budapest Archives - Albeu.com

Orban akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest: E neveritshme dhe e turpshme
Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme dhe të turpshme”, duke e akuzuar Bashkimin Evropian se u ka kërkuar politikanëve opozitarë që të merren me organizimin, i cili u shndërrua edhe në protestë kundër Qeverisë, kanë raportuar mediat lokale të dielën.

Marshi në Budapest është kthyer në një prej zërave më të fuqishëm opozitarë kundër Orbanit në vjetët e fundit, dhe besohet se mbi 100.000 njerëz e kanë sfiduar ndalesën policore dhe kërcënimet me gjoba. Duke folur në një grup online të mbyllur me mbështetësit e tij, Orbani citohet të ketë thënë se politikanët e udhëzuar nga “Brukseli” u kanë kërkuar votuesve që të marrin pjesë, sipas medias lokale Index, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Prej ditës së djeshme ne jemi edhe më të sigurt se këta njerëz [politikanët opozitarë] nuk duhet të lejohen në kryesim të Qeverisë. Dhe nuk do t’i lejojmë”, citohet t’iu ketë thënë Orbani mbështetësve të tij.

Ai nuk ka ofruar asnjë dëshmi për komentet që ka bërë. Ngjarja është organizuar nga komuna e Budapestit, e udhëhequr prej Gergely Karacsonyt, të cilin Qeveria e Orbanit e ka akuzuar ndër vite se është “kukull” e Brukselit.

Komisioni Evropian nuk i ka komentuar deklaratat e Orbanit. Orbani u ka thënë mbështetësve se marshi ka qenë “i neveritshëm”, duke përmendur në mënyrë specifike momentin kur disa burra kanë qenë me taka dhe me mbishkrime në duar për terapi hormonale.

Marshi është ndaluar me arsyetimin se ligji i miratuar në mars i pamundëson Paradat e Krenarisë, sepse duhet mbrojtur fëmijët nga ai stil jetese. Kundërshtarët e Orbanit e shohin ndalesën si një tjetër vendim në drejtim të shtypjes së lirive demokratike para zgjedhjeve në nivel kombëtar që do të mbahen vitin tjetër. Partia e Orbanit e ka dominuar jetën politike në Hungari në 15 vjetët e fundit./ REL

The post Orban akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest: E neveritshme dhe e turpshme appeared first on Albeu.com.

Budapest/ Rama takohet me Macron dhe Zelenskyn, shfaqet në një tryezë me Aleksandër Vuçiç (FOTOT)
Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Budapest, ku po merr pjesë në takimin Komuniteti politik evropian. Në këtë takim janë pjesë rreth 40 liderë të vendeve të ndryshme.

Rama është takuar në Budapest me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Ata janë parë në një tryezë duke biseduar. Po ashtu, kreu i qeverisë është takuar dhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, si dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Burime për media bëjnë me dije se në qendër të këtij takimi, do të jetë luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, teksa Hungaria mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të Dhjetorit.

Zgjedhja e Donald Trump për herë të dytë në presidencën e SHBA-së po ashtu pritet të monopolizojë takimin dyditor të liderëve europianë.

The post Budapest/ Rama takohet me Macron dhe Zelenskyn, shfaqet në një tryezë me Aleksandër Vuçiç (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

Hasani në Budapest: Integrimi rajonal, faktor kyç për të ardhmen tonë
Humbja e Ballkanit Perëndimor nuk është një opsion për Bashkimin Evropian, pasi kjo do të dëmtonte seriozisht kredibilitetin e tij.

Kështu u shpreh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në fjalën e tij në Akademinë Diplomatike të Budapestit, ku foli rreth perspektivës së Shqipërisë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hasani theksoi se, sot rajoni e gjen veten në një moment veçanërisht të paparashikueshëm dhe se, sipas tij, integrimi në BE është garancia e vetme për një Ballkan Perëndimor paqësor, të sigurt dhe të begatë.

“Roli i Shqipërisë në promovimin e bashkëpunimit rajonal përmes Procesit të Berlinit, angazhimi i saj me “armiq historikë”, edhe në rrezik të kostove politike brenda vendit dhe ndërmjet shqiptarëve në rajon, është i njohur gjerësisht dhe dëshmon angazhimin tonë në idenë e nxitjes së bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, tha ai.

Kryediplomati shqiptar nënvizoi gjithashtu rëndësinë e miratimit të një qasjeje të qëndrueshme strategjike të BE ndaj rajonit tonë dhe integrimit të tij.

“Ne besojmë se integrimi rajonal është një faktor kyç për të ardhmen tonë. Është i qenësishëm për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe është vendimtar për integrimin në BE. Ka një rënie të mbështetjes për procesin e integrimit në BE dhe rënie të besimit në BE. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të ecë përpara dhe gjendja e Bosnje Hercegovinës duhet të trajtohet urgjentisht. Zgjidhja e këtyre dy situatave do të heqë padyshim dy pengesa të rëndësishme në rrugën e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal”, deklaroi ministri në fjalën e tij.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet në një vizitë zyrtare në Hungari. Në përfundim të kësaj vizite, ministri Hasani do të niset drejt Spanjës, ku gjithashtu zhvillon një vizitë zyrtare.

The post Hasani në Budapest: Integrimi rajonal, faktor kyç për të ardhmen tonë appeared first on Albeu.com.

Erdogan viziton Budapestin për të shënuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike turko-hungareze
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka vizituar Budapestin të hënën për të takuar kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Udhëheqësi i Turqisë filloi vizitën e tij në Sheshin e Heronjve në zemër të kryeqytetit, ku u prit me nderime ushtarake nga presidentja hungareze, Katalin Novak.

Kjo është vizita e tij e dytë gjatë disa muajve, kjo si shenjë e afërsisë së dy liderëve dhe përkon me 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy kombeve.

Në fokus të diskutimeve ishin “thellimi i bashkëpunimit dypalësh” dhe çështjet e energjisë pasi Hungaria pritet të fillojë importimin e gazit përmes Turqisë në vitin 2024.

Një nga temat e tjera kryesore në tavolinë ishte anëtarësimi i Suedisë në NATO, të cilit asnjëri prej vendeve nuk i ka dhënë ende dritën jeshile.

Erdogan, i cili më në fund ra dakord të heqë veton e tij në korrik, kohët e fundit e kushtëzoi ratifikimin nga Turqia me shitjen “e njëkohshme” të avionëve F-16 në Turqi nga Kongresi amerikan.

Hungaria, nga ana e saj, ka dhënë mbështetjen e saj në parim, por ka muaj që po zvarritet.

The post Erdogan viziton Budapestin për të shënuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike turko-hungareze appeared first on Albeu.com.

Goditje para Kampionatit Botëror, dëmtohet Luiza Gega
Vjet iu afrua podiumit, dhe këtë herë e synon.

Luiza Gega shkon me ambicie të mëdha në Kampionatin Botëror të atletikës që nisi këtë të shtunë në Budapest të Hungarisë, veçse planet e saj kanë marrë një goditje.

Kampionia e Europës në fuqi, qoftë në aspektin individual, qoftë në atë ekipor, ka pësuar një dëmtim pikërisht në prag të këtij turneu të madh.

Gega ka një problem në kofshë dhe prej më shumë se 10 ditësh vazhdon riaftësimin me ndihmën e një fizioterapisti, ndërsa trajneri i saj, Taulant Stërmasi, ka qenë i angazhuar në Kongresin e Federatës Botërore të Atletikës, duke qenë president i Federatës Shqiptare të këtij sporti.

Shpresa mbetet që 34-vjeçarja ta marrë veten në kohë, ndërsa ka qenë në formë të shkëlqyer.

Ambicia e saj ishte që të përmirësonte pozicionin e saj nga vendi i pestë, në të katërtin dhe pse jo në zonën e medaljeve.

Gega ka kohë deri në 23 gusht kur në Budapest do të zhvillohet gara gjysmëfinale në 3 000 metra me pengesa, dhe po ashtu deri në 27 të këtij muaji, kur do të konkurrojë në finale

The post Goditje para Kampionatit Botëror, dëmtohet Luiza Gega appeared first on Albeu.com.

Meta krah Kryemadhit në vendosjen e bustit të Skënderbeut në Budapest
Ditën e sotme, në Budapest, është vënë busti i heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga Monika Kryemadhi.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se, rrënjët e miqësisë midis dy popujve gjenden në lidhjet legjendare të Kastriotit dhe të Huniadit.

“Rrënjët e miqësisë midis dy popujve tanë gjenden në lidhjet legjendare dhe aleancën strategjike të Heroit tonë Kombëtar me Prijësin ushtarak dhe drejtuesin e spikatur të Hungarisë dhe të mbarë Europës Qendrore, Janosh Huniadi, të dy mburoja të vlerave dhe të traditave të qytetërimit, por edhe të identitetit tonë europian.

Ashtu si në kohën e aleancës së Kastriotit dhe të Huniadit, Hungaria mbetet një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë dhe ne i jemi thellësisht mirënjohës. Jam i bindur se fryma e miqësisë dhe e bashkëpunimit të shkëlqyer tradicional historik midis dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohet pa u ndalur në të ardhmen”, shkruan Meta./albeu.com

The post Meta krah Kryemadhit në vendosjen e bustit të Skënderbeut në Budapest appeared first on Albeu.com.

Rama nga Budapesti: Hungaria mbështetëse e palëkundur për integrimin e vendit
Kryeministri Edi Rama ka treguar se ditën e sotme është në një takim pune me homologun e tij Hungarez Viktor Orbán.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama shkruan se ky takim është në kuadër të bashkëpunimit në ekonomi, arsim, shëndetësi por edhe për çeljen e negociatave.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë Hunharia gjithmonë ka qenë një mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë në BE.

“Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur.”- shkruan Rama.

The post Rama nga Budapesti: Hungaria mbështetëse e palëkundur për integrimin e vendit appeared first on Albeu.com.