burgim i perjetshem Archives - Albeu.com

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Fran Marashin
Gjykata e Posaçme ka dërguar me burgim të përjetshëm Fran Marashin i akuzuar për “Masakrën e Urës Vajgurore” në 17 Qeshor të 1997.

Në atë ngjarje u vranë 5 punonjës policie. Marashi kishte kërkuar rigjykim pasi ishte dënuar në mungesë po me burgim të përjetshëm.

Marashi është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore, veprim për të cilin do të deklaronte se e bëri për të tërhequr vëmendjen që procesi ndaj tij të rihapej.

Njoftimi i GJKKO:

Me datë 19.09.2023 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është paraqitur për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurit Fran Marashi”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 21, datë 10.03.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, në formën e pjesëmarrjes në bandë të armatosur, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të viktimës I.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 1 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës M.K, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës A.Sh, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës A.S, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës I.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 të Kodit Penal dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë në dëm të viktimës Th.T, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 35 (tridhjete e pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë në dëm të viktimës Y.Dh, parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 35 (tridhjete e pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Heqja e paligjshme e lirisë”, në dëm të viktimës K.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 110 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 të Kodit Penal dhe me nenin 334 pika “I” të Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), e dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, i pandehuri Fran Marashi, përfundimisht dënohet me një dënim të vetëm me burgim të përjetshëm.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Fran Marashi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë gjykimit sipas formularit bashkëlidhur t’i ngarkohen të pandehurit Fran Marashi. 13. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

The post GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Fran Marashin appeared first on Albeu.com.

I dënuar me burgim të përjetshëm/ Kapet në Kore krimineli shqiptar, u arratis gjatë vitit 1997 (Emri)
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet si rezultat i shkëmbimit ndërkombëtar të inteligjencës policore, operacioni i koduar “Suporti”, për kapjen e një shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm.

Kapet në Republikën e Koresë dhe vihet në pranga një 50-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm, për vepra të rënda penale kundër personit.

Në kuadër të operacionit “INFRA ATLAS” dhe si rezultat i shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Drejtorisë së Interpolit, Interpol Seulit dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)), u finalizua operacioni policor i koduar “Suporti”, gjatë të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin, i shtetasit Ervin Shahini, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Historik i shkurtër i ngjarjeve kriminale:

Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë.

Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes. Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:

– më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.

– më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S.H.;

– më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;

– më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.;

Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, ky shtetas është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë.

Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Seulin, vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

The post I dënuar me burgim të përjetshëm/ Kapet në Kore krimineli shqiptar, u arratis gjatë vitit 1997 (Emri) appeared first on Albeu.com.

Akuzohen se vranë vajzën e tyre, çifti në Itali dënohet me burgim të përjetshëm
Një gjykatë italiane dënoi sot me burgim të përjetshëm një çift pakistanez për vrasjen e vajzës së tyre 18-vjeçare, e cila kishte refuzuar të udhëtonte në Pakistan për t’u martuar me njeriun që kishin zgjedhur prindërit e saj.

Daja i vajzës u dënua me 14 vjet burg, ndërsa dy kushërinjtë u liruan.

Vajza jetonte në qytetin Novelara, pranë Bolonjës, nga ku u zhduk në maj 2021.

Ajo ishte ndarë me prindërit e saj sepse nuk pranoi për muaj të tërë të dorëzohej para presionit të tyre për t’u martuar me një kushëri të sajin në Pakistan.

Ajo u kthye në shtëpinë e prindërve për të marrë disa dokumente që i duheshin. Familja e saj u zemërua kur mësuan se 18-vjeçarja kishte pasur një lidhje, tha prokurori.

18-vjeçarja ka të ngjarë të jetë vrarë natën e 30 prillit, siç sugjerojnë pamjet e kamerave të sigurisë, në të cilat pesë persona mund të shihen duke u larguar nga shtëpia me lopata, leva dhe një kovë, për t’u kthyer dy orë e gjysmë më vonë.

Trupi i Shaman Abbas u gjet i dekompozuar jo shumë larg shtëpisë së familjes në nëntor 2022, rreth 18 muaj pas vrasjes. Identifikimi është bërë nëpërmjet analizës së materialit gjenetik.

Babai Shabar Abbas u arrestua në fshatin e tij në Pakistanin lindor me dyshimin për vrasjen e vajzës së tij dhe u ekstradua në Itali për t’u gjykuar.

Me lot në sy, Shabar Abbas këmbënguli se është i pafajshëm.

“Edhe unë dua të di se kush e vrau vajzën time,” u tha ai gjyqtarëve, sipas raporteve italiane. Ai pritet të apelojë vendimin e parë të gjykatës.

The post Akuzohen se vranë vajzën e tyre, çifti në Itali dënohet me burgim të përjetshëm appeared first on Albeu.com.

Qëlloi me thikë për vdekje gruan e tij, më pas e filmoi, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Gjermani
Besmir Ademi, 37-vjeçari shqiptar i cili vrau gruan me thikë dhe më pas e filmoi është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani.

Mediat gjermane shkruajnë se në aktgjykim, gjykata vuri në dukje peshën e rëndë të fajit të të pandehurit.

Edhe pse kjo lejon ligjërisht lirimin nga burgu pas 15 vitesh, në praktikë është pothuajse e pamundur. Aktgjykimi nuk është përfundimtar. Në ditën e parë të gjyqit, shqiptari, i cili nuk donte të pranonte ndarjen nga gruaja, ka rrëfyer se ka vrarë Jetmira Beka 28-vjeçe.

“Fëmijët i kam lënë jetimë. Do të bëja gjithçka për ta zhbërë. Nuk e mbaj mend aktin. Ka vetëm një vrimë të madhe të zezë.”

Krimi i përgjakshëm ndodhi më 20 maj 2023. Besmir Ademi kishte marrë masa që të takoheshin në një parking për t’ia dorëzuar gruas së tij një nga tre fëmijët. Por në vend të vajzës së tij ai erdhi me një thikë kasapi.

Sipas prokurorisë, ai e ka goditur 20 herë me thikë gruan e tij me tehun njëzet centimetra të gjatë, duke e lënë të vdekur në vendin e ngjarjes. Gjashtë nga goditjet me thikë ishin fatale, u tha në gjykatë.

The post Qëlloi me thikë për vdekje gruan e tij, më pas e filmoi, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Vrau gruan me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi
52-vjeçari shqiptar që në fund të korrikut 2022 goditi me thikë dhe vrau gruan e tij në Tsilivi të Zakynthos, u dënua me burgim të përjetshëm pa asnjë rrethanë lehtësuese.

Autori është shpallur fajtor për vrasje me dashje ndërsa njëkohësisht është dënuar me 8 muaj burg për tentativë vrasje dhe 9 muaj për armëmbajtje dhe dëmtim të pasurisë së huaj. Viktima ishte nënë e tre fëmijëve.

Disa orë para krimit, gruaja fatkeqe kishte shkuar në komisariat për të denoncuar 52-vjeçarin për dhunë, por sapo u kthye në shtëpinë e saj në Tsilivi, ai e sulmoi me grushte dhe shqelma.

Lexo edhe: Vrau gruan me thikë në Greqi, 50-vjeçari shqiptar flet në gjykatë: U kërkoj falje fëmijëve të mi

Më pas ai e futi me forcë në kuzhinë ku e goditi me thikë për vdekje.

Pas krimit brutal ai u fsheh dhe të nesërmen u zgjua dhe shkoi në punë normalisht.

Gjatë arrestimit, ai i kishte thënë policisë: “E vrava se po më mashtronte”.

41-vjeçarja nga Shqipëria kishte tre fëmijë (19, 14 dhe 8 vjeç) dhe punonte dy punë për t’i rritur.

“Nëna ime kishte frikë. Ajo punoi dy punë për të na rritur. Babai im i shpenzoi të gjitha paratë e saj. Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kishim ndërhyrë shumë herë. Edhe duke e rrahur që të largohej. Por ai sërish e vrau…”, kishte thënë djali i madh i çiftit ditën e krimit të të atit./Albeu.com

The post Vrau gruan me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi appeared first on Albeu.com.

Arrestohet në Kosovë Alil Demiri i dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut
Policia e Kosovës e ka arrestuar të enjten Alil Demirin, i cili kërkohej me fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “terrorizëm” për vrasjen e pesë të rinjve më 2012 në Shkup, njoftoi policia maqedonase.

Demiri, 38 vjeç, u arrestua më 24 gusht në Kosovë, ku besohet se ka qëndruar qëkur u arratis pasi u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2012 nga një gjykatë e shkallës së parë, në rastin e njohur si “Monstra”.

Rasti u kthye në rigjykim dhe ai u dënua sërish me burgim të përjetshëm në mungesë në vitin 2021.

Ministria e Brendshme maqedonase tha se Policia e Kosovës e ka njoftuar më 24 gusht se “Demiri do të paraqitet para gjykatësit kompetent ”.

Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore të Shkupi, për kryerjen e veprës penale “terrorizëm” nga neni 394 i Kodit Penal, lidhur me rastin e njohur “Monstra” të vrasjes së pesë të rinjve maqedonas pranë liqenit të Smilkovës, në afërsi të Shkupit, më 12 prill të vitit 2012.

Viktimat ishin katër të rinj të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe një tjetër i moshës 44-vjeçare. Trupat e tyre të pajetë ishin gjetur natën e 12 prillit të atij viti nga disa persona që po peshkonin në liqenin artificial.

Përveç Alil Demirit, në këtë rast me burgim të përjetshëm u dënuan dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Për pjesëmarrje në këtë vrasje, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa Haki Aziri me nëntë vjet burgim.

Dy nga të dënuarit me burgim të përjetshëm, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviqi, besohet se ndodheshin prej shumë vjetësh në Kosovë, por autoritetet lokale refuzuan t’i ekstradojnë në Maqedoninë e Veriut.

Ismailoviqi ishte arrestuar nga policia e Kosovës më 2 prill 2021 bazuar në një fletarrestim ndërkombëtar, por Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi ta refuzonte kërkesën e autoriteteve maqedonase për ekstradimin e tij.

Rasti “Monstra” ka shkaktuar protesta e përplasje të shumta në Maqedoninë e Veriut, për shkak të dyshimeve se bëhet fjalë për “proces të montuar nga shërbime të jashtme”.

Partitë politike shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë kërkuar përfshirjen ndërkombëtarëve në zbardhjen e rastit, por kërkesa e tyre është refuzuar nga organet gjyqësore.

Reagimet dhe protestat u përshkallëzuan pasi ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, gjatë publikimit të asaj që njihej si “afera e përgjimeve” në vitin 2013, kishte pretenduar se “në bazë të të dhënave, të dënuarit nuk ishin autorët e vërtetë” të vrasjes së pesë maqedonasve në Smillkovë./REL

The post Arrestohet në Kosovë Alil Demiri i dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Vrau shqiptarin në Gjermani, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari
Një 30-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë me armë zjarri në janar të këtij viti.

Ai u qëllua nga ish-partneri i të dashurës.

Mediet gjermane shkruajnë se autori është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë.

Dhoma e jurisë së Gjykatës së Landit të Freiburgut ka ardhur në përfundim se bëhej fjalë për një goditje të shënjestruar në gjoksin e viktimës.

31-vjeçari, i cili fillimisht mbeti i plagpsur ndërroi jetë në spital. Pak ditë më vonë ai u varros në Kosovë.

Pas dhënies së dënimit me burgim të përjetshëm, spektatorët në sallë, të cilët ishin ndër të tjera të afërm të viktimës dhe ish-partneres, kanë duartrokitur.

Avokati mbrojtës tashmë ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin gjyqësor.

I dënuari ka qëndruar në heshtje teksa jepej vendimi. Ndërsa kryetari i trupit gjykues po lexonte arsyetimin, i pandehuri 30-vjeçar është shtrirë dhe përlotur./Albeu.com.

The post Vrau shqiptarin në Gjermani, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Rrëmbeu dhe përdhunoi 6-vjeçaren, i riu dënohet me burgim të përjetshëm
Një 24-vjeçar nga Liverpool-i është dënuar  këtë të martë me  burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për rrëmbimin dhe abuzimin seksual të një 6-vjeçareje.

Vajza kishte qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj me disa kushërinj moshatar, kur u rrëmbye nga pedofili.

Lewis Jones iu afrua të rinjve dhe u kërkoi ta ndihmonin të mblidhte shkopinj, përpara se ta kapte vajzën e re rreth belit, t’i vendoste dorën në gojë dhe të ikte me të në shtegun hekurudhor të papërdorur, larg kushërinjve të saj.

Menjëherë nga familja nisi një kërkim në zonë me fëmijën e gjetur pak më vonë. Oficerët e policisë vazhduan kërkimin e zonës për të dyshuarin, dhe pak më vonë u arrestua.

Kur u ribashkua me nënën e saj, u bë e qartë se ajo kishte qenë viktimë e një sulmi seksual, dëgjoi Gjykata e Kurorës së Mançesterit.

Ajo u dërgua në Qendrën e Referimit për Sulmet Seksuale të Shën Marisë, ku mori kujdes të specializuar dhe iu ofrua mbështetje familjes së saj.

Duke e dënuar Jonesin me burgim të përjetshëm sot, gjykatësja Manley iu referua Jones si një individ i rrezikshëm që kishte shumë gjasa të kryente vepra të tjera, të rënda./Albeu.com/

The post Rrëmbeu dhe përdhunoi 6-vjeçaren, i riu dënohet me burgim të përjetshëm appeared first on Albeu.com.

Vrau rapsodin dhe mikun e tij në Lezhë, Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Aleksandër Përdodën
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “burgim i përjetshëm” për Aleksandër Përdodën, autorin e vrasjes së dyfishtë të rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simonit.

Ka qenë ky vendimi që ka dhënë sot Gjykata e Apelit, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ngjarje në fjalë ndodhi në muajin prill të vitit 2020.

Njoftimi i Gjykates

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurve me iniciale A.P dhe A.L, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Moskallëzim krimi”, të parashikuar nga nenet 79 (dh) -25, 278/1 dhe 300/1 të Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës 27.04.2020, ku në vendin e quajtur Lajmlukaj, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Mirditë, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit me iniciale K.M. dhe P.S. pranë banesës së tyre, 150 metra larg shtëpisë së të pandehurit me iniciale A.P. Lidhur me ngjarjen e mësipërme është akuzuar i pandehuri me iniciale A.P, i cili ka patur konflikt pronësie me viktimën me iniciale P.S. Gjithashtu është akuzuar edhe i pandehuri A.L, për veprën penale për “Moskallzim Krimi”, parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 162, datë 27.04.2022 ka vendosur:

Deklarimin e pafajshëm të pandehurit L, për vepren penale të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal.

Deklarimin fajtor të të pandehurit P, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 79/dh-25 të Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite e dënon me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit P, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite e dënon me 6 vite burgim. Në bashkim të dënime, në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, i pandehuri A.P dënohet me burgim të përjetshëm.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri A.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.P., për kryerjen e veprës penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga nenet 79 (dh) -25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

The post Vrau rapsodin dhe mikun e tij në Lezhë, Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Aleksandër Përdodën appeared first on Albeu.com.

Përfundon gjyqi historik, i mbijetuari i vetëm i sulmit terrorist në Paris dënohet me burgim të përjetshëm
Anëtari i vetëm i mbijetuar i një celule terroriste të Shtetit Islamik që vrau 130 njerëz në Paris në nëntor 2015, u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë franceze të mërkurën, dënimi më i ashpër i mundshëm sipas legjislacionit francez.

Salah Abdeslam, një francez 32-vjeçar me origjinë marokene, u kap i gjallë nga policia katër muaj pas atentateve që shkaktuan 130 viktima dhe mbi 250 të plagosur.

Përveç Abdeslamit, 19 persona të tjerë të akuzuar se kanë luajtur role kyçe në sulmet më të rënda të vendit në kohë paqeje u shpallën fajtorë “për të gjitha akuzat” të mërkurën.

Vetëm 14 prej tyre janë paraqitur në gjykatë, ndërsa gjashtë të tjerët janë gjykuar në mungesë.

Dënimi u lexua nga kreu i një paneli prej pesë gjyqtarësh që mbikëqyrte gjyqin maratonë të 20 personave të akuzuar për përfshirje në gjakderdhjes më të rëndë në kohë paqeje në historinë moderne franceze.

Qindra të mbijetuar dhe dëshmitarë kanë ndjekur procedurat që nga fillimi i tyre në shtator dhe ata mbushën bankat e sallës së gjyqit të ndërtuar posaçërisht ndërsa lexoheshin vendimet.

Një ekip prej 10 xhihadistësh të Shtetit Islamik rrethoi kryeqytetin francez, duke sulmuar stadiumin kombëtar, baret dhe sallën e koncerteve Bataclan në një sulm që traumatizoi vendin./rel

The post Përfundon gjyqi historik, i mbijetuari i vetëm i sulmit terrorist në Paris dënohet me burgim të përjetshëm appeared first on Albeu.com.