brinlant martinaj Archives - Albeu.com

Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, Anila Hoxha: Gledis Nano nuk ka besim te vartësit, si ra në kurth
Ngjarja e rëndë në Fushë-Krujë, ku u vranë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha akoma është në qendër të vëmendjes. Ditën e djeshme është kërkuar marrja në pyetje e Ramazan Rrajës dhe disa personazhe të tjerë të lidhur me krimin në zonë. Për këtë ka reaguar gazetarja Anila Hoxha e cila shkruan se ka qenë Gledis Nano që ka orientuar hetimet drejt tyre, pas informacioneve në rrugë operative ose nga të dhënat personale.

Më pas ajo ka ngritur disa hipoteza duke thënë se Nano nuk ka besim te vartësit e tij lokalë dhe se k rënë në kurthin e publicitetit.

Postimi i gazetares:

Drejtori i Pergjithshem i Policise Gledis Nano….!

Shkresa e firmosur nga numri nje i policise se shtetit Z.Gledis Nano  i cili orienton grupin e hetimit dhe u kerkon atyre te pyesin nje set te dyshuarish per atentatin e 3 fishte ne Fushe Kruje, eshte nje nga shenjat se si pushteti ka nje efekt te pazakonte transformimi.

Kompetencat per hetimin jane te prera  , dhe dihet kush ben cfare , si per policine qe funksionon ne nivel lokal dhe qendror ashtu edhe per prokurorin qe drejton hetimin.

Shkresa jep emra konkrete se kush duhet pyetur per vrasjen e Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha , qe ne vetvete eshte nje lloj informacioni te cilin  drejtori i pergjithshem i policise ose e ka siguruar ne rruge operative nga vartesit, ose e disponon si te dhene personale.

Ne rast se ky informacion eshte disponuar nga vartesit sipas zinxhirit hetimor, perse u duhet shkruar atyre qe merren realisht me hetimin se cfare duhet te bejne, kur kjo eshte detyre e tjeterkujt?

Dhe  nese ky informacion eshte disponuar nga qytetaret qe kane telefonuar falas, ose numri nje i policise e siguroi ne rruge operacionale nga burimet e tij , perse strukturat vendore jane ende ne detyre?

Dikush duhet te levizet nga detyra, se eshte ne hava, nuk disponon informacionin bazik ,  nuk di ke te pyese  dhe me ke minimalisht kishin konflikt viktimat

Por meqenese  funksionon keshtu dhe drejtori i pergjithshem orienton  personalisht me shkresa,  problemet qe dalin jane keto;

1. Z. Gledis Nano nuk ka besim tek strukturat aktuale dhe tek disa vartes.

2. Z. Gledis Nano ka rezerva per cilesine e hetimit ne drejtorite vendore

3. Z. Gledis Nano ka rene ne kurthin e publicitetit te tepruar, nje gracke qe nuk i kane shpetuar as paraardhesit e tij qe u transformuan  ne SUPERPOLICE televizive.

4. Z. Gledis Nano eshte i vetem kunder nje organizate “te huaj” tek e cila nuk ka asnje kompetence per te dhene urdhera , ndaj le gjurme me shkrim

5. Z. Gledis Nano ka nevoje te rifitoje besimin e  atyre qe i kane dhene besim, perfshi dhe publikun  dhe duke u ndjere ‘i kercenuar” nga ngjarje kriminale qe tronditen opinionin nuk merr ne konsiderate detyrat e tij dhe detyrat qe ka secili ne Polici dhe ne prokurori.

6. Z. Gledis Nano i mungon tmerresisht hetimi dhe nuk shkeputet dot nga vendngjarja.

7. Z. Gledis Nano eshte ne nje anije qe i duhet te beje edhe kapitenin, edhe marinarin dhe punen e gjithe ekuipazhit

Historia qe me ka shtyre ta shoh perhere ndryshe rrugetimin ne polici te z. Gledis Nano lidhet me fillimet e tij si agjent ne hetimin e krimeve.  Si reportere krimi mesova ne ate kohe se behej fjale per nje krim te pazbuluar te pas 1997, qe  Gledis Nano i ishte vene pas per te zbuluar vrasesin dhe ndaj sic duket punoi shume me informatoret. Dikush i tregoi madje edhe vendin ku trupi i viktimes  ishte fshehur.

Por i ri , mbase  me friken se mund te mos ishte e vertete si edhe dyshues e sic duket edhe pa mbeshtetje nga eproret,  Gledis Nano pagoi nga xhepi nje varrhimes per te kontrolluar. Doli qe  informatori nuk e kishte genjyer. Kufoma ishte varrosur aty dhe rezultati dihet , ngjarja u zbardh.

E nxorra nga arkiva ime kete kujtim,  per te thene se kur behesh  lider qasja duhet te jete  me e gjere. Nis e lufton per zgjedhjen  e nje ekipi qe duhet ti japesh me patjeter besim   se ne te kundert deshtimi eshte i garantuar.  Shkresa e sotme nuk ishte nje shenje besimi, por vetmie te madhe e Drejtorit te Pergjithshem te Policise shqiptare !/albeu.com

The post Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, Anila Hoxha: Gledis Nano nuk ka besim te vartësit, si ra në kurth appeared first on Albeu.com.