bukurie Archives - Albeu.com

Bukurie Mata mes lotësh: Ende festoj ditëlindjen e Bleones në shtëpi
Nëna e Bleona Matës ka bërë një rrëfim të dhimbshëm dhe tronditës diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke treguar se prej vitesh jeton me një makth të pandërprerë, mes shpresës dhe dhimbjes për vajzën e saj të zhdukur. Ajo shprehet se jeta e familjes është ndalur dhe se asnjë festë, asnjë moment gëzimi nuk ka më kuptim pa praninë e Bleonës.

“Jetojmë me këtë makth, me këtë histori dhe me këtë depresion. Nuk jetojmë dot, nuk festojmë dot, sepse na mungon një pjesë e shpirtit,” shprehet ajo.

Nëna e Bleonës akuzon drejtpërdrejt strukturat e rendit, duke thënë se hetimet nuk janë kryer siç duhet dhe se personat e përfshirë nuk janë mbajtur përgjegjës. “Uniformat blu duhej të kishin punuar siç duhet. Pesë vajzat nuk mbajtën asnjë përgjegjësi,” thotë ajo.

Ajo rrëfen se çdo ditë e pret vajzën e saj me shpresën se një ditë do t’ia dëgjojë sërish zërin dhe do t’ia festojë ditëlindjen. Bleona, sipas saj, është ende e pranishme në çdo detaj të jetës familjare: në kalendarin me fotot e saj, në gotën nga e cila pi ujë, në sendet e përditshme që mbajnë kujtimin e saj gjallë.

Deklarata e saj;

Jetojmë me këtë makth, me këtë histori e me këtë depresion. Nuk jetojmë dot, nuk festojmë dot, sepse na mungon një pjesë e shpirtit. Unë, si nënë, nuk i kam humbur shpresat dhe nuk do t’i humbas kurrë, por ndonjëherë jam e mbushur me urrejtje, sepse uniformat blu duhej të kishin punuar siç duhet. Pesë vajzat nuk mbajtën asnjë përgjegjësi.

E pres vajzën time me padurim. Besoj se një ditë do t’ia dëgjoj zërin, do t’ia festoj ditëlindjen. Ajo është pjesë e familjes sonë. Kalendari është me fotot e saj, stilolapsi, gota ku une pi ujë, gjithçka mban foton e Bleonës.

Jetoj te prindërit, sepse nuk jetoj dot aty ku më humbi Bleona. Jetoj me djalin tim, është 19 vjeç. Derisa të kem frymën e fundit, nuk do të ndaloj së kërkuari Bleonën. Djali më thotë se do ta ndjekë këtë çështje edhe në rrugë private.

Qamilja ka dashur t’i marrë të dy fëmijët, por djali u kthye, vajzën ma mori. Shteti nuk më ka ndihmuar. Bashkia e Kukësit e di historinë time, komuna po ashtu. Unë çdo pjatë që mbush, nuk e ndaj kurrë pa ia mbushur edhe Bleonës.

Shteti nuk punoi siç duhet. Kriminelët i ka në dorë, situatën e ka në dorë, vetëm Bleona mungon. Dua të kem një takim me kryeministrin e Shqipërisë. Ai mund t’i japë urdhër SPAK-ut dhe prokurorisë që të thërrasin menjëherë pesë vajzat. Ato nuk janë pyetur siç duhet, u pyetën dy orë me makiato, pica e hamburger.

E dua këtë takim sa më shpejt. Dua drejtësi për vajzën time, sepse shpirti po më përvëlohet.

The post Bukurie Mata mes lotësh: Ende festoj ditëlindjen e Bleones në shtëpi appeared first on Albeu.com.

Miss AI/ Shpallet fituesja e konkursit të bukurisë së inteligjencës artificiale
Janë shpallur për herë të parë, fituesja dhe shoqërueset e kompeticionit Miss AI. Në fillim të këtij viti, World AI Creator Awards prezantoi konkursin e parë në botë të bukurisë së inteligjencës artificiale për modelet e krijuara nga AI, Miss AI, shkruajnë mediat e huaja.

Secili gjyqtar përdori ekspertizën e tij për të vlerësuar garueset në tre kategori kryesore: realizëm, teknologji dhe ndikim social. Dhe mbretëresha dixhitale është… Kenza Layli nga Maroku, e cila mundi 1,500 vajza të tjera të krijuara nga kompjuteri për të fituar titullin.

Layli, një “aktiviste dhe influencuese” e veshur me shami, ka më shumë se 193,000 ndjekës në Instagram. Biografia e saj thotë se “përmbajtja e saj tërheqëse është e lidhur ngushtë me shoqërinë marokene” dhe se qëllimi i saj është të kontribuojë në fuqizimin e grave në Marok dhe Lindjen e Mesme.

Krijuesit e saj përdorën një mori teknologjish për të gjeneruar imazhe, video dhe audio 100% nga AI, dhe grumbulluan 5,000 dollarë para në dorë.

Layli tha në fjalimin e saj: “Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për këtë mundësi për të përfaqësuar krijuesit e AI dhe për të mbrojtur me pasion ndikimin pozitiv të Inteligjencës Artificiale. Çmimi si Miss AI më motivon edhe më shumë të vazhdoj punën time në avancimin e teknologjisë AI”.

Nënkampionet e kompeticionit ishin Lalina nga Franca dhe Olivia C nga Portugalia. Lalina është krijuar në Paris dhe ka mbi 95,000 ndjekës në Instagram.

The post Miss AI/ Shpallet fituesja e konkursit të bukurisë së inteligjencës artificiale appeared first on Albeu.com.