burgjet ne shqiperi Archives - Albeu.com

“Rama hap burgjet”, ministria bën gati amnistinë për të dënuarit
Kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet vendore qeveria vendos t’i rikthehet pas tre viteve manovrës së amnistimit të disa prej të të dënuarve që vuajnë në burgjet shqiptare. Ministria e Drejtësisë tashmë ka përgatitur projektligjin për amnistinë i cili pritet të shqyrtohet në Kuvend përmes komisioneve parlamentare.

Kur kanë kaluar plot 3 vite nga dhënia e amnistisë së fundit për një kategori personash që vuajnë dënimin në burgje për vepra të ndryshme penale, qeveria shqiptare po planifikon të aplikojë një tjetër amnisti në burgjet shqiptare.

Projektligji në fjalë është hartuar në ministrinë e Drejtësisë dhe dorëzuar në Kuvend ku pritet të shqyrtohet në komisionet parlamentare.

Kjo lëvizje ligjore vjen në një kohë kur numri i personave në burgje është rritur ndjeshëm dhe kapacitetet logjistike, përfshirë kostot financiare janë shtuar ndjeshëm.

Është siguruar drafti i Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka parashikuar të përfshijë në skemën e amnistisë së dënimit një kategori të ndryshme dënimesh nga të treja shkallët e gjyqësorit.

Sipas ministrisë, nga kjo amnisti përfitojnë të dënuarit, deri në datën 31 Tetor 2022. Me sa duket qeveria kërkon të surprizojë për festat e nëntorit dhe dhjetorit, mbi 5500 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare.

Megjithëse një pjesë e mirë e tyre nuk përmbushin kriteret për të përfituar nga kjo aministi që synohet të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo pasi qeveria ka përcaktuar në dy nene të posaçme dhe kushtet e veçanta se kush nga të dënuarit, do mundë të përfitojë nga amnistia. Projektligji i fundit për dhënien e amnistisë, pritet të sjellë lirimin e mbi 1 mijë të dënuarve që ndodhen në burgjet shqiptare.

Rriten pagat për punonjësit e policisë së burgjeve. “Detektivët” do paguhen njësoj si zv/drejtori

Kjo gjë sipas zyrtarëve do sillte lirimin e ambjenteve të tejmbushura pasi të dënuarit, kanë hapësira të vogla qëndrimi. Por nga kjo amnisti përfitohet dhe ulja e kostove financiare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Hera e fundit kur kuvendi miratoi një amnisti ka qenë fundviti 2019, periudhë kur ministria drejtohej nga Etilda Gjonaj.

Në atë kohë përfituan rreth 800 persona, pjesa më e madhe të mitur të cilët ishin arrestuar dhe dënuar për vepra të ndryshme penale, kryesisht vjedhje./OraNews/

The post “Rama hap burgjet”, ministria bën gati amnistinë për të dënuarit appeared first on Albeu.com.