ndërkohë, hetimet vijojnë edhe për vrasjen e një të dënuari të rrezikshëm, i cili u ekzekutua me armë zjarri brenda ish-Burgut Qendror.

Deri tani është arrestuar i dënuari që dyshohet se ka kryer të shtënat, si edhe drejtori i burgut.

Megjithatë, sipas burimeve, nuk përjashtohet lëshimi i urdhër-arresteve të tjera teksa hetimet janë në zhvillim. Sipas raportimeve, Rizaj dyshohet se ka qenë i pranishëm në vendngjarje, por ai e ka mohuar këtë.

Gjithsesi, burime pranë hetimit flasin për kontradikta mes deklarimeve të tij dhe dëshmive të dhëna nga rojet e burgut dhe persona të tjerë.

The post Bastisje në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe mjete prerëse në qelitë e Alket Rizait dhe ‘Sandrit’ appeared first on Albeu.com.