bug Archives - Albeu.com

Kërcënoi Ramën dhe të birin, dënohet me burg 62-vjeçari
Një qytetar, i cili akuzohet se kërcënoi kryeministrin Edi Rama u gjet fajtor nga gjykata e Tiranës.

Ivzi Hoxha, 62 vjeç u dënua me një vit burgim për veprën e kanosjes për shkak të detyrës. Gjyqtari i çështjes Kujtim Vranici deklaroi se për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ndaj Hoxhës ulet me një të tretën dhe në përfundim, i dyshuari duhet të vuajë tetë muaj heqje lirie. “Kërkoj mëshirë nga gjykata”, tha i pandehuri dhe ndihem i penduar.

Por prokurori i çështjes theksoi se në fillim të këtij viti, i dyshuari gjatë një transmetimi direkt në televizionin “Ora News” kërcënoi publikisht kryeministrin dhe të birin. Menjëherë pas kësaj, Hoxha u shoqërua në komisariat ku dhe u arrestua.

Ai tha se ishte i stresuar për konfliktet e pronësisë me Bashkinë që do të investonte pallate në tokën e tij për të dëmtuarit nga tërmeti. Por, prokuroria e Tiranës këmbëngul se kanosja e kryeministrit ishte reale jo vetëm nga përmbajtja e fjalive, por nga urrejtja e shfaqur në këtë transmetim.

Si rast analog, prokuroria ka sjellë rastin e kryeministres së Italisë Georgia Meloni, e cila u kërcënua përmes Twitter dhe për këtë autoritetet arrestuan autorin.

Kujtojmë se gjatë transmetimit live, Ivzi Hoxha është shprehur me fjalë kërcënuese ndaj djalit, duke shprehur revoltë për shkak të prishjes së banesës së tij në zonën e 5 Majit, për shkak të projektit të ndërtimit të banesave sociale. /tch

The post Kërcënoi Ramën dhe të birin, dënohet me burg 62-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Groposnin kavanoza me kokainë, shkatërrohet i familjes shqiptare në Itali, drejtonin grupin nga burgu
Një rrjet kriminal i shpërndarjes së drogës është zbuluar në Itali. Policia, pranë zonës së Astit ka ndaluar veprimtarinë e një rrjeti kriminal të shpërndarjes së drogës që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë.

Prokuroria vendosi për anëtarët e grupit 4 arreste me burg, ndaj katër shtetasve shqiptarë të moshave 20 deri në 36 vjeç, ndërsa 8 persona të tjerë iu nënshtruan masës së sigurimit me detyrim paraqitje.

Gjatë hetimeve u gjetën 1.2 kg kokainë e pastër, teksa mendohet se mund të merreshin mbi 21,000 doza kokaine nga kjo sasi, të cilën për ta fshehur e groposnin nëntokë në kavanoza. Hetimet e policisë kanë zgjatur rreth 2 vite dhe nisën si pasojë e disa raportimeve të marra për trafikim të vazhdueshëm të lëndëve narkotike pranë zonës së Astit në Itali.

Pas hetimeve u zbulua se dy vëllezërit, 35 dhe 36 vjeç, bashkëshortet e tyre dhe dy kunetër të gjithë më kombësi shqiptare i ishin përkushtuar veprimtarisë së fshehjes dhe furnizimit me kokainë. Të ardhurat nga shitja u jepeshin më pas dy vëllezërve, të cilët drejtonin efektivisht grupin kriminal. Njëri prej këtyre vëllezërve mundi të menaxhonte gjithçka edhe nga burgu i Cuneos, ku ishte fillimisht dhe më pas nga shtëpia, ku i ishte nënshtruar arrestit shtëpiak.

The post Groposnin kavanoza me kokainë, shkatërrohet i familjes shqiptare në Itali, drejtonin grupin nga burgu appeared first on Albeu.com.