burg perjete Archives - Albeu.com

Vrau pakistanezin në qeli, dënohet me burg përjetë i burgosuri shqiptar në Greqi
Gjykata e Përzier e Apelit shqyrtoi çështjen e vrasjes së një të burgosuri në burgun e Hanias, në zonën e Agias, një ngjarje e rëndë që tronditi institucionin e vuajtjes së dënimit në verën e vitit 2019.

Incidenti ndodhi më 20 korrik 2019, kur një grup të burgosurish shqiptarë u përleshën me një grup pakistanezësh brenda ambienteve të burgut.

Nga përplasja mbetën të plagosur tre persona, njëri prej të cilëve u godit me një thikë të improvizuar dhe pësoi plagë të rënda.

I burgosuri, me origjinë pakistaneze, u transportua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Hanias, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ai luftoi për jetën për dy ditë në Njësinë e Kujdesit Intensiv, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas hetimeve, katër të burgosur u arrestuan për përfshirje në vrasje. Sipas dosjes hetimore, ata ishin identifikuar përmes pamjeve të kamerave të sigurisë së burgut.

Nga katër të pandehurit, njëri – me origjinë shqiptare – i cili kishte qëndruar në paraburgim gjatë gjithë këtyre viteve, u shpall fajtor për vrasje nga Gjykata e Apelit me Juri të Përzier dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Tre të pandehurit e tjerë u liruan nga akuzat për shkak të dyshimeve, në përputhje me parimin juridik “në favor të të pandehurit”.

Vendimi i gjykatës mbyll një proces të gjatë gjyqësor për një nga incidentet më të rënda të dhunës të regjistruara në burgun e Hanias.

The post Vrau pakistanezin në qeli, dënohet me burg përjetë i burgosuri shqiptar në Greqi appeared first on Albeu.com.

Vranë babanë e tyre dhe e groposën në kasollen e bagëtive/ Burgim i përjetshëm për Hysen Metën, ja sa vite burg u dënuan fëmijët e tjerë dhe gruaja
Këtë të mërkurë, Gjykata e Durrësit, ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i shpallur fajtor për vrasjen e babait të tij, Pëllumb Metës, ngjarje e ndodhur më 10 shkurt 2024 në Shënavlash.

Sipas hetimeve, Hysen Meta, qëlloi për vdekje babanë pas një konflikti në familje dhe më pas, me ndihmën e të afërmve, fshehu kufomën në një stallë pranë banesës.

Gjykata dënoi gjithashtu:

Hygerta Meta me 8 vite burg, e shpallur e pafajshme për vrasjen, por fajtore për ndihmë pas krimit;

Amarildo Meta me 5 vite burg;

Blerina Meta, nënën e tyre, me 3 vite burg.

Mbrojtja kërkoi dënime më të lehta dhe ndryshim të akuzave, por gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke e cilësuar ngjarjen si “vrasje të qëllimshme për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Si ndodhi krimi:

Sipas organit të akuzës më 10 Shkurt 2024, viktima Pëllumb Meta, mësohet se ka lënë punën dhe është kthyer në banesë në orët e para të mëngjesit.

Ndërsa rreth mesditës, teksa i ndjeri ka qenë në kuzhinën e banesës, djali i tij Hysen Meta, në prani edhe të të pandehurës Hygerta, ka marrë pistoletën duke qëlluar në drejtim të babait të tij katër herë.

Një prej plumbave nuk ka prekur trupin e viktimës, ndërkohë që tre prej tyre, një në kokë dhe dy në trup kanë rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Të dy të pandehurit më pas kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar nme mbështjelljen e trupit, groposjen e trupit të viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit, informon Prokuroria.

Pas kryerjes së krimit, janë siguruar se të gjitha gjurmët që janë fshehur nga Hysen Meta.

Ai ka bërë kallëzim në polici duke paraqitur zhdukjen e babait si largim nga banesa me vullnetin e tij.

Gjatë gjykimit Hygerta Meta, është e vetmja nga të pandehurit që ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur, ku ka deklaruar se babain e ka vrarë vëllai i saj Hysen Meta në prani të saj.

Ndërkohë në mometin e kryerjes së vrasjes, djali i vogël i familjes, Amarildo Meta ka qenë në punë.

The post Vranë babanë e tyre dhe e groposën në kasollen e bagëtive/ Burgim i përjetshëm për Hysen Metën, ja sa vite burg u dënuan fëmijët e tjerë dhe gruaja appeared first on Albeu.com.

I dënuar me burg përjetë/ Aldo Bare kërkon uljen e masës për sjellje të mirë
Ish-kreu i bandës famëkeqe të Lushnjës, Aldo Bare vijon betejën e tij për të kërkuar ulje të dënimit për sjellje të mirë gjatë qëndrimit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Avokati i tij, Oligert Kume tha se në seancën e kësaj të premteje në gjykatën e Elbasanit, administrata e burgjeve dorëzoi më në fund raportin për vlerësimin e sjelljes së Aldo Bares, por mbrojtja kërkoi shtyrjen e seancës duke dashur të ishte njohur më parë me këtë akt.

“Kjo është një ndër seancat gjyqësore lidhur me kërkesën ligjore të Aldo Bares për ulje dënimi. I mbrojturi ka parashkruar një sërë kërkesash për ulje dënimi. Konstatojmë dhe vërejmë se nga Administrata e Burgjeve nuk i vihen në dispozicion aktet apo vlerësimi i sjelljeve. Sot, është shtyrë për shkak se paraqitja e provave ju vu vetëm Gjykatës dhe normalisht duhet koha e duhur. Ne i kemi adresuar prej kohësh administratës së burgjeve, për mosvënien në dispozicion të këtyre pamjeve me argumente paradoksale- tha avokati.

10 vite pas vendimit të marrë nga Apeli në 2012-ën, Gjykata e lartë, në dhjetor të 2022-shit,  la në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm. Gjykata e Lartë e kishte shqyrtuar një herë çështjen e Bares por ishte Gjykata Kushtetuese ajo që e ktheu për rigjykim për shkak se gjeti shkelje procedural. Ndërkohë nga avokati Oligert Kume ka thënë se trupa mbrojtëse e Aldo Bares do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese pasi sipas tij trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë që sipas tij ka marrë vendim të paligjshëm në Dhomën e Këshillimit, duke mos e respektuar një vendim të mëparshëm të Kushtetueses. Gjithashtu është depozituar ankesë në ILD për shkelje të ushtrimit të detyrës pasi nuk është zbatuar Vendimi nr 27 i vitit 2017 i Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se do t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese dhe nëse ajo nuk e merr në shqyrtim do i drejtohen Strasburgut.

“Në datën 22 dhjetor 2022 nga Gjykata e Lartë në dhomë këshillimi pa prezencë të palëve është marrë një vendim absurd juridik, sepse është shkelmuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i 2017 që urdhëronte Gjykatën e Lartë të merrte në shqyrtim dhe njëherë këtë çështjes duke mos i mohuar të drejtën palëve për t’u përfaqësuar dhe bërë një mbrojtje. Është përdhosur një vendim duke bërë një puç kushtetues sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë akte që detyrojnë çdo gjykatë t’i zbatojë.

Trupa gjyqësore që nuk kishte as kualifikimin e duhur për këtë çështjes, pasi dy prej anëtarëve nuk kanë pasur specializimin e duhur. Ata në një hark kohor të shkurtër kanë lënë në fuqi dënimin  kapital. Në do të ndërmarrim hapat tona të nevojshme. Ne do të shkojmë sërish në Gjykatën Kushtetuese, do të njoftojmë edhe ILD-në dhe do të kërkojmë hetim disiplinor. Në Gjykatën Kushtetuese do kërkojmë sërish rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë pasi na janë mohuar të drejtat për mbrojtje, të pavlefshmërisë së provave. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta marrë në shqyrtim do t’i adresohemi Gjykatës së Strasburgut për të drejtat e njeriut”, deklaroi avokati i Aldo Bares”, tha avokati i Aldo Bares.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burg të përjetshëm në shtator të 2022, për Aldo Baren, ish kreun e bandës famëkeqe të Lushnjës. Ky vendim erdhi 10 vite pas vendimit të marrë nga gjykata e Apelit në 2012-tën. Bare bëri rekurs të vendimit me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Lartë e kishte shqyrtuar një herë çështjen e Bares por ishte Gjykata Kushtetuese ajo që e ktheu për rigjykim për shkak se gjeti shkelje procedurale. Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006. Ndërsa kërkesa për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë u pranua në fundin e vitit 2009 kur ish kreu i bandës kriminale të Lushnjës mbërriti me charter në Aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ nën mbikëqyrjen e forcave të shumta të sigurisë.

The post I dënuar me burg përjetë/ Aldo Bare kërkon uljen e masës për sjellje të mirë appeared first on Albeu.com.

Vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Asllan Mernicën
Prokuroria e Fierit, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Asllan (Azgan) Mernicën, i cili qëlloi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, krim i ndodhur më 13 Maj 2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz.

“Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij”, informon organi i akuzës.

Sipas Prokurorisë, konflikti mes efektivit të Shqiponjave dhe Asllan Mërnicës, ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Novruz Cenalia, i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim dhe në atë çast Asllan Mërnica ka ndaluar makinën e tij, ka zbritur me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkoi drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur duke qëlluar me plumb në fytyrë efektivin, që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Ndaj autorit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Prokuroria Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg. I dhe 291 të Kodit Penal, kryer ndaj viktimës N.C.

Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri A.M duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në përfundim të gjykimit të këtij procedimi penal, sot në datë 10.07.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në diskutimet përfundimtare kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg. I i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit M. me burgim të përjetshëm.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

The post Vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Asllan Mernicën appeared first on Albeu.com.

Ekzekutoi bashkëshorten në prani të vajzave të mitura, Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm
Mëngjesin e 16 prillit të vitit 2024 rreth orës 8:00 në Pejë, shtetasi Edmond Lajçi, ekzekutoi bashkëshorten e tij Gjyljeta Ukellës  me dy plumba në kokë, në prani të vajzave të mitura.

Edmond Lajçi, është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata e Pejës, e ka shpallur fajtor për veprën penale “Vrasje e rendë”, për krimin e ndodhur në 16 prill.

Sipas aktakuzës, Edmond Lajçi, me datë 16.04.2024 rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gjyljeta Ukella.

“I akuzuari Edmond Lajçi është fajtor për shkak se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” dhe veprën penale ‘mbajtja në pronësi e paautorizuar e armëve’. Gjykata të akuzuar Edmond Lajçi, e gjykon me dënim me burgim të përjetshëm”,- thuhet në vendim.

Lajçi e ka qëlluar dy herë me armë zjarri në kokë viktimën, teksa në banesë ndodheshin dhe dy vajzat e tyre të mitura. Ende nuk dihet se cili ishte motivi i ngjarjes, teksa pas arrestimit, autori, i dënuar më parë me gjobë për dhunë në familje, ka pranuar krimin para policisë. Gjyljeta Ukella, punonte prej dy vitesh si asistente në stomatologji. Sipas kolegëve, ajo ishte një grua shumë punëtore dhe e urtë.

The post Ekzekutoi bashkëshorten në prani të vajzave të mitura, Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Marigona Osmanit/ Gjykata lë në fuqi dënimin burg përjetë për dy autorët
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur sërish fajtorë Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.

Marigona Osmani, ka qenë 18-vjeç kur është vrarë, më 22 gusht të vitit 2021, në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Në gusht të vitit 2023, Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vite burg, për ndihmë në kryerjen e veprës “vrasje e rëndë”.

Më 23 shkurt, Apeli i ka miratuar ankesat e avokatëve mbrojtës për aktgjykimin dhe e ka kthyer rastin në rigjykim, me arsyetimin se ka pasur shkelje procedurale gjatë procesit.

Sipas aktakuzës, Krivaqa, më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie s*ksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Sipas aktakuzës, një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu e kanë vrarë të ndjerën në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.

Krivaqa e Sejdiu, e kanë dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Material përmbledhës i aktgjykimit të gushtit të vitit 2023

Ata janë akuzuar edhe për kryeje të dhunimit, por janë shpallur të pafajshëm në këtë pikë, në mungesë provash.

Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

The post Vrasja e Marigona Osmanit/ Gjykata lë në fuqi dënimin burg përjetë për dy autorët appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Pëllumb Metës/ Avokati zbulon detaje: Fëmijët rrezikojnë burg përjetë, sepse ky mllef duhet të…
Avokati Kujtim Cakrani, ka folur për ngjarjen e rëndë në Shënavlash të të Durrësit, ku fëmijët vranë babain  e tyre Pëllumb Meta.

Sipas avokatit, hetuesit duhet të fokusohen dhe të zbulojnë shkaqet që kanë çuar familjen e Pëllumb Metës, në një mllef të fortë ndaj tij.

Duke folur në “Breaking”, ai u shpreh se nuk mendon se arsyet e vrasjes horror, janë ato të ‘servirura’ deri më tani, që i adresohen konflikteve për pronës, etj.

Gjithashtu, ai shprehet se pas kësaj ngjarjeje dhe këtij inati të mbledhur të fëmijëve dhe gruas nga kryefamiljarët, ka një tjetër arsye, që duhet hetuar.

“Shikoj një mllef të madh që nuk është i momentit, por është prej vitesh. Duhen hetuar shkaqet, pse ka qenë kjo ngarkesë negative ndaj kryefamiljarit dhe këtu duhet ta nisë hetimin organi i akuzës. Prona duhet marrë si pistë, por nuk duhet hequr dorë nga akumulimi shumëvjeçar i mllefit ndaj të ndjerit. Shkaqet për mua si avokat, janë krejt ndryshe nga ato që hidhen në tregun mediatik dhe koha do të më japë të drejtë.

Nëse kjo do faktohet, do dënohen me burgim të përjetshëm një ose dy persona, sepse është krim në familje dhe është i paramenduar. Nëse do ishte krim nga gjaknxehtësia, mund të dënohej me 20 vite burg. Në këtë rast ky krim dënohet me burgim të përjetshëm, por para dënimit duhet zbardhur në rrënjë arsyeja. Është shumë e rëndë që të katërt fëmijët të urrejnë prindin. Kjo më lë dyshime që të mendoj se ishte një pronë në mes që donin ta shisnin”, u shpreh ai.

The post Vrasja e Pëllumb Metës/ Avokati zbulon detaje: Fëmijët rrezikojnë burg përjetë, sepse ky mllef duhet të… appeared first on Albeu.com.

Përvëloi me vetëdije vajzën e saj 4-vjeçare dhe nuk e çoi në spital derisa vdiq, burg përjetë për shqiptaren në Gjermani
Gjykata e Landit në Verden (Saksonia e Ulët) në Gjermani, ka dënuar me burg përjetë 25-vjeçaren me origjinë shqiptare, e cila në gusht të vitit 2022, ka përvëluar qëllimisht me ujë të nxehtë vajzën e saj 4 vjeçare. Pas ngjarjes, ajo nuk e dërgoi vajzën në spital, kështu, 12 ditë më vonë, e mitra ndërroi jetë për shkak të plagëve në trup të shkaktuara nga djegia.

Meqenëse kishte supozuar se fëmija nuk kishte sigurim shëndetësor, ajo nuk e kishte trajtuar atë te mjeku dhe kishte frikë se duhej të përballonte shpenzimet

E reja me origjinë nga Kosova, e lindur në Gjermani, e ka trajtuar fëmijën “krejtësisht në mënyrë joadekuate”, duke e lyer me pomadë dhe fasha. Edhe pasi nëna e tre fëmijëve e kishte kuptuar se 4-vjeçarja po përkeqësohej gjithnjë e më shumë, ajo “e kishte lënë atë në fatin e saj” dhe më në fund ka pranuar edhe mundësinë për vdekjen e saj.

Vajza ka vdekur 12 ditë pas djegies. Në atë kohë, një e treta e lëkurës ishte e nxirë, ka thënë kryetari i trupit gjykues. Fëmija ka vuajtur në mënyrë “të pabesueshme”.

Gjatë gjykimit, e pandehura ka thënë se e ka kuptuar shumë vonë që uji ishte shumë i nxehtë. Gjithashtu ajo ka pretenduar se plagët janë shkaktuar nga vetë vajza. Gjykata nuk e beson këtë pretendim, sepse ashpërsia e plagëve duhet ta ketë bërë të qartë se çfarë mundimi ka pësuar fëmija.

The post Përvëloi me vetëdije vajzën e saj 4-vjeçare dhe nuk e çoi në spital derisa vdiq, burg përjetë për shqiptaren në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Vrau ish-gruan, prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Elton Metën
Prokuroria e Fierit ka kërkuar burg përjetë për Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçares Sabrina Bengaj.

Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2021 në fshatin Zhupan të Fierit.

Meta akuzohet për veprat penale: “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “prishje e qetësisë publike”.

Sipas pretencës së prokurorisë, kërkohet burg përjetë për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”; 15 vite burg për armëmbajtje pa leje”, 2 vite burg për “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe 1 vit burg për “prishje e qetësisë publike”.

Si ndodhi ngjarja

Mbrëmjen e 10 tetorit 2021, Elton Bengaj hyri në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës në fshatin Zhupan të Fierit me një armë zjarri kallashnikov në dorë.

Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten, për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar./Albeu.com.

The post Vrau ish-gruan, prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Elton Metën appeared first on Albeu.com.

Vrau gruan dhe vajzën 2-vjeçare, burri dënohet me burgim të përjetshëm, trupat i varrosi në dyshemenë e kuzhinës
Një burrë që vrau gruan e tij dhe vajzën e dyvjeçare dhe i varrosi trupat e tyre nën dyshemenë e kuzhinës së tij në Dundee është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasje.

Andreë Innes, 52 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e Bennylyn Burke, 25 vjeç dhe Jellica Burke, dy vjeç, pas një gjyqi pesë-ditor në gjykatën e lartë në Edinburg. Ai u dënua gjithashtu për abuzim seksual të vogëlushit dhe përdhunim të një fëmije tjetër në shtëpinë e tij midis 20 shkurtit dhe 5 marsit 2021.

Gjatë gjyqit, juria dëgjoi disa nga provat më të tmerrshme të paraqitura përpara një gjykate skoceze. Innes pranoi vrasjen e Burke dhe Jellica, shkruan The Guardian.

Pas arrestimit të tij, kur u pyet se ku ishte Burke, Innes i tha policisë: “Ajo është nën dyshemenë e kuzhinës”.

Për vendndodhjen e dy vjeçares, ai tha: “Nën dysheme me mamin. Nuk mund të kujdesesha për një fëmijë. Fëmija po bërtiste.”

Innes pretendoi se Burke e sulmoi me një thikë sushi dhe tha se vrasja e saj ishte një akt vetëmbrojtjeje. /Albeu.com/.

The post Vrau gruan dhe vajzën 2-vjeçare, burri dënohet me burgim të përjetshëm, trupat i varrosi në dyshemenë e kuzhinës appeared first on Albeu.com.