burgosja Archives - Albeu.com

Rrëfimi i Metës nga qelia: Rrëmbimi im banditesk u bë nga të vërtetat që thoja
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur shqetësimin për të ardhmen e Shqipërisë dhe për rëndësinë e datës 11 maj, duke e konsideruar atë një ditë vendimtare për ekzistencën e kombit dhe forcimin e identitetit kombëtar.

Ai e lidh këtë datë me zgjedhjet dhe me ndikimin që ato do të kenë në zhvillimin e vendit, duke theksuar se është koha për një ndryshim që do të sjellë forcimin e familjes, rinovimin e shtresës së mesme dhe një model ekonomik që do të parandalojë shpopullimin dhe do të forcojë Shqipërinë në nivel rajonal.

Gjithashtu, Meta flet për arrestimin e tij dhe ndikimin që ky akt mund të ketë në Partinë e Lirisë, duke e konsideruar atë si një përpjekje për të asgjësuar partinë dhe integritetin e saj politik.

Ai e quajti arrestimin e tij një veprim të orkestruar nga një regji mafioze, që synonte të ndalonte Partinë e Lirisë të vazhdonte misionin e saj për mbrojtjen e Kushtetutës dhe sovranitetit të vendit.

Duke iu përgjigjur akuzave për korrupsion, Meta i kundërshtoi deklaratat e kryeministrit Rama, duke theksuar se ai gjithmonë ka qenë i hapur ndaj drejtësisë dhe se është përpjekur të mbronte interesat e Shqipërisë, ndërsa Rama është përgjegjës për rritjen e korrupsionit dhe për degradimin e institucioneve të drejtësisë. Ai kritikoi sistemin arsimor dhe nivelin e kreativitetit të nxënësve shqiptarë, duke thënë se kjo tregon një dështim të rëndë për të ardhmen e vendit.

Intervista e plotë:

Meta po bëhen tre muaj që nga arrestimi i juaj dhe kanë mbetur më pak se 4 muaj nga 11 Maji, dita e zgjedhjeve. Si ndiheni dhe a nuk jeni i shqetësuar për fatin e Partisë së Lirisë në këto zgjedhje?

Personalisht ndihem shumë mirë si nga aspekti i shëndetit dhe parametrat fizikë dhe po kështu optimist për të ardhmen edhe pse ajo nuk është më ajo që ishte prej shumë vitesh që atëherë kur Kushtetuta e Shqipërisë u shndërrua në një dokument të parëndësishëm qëllimisht, pikërisht për t’i hapur rrugën realizimit gradual të një grushti shteti, produkti i të cilit është pikërisht instalimi i arbitraritetit dhe kleptokracisë, që e kanë shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Evropës dhe të dytin në botë për ryshfetet.

Shqetësimi im kryesor është e ardhmja e vendit dhe 11 Maji është një ditë vendimtare sepse ka të bëjë me ekzistencën e kombit tonë, me forcimin apo zhbërjen e identitetit kombëtar e kulturor, me forcimin apo zhbërjen dhe degradimin e familjes shqiptare, në thellimin e luftës së re të klasave që zbaton “Rilindja” duke asgjësuar shtresën e mesme dhe varfëruar edhe më skajshëm shtresat më vulnerabël dhe të pambrojtura të shoqërisë tonë apo me rindërtimin e një kohezioni social dhe nisjen e një modeli të ri ekonomik që garanton jo vetëm ndalimin e shpopullimit, por edhe shndërrimin e Shqipërisë në një fuqi eksportuese të paktën në nivel rajonal.

Sa e dëmton Partinë e Lirisë burgosja juaj?

Kjo varet nga vetë Partia e Lirisë dhe lidershipi i saj të cilët janë përballë një sprove historike. Është e qartë se rrëmbimi im banditesk u bë sipas një regjie mafioze të planifikuar prej kohësh që synonte asgjësimin e Partisë së Lirisë si një faktor politik i pavarur dhe me integritet që çdo vendim e merr në interes të vendit në radhë të parë dhe në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit të tij.

Të vërtetat që thoshte dhe thotë Partia e Lirisë janë të padurueshme nga regjimi kleptokratik në fuqi dhe tutorët e tij sepse ato u hapin sytë qytetarëve shqiptarë të cilët bombardohen me gënjeshtra, mashtrime dhe sigurisht edhe me taksa të reja gjithnjë e më shumë, si në nivel vendor dhe kombëtar.

Po kështu beteja e Partisë së Lirisë për rikthimin e llogaridhënies është e papranueshme nga regjimi sepse ajo sjell përmbytjen e kleptokracisë e bashkë me të edhe ndëshkueshmërinë. Kryeministri Rama, por edhe të tjerë thonë se arrestimi juaj apo ai i Berishës, tregojnë se ka ikur koha e të paprekshmëve dhe se drejtësia më në fund po vepron.

Kur kleptokrati Rama flet për paprekshmërinë time ka gjithmonë parasysh pashtantazhueshmërinë time nga regjimi i tij dhe tutorët e tij që e mbështesin për të plaçkitur copa Shqipërie. E theksoj këtë sepse unë gjithmonë kam qenë i hapur ndaj drejtësisë madje edhe Padrejtësisë, siç ka ndodhur nga tetori 1992 kur më është hequr imuniteti për herë të parë në moshën 23-vjeçare e deri tani që po ju përgjigjem ju nga qelia Nr.5.

Asnjëherë nuk i jam shmangur drejtësisë apo kurrë nuk kam tentuar të mbyll çështje me procedurë. Ndërsa Rama është varrmihësi i Reformës në Drejtësi duke e kapur atë për fyti me shkelje të rënda të Kushtetutës, siç unë e kam provuar botërisht edhe në Komisionin e Venecias kur isha President.

Është kjo drejtësi e Ramës përgjegjëse për rritjen në progression gjeometrik të korrupsionit në Shqipëri sidomos që nga 2017 kur ky mori i vetëm edhe timonin edhe tepsinë. A ka gjë më të turpshme se fakti që nxënësit shqiptarë renditen të fundit në botë përsa i takon nivelit të kreativitetit?

Ky është treguesi më ogurzi për të ardhmen e një vendi, shoqërie dhe kombi. Sepse diktaturave u duhet uniformiteti dhe jo kreativiteti. Ndaj duhet asgjësuar opozita dhe çdo mendim kritik, ndaj duhet blerë shoqëria civile, ndaj duhen blerë apo nënshtruar mediat dhe ndaj duhet politizuar në ekstrem sistemi arsimor dhe eliminuar liria akademike dhe autonomia universitare.

The post Rrëfimi i Metës nga qelia: Rrëmbimi im banditesk u bë nga të vërtetat që thoja appeared first on Albeu.com.

Gazetarja e njohur tregon detaje nga burgosja e Ilir Metës: Është i vetëm në qeli, kërkoi dhe palestër
Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u transportuar drejt burgut 313 pas dënimit me burgim që u dha për të.

Gazetarja Anila Hoxha tregoi për “Breaking” në Top News detaje nga burgosja e Metës dhe çfarë ndodhi përpara se të shkonte në qeli.

“Ilir Meta është transportuar drejt 313-ës, e cila ndodhet fare pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Përgjatë këtyre orëve, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, Ilir Meta është mbajtur në observim, që konsiderohet ndryshe si zona e tranzitimit. Siç më bëjnë me dije burime zyrtare nga Drejtoria e Burgjeve, Ilir Metën është dërguar në sektorin B, ka përfunduar fazën e observimit. Ai është mbajtur në survejim nga psikologët, gjithashtu janë bërë kontrolle mjekësore. Pasi ka përfunduar kjo fazë, ka marrë statusin e të paraburgosurit. Këto kontrolle mjekësore bëhen kundrejt çdo shtetasi që mbahet në fazën e observimit, menjëherë që gjykata shpall masën arrest me burg për çfarëdo vepre të mundshme penale”, tha si fillim Anila Hoxha.

Më pas ajo u ndal dhe te kërkesat e Metës, i cili kishte kërkuar palestër dhe ambient për të kryer aktivitetet sportive.

“Më është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që Ilir Meta është vendosur që të qëndrojë i vetëm në qeli. Siç më bëjnë me dije urime shumë të sigurta, Meta ka kërkuar ambient për aktivitet sportiv, ka kërkuar dhe ka pyetur punonjësit e 313-ës nëse kishte apo jo palestër ku të merrej me sport. Kjo ka qenë kërkesa e tij e parë. Më është konfirmuar që pas vizitave mjekësore që janë rutinë, është konstatuar që Meta nuk vuan nga asnjë problem shëndetësor dhe këto të dhëna janë shkruar në kartelën e tij, sikurse dhe gjendja psikologjike, që psikologët dhe punonjësit e shërbimit social kanë shënuar që gjendja e tij paraqitet e qetë.

Ditën e djeshme, institucionet e burgjeve, në qelinë që e kanë akomoduar në sektorin B, i kanë instaluar gjithashtu dhe një televizor, ndërsa janë pranuar veshje nga jashtë, të cilat i kanë sjellë anëtarë të familjes së tij. Gjithashtu janë pranuar dhe produkte ushqimore”, tha gazetarja.

The post Gazetarja e njohur tregon detaje nga burgosja e Ilir Metës: Është i vetëm në qeli, kërkoi dhe palestër appeared first on Albeu.com.

“Pres vendimin”, Saimir Tahiri reagon për herë të parë pas seancës në Apelin e GJKKO (FOTO LAJM)
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur pas seancës në Apelin e GJKKO-së.

Ai nuk është ndalur gjatë, por ka falënderuar gazetarët dhe tha se pret vendimin.

Kujtojmë, se siç u vendos në seancë, vendimi do të jepet më 4 shkurt në orën 13:00.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet për favorizim të trafikut të drogës dhe është kërkuar nga SPAK 12 vite dënim./albeu.com/

The post “Pres vendimin”, Saimir Tahiri reagon për herë të parë pas seancës në Apelin e GJKKO (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.