Bruzh Archives - Albeu.com

“Ne u rrimë besnik miqësive”/ Rama në Bruzh: Sigurohuni që të keni një mik shqiptar
Kryeministri Edi Rama teksa po fliste përpara studentëve në Kolegjin e Europës në Bruzh i këshilloi ata që të kenë gjithmonë një mik shqiptar. Kryeminirti theksoi se ndoshta mund të mos kenë kurrë nevojë për të, por një ditë, në një orë kur dikur do iu duhet dikush një shqiptar do të jetë i pari që do të vrapoj drejt tyre. Rama u ndal edhe te ndryshimi i perceptimit ndërkombëtar për Shqipërinë, duke përmendur rritjen e numrit të turistëve dhe përshtypjet e tyre për vendin.

Rama: Ne u rrimë besnik miqësive. Kam një këshillë për të gjithë ju, sigurohuni që të keni një mik shqiptar. Ju ndoshta mund të mos keni kurrë nevojë për të, por një ditë, në një orë kur ju duhet dikush, një shqiptar do të jetë i pari që do të vrapoj drejt jush. Frederika e di këtë, prandaj do pasaportë shqiptare. Kështu, në një hakmarrje të ëmbël, mes të shkuarës sonë, Shqipëria është një ndër vendet më të vizituar në Evropë. 12 milion vizitor në vit, është diçka shumë e madhe.

The post “Ne u rrimë besnik miqësive”/ Rama në Bruzh: Sigurohuni që të keni një mik shqiptar appeared first on Albeu.com.

“Sot kemi çelur 4 kapituj, janë habitur edhe ‘priftërinjtë’ e Brukselit”, Rama në Bruzh: Dikur Shqipëria ishte si Koreja e Veriut, ishte si një papafingo e harruar
Kryeministri Edi Rama është ndalur në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh, ku para dhjetëra të rinjve ka rrëfyer Shqipërinë e diktaturës dhe atë që ëndërron sot të jetë, pjesë e Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë u ndal në vitet e errëta për vendin tonë ku u shpreh se si Shqipëria mbahej në një “guaskë” dhe e krahasoi atë me Korenë e Veriut në mes të Europës.

Rama përshkruan kohën kur Europa për shqiptarët dukej si mit, një ëndërr bardh e zi, që ndonjëherë bëhej e dukshme përmes sinjaleve të dobëta televizive apo radiove të ndaluara. Ndër të tjera kryeministri kujtoi edhe kohën kur muri i Berlinit ra në 1989, por Shqipëria sërish mbeti e mbyllur, e veçuar dhe e bindur në “veçantinë” e vet.

“Linda dhe u rrita dhe jetova gjysmën e jetës time në Shqipërinë e luftës së ftohtë, izoluar nga lindja e perëndimi, një Kore Veriu e Europës. Për mua Europa nuk ishte realitet, ishte një mit, përfytyroni qiellin e pamatë të errët he krejt befas të kap syri një yll të zbehtë një kanal të ndaluar italian, një sinjal të paqëndrueshëm të radio Europa e Lirë ose e VOA.

Europa ishte një yjësi që e shihnim përmes ekranit një ëndërr bardh e zi që më pas zhdukej. Pastaj erdhi 1989 por Shqipëria nuk ju bashkua listës, muri i Berlinit ra por muri ynë mbeti i paprekur. Ata tanët gjithmonë thonin ne nuk jemi si ata, jemi ndryshe, jemi realë të vërtetë dhe ata janë fallco dhe të degjeneruar. Të tjerët çelën kufijtë ne mbetën të bllokuar në bunkerin tonë”, tha Rama ndër të tjera, teksa më tej u ndal dhe te rrugëtimi i vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kryeministri shtoi se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe në takimin e sotëm me studentët kreu i qeverisë është paraqitur pasi vendi jonë ka çelur dhe katër kapituj të tjerë të cilët e afrojnë më tepër drejt Europës.

“30 vite më parë, Shqipëria ishte një papafingo e harruar e kontinentit, sot është këtu. Dhe ka ardhur pasi ka çelur dhe 4 kapituj të tjerë, kanë mbetur edhe 5, me shpresë brenda këtij viti, që është një rekord. Është një shpejtësi që befason edhe priftërinjtë dhe arqipeshkvët e Brukselit, që është edhe më e vështirë se të befasosh Perënditë. Mbështetja e Shqipërisë për BE-në është 92%, thashë kështu ka qenë edhe për Perandorinë Osmane, sepse jemi besnik ndaj miqve e aleatëve”, shtoi Rama.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Gjithë kjo rini është si një shpullë fytyrës më duket vetja i vjetër. Të dashur studentë ndjehem i nderuar që qëndroj këtu ku shpirti i Robert Sh….Më lejoni t’ju rrëfej diçka. Hezitova të vi sepse të qëndrosh këtu në Bruzh është shumë më e vështirë se të qëndrosh në Bruksel. Sepse do të thotë të qëndrosh përballe historisë, legjendave, shpirtrave që i përshpërisin çdo fryme. Nuk është e lehtë ti mbijetosh përballjes me të tillë shpirtrash që ta themi të vërtetën janë folës shumë të mirë se ne që jemi gjallë.

Ky kolegj nuk është vetëm një tempull dije, por laborator i Europës. Në shënimet e tij për mua ambasadori ynë në BE me shije frenceze dhe rreptësi gjermane, Ferit Hoxha, më shkroi ky qytet ka qenë gjithmonë më shumë se tulla dhe kanale ka qenë udhëkryq i tregtive,  dhe ideve, sot falë kolegjit është dhe zemra intelektuale e Europës. Dhe e ndjen menjëherë sa hyn.

Breza udhëheqësish diplomatësh kanë ecur këtyre korridoreve dhe Federika po më tregonte portrete që shihni çdo ditë. Disa prej jush me shpresë do të bëhen komisionerë të BE, ndoshta kryeministra, madje dhe presidentë, dhe ndoshta portretet tuaja do të jenë korridoreve dhe shpresoj që përpara çdo dije të mëtejshme të çoni përpara frymën.

Dje në një bisedë në Ëhatsap me mikun tim të dashur kryetarin e bashkisë së Athinës dhe ish komisionerin e BE më tha çkohëra po kalojmë i dashur Edi dhe sa më shumë do të dëshmojmë që kjo epokë të mbyllet. Historia na kujton që kalimi në një epokë të re do të jetë i dhimbshëm. I përkasim një brezi që e nisi jetën në diktaturë, frikë maskuar si normalitet, e izolim maskuar si sovranitet.

Kjo eksperiencë gdhendi si tatuazh në kujtesën tonë sa e brishtë është liria. Linda dhe u rrita dhe jetova gjysmën e jetës time në Shqipërinë e luftës së ftohtë, izoluar nga lindja e perëndimi, një Kore Veriu e Europës. Për mua Europa nuk ishte realitet, ishte një mit, përfytyroni qiellin e pamatë të errët he krejt befas të kap syri një yll të zbehtë një kanal të ndaluar italian, një sinjal të paqëndrueshëm të radio Europa e Lirë ose e VOA.

Europa ishte një yjësi që e shihnim përmes ekranit një ëndërr bardh e zi që më pas zhdukej. Pastaj erdhi 1989 por Shqipëria nuk ju bashkua listës, muri i Berlinit ra por muri ynë mbeti i paprekur. Ata tanët gjithmonë thonin ne nuk jemi si ata, jemi ndryshe, jemi realë të vërtetë dhe ata janë fallco dhe të degjeneruar. Të tjerët çelën kufijtë ne mbetën të bllokuar në bunkerin tonë.

Në 90 mijëra njerëz kapërcyen muret e ambasadave dhe krejt befas Europa nuk ishte më thjesht një yll, por ishte aty e arritshme. Tranzicioni ishte i rrëmujshëm, skemat piramidale që ranë, mijëra të vdekur, një diktaturë mund të shembet edhe brenda javës, por demokracia, institucionet shtetësi i të drejtës kërkojnë dekada.

The post “Sot kemi çelur 4 kapituj, janë habitur edhe ‘priftërinjtë’ e Brukselit”, Rama në Bruzh: Dikur Shqipëria ishte si Koreja e Veriut, ishte si një papafingo e harruar appeared first on Albeu.com.