bullgaret Archives - Albeu.com

Varhei i zhgënjyer për bllokadën e Maqedonisë: Bullgarët të futen në kushtetutë para hapjes së negociatave
Mesazhe të qarta nga eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhei në adresë të Sofjes. Thotë se lufta në Ukrainë ka treguar se nuk guxojmë të humbim kohë kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Varhei pyeti se kur do të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare me Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe shprehu zhgënjimin e tij për mos hapjen e negociatave. Porositi se do të vijë në Sofje sa herë që do të ketë nevojë për ta zhbllokuar procesin deri në qershor.

“Kur jemi tek Sofja, ka edhe një pyetje të cilën nuk mund ta shmangim dhe ta mos përmendim  – kur do të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare? Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim për arsye se ende po flasim për këtë çështje. Mendonim se e kishim mbyllur para 2 vjetëve, por tani sërish është në tavolinë”, tha eurokomisari Oliver Varhei.

Ministrja e jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska para Forumit deklaroi se futja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë duhet të bëhet para hapjes së negociatave. Të njëjtën gjë e përsëriti edhe gjatë forumit, duke theksuar se mbështetja e Bullgarisë për procesin e eurointegrimeve të rajonit nuk është pa kusht.

“Mbështetja jonë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor është kategorike, por jo edhe e pakushtëzuar. Kjo shprehet me pritjet tona se përveç orientimit gjeopolitik, për vendet-kandidate do të jetë kyçe që t’u përmbahen edhe vlerave themelore evropiane siç është fqinjësia e mirë. Me fqinjët tanë më të afërt nga Shkupi jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe kemi qëllim të përbashkët – të tejkalohen dallimet që janë krijuar nga koha e regjimit jugosllav”, tha Teodora Gençovska, ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Në Forumin në Sofje, direkt nga Berlini mbërriti edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Bujar Osmani. Ai tha se në proceset tona eurointegruese tashmë 20 vjet me radhë nuk ka asgjë të re dhe i porositi BE-së se tani është momenti që të tregojë një lidership strategjik.

“Nuk kam për të thënë asgjë të re, situata është “status kuo”. Maqedonia ende është duke pritur, 21 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, 15 vjet pas marrjes së statusit vend-kandidat dhe 13 vjet pas rekomandimeve të njëpasnjëshme pozitive nga Komisioni se i kemi plotësuar të gjitha kërkesat për start të negociatave. Ajo që është e re është se kredibiliteti i BE-së në Maqedoni po shënon ulje”, tha  Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Nesër në Shkup vjen eurokomisari Varhei, kurse të enjten vendin do ta vizitojë edhe ndihmës-sekretarja  shtetërore e SHBA-ve, Karen Donfrid. Pritet tema kryesore e bisedimeve të jetë integrimi i Maqedoninë në BE dhe lufta në Ukrainë./TV 21/

The post Varhei i zhgënjyer për bllokadën e Maqedonisë: Bullgarët të futen në kushtetutë para hapjes së negociatave appeared first on Albeu.com.

Bullgarët, serbët dhe turqit s’i pranojnë rezultatet e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë të premten ka reaguar lidhur me rezultatet e regjistrimit të popullsisë c duke kontestuar numrin e popullsisë bullgare.

Sipas rezultateve të Entit të Statistikës, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 3,504 bullgarë.

“Si është e mundur që të ketë një dallim të madh mes atyre që janë deklaruar si bullgarë (3,504) dhe numrit prej mbi 100.000 shtetasve maqedonas, të cilët janë të pajisur me shtetësi bullgare. Objekt i analizës serioze është fakti se 7.2% e qytetarëve të shtetit fqinj nuk janë të numëruar aktivisht. Sipas informacioneve, të dhënat për ta janë mbledhur nga një bazë e duhur informative, por pa u theksuar përkatësia e tyre etnike dhe fetare”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Rezultatet e regjistrimit i kontestuan të premten edhe Partia Demokratike e Serbëve dhe komuniteti serb në Maqedoni. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 26 mijë serbë apo 1.3 për qind.

Edhe pakica turke ka thënë se nuk i pranon rezultatet pasi pretendon se turq ka më shumë se shifrat zyrtare prej rreth 75 mijë personave apo 3.84 për qind.

Komisioni Evropian konsideron se regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është realizuar, sipas të gjitha standardeve evropiane. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, tha të premten se “ligji dhe metodologjia në të cilën bazohet përgatitja, organizimi dhe zbatimi i regjistrimit ishin në përgjithësi në përputhje me standardet përkatëse të përcaktuara me legjislacionin statistikor të Bashkimit Evropian”.

Në Maqedoninë e Veriut, bazuar në rezultatet e publikuara më 30 mars, jetojnë 1,836,713 banorë apo rreth 10 për qind më pak se në regjistrimin e vitit 2002. Prej tyre 58.44 për qind maqedonas dhe 24.3 për qind shqiptarë./Rel

The post Bullgarët, serbët dhe turqit s’i pranojnë rezultatet e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Bullgarët befasohen nga rezultatet?! 19.000 persona thanë se kanë shtetësi maqedonase dhe bullgare
3.504 qytetarë në Maqedoni janë shprehur si bullgarë prej të cilëve 1.519 kanë thënë se gjuhën bullgare e kanë gjuhë amtare.

Sipas zëvendës drejtorit të Statistikës, Ilmi Selami, në diasporë vetëm 400 persona janë shprehur bullgarë, ndërsa së bashku me banorët rezidentë janë rreth 4.400.

Sipas demografit Donço Gerasimovski dukuritë etno-kulturore janë përcaktim i individit dhe kjo paraqet liri e të shprehurit.

Opinioni në Bullgari u befasua nga rezultatet sepse numri i bullgarëve të regjistruar në Maqedoni është minor, ndërsa nëse merret parasysh evidentimi i Ministrisë së drejtësisë së Bullgarisë, sipas së cilës në 15 vitet e fundit shtetasve të Maqedonisë u janë dhënë mbi 100.000 pasaporta bullgare.

The post Bullgarët befasohen nga rezultatet?! 19.000 persona thanë se kanë shtetësi maqedonase dhe bullgare appeared first on Albeu.com.

Petkov: Bullgarët në Maqedoni nuk kanë të drejtë legale për mbrojtje
Kryeministri bullgari në intervistë për CNN u shpreh se përveç problemeve historike, me Maqedoninë e Veriut problem është që bullgarët nuk kanë të drejtë legale për mbrojtje në Maqedoni.

“Ndryshuam agjendën drejt gjerave të përbashkëta në vend të problemeve. Kemi probleme… të harrojmë problemet historike për të cilat bisedojnë. Ka probleme të tjera që duhet t’i zgjidhim p.sh. bullgarët në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë mbrojtje legale”, tha Petkov.

Ai shtoi se lajme të mira janë kur në bisedime me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut janë dakorduar se bullgarët duhet të kenë të drejta legale që i kanë maqedonasit dhe popujt tjerë siç janë shqiptarët.

“Çështja është si të arrihet deri atje dhe cila është rruga”, tha Petkov.

Në pyetjen e CNN nëse Petkov dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në BE ai u përgjigtj “apsolutisht, pa dyshim”.

The post Petkov: Bullgarët në Maqedoni nuk kanë të drejtë legale për mbrojtje appeared first on Albeu.com.

Bullgarët “pushtojnë” Turqinë pas rënies së lirës
Turqia ndodhet në krizë ekonomike, shoqëruar me çmime të larta dhe zhvlerësim të monedhës vendase. Por situata duket e volitshme për turistët e huaj. Rënia e monedhës turke, në nivele historike gjatë muajit dhjetor, ka tërhequr javët e fundit një numër të madh blerësish nga Bullgaria, që hyjnë në Turqi nëpërmjet kufirin perëndimor të vendit.

Një nga tregjet e qytetit turk, Edirne është i mbushur me blerës nga Bullgaria. Ndalesa e parë e tyre janë në pikat e shkëmbimit të valutës.

“Jemi nisur me autobus rreth orës 3 të mëngjesit. Jemi një grup i vogël. Nuk pritëm shumë në kufi. Pasi mbërritëm në Edirne këmbeva 200 leva (bullgare) dhe vlenin 1150 lira (turke) është shumë mirë për ne“, thotë Hatice Ahmedova, turiste bullgare.

Gulfiye Osinova, 60 vjeç, thotë se ka ardhur të blejë dhurata për fëmijët e nipërit.

“Këtu është me mjaft leverdi për të blerë. Do të blej rroba e ushqime. Bullgaria është shumë më shtrenjtë. Kam ndërruar 500 Leva, e më mjaftojnë për të gjithë”.

Turqia po vuan nga një krizë ekonomike me shifra zyrtare të inflacionit mbi 21%, gjë që ka ndikuar tek çmimet e ushqimeve, karburantit dhe pajisjeve shtëpiake. Por për bullgarët, ky është një rast i mirë dhe ata largohen nga vendi me bagazhet e mbushura plot, kryesisht me ushqime. Dhjetori ishte muaji më i paqëndrueshëm për lirën turke, e cila arriti nivelin më të ulët historik, duke humbur më shumë se 60% të vlerës së saj ndaj dollarit.

Por prej 20 dhjetorit lira ka nisur të stabilizohet, pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi masa të reja financiare për të mbrojtur depozitat në lira nga luhatjet e monedhës. Bulent Reisoglu, presidenti i shoqatës së tregut ‘Ulus’ në Edirne, thotë se numri i të huajve është katërfishuar gjatë javëve të fundit.

“Parkingjet janë të mbushura me makina bullgare, është bërë pothuajse e pamundur të shihen targat e Edirnes apo Stambollit. Ata blejnë si të çmendur, blejnë pesë ose dhjetë gjëra nga i njëjti mall, me logjikën e shitjes së tyre ose duke menduar se nuk do t’i gjejnë më dot“.

Disa blerës vijnë edhe nga Greqia fqinje.

“Kam ardhur nga Gumulcu i Greqisë. Shkëmbeva 100 euro dhe kam bleva dhurata për vete dhe familjen, jam shumë e lumtur”, thotë Esra Molla, turiste greke.

Pavarësisht rimëkëmbjes së lirës në javën e fundit, monedha turke ka humbur gati 40% të vlerës së saj këtë vit, shkaktuar nga këmbëngulja e Presidentit Erdogan për të ulur normat e interesit, të cilat aktualisht janë në 14%. Parimet ekonomike sugjerojnë se inflacioni mund të ulet duke rritur normat e interesit, por zoti Erdogan mbështet të kundërtën.

Programi i tij i ri ekonomik, parashikon kredi me norma të ulta interesi, eksporte të larta e rritje të madhe ekonomike. Por turqit vazhdojnë të presin në radhë të gjata për bukë, e në të ftohtë, në kushtet kur fuqia e tyre blerëse ka rënë. Zoti Erdogan u ka kërkuar bizneseve turke që të ulin çmimet derisa lira të stabilizohet, por kjo nuk ka shenja se do të ndodhë së shpejti./VOA/

The post Bullgarët “pushtojnë” Turqinë pas rënies së lirës appeared first on Albeu.com.