bubullima Archives - Albeu.com

Mos bëni dush gjatë një stuhie! Ja arsyeja pse
Stuhitë me bubullima dhe rrufe janë të frikshme, por mund të jenë edhe të rrezikshme, madje edhe kur jeni në shtëpi; duke bërë dush, jeni në vaskë apo edhe duke larë enët.

Meqenëse rrufeja mund të ‘udhëtojë’ përmes pajisjeve hidraulike, “është më mirë të shmangni çdo gjë që ka lidhje me ujin gjatë një stuhie, shkruan CNN.

Mos bëni dush, mos lani enët ose duart”, theksoi Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Rreziku i rrufesë që ‘udhëton’ nëpër pajisje hidraulike mund të jetë më i vogël me tuba plastikë sesa me tuba metalikë. Sidoqoftë, është më mirë të shmangni çdo kontakt me hidraulikun dhe ujin e rrjedhshëm gjatë një stuhie me rrufe për të zvogëluar rrezikun për t’u goditur”, shtoi CDC.

Ky nuk është i vetmi rrezik kur je brenda. Qëndroni larg verandave dhe ballkoneve, mos iu afroni dritareve dhe dyerve dhe “mos u shtrini në dysheme betoni ose mbështetuni pas mureve prej betoni”, tha agjencia.

Gjithashtu, “mos përdorni asgjë të lidhur me një prizë elektrike, të tilla si kompjuterë ose pajisje të tjera elektronike”, tha CDC. “Qëndroni larg telefonave me kabllo. Telefonat celularë dhe telefonat pa tela janë të sigurta, nëse nuk janë të lidhur me një prizë përmes një karikuesi”.

The post Mos bëni dush gjatë një stuhie! Ja arsyeja pse appeared first on Albeu.com.

11 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë gjatë rrufeve!
Shqipëria është përfshirë nga moti i keq gjatë ditës së sotme, ku mjaft zona janë përmbytur, ndërsa gjatë orëve të pasdites u shënua edhe një viktimë për shkak të shkarkesave elektrike. Ndërkohë, raportohet për përmbytje sporadike në Tiranë, Durrës, Lezhë, Mamurras dhe Gramsh, ku uji ka pushtuar rrugët për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut.

Kjo nuk do të thotë se duhet të bini në panik sa herë që të fillojë të gjëmojë jashtë. Duhet të jeni të vetëdijshëm për rrethanat dhe sigurinë tuaj pasi eshte paralajmeruar se ne mbremje pritet me e keqja.

Këto janë 11 gjëra që kurrë nuk duhet të bëni kur bien vetëtima, pavarësisht situatës që ndodheni.

1.Të flisni në linjë telefonike fikse

Edhe pse është vështirë të gjesh një rrjet fiks telefoni ne ditët e sotme, duhet të mbani mend se është i rrezikshëm një komunikim i tillë gjatë një stuhie.

Nëse ndërtesa juaj është goditur nga një rrufe, rryma elektrike do të përpiqet të gjejë tokën përmes rrugës më të shpejtë të mundshme, e cila do të jetë përmes instalimeve elektrike.

2.Të bëni dush

Nuk duhet të bëni dush kur ka rrufe që godasin jashtë, pasi rrymat elektrike mund të udhëtojnë nëpër gypat në shtëpinë tuaj, ashtu si telat përmes telefonit tuaj.

3.Të injoroni flokët e elektrizuara

Pjesa e poshtme e stuhisë është e ngarkuar negativisht dhe për të transferuar energjinë kërkon për gjëra të ngarkuara pozitivisht.

Nëse flokët tuaj fillojnë elektrizohen në fund gjatë rrufeve, kjo është një shenjë se ngarkesa juaj pozitive është duke bashkëvepruar me ngarkesën negative të saj. Nëse vini re se kjo ndodh, qëndroni në ambiente të mbyllura pasi rrezikoni të goditeni nga rrufeja.

4.Të rrini para dritares

Të qëndruarit para dritares nuk do bëjë që t’ju godasë rrufeja, por e vendosni veten në rrezik për t’u goditur nga një grumbull xhami i copëtuar. Qelqi nuk është një dirigjent i mirë i energjisë elektrike, por forca e vetëtimës mund ta shkatërrojë atë..

5.Të lani enët

Për të njëjtën arsye që nuk duhet të bëni dush, gjithashtu nuk duhet të lani enët. Prekja e një rubineti të elektrizuar mund të ketë pasoja të mëdha..

6.Të ngisni një makinë kabriole

Përfundimisht nuk do doni të jeni në një kabriole kur rrufeja godet. Nëse jeni në një tillë gjatë një stuhie, përpiquni të arrini në një zonë më të sigurt brenda shtëpisë sa më shpejt që të mundeni.

7.Të harroni të merrni një elektrik

Nëse energjia elektrike ndërpritet, do ju duhet një burim drite gjatë natës, prandaj sigurohuni që gjithmonë të keni një elektrik dore

8.Të përdorni laptopin

Nëse keni nevojë të përdorni një kompjuter ose një pajisje elektronike gjatë vetëtimave, sigurohuni që mos ta keni në prizë. Energjia elektrike mund të rritet përmes kordonit të rrymës dhe të dëmtojë pajisjen tuaj ose edhe ju!

9.Të qëndroni pranë pemëve

Qëndrimi pranë një peme në një stuhi është si të kërkosh të goditesh nga rrufeja. Nëse kjo pemë është goditur, rrufeja kalon përmes saj në tokë.

10.Të dalësh në hapësirë

Pra, në qoftë se ju nuk mund të qëndroni pranë një peme as jashtë në hapësire, çfarë duhet të bëni?

Nëse e gjeni veten në një situatë të tillë gjatë një stuhie, duhet të uleni poshtë, duke prekur sa më pak tokë të jetë e mundur./albeu.com/

The post 11 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë gjatë rrufeve! appeared first on Albeu.com.