burgjet shqiptare Archives - Albeu.com

Avokati i Popullit ngre alarmin: Nuk ka ngrohje e as kushte higjienike, 5 burgje duhen mbyllur, cenohet dinjiteti njerëzor
Institucioni i Avokati të Popullit, ka ngritur alarmin për gjendjen në burgjet shqiptare, duke kërkuar mbylljen të pesë institucioneve që, sipas raportit, ofrojnë kushte që cenojnë dinjitetin njerëzor.

Gjetjet janë rezultat i inspektimeve të kryera në 18 IEVP gjatë vitit 2025, si dhe analizës së 115 ankesave të trajtuara nga të burgosur dhe familjarë të tyre.

Sipas raportit, institucionet që duhet të mbyllen deri në rikonstruktimin e plotë janë, burgi i Burrelit, Kosovë-Lushnje, Kukës, “Mine Peza” (302) dhe “Jordan Misja” (313).

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, deklaroi se kushtet aktuale përbëjnë shkelje të Kushtetutës dhe të detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë.

“Kur shteti i mban të dënuarit në kushte degraduese, nuk po i ndëshkon, por po i poshtëron. Mbyllja e këtyre pesë institucioneve është detyrim kushtetues,” u shpreh ai.

Raporti evidenton se në IEVP Lezhë mbipopullimi arrin në 65%, me 181 persona mbi kapacitetin e parashikuar, ndërsa mesatarja e qëndrimit në paraburgim është 253 ditë, ose mbi 8 muaj pa një vendim përfundimtar gjykate.

Avokati i Popullit

Avokati i Popullit: 5 burgje shqiptare duhen mbyllur. Cenojnë dinjitetin njerëzor

Në Lezhë, mbipopullimi i burgjeve arrin 65%. Të paraburgosurit kalojnë mesatarisht më shumë se 8 muaj në qeli pa qenë të dënuar.

Avokati i Popullit, ka konstatuar se trajtimi i personave të privuar nga liria në pesë institucione penitenciare të vendit afrohet me standardin e trajtimit degradues.

Kjo është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Gjetjet bazohen në inspektime në 18 IEVP gjatë vitit 2025 dhe në 115 raste ankesash të trajtuara nga institucioni.

“Kur shteti i mban të dënuarit në kushte degraduese, nuk po i ndëshkon, por po i poshtëron. Mbyllja e këtyre pesë institucioneve është detyrim kushtetues”,-tha Avokati i Popullit, Endrit Shabani.

Tre shifrat kryesore

5 burgje duhen mbyllur: Burrel, Kosovë-Lushnjë, Kukës, “Mine Peza” (302), “Jordan Misja” (313).

65% mbipopullim në IEVP Lezhë, 181 të burgosur mbi kapacitetin e planifikuar.

253 ditë mesatarja e qëndrimit në paraburgim, pra më shumë se 8 muaj në qeli pa qenë i dënuar.

Realiteti njerëzor pas shifrave

Në shumicën e institucioneve, të dënuarit dhe të paraburgosurit i mbajnë rrobat dhe sendet personale në qese plastike, sepse nuk ka dollapë. Mjeku është prezent vetëm katër orë në ditë. Spitalet rajonale shpesh refuzojnë trajtimin e të burgosurve për “arsye sigurie”. Për personat me probleme të shëndetit mendor nuk ekziston asnjë institucion i specializuar mjekësor, megjithëse ata aktualisht mbahen në IEVP-në e Shën Kollit.

Gjatë vitit 2025, Avokati i Popullit ka trajtuar 115 raste të paraqitura nga të burgosur dhe familjarët e tyre.

Mbipopullimi, i lokalizuar, jo kombëtar

Në total, sistemi penitenciar është nën kapacitet (5.029 të burgosur dhe 5.747 vende gjithësej = 87%).

Por shpërndarja është thellësisht e pabarabartë:

IEVP Lezhë: +65% (181 persona mbi kapacitet)

IEVP “Jordan Misja”: +11% (55 persona)

IEVP Vlorë: +10% (16 persona)

IEVP Fushë-Krujë: +2,4% (9 persona)

56,8% e popullsisë penitenciare janë në paraburgim, pra mbahen në burg megjithëse ende janë të padënuar. Ky është një tregues që cenon parimin e prezumimit të pafajësisë.

Kushtet që cënojnë dinjitetin

Inspektimet kanë konstatuar:

Ambiente të amortizuara, pa ajrim, ndriçim apo ngrohje të mjaftueshme.

Të burgosur që mbajnë sendet personale në qese plastike sepse nuk ka dollapë.

Mungesë e produkteve bazë të higjienës dhe detergjentëve për pastrimin e qelive.

Sisteme ngrohjeje e ftohjeje jofunksionale, sidomos në mot ekstrem.

Mungesë larmishmërie dhe sasie të pamjaftueshme në ushqim.

Mundësi të kufizuara për aktivitete social-kulturore dhe rehabilitim.

Kujdesi shëndetësor: reagim ndaj emergjencave, jo shërbim i vazhdueshëm

Asnjë mjek me kohë të plotë në shumicën e IEVP-ve. Aty ku ka mjek, qëndrojnë vetëm 4 orë në ditë.

Mungesë autoambulancash dhe vështirësi për konsulta me specialistë.

Spitalet rajonale refuzojnë trajtimin për “arsye sigurie”.

Mungesë e shërbimit stomatologjik dhe e medikamenteve bazë.

Asnjë institucion i specializuar për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor.

Çfarë kërkon Avokati i Popullit

Avokati i Popullit i kërkon Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë:

1.Rishqyrtim të politikës së paraburgimit. 56,8% të padënuar është një shifër e papranueshme në një shtet që pretendon respektimin e prezumimit të pafajësisë.

2.Plan të menjëhershëm për kujdesin shëndetësor në burgje, përfshirë ngritjen e një institucioni të specializuar mjekësor për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor.

3.Mbyllje të pesë IEVP-ve të identifikuara deri në rikonstruktimin e plotë të tyre, dhe një rivlerësim kombëtar të kapaciteteve të sistemit penitenciar.

The post Avokati i Popullit ngre alarmin: Nuk ka ngrohje e as kushte higjienike, 5 burgje duhen mbyllur, cenohet dinjiteti njerëzor appeared first on Albeu.com.

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?
Mëngjesin e sotëm, policia njoftoi se një i dënuar për dhunë në familje ka humbur jetën në QSUT, pasi ishte shtruar në Reanimacion si pasojë e një arresti kardiak.

Ky është rasti i pestë që nga fundi i janarit të këtij viti raportohet nga Drejtoria e Burgjeve humbja e jetës së të burgosurve, të lidhur kryesisht me problemet shëndetësore.

Vetëm dy ditë më parë, më 3 prill, një tjetër i paraburgosur, Medat Spahiu, humbi jetën po në të njëjtin repart, si pasojë e një embolie pulmonare.

Ndërsa më 30 mars, i dënuari me burgim të përjetshëm Hysni Qamil Repaj u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk mundi të mbijetojë pas përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore.

Më herët, më 20 mars, një 41-vjeçar i arrestuar për një vepër të lehtë penale ndërroi jetë në Bllokun e Sigurisë në Tiranë. Autoritetet thanë se dyshohet për shkaqe natyrale, por hetimet vijojnë.

Ndërkohë, rasti i parë në këtë seri daton më 25 janar, kur një i ri 20-vjeçar humbi jetën në burgun e Shkodrës.

Pesë vdekje në një periudhë kaq të shkurtër kanë ngritur dyshime se ccfarë po ndodh në burgje, kryesisht me ata që vuajnë nga probleme shëndetësore dhe nëse ata marrin brenda qelive trajtimin e duhur mjekësor, teksa vuajnë dënimin.

Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë një reagim të plotë që të lidhë të gjitha këto raste, por hetimet për secilin prej tyre janë në vijim.

5 Prill

I dënuari Hajri Ramazan Robi ka ndërruar jetë rreth orës 05:00 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Reanimacionin Qendror, si pasojë e arrestit kardio-respirator.

3 Prill

Rreth orës 14:10, i paraburgosuri Medat Spahiu ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT, si pasojë e një embolie pulmonare dexter.

30 Mars

Rreth orës 09:40, është shoqëruar me urgjencë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë i dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Qamil Repaj, i datëlindjes 15.01.1962, lindur dhe banues në Shkodër. Gjatë procedurave të ekzaminimit në këtë spital, gjendja shëndetësore e të dënuarit u përkeqësua, duke përfunduar në arrest kardiak respirator. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës mjekësore të dhënë, ai nuk arriti të rikthehej në jetë, duke rezultuar në humbjen e jetës.

20 Mars

Rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më datë 18.03.2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

25 Janar

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër.

The post Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare? appeared first on Albeu.com.