Bujar Hudhri Archives - Albeu.com

Lamtumirë mjeshtër, botuesi dhe miku i shkrimtarit rrëfen të pathënat: Si Kadare ia kishte mbushur mendjen Helenës se duhet të ikte i pari
Bujar Hudhri, botuesi prej 30 vitesh i Ismail Kadaresë, ka treguar të pathënat nga jeta e shkrimtarit si dhe momente te fundit të tij.

Kadare u nda nga jeta dje në QSUT pas një arresti kardiak, në moshën 88-vjeccare.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Hudhri theksoi se Kadare e kishte ‘parashikuar’ dhe ia kishte mbushur mendjen Helenës, bashkëshortes, se duhet të ikte i pari.

MESAZHI I HUDHRIT:

Shumë vite më parë, kur lexova paragrafin e fundit të dorëshkrimit të librit me kujtime të Helenës “Kohë e pamjaftueshme”, ku shkruhej se cili do të përcillte tjetrin nga kjo botë, Kadareja ia kishte mbushur mendjen se duhej të ikte i pari. Duhej të mbetesha, shkruante Helena, njëfarë kohe pas tij, ashtu sikundër pas një darke të gëzueshme. Nuk mund ta harroj tronditjen e asaj dite. Ishte edhe atëherë një ditë e nxehtë korriku si sot, e megjithatë ndjeva të më përfshinte trishtimi. Hera e parë që lexoja kaq qartë rreshta për vdekjen e Kadaresë sa gati po e besoja vërtet. Formova numrin e telefonit të Helenës. Me një ngut që duket se atë e la paksa të habitur iu luta të ma kalonte pak zotin Kadare t’i flisja. Hë, Bujar, ç’kemi, dëgjova zërin e tij. Ja, përfundova librin e Helenës dhe doja të të dëgjoja zërin. Dhe shtova: sa bukur, ta lexoj këtë paragraf dhe ndërkohë ne mund të flasim bashkë. E përfytyroj tani, kur do të ketë buzëqeshur, me gishtin te tëmthi kur të thoshte për ndokënd, ky është i lojtur. Nuk i duronte sentimentalizmat.

Por mëngjesin e parë të këtij korriku, për fat të keq, ndërsa nxitonim drejt spitalit me autoambulancë, e ndjeva vërtet se diçka e pakthyeshme kishte ndodhur qysh në apartamentin e tij, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Minutat torturuese te dera e urgjencës, ecejaket e personelit në dhomë, rreth krevatit, pastaj heshtja e mjekëve. Gjithçka mbaroi. Një punonjëse me të bardha që afrohet dhe kërkon ta ndihmoj për të plotësuar skedën e vdekjes: emri, mbiemri, atësia, mëmësia, datëlindja, adresa…

Kam pasur një përfytyrim, qysh në fëmijërinë time, që shkrimtarët nuk janë banorë të kësaj toke. Gati tridhjetë vite me Kadarenë, kjo përshtypje, madje, është përforcuar. Ndërsa e prisja në Rinas kur zbriste nga avioni dhe pas një muaji e përcillja, edhe me sy, teksa avioni shndërrohej si një pikë e zezë në qiell. E përsëritur kaq herë, në dhjetëra vite, e përfytyroja vërtet si një zog të qiejve, siç thoshte për Lasgushin. Edhe tani kjo pamje nuk më largohet nga përfytyrimi dhe e kam të fiksuar përjetësisht në mendje. Tani më shumë se kurrë, duke zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore. Ashtu siç shprehej vetë, për sivëllain e tij Martin Camaj: “Në tryezën e epërme, ku kanë zënë vend krenajat e letërsisë, nuk ngjiten zhurmat e vogla e as afrohen profilet e rëndomta. Atje ka përherë mirëkuptim e harmoni, ndaj e kremtja vazhdon përherë dhe ndriçimi i shandanëve nuk sos”.

Lamtumirë, mjeshtër!

The post Lamtumirë mjeshtër, botuesi dhe miku i shkrimtarit rrëfen të pathënat: Si Kadare ia kishte mbushur mendjen Helenës se duhet të ikte i pari appeared first on Albeu.com.

Bujar Hudhri flet për gjendjen shëndetësore të Ismail Kadaresë: Ishte i dobët fizikisht, iku i lumtur…
Botuesi i Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri, tregoi se si ishte gjendja e tij shëndetësore para se të vdiste. Në një intervistë për Top Channel, Bujari thekson se Kadare ka qenë i dobët fizikisht, por me një dëshirë të madhe për të dalë dhe për të takuar miqtë e tij.

Po ashtu, Hudhri thekson se homazhet për Kadarenë janë marrë përsipër nga kryeministri Edi Rama.

Hudhri: “Nuk e kisha menduar një lajm të tillë, kam menduar që një shkrimtar i madh si Kadare nuk i përket kësaj bote, por një planeti paralel të letërsisë. Më trishton që Kadare më thoshte që shtëpia botuese është shtëpia e dytë e shkrimtarit dhe më shumë se kurrë i ndjej këto fjalë. Unë e kam ndjerë gjithmonë këtë raport timin, unë jam botuesi i tij”.

A iku me ndonjë merak Kadare, çfarë bisedonit?

Hudhri: “Mendoj që ka ikur i lumtur, edhe pse nuk i shkon letërsisë së tij kjo fjalë. Ishte i lumtur që vjet Onufri nxori veprën e tij të plotë, që koicidonte 70 vjet me letërsinë e tij, në ato 7 vëllime herë 1000 faqe, jam i lumtur që kjo vepër madhështore u promovua në panairin e librit në Prishtinë. Ishte një atmosferë që Kadare u ndje shumë mirë”.

Si ka qenë gjendja e tij shëndetësore?

Hudhri: “Ka qenë i dobët fizikisht, kishte dëshirë të dilte, dilte me vështirësi. Dilte te kafja e tij e preferuar, me miqtë e tij. Ishte në Tiranë dhe kanë qenë orët e tij më të bukura në kafene duke biseduar dhe takuar njerëz”.

A jeni kontaktuar nga personalitete të huaja?

Hurdhi: “Kadare është pjesë e thesarit botëror, mori çmimet më të larta, vlerësimi më i madh është që është në panteonen e letërsisë botërore. Një shkrimtar nuk ka lindje dhe vdekje, nuk ka një kufi kohor”.

Kush do të kujdeset për homazhet?

Hurdhi: “Homazhet janë marrë përsipër nga Kryeministri”.

The post Bujar Hudhri flet për gjendjen shëndetësore të Ismail Kadaresë: Ishte i dobët fizikisht, iku i lumtur… appeared first on Albeu.com.