bundestag Archives - Albeu.com

Opozita jashtë delegacionit e Kuvendit në Bundestag/ PD: Vendim i paprecedentë nga Peleshi, urdhërohet nga ushtarët politikë të Suel Çelës
Grupi Parlamentar i Partia Demokratike, ka dhënë një sqarim lidhur me mungesën në delegacionin zyrtar të Kuvendit gjatë vizitës në Gjermani.

Në sqarim thuhet se më 4 mars 2026 Kryetari i Kuvendit kishte kërkuar caktimin e dy deputetëve nga grupi parlamentar i PD-së për delegacionin. Përfaqësues u emëruan Tomorr Alizoti dhe Klevis Balliu.

Sipas grupit të PD, Niko Peleshi, ka vendosur më pas të përjashtojë grupin më të madh të opozitës nga delegacioni zyrtar pa dhënë arsye, duke hequr emrat e përfaqësuesve të PD-së dhe duke i privuar ata nga përfaqësimi institucional.

Sqarimi i Grupit Parlamentar të PD

Në përgjigje të interesit të medias lidhur me mungesën e Grupit më të madh të opozitës në Kuvend, në delegacionin e Kryetarit të Kuvendit gjatë vizitës në Gjermani, Grupi Parlamentar i PD sqaron si më poshtë:

Në vijim të kërkesës së datës 4 Mars 2026 të vetë Kryetarit të Kuvendit për të caktuar dy deputetë të grupit tonë parlamentar në këtë Delegacion, nga ana e kryetarit të grupit parlamentar u caktuan z. Tomorr Alizoti – Nënkryetar i grupit parlamentar dhe njëherazi Nënkryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri – Gjermani; si dhe z. Klevis Balliu – Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe njëherazi anëtar i Grupit të Miqësisë Shqipëri – Gjermani.

Niko Peleshi, në një akt të paprecedentë për një Kryetar Kuvendi, por të përsëritur prej tij, ka vendosur më pas pa asnjë arsye të përjashtojë grupin më të madh të opozitës në Kuvend nga delegacioni zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë në Bundestag. Emrat e përfaqësuesve të Partisë Demokratike u hoqën qëllimisht për ta përjashtuar PD nga përfaqësimi institucional.

Fatkeqësisht, ky vendim tregon sa vite dritë larg standardeve demokratike të Bundestagut gjerman është sot drejtimi i maxhorancës parlamentare.

Trajtimi i opozitës si armik nuk e zhbën problemin kryesor të kësaj maxhorance: lidhjet me krimin e organizuar dhe mbrojtjen e korrupsionit përmes votës në Parlament. Dhe ndërkohë që flasin për anëtarësim në Europë, negociatat më të frytshme i bëjnë me skifterët e orëve të vjedhura nëpër Europë apo duke bashkëpunuar me organizatat më të rrezikshme kriminale në vend!

Ne nuk presim standarde europiane nga një Kryetar Kuvendi që nuk vendos dot vetë, por urdhërohet nga ushtarët politikë të Suel Çelës.

Po të mos ishte në kërkim ky i fundit, sot mund ta shihnim si pjesë të delegacionit njëpartiak në Bundestag.

Mirëpo, kjo sjellje e Kryetarit të Kuvendit nuk e pengon opozitën që të përfaqësohet në marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtar. Opozita po zhvillon takimet e saj në Bundestag dhe në Qeverinë Federale Gjermane, në nivelet më të larta, të planifikuara më herët. Ne po përfaqësojmë PD dhe Shqipërinë me dinjitet dhe me qëndrime të qarta për shtetin ligjor dhe integrimin europian.

The post Opozita jashtë delegacionit e Kuvendit në Bundestag/ PD: Vendim i paprecedentë nga Peleshi, urdhërohet nga ushtarët politikë të Suel Çelës appeared first on Albeu.com.

Merz konfirmohet si kancelar i Gjermanisë, në votimin e dytë në Bundestag mori 325 vota
Friedrich Merz u zgjodh kancelar i Gjermanisë në një votim parlamentar të raundit të dytë të martën, pasi nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme më herët gjatë ditës. Merz kishte nevojë për të paktën 316 nga 630 anëtarët e parlamentit për të votuar në favor të tij. Ai mori 325 vota.

Merz është pritur gjerësisht të bëhet udhëheqësi i ekonomisë më të madhe të Evropës pas zgjedhjeve federale të Gjermanisë në shkurt. Partia e tij, Bashkimi Kristian Demokrat i qendrës së djathtë, me degën e saj Bashkimin Kristian Social, siguroi pjesën më të madhe të votave në atë kohë.

Ata pritet të formojnë një qeveri koalicioni me Partinë Social Demokratike të qendrës së majtë, e cila u rendit e treta në zgjedhje. Partitë të hënën nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen e tyre të koalicionit pas disa javësh negociatash që filluan menjëherë pas zgjedhjeve.

Marrëveshja e koalicionit përshkruan planet për politikat duke përfshirë migracionin, ndryshimet në rregullat tatimore për individët dhe bizneset, dhe masat e sigurimeve shoqërore siç është paga minimale.

The post Merz konfirmohet si kancelar i Gjermanisë, në votimin e dytë në Bundestag mori 325 vota appeared first on Albeu.com.

Gjermania po voton për parlamentin e ri
60,4 milionë zgjedhësve në Gjermani u është bërë thirrje të votojnë për Bundestag-un e ri. Në sondazhe a kryesuar me pak diferencë SPD me kandidatin për kancelar Scholz i ndjekur nga CDU/CSU kandidatin Laschet.

Rezultati i zgjedhjeve konsiderohet i hapur dhe duket se mes socialdemokratëve (SPD) dhe unionit konservator (CDU/CSU) diferenca mund të jetë fare e ngushtë. Në vend të tretë renditet në sondazhe kandidatja e ekologjistëve „Të Gjelbërit”, Annalena Baerbock. Partia liberal-demokrate FDP synon sërish të arrijë një kuotë mbi 10% të përfaqësimit në parlament. Partia populiste e djathtë AfD gjithashtu pritet të jetë sërish e përfaqësuar në Bundestag (parlamenti gjerman). Partia „E Majta” sipas sondazheve mund të pësojë humbje elektorati, por sërish pritet të jetë e përfaqësuar në parlament.

Rreth 60,4 milionë qytetare e qytetarë me të drejtë vote janë ftuar të votojnë. Qendrat e votimit qendrojnë të hapura nga ora 8:00 deri në 18:00. Sistemi elektoral në Gjermani parashikon dy lloj votash, vota e parë për kandidatët e qarqeve për në parlament dhe vota e dytë për partitë. Eshtë pikërisht vota e dytë për partitë që në bazë të numrit të votave përcakton edhe partinë me përqindjen më të lartë e si rrjedhojë edhe se kush do të jetë kancelare apo kancelar. Pra vota e dytë për partinë është përcaktuese edhe për kancelarin. Në bazë të rezultateve përcaktohet niveli i përfaqësimit politik në parlament dhe numri i mandateve për secilën parti.

Steinmeier bën thirrje për pjesëmarrje në votime

Presidenti Frank-Walter Steinmeier përpara hapjes së qendrave të votimit bëri thirrje: „Çdo votë ka rëndësi – vota juaj ka peshë. Ndaj ju lutem: shkoni sot në votime!”, nënvizon Steinmeier si autor i ftuar në një artikull për gazetën “Bild am Sonntag”. Demokracia jeton prej pjesëmarrjes dhe bashkëveprimit. „Kush bashkëvepron, dëgjohet. Kush nuk voton, ua lë të tjerëve të vendosin edhe për të”, shkruan Steinmeier.

Gjithsej janë 47 parti dhe grupime që konkurrojnë në zgjedhje – kaq shumë nuk ka pasur asnjëherë më parë në garë që pas ribashkimit të Gjermanisë. Në Bundestag-un e 20 gjerman sidoqoftë me gjasë do të përfaqësohen vetëm gjashtë partitë e sipërpërmendura si deri më sot. Kancelarja Angela Merkel pas 16 vjetësh në këtë post nuk rikandidon më.

Reporteri i DW-së Jared Reed ka biseduar me zgjedhësit në një qendër votimi dhe i ka pyetur ata, se çfarë i preokupon më shumë në këto votime. Sikurse shkruan ai në twitter, përgjigja ka qenë, se prblemi më shqetësues për njerëzit është mbrojtja e klimës.

Sipas sondazheve pritet që për herë të parë që nga viti 1957 në Gjermani të jetë i nevojshëm një koalicion qeverisës i përbërë nga tri parti. Asnjëra nga partitë me gjasë nuk mund të arrijë shumicën e nevojshme për të qeverisur vetëm ose në koalicion dysh. Kësisoj konstelacionet e mundshme janë nga më të ndryshmet, si më realiste duken modelet:CDU/CSU – Të Gjelbërit – FDP, ose opcioni SPD – TË Gjelbërit– FDP. Në një koalicion të tillë do të ishte mjaft e vështirë ujdia për përmbajtjen e marrëveshjes së koalicionit për shkak të koncepteve politike me dallime të mëdha mes këtyre partive. Një koalicion SPD – Të Gjelbër – Të Majtë duket më pak i mudnshëm duke iu referuar shifrave nga sondazhet paraelektorale. Ndërsa një aleancë me partinë popiliste të djathtë AfD e përjashtojnë të gjitha partitë.

Prej javësh ka qenë evidente, se edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit – ka një shifër rekord të votimit në distancë përmes postës. Rreth 40 përqind e votave mund të jenë dërguar me postë./DW

The post Gjermania po voton për parlamentin e ri appeared first on Albeu.com.