bujar leskaj Archives - Albeu.com

Deputeti i PD paralajmëron se do të lërë mandatin: Do t’u hap rrugë të rinjve
Me anë të një postimi të gjatë në “Facebook”, deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka paralajmeruar se do të lërë mandatin e deputetit, pas dy vitesh.

Leskaj kërkon një analizë të plotë të humbjes së zgjedhjeve, duke theksuar nevojën për një analizë.

Ai propozon gjithashtu, që deputetët e listave të mbyllura të lënë gjysmën e mandatit për kandidatët pasardhës në listë, si mënyrë për të hapur dhe rinovuar partinë.

“Pas dy vitesh do të lë mandatin tim për kandidatin pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj dhe për të sjellë një frymë të re në politikë. Kjo formulë e bën PD-në më të shëndetshme dhe më të fortë për të ardhmen”, deklaron ai.

Leskaj nënvizon se PD duhet të rikthehet te parimet e Rithemelimit dhe Foltores, duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe votën e bazës në zgjedhjen e strukturave të partisë.

Deputetët, sipas tij, duhet të jenë më pranë qytetarëve, të dëgjojnë problemet e tyre dhe të krijojnë kanale të drejtpërdrejta komunikimi me ta.

Postimi i Leskajt:

𝗧𝗲 𝗸𝘁𝗵𝗲𝗵𝗲𝗺𝗶 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁 𝗮𝗻𝗮𝗹𝗶𝘇𝗲𝘀 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶𝗮𝗸𝗲.

Raporti përfundimtar i misionit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 përbën një dokument të qartë, të detajuar dhe profesional, që dëshmon për devijime thelbësore nga standardet demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë, duke e përshkruar procesin zgjedhor si një garë të pabarabartë, të manipuluar dhe të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga partia në pushtet. Ky raport realist, i paanshëm dhe shterues në analizën e tij, konfirmon se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë e mirëfilltë elektorale, një proces i zhveshur nga fryma e votës së lirë dhe ndarjes së qartë mes shtetit dhe partisë në pushtet.

Mbas publikimit të këtij raporti, Partia Demokratike e Shqipërisë është përballë një faze historike, që kërkon një analizë të thellë dhe një proces të domosdoshëm reformimi. Ky është një çast vendimtar për të rifreskuar dhe sinergjizuar partinë, duke ndërtuar një lidership të konsoliduar dhe një strukturë që ndjek parimet themelore të saj. Këto parime dhe qasje të reja duhet të jenë të orientuara në dy drejtime kryesore: forcimi i marrëdhënieve me qytetarët, me bazën/terrenin dhe forcimi i strukturave/aparatit të brendshëm të partisë.

Objektivi i Partisë Demokratike duhet të mbetet zgjedhjet e parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër.

Rëndësia e Analizës dhe Reformimit

Në mënyrë që PD të rikthehet si një forcë politike e besueshme, ajo duhet të kalojë në një analizë të detajuar dhe të gjithanshme të situatës aktuale. Kjo analizë është thelbësore për të identifikuar pikat e dobëta dhe për të krijuar një bazë solide për të ardhmen. Siç e kam sugjeruar më parë ( në mbledhjet e Këshillit Kombëtar), një analizë SWOT (forcat, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet) është një mjet i nevojshëm për të kuptuar më mirë se ku qëndron aktualisht Partia Demokratike dhe cilat janë hapat që duhet të ndiqen.

PD duhet të fillojë një analizë të thellë të brendshme për humbjen e zgjedhjeve, për të kuptuar pse dhe ku gabuam të gjithë ne, drejtuesit politik, drejtuesit e PDSH-së dhe drejtuesit e degëve të saj, kandidatët për deputet dhe çfarë duhet të bëjm për të konsoliduar besimin tek qytetarët.

Duhet një reflektim i sinqertë dhe një planifikim i qartë për të korrigjuar gabimet e bëra.

Një hap i nevojshëm në këtë drejtim është që deputetët e listave të mbyllura të lënë gjysmën e mandatit për deputetët e listave të hapura/apo deputetët pasardhës. Kjo është një mënyrë për të hapur Partinë Demokratike, ashtu siç ishin principet e Rithemelimit. Personalisht, pas dy vitesh, do të lë mandatin tim të deputetit tek kandidati pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik. Ky është një proces që duhet të ndiqet nga të gjithë deputetët aktual; të cilët më vonë si ish-deputetët duhet të vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisjt si të ishin deputet, me veprimtari. Kjo formulë në optikën time e bën më të shëndetshme Partinë Demokratike, duke e bërë më të fortë, më te hapur dhe më të sigurt për të ardhmen.

Kthimi te Parimet dhe Rritja e Pjesëmarrjes Demokratike:

Një nga aspektet më të rëndësishme të riorganizimit të PD-së është rikthimi te parimet dhe principet me të cilat nisi rithemelimi i saj në vitet 2021-2022 dhe Foltorja. Përshtatja e strukturave dhe politikave të partisë duhet të bazohet në vlerat e llogaridhënies dhe transparencës, duke përfshirë gjithmonë votën e bazës së partisë në zgjedhjen e organeve dhe posteve të rëndësishme brenda strukturës së PD-së. Ky angazhim është i domosdoshëm për të forcuar besimin e qytetarëve dhe simpatizuesve, duke përfshirë dhe ata që kanë ndarë mendime të ndryshme në të kaluarën.

Për të rivendosur besimin te qytetarët, PD duhet të jetë më afër njerëzve. Deputetët e saj duhet të jenë të pranishëm në terren, duke dëgjuar dhe adresuar shqetësimet e qytetarëve, në mënyrë që të ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet e përditshme që ata hasin. Ky angazhim duhet të bëhet nëpërmjet lidhjes së hapur me qytetarët, duke nxitur biseda dhe debate të drejtpërdrejta dhe duke krijuar mundësi që ata të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes së drejtpërdrejtë brenda Partisë Demokratike. Të kthehemi drejt parimeve të Rithemelimit , të cilat për fat të keq i harruam këtë vit.

III. Përfshirja e Shoqërisë Civile dhe ish të Përndjekurve Politikë:

Një aspekt tjetër që nuk mund të anashkalohet është bashkëpunimi i ngushtë me shoqërinë civile dhe forcimin e institucionit/forumit të ish-të Përndjekurve Politikë dhe Studentëve të Dhjetorit ‘90.Studentët e Dhjetorit dhe ish-të Përndjekurit Politik, ashtu si dhe Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas, duhet të kenë një rol aktiv dhe partneritet në proceset që do të zhvillohen brenda Partisë Demokratike. Roli i tyre është i rëndësishëm, pasi ky angazhim do të jetë thelbësor dhe partneritet koseguent, i institucionalizuar. Ky është një hap që duhet të ndihmojë në rinovimin e PD-së, duke u siguruar që ajo të ketë një lidhje të ngushtë me ish-të Përndjekurit politik dhe Studentët e dhjetorit ‘90,të cilët mbeten shtylla kurrizore e PD.

Vazhdimi i punës, bashkëpunimeve, veprimtarive dhe aksioneve me anëtarë të shoqërisë civile, intelektualé e personalitete, si dhe “Fronti i Shpëtimit Kombëtar”, që PD e nisi shumë mirë gjatë Rithemelimit duhet të konsolidohen gjatë kësaj periudhe.Kjo është një shtysë e fortë për të rigjallëruar energjitë e PD dhe për të tërhequr intelektualët, që janë thelbësorë për zhvillimin e një partie moderne dhe të fortë.

Nevoja për Riorganizim e PD-së:

Për të ndërtuar një PD më të fortë, është e domosdoshme që partia të fillojë një proces të thellë riorganizimi, i cili duhet të përfshijë çdo nivel të saj. Kjo do të thotë që të krijohen struktura që mund të adresojnë në mënyrë më efektive nevojat e qytetarëve dhe të angazhojnë forca të reja.

Një pikë tjetër ka të bëjë dhe me rolin e institucionit të Drejtuesit Politik. Ky ndryshim nuk duhet parë si një akt formal, por si një proces i thellë rinovimi, që sjell progres për partinë dhe shoqërinë.

Analiza e zgjedhjeve, mbas denoncinit të farsës zgjedhore dhe raportit të OSBE/ODIHR, duhet të fillojë nga drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 majit në qarqet e tyre, pavarësisht farsës dhe manipulimit të zgjedhjeve. Këta drejtues duhet ose të japin dorëheqje (personalisht, menjëherë pas zgjedhjeve, në maj 2025, i paraqita Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës dorëheqjen time, si drejtues politik i qarkut Vlorë) dhe/ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati.

Reforma Zgjedhore dhe Territoriale:

Një tjetër hap i rëndësishëm është reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, siç është theksuar edhe në raportin e OSBE/ODIHR, që i ka rekomanduar Shqipërisë një përmirësim të mëtejshëm të sistemit zgjedhor dhe reformës territoriale për të rritur përfaqësimin dhe për të garantuar një konkurrencë të drejtë.

Objektivi i Partisë Demokratike duhet të mbetet zgjedhjet e parakohshme, por pa Edi Ramën si kryeministër. Kjo është një kërkesë e domosdoshme për të rikthyer besimin te sistemi politik dhe për të dhënë mundësinë për një ndryshim real në qeverisje.

Zgjedhjet e parakohshme duhet të fillojnë nga një reformë e thellë e sistemit zgjedhor, i cili duhet të kthehet në një sistem më të drejtë dhe më të hapur. Koalicionet parazgjedhore, të cilat Rama i hoqi me ndryshimet që bëri në ligjin zgjedhor, janë të rëndësishme për një konkurrencë të barabartë dhe për të siguruar që të gjitha partitë të kenë mundësi të barabarta në zgjedhje. Nuk mund të ketë zhvillim të vërtetë demokratik nëse nuk ka një sistem zgjedhor të konsoliduar, me fokus në lirinë e zgjedhjes, koalicionet parazgjedhore dhe lista 100% të hapura. Ky është një parim themelor për të siguruar që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtë dhe të qartë.

Partia Demokratike nuk mund të bëhet pjesë e një konsensusi të ngushtë për reformën zgjedhore pa këtë objektiv të rëndësishëm. Kjo është e domosdoshme për të ndërtuar një sistem zgjedhor që të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë dhe që të sigurojë se qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin në mënyrë direkte përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Për këtë arsye, çdo përpjekje për të reformuar sistemin zgjedhor duhet të ketë këtë objektiv në qendër, dhe të sigurojë që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të drejtpërdrejtë me anën e listave 100% të hapura.

Gjithashtu, jam kundër idesë së parlamentit me dy dhoma. Kam shumë argumenta për këtë, të cilat do t’i trajtoj në një shkrim tjetër, pasi besoj se një parlament me dy dhoma do të krijonte më shumë pengesa dhe do të shtonte kompleksitetin e sistemit politik shqiptar, duke e bërë atë më të vështirë për qytetarët, për t’u përfaqësuar ashtu siç duhet.

Reforma zgjedhore është një hap i rëndësishëm për të siguruar zhvillimin e një demokracie të shëndetshme në formë dhe përmbajtje, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse ka një angazhim të sinqertë dhe të plotë nga të gjitha partitë politike, për të ndërtuar një sistem zgjedhor që reflekton vullnetin e vërtetë të popullit.

Alternativa dhe Denoncimi i Keqqeverisjes:

Në këtë periudhë, Partia Demokratike duhet të denoncojë vazhdimisht keqqeverisjen e Edi Ramës dhe abuzimet me fondet publike, pronat dhe pasuritë kombëtare. Ky është një hap i domosdoshëm për të zhvilluar një alternativë konkrete dhe të besueshme për qytetarët. Korrupsioni dhe abuzimet e regjimit të tanishëm kanë shkatërruar besimin e qytetarëve në institucione dhe kanë krijuar një hendek të madh mes popullit dhe qeverisë. Për të krijuar një mundësi për ndryshim, PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë dhe të mbështetur nga projekte konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve, duke u shpërfaqur përpara shqiptarëve si parti e alternativës.

Partia Demokratike duhet të veprojë me urgjencë për të zbatuar këto reforma dhe për të krijuar një model të ri që do të shpërblejë angazhimin dhe përkushtimin e qytetarëve dhe mbështetësve të saj. Vetëm përmes një procesi të thellë riorganizimi dhe angazhimi të vazhdueshëm me qytetarët, PD mund të rigjejë besimin dhe të ndihmojë në konsolidimin e demokracisë dhe shtetformimit. Ky është një moment historik, më i rëndësishmi në këto 35 vite për të kaluar nga fjalët në veprime konkrete dhe për të shndërruar vizionin e PD në realitet.

The post Deputeti i PD paralajmëron se do të lërë mandatin: Do t’u hap rrugë të rinjve appeared first on Albeu.com.

Bujar Leskaj nga Athina: Do t’i japim zgjidhje njohjes së pensioneve në Greqi
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj i shoqëruar edhe nga sekretari për çështjet vendore në PD, Ylli Asllani, drejtuesit e degëve të PD-së në Vlorë dhe Sarandë, kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në Athinë.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, Leskaj u shpreh se, Partia Demokratike zotohet që të mbështesë qytetarët dhe jo oligarkët.

Gjithashtu, Leskaj u shpreh se gjatë qeverisjes së PD-së, do t`i jepet zgjidhje përfundimtare njohjes se pensioneve në Greqi.

‘Ne nuk do të vijmë në pushtet nga keqqeverisja e tij. Ne kërkojmë të vijmë nga programi, nga fati i madh që pas 12 vitesh qeverisje që ka pasur një zhvendosje politike ndaj qytetarit, ne do ta kthejmë tërësisht fokusin tonë tek qytetari.

Nuk do të jetë një politikë zhvillimore e qeverisë e projektuar vetëm për oligarkët, apo për njerëzit e lidhur me qeveritarët, por do të jetë një politikë e orientuar drejt biznesit të vogël, biznesit të mesëm dhe biznesit të madh të ndershëm e asaj pjese solide të diasporës që mund të vijë dhe përmes lehtësirave të ndryshme fiskale që do jenë të shumta, të investojnë në Shqipëri.

Unë dua të theksoj se, zotimin e parë do ti japim zgjidhje përfundimtare njohjes së pensioneve në Greqi. Ju keni punuar, keni kontribuar për një kohë të madhe në shtetin grek dhe keni paguar sigurime shoqërore.

Si ata që kanë paguar 15 vite dhe më shumë dhe ata më pak se kaq, marrëveshja ka ecur këto vite, se ka filluar që në qeverisjen e Partisë Demokratike, por gjithmonë ka pasuir pengesa, bllokime dhe bllokimet e fundit kanë qenë sajesa të qeverisë tonë.

Zotimi i dytë që kemi ne, se duke vënë në qendër qytetari, duke vënë në qendër biznesin e vogël ne do të krijojmë ato mundësi që të gjithë, secili prej jush që do të investojë, do të kthehet në një mënyrë apo një tjetër në Shqipëri, që të investojë kapitalet e veta, të zhvillojë pronat do të ketë një avokaturë të mirë tek zyrtarët e shtetit.

Që nga ne deputetët do të jemi shërbestarë të qytetarëve dhe në veçanti tuajin.

Në dekalogun moral të Mit’hat Frashërit, në vitet 1930 thoshte që; në jetë kije për nder dhe lavdi që të jesh shërbestar i njerëzve. Dhe ne kështu do të punojmë.

Në qarkun tonë janë problem pronat në Himarë dhe bregdet dhe po të shikosh operacionet mafioze që kryhen të drejtpërdrejta dhe të tërthorta është kanalizuar në atë që njeriu i ndershëm, njeriu i zoti, pronari i vjetër, himarjoti trim, kurajoz dhe me karakter, nuk e merr dot pronën e tij. Dhe pronën ose e marrin oligarkët e Ramës ose tani ka dalë një formulë më e kamufluar, me sekserë’, tha në fjalën e tij, deputeti i PD-së, Bujar Leskaj.

The post Bujar Leskaj nga Athina: Do t’i japim zgjidhje njohjes së pensioneve në Greqi appeared first on Albeu.com.

“Tapë” në seancë? Kuvendi përjashton me 10 ditë Palokën e Leskaj
Kuvendi vendos përjashtimin për 10 ditë të deputetëve të PD-së Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Vendimi erdhi pas përplasjes në seancën plenare mes tyre dhe kryeministrit Edi Rama.

Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikës, për Vlerësimin vendosi të pranojë propozimin e 7 deputetëve të PS-së.

The post “Tapë” në seancë? Kuvendi përjashton me 10 ditë Palokën e Leskaj appeared first on Albeu.com.

Nga e kuptuat që Paloka dhe Leskaj kishin pirë? Rama: Për pak u deha dhe unë nga aroma
Pas mbledhjes me kryesinë e partisë, kryeministri Rama ka folur për mediat, ku është pyetur ndër të tjera lidhur me retorikën e ashpër të këtyre ditëve në në kuvend dhe tonet e ashpra me deputetët Edi Paloka e Bujar Leskaj. Rama tha sërish se dy deputetët ishin të dehur, ndërsa pohoi: “Për pak u deha dhe unë nga aroma e alkoolit që kishin pirë dhe besoj se vetëm të dehurit mund të flasin me atë gjuhë dhe as mund t’ua them çfarë gjuhe ishte, në mes të parlamentit”.

I pyetur nëse e konsideron etik fjalorin e përdorur nga ai vetë, Rama tha se këtë le ta gjykojnë gazetarët, ndërsa ju kthye sërish financimeve ruse .

“Ata janë bedelë në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Hapni fjalorin dhe lexoni çfarë do të thotë bedel. Sot është dita për t’i dhënë përgjigje një pyetje: Pse paratë ruse u derdhën në Shqipëri tek një parti politike për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi? Patjetër tek një parti e opozitës, patjetër tek një parti që ishte në opozitë me qeverinë, por ishte qeveria e këtij vendi”, tha Rama ndërsa shtoi se lidhjet me këto financime nuk janë ndërprerë.

The post Nga e kuptuat që Paloka dhe Leskaj kishin pirë? Rama: Për pak u deha dhe unë nga aroma appeared first on Albeu.com.

Bën veprime të pahijshme nën efektin e alkoolit, Kuvendi përjashton për 10 ditë dy deputetët e PD
Dy deputetët e PD Edi Paloka dhe Bujar Leskaj janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi. Sipas njoftimit dy deputetët nën efektin e pijeve alkolike kanë bërë veprime të pasjellshme në seancë gjatë votimit për projekt buxhetin e vitit 2023.

Nga dy deputetët nuk ka asnjë reagim.

Njoftimi i Kuvendit

Kuvendi i Shqiperise bazuar ne Rregulloren e vet do te marre masa disiplinore me perjashtim 10 ditor nga punimet, per deputetet Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Per shkak te konsumit te pijeve alkoolike, dy deputetet bene veprime te pahijshme dhe perdoren nje fjalor banal gjate procesit te votimit.

The post Bën veprime të pahijshme nën efektin e alkoolit, Kuvendi përjashton për 10 ditë dy deputetët e PD appeared first on Albeu.com.

I kërkuan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit, reagon Rama: Dini të bëni vetëm përshesh me baltë
Deputeti Bujar Leskaj ka sulmuar ashpër qeverinë, ku e ka akuzuar se po i përdorin paratë për fasada, konkretisht për projektin e “Sheshit të Flamurit”

Rama ka reaguar ku thotë se ata që kërkojnë transparencë nuk dinë të bëjnë gjë tjetër përveç përshesheve me baltë dhe se u duket kolonata si stacion autobusësh

“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!

Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!”, shkruan Rama në Twitter.

Reagimi i një dite më parë, i Bujar Leskajt:

Gllabërimi i Sheshit të Flamurit nga sekti Rama.

Ju (qeveria) jeni identifikuar dhe vazhdoni si qeveri fasadash. Si qeveri që paranë publike po e përdorni jo në përputhje me parimet e efiçencës, efektivitetit dhe ekonomicitetit të mirë.

Shembulli më i keq, shembulli më flagrant ku ju i keni shpenzuar këto para për fasada dhe për politika të mbrapshta është në Vlorë, ku të paktën tre sheshe: Sheshi i Skelës në të cilën ndodhej përmendorja e Atit të Kombit, Ismail Qemal Vlorës, sheshi i Flamurit që është shesh unik, shesh historik i kombit shqiptar dhe sheshi përpara bashkisë nga shpenzimet tuaja të panevojshme në vlerën rreth 15 milionë euro, rezultojnë sheshe ku qytetarët shqiptarë veç asaj urrejtjes suaj, urrejtjes së kryetarit të sektit ndaj Historisë, ndaj Ismail Qemalit, mund të shikojnë edhe se si keqpërdoren paratë shqiptare.

Për më tepër, për më keq dhe, për këtë ju ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të majtë e të djathtë, të vini në Vlorë, të vizitoni Vlorën, të shikoni Sheshin e Flamurit si po gllabërohet gjysma e këtij Sheshi historik nga sekti Rama.

Përse? Për të ndërtuar një terminal autobusësh!

The post I kërkuan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit, reagon Rama: Dini të bëni vetëm përshesh me baltë appeared first on Albeu.com.

Bujar Leskaj për përjashtimin e Berishës: Nuk flas se nuk na jep leje kryetari
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Vloës Bujar Leskaj ka reaguar me ironi pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentari i PD-së.

Leskaj është në listën e emrave që kanë dalë kundër vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar.

Leskaj është pyetur në lidhje me vendimin teksa ka qenë duke dalë nga selia blu por nuk ka pranuar të përgjigjet.

“Nuk flas, se nuk na jep leje kryetari”, mësohet të ketë thënë ai./albeu.com

The post Bujar Leskaj për përjashtimin e Berishës: Nuk flas se nuk na jep leje kryetari appeared first on Albeu.com.

Bujar Leskaj sulmon Bashën: Gabove rëndë me vendimin për Berishën
Bujar Leskaj është shprehur kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Burime për gazetarin Juxhin Mustafaraj bëjnë me dije se Leskaj ka thënë që vendimi ishte i gabuar, në mbledhjen e grupit të PD-së.

“Vendimi që more për përjashtimin e Berishës i gabuar”, është shprehur Leskaj në mbledhjen që po zhvillohet në selinë blu mes Bashës dhe grupit parlamentar.

Kreu i demokratëve njoftoi këtë mbrëmje përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD. Basha e cilësoi si vendimin e tij më të vështirë, ndërsa tha se do të jetë në fuqi derisa të sqarohet çështje me SHBA-në./albeu.com

The post Bujar Leskaj sulmon Bashën: Gabove rëndë me vendimin për Berishën appeared first on Albeu.com.