Bujar Nasufit Archives - Albeu.com

Zbardhet ekzekutimi i biznesmenit Bujar Nasufit në Tiranë, konfirmohen emrat e dy porositësve
Kur kanë kaluar më shumë se 9 muaj nga vrasja e Bujar Nasufit në zonën e Selitës në Tiranë, janë konfirmuar edhe dy emrat, të cilët kanë porositur ekzekutimin.

Bëhet fjalë për vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani, të cilët dyshohet të jenë porositësit. Motivi ka të bëjë me një përplasje midis familjeve Nasufi dhe Xhani për shkak të një prone.

Ndërkohë vëllezërit Xhani janë emra të njohur për autoritetet, pasi dyshohen të jenë të përfshirë dhe në vrasjen e Elis Roshkodolit, në gusht të vitit 2024 në Shkodër.

Ata janë arrestuar nga forcat RENEA në maj të këtij viti, në një restorant në Gjirin e Lalzit, nga operacioni policor i koduar “Enigma”, nën shoqërinë e personave të tjerë të botës së krimit.

Ndërkohë që emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë tre muaj më parë mbi këtë ngjarje, ku nga investigimi u zbulua se atentati u porosit pikërisht nga vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani, për një konflikt pronësie që biznesmeni kishte me ata.

Më poshtë dëshmitë ekskluzive për emisionin “Në Shënjestër” (10 qershor 2025)

“Në Shënjestër”, emisioni investigativ i gazetares Klodiana Lala tregoi se si nga dëshmia e bashkëshortes së biznesmenit të vrarë Bujar Nasufi, hetuesit kanë nisur verifikimet për zbardhjen e ngjarjes. Pas provës gjenetike, grupi hetues paralelisht u ndal edhe te konfliktet e mundshme që viktima mund të kishte pasur në jetën e tij të përditshme apo në aktivitetin si biznesmen. Kështu, gjatë hetimeve, bashkëshortja e viktimës tregoi për një konflikt të vjetër familjar që kishte nisur prej vitesh mes vjehrrit të saj dhe një personi të identifikuar si Petrit Xhani, mbi një pronë. Edhe pse dukej i mbyllur, ky konflikt konsiderohet si një nga pistat kryesore për zbardhjen e ngjarjes.

“Vjehrri im Jonuz Nasufi ka pasur një konflikt të vjetër me shtetasin Petrit Xhani. Përplasje që ka disa vite që ka ndodhur. Që lidhet me një shtëpi që vjehrri im i ka shitur vite më parë Petrit Xhanit. Shtëpi e cila është prishur nga shteti.

Por ndërsa vjehrri im i ka dhënë Petrit Xhanit lekët e kompensimit të shtëpisë, nuk i dha atij ato të kompensimit të tokës. Bëhet fjalë për 40 milionë lekë. Shtëpia ka qenë në Selitë dhe është shkatërruar për shkak të projektit të Unazës së Madhe”, thuhet në dosjen hetimore, referuar dëshmisë së gruas së biznesmenit Bujar Nasufi.

Sipas bashkëshortes së viktimës Bujar Nasufi, do të ishte pikërisht kjo mosmarrëveshje që do të çonte edhe në një përplasje fizike, midis familjes Nasufi dhe asaj Xhani me origjinë nga Përmeti.

Debat ku në mes do të futeshin edhe djemtë e familjeve respektive, por që sipas bashkëshortes, konflikti nuk ishte referuar në polici. Dhe kësisoj kishte mbetur midis tyre, pa e ditur se një ditë edhe mund të përshkallëzohej deri edhe në ngritjen e armëve kundër njëri-tjetrit.

“Në lidhje me konfliktin për banesën që u prish, debati u përshkallëzua deri në përfshirjen e bashkëshortit tim.

Ajo që dua të them është se në atë kohë Petrit Xhani dhe djali i tij Jugert Xhani patën konflikt dhe debat edhe me Bujar Nasufin. Por në atë kohën ne e pamë të arsyeshme që ngjarjen të mos e referonim në polici”, mësohet të ketë thënë Mirjeta në hetuesi.

Do të ishte pikërisht ky rrëfim që do të çonte grupin hetues edhe në një investigim lidhur mbi profilin e familjes Xhani. Nëse pikërisht pas kësaj vrasje fshihej një nga familjarët e Petrit Xhanit, që në këtë kohë del se kishte ndërruar jetë. Dhe llogaritë e tij po i mbanin të tjerë.

Në këtë rast djemtë, të cilët jetonin në një vilë luksoze në periferi të Tiranës, bashkë me nënën e tyre.

Pertrit Xhani që kishte lënë pas katër djem, njëri prej të cilëve, një personazh problematik, i njohur për lidhjet me krimin dhe ngjarje kriminale. Prokuroria ka identifikuar se Petrit Xhani ka 4 djem, Leonardin, Aleksandrin, Voltanin dhe Jugertin.

Në bazë të verifikimeve të kryera nga grupi hetues lidhur mbi personat e dyshuar të cilët mund të kenë interes lidhur mbi ekzekutimin e biznesmenit Bujar Nasufi, mbrëmjen e 12 Janarit 2025 në Tiranë, rezulton se shtetasi Petrit Xhani që ka ndërruar jetë, por që ka pasur një konflikt të hapur me babain e viktimës, ka katër djem, Leonardin, Aleksandrin, Voltanin dhe Jugertin.

Nga të cilët Voltani dhe Jugerti jetojnë në një vilë luksoze në zonën periferike të Mjull Bathore në kryeqytet. Por që të dy kanë edhe rezidencë jashtë vendit.

Si u identifikuan porositësit e atentatit

Por edhe pse ishin të dyshuarit kryesorë për ekzekutimin e biznesmenit Bujar Nasufi, grupi hetues zgjodhi që të mos nxitohej në ndalimin e tyre por të priste rezultatet e materialeve gjenetike të gjetura në dorezën e motorit që u përdor në krim, për të bërë krahasimin e tyre me individë të ndryshëm me rekorde kriminale.

Ndërkohë që paralelisht me vëllezërit Xhani, në përgjim u vendos edhe një lidhje e tyre shoqërore.

Personi që mund të çonte policinë te vendi ku qëndronin dy subjektet e dyshuar si të interesuar për të kryer vrasjen të cilët edhe pse policia ushtroi kontrolle nuk mundi t’i gjejë në banesat e tyre.

Kjo edhe për shkak të lëvizjeve të shpeshta që ata bënin në zona të ndryshme të Shqipërisë, me siguri të ndihmuar nga një rreth i gjerë shoqëror të cilin e kishin krijuar kohë pas kohe.

Arrestimi në Gjirin e Lalzit teksa po drekonin me krudo

Por ndërsa i shpëtuan për shumë muaj ndalimit, arrestimi i vëllezërve Xhani nuk vonoi në kohë. Edhe pse ndalimi i tyre nuk erdhi për ekzekutimin e biznesmenit Bujar Nasufi, po për lidhje me një tjetër atentat mafioz të ndodhur në Shkodër, ku viktimë mbeti Elis Rroshkodol.

Arrestimi i tyre që u bë teksa po drekonin me krudo në një restorant në Gjirin e Lalzit, me disa personazhe të frikshëm të krimit..

Gjatë operacionit ‘Enigma’, policia finalizoi ndalimin e 7 personave, midis të cilëve 3 me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Janë pikërisht këto pamjet filmike të operacionit ‘Enigma’, ku midis personave të ulur në restorant, ku u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje, janë edhe vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kishin siguruar informacione në rrugë operative, se disa shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishin në ambientet e një restoranti në gjirin e Lalzit dhe dyshohej se kishin armë zjarri me vete.

Ç’ka bëri që në masa të larta sigurie, shërbimet policore të ndërhynin në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas.

Do të ishe pikërisht ky operacion që do të prangoste edhe Xhevdet Plakun.

45-vjeçari i njohur edhe me pseudonimin ‘Akili’. Një personazh i njohur me rekorde të shumta penale.

I cili krahas gjeneraliteteve të tij, mbante edhe rekordin absolut të 25 identiteteve të ndryshme.

Pikërisht ky që shikoni edhe në pamjet e operacionit, të siguruara nga Policia e Durrësit.

Plaku që është në përplasje të fortë edhe me Kep Arapin, një nga të fortët e Sukthit.

Ku hetimet treguan se Xhevdet Plaku ishte një nga të dyshuarit se ekzekutoi në Itali, bashkë me një person tjetër, vëllain e Kep Arapit, Sali Rapin. Ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Savonas, në vitin 2000.

Xhevdet Plaku që pas 14 vitesh përballje me drejtësinë, mori pafajësinë, i cili ndërkohë thuhet se drejtonte trafikun e drogës nga kryeqyteti hollandez i Amsterdamit, ku edhe ndodhej.

The post Zbardhet ekzekutimi i biznesmenit Bujar Nasufit në Tiranë, konfirmohen emrat e dy porositësve appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i Bujar Nasufit/ Merren 7 profile ADN-je për krahasim, 6 i përkasin të arrestuarve në Durrës, Xhevdet Plakut dhe të tjerëve
Me shpresën e identifikimit të autorit të vrasjes së Bujar Nasufit në Tiranë, policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka marrë shtatë profile ADN-je, të cilat tashmë me vendim të prokurorit të dosjes “Nasufi”, janë çuar për ekzaminim në laburatorin biologjik të Policisë së Shtetit.

Kampione djerse dhe pështyme, u janë marë në ambjentet e burgut, 6 personave të arrestuar në një restorant luksoz në Gjirin e Lalëzit, si Xhevdet Plakut, Flobenc Gegës, Fatjon Qesja, Ortjon Hasanit dhe dy vëllezërve Jurgen dhe Voltan Xhani.

Njëherësh profile ADN-je, i është marë dhe nënës së dy vëllezërve Xhani, shtetases Evanthi Xhani.

Të gjitha profilet e mara nga policia, tashmë janë çuar për ekzaminim biologjik dhe krahasues në laboratorin e Policisë Shkencore.

Marja e këtyre 7 profileve është kryer, pasi policia ka ngritur dyshime se njëri nga 6 personat e arrestuar nga policia në Durrës, mund të jetë autori i vrasjes së Bujar Nasufit në muajin Janar 2025 në zonën e Selitës në Tiranë.

Siç ka raportuar edhe më parë “Ora News”, e vetmja provë e vlefshme e policisë në këtë ngjarje të rëndë, është një profil biologjik (Djerse) i fiksuar në një dorashkë, e cila është gjendur gjysëm e djegur në motorin që policia gjeti brenda një tuneli të ushtrisë në zonën e kodrave të Selitës.

Në të njëjtin vend ku u gjend motori i djegur dhe doreza e dorës, policia gjeti dhe armën e krimit një automatik MP-5.

Nga ana tjetër, përmes bashkëshortes së Bujar Nasufit, grupi i hetimit të kësaj çështje ka rënë në dijeni të një konflikti pronësie që ai ka pasur me dy djemtë e Petrit Xhanit, një biznesmen që tashmë ka ndëruar jetë, i cili kishte në pronësi kompaninë e bulmetit “Aleksandri Grup” në Lushjë.

Konflikti mes familjes Xhani dhe vjehrit të Bujar Nasufit, ishte për shpronësimin një banese në zonën e Selitës, të cila u shemb për ti hapur vendin ndërtimit të rrugës së Unazës së re në Tiranë.

Vjehrri i Bujar Nasufit, i ka dorëzuar Petrit Xhanit shumën e lekëve të shpronësimit të shtëpisë së shembur, por jo të truallit ku ishte ndërtuar objekti.

Në total, bëhet fjalë për një sasi prej 40 milion lekësh të vjetra, që janë bërë objekt i debatit mes dy familjeve, që sipas gruas së Bujar Nasufit, mund të jetë bërë shkak dhe në çuarjen e vrasjes së bashkëshortit të saj, i cili ishte përfshirë në debat me dy djemtë e Petrit Xhanit, Voltan dhe Jurgen Xhani.

The post Ekzekutimi i Bujar Nasufit/ Merren 7 profile ADN-je për krahasim, 6 i përkasin të arrestuarve në Durrës, Xhevdet Plakut dhe të tjerëve appeared first on Albeu.com.