brezovice Archives - Albeu.com

Incident në Brezovicë, e zuri orteku i dëborës, humb jetën një shtetase e huaj
Një incident tragjik ka ndodhur tek Qendra e Skijimit në Brezovicë.

Polica ka bërë të ditur se një shtetase e huaj e moshës 54-vjeçare, ka humbur jetën pas një orteku të papritur të borës në një zonë të njohur si “Foleja e Shqiponjës”.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli shtoi se forcat e ndërhyrjes së policisë tashmë janë mobilizuar dhe ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar situatën.

Edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka intervenuar për rastin në fjalë.

“Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Patrolla e skijimit në Brezovicë, për një aksident orteku. Shpëtuesit tanë së bashku me Patrollën e Skijimit në Brezovicë e kan lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

The post Incident në Brezovicë, e zuri orteku i dëborës, humb jetën një shtetase e huaj appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Kosova me “dorë të hekurt”, urdhëron sekuestrimin e 75 vilave të politikanëve dhe biznesmenëve
Lista prej 75 pronave të sekuestruara në aksionin e fundit të prokurorit Rasim Maloku në Brezovicë, e cila përmban emra pronarësh të gjykatësve të të gjitha niveleve, politikanëve, biznesmenëve si dhe qytetarëve të tjerë tashmë mban edhe vulën e gjykatës.

Lajmin për sekuestrimin e përkohshëm të 75 pronave e ka konfirmuar për “Betimin për Drejtësi”, Shaqë Curri, gjykatës i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.

“Kam urdhëruar sekuestrimin e përkohshëm”, ka thënë Curri.

Sipas shkresave të lëndës së gjykatës, këto villa të sekuestruara rezulton se janë ndërtuar në Zonën e II-të në Parkun Kombëtar “Sharri” – Zona e Brezovicës, në të cilën ndalohet ndërtimi me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri”. Sipas shkresave të lëndës, thuhet se sipas këtij ligji, Zona e II-të e këtij Parku karakterizohet me ekosisteme, vlera peisazhore dhe vlera tjera të natyrës, ku mund të ushtrohet eko-turizmi, bujqësia tradicionale dhe veprimtari, të cilat nuk janë në kundërshtim me qëllimet e Parkut, kurse është e ndaluar ndërtimi i çfarëdo objekti për banim.

Në listën e 75 pronave, kryesisht villa, figurojnë emrat e pronarëve që përfshijnë si pronarë, gjykatës të të gjitha niveleve, politikanë, biznesmenë si dhe qytetarëve të tjerë, të cilët kanë blerë villa apo kanë blerë parcela dhe më pas kanë ndërtuar villa.

Ajo që bie në sy në këtë listë janë tre gjykatës të Ferizajt, të cilët janë gjykatës nga të trija nivelit e gjyqësorit. Të tretë fillimisht kanë blerë parcela në vitin 2016, ndërsa në vitet e fundit kanë ndërtuar villa. Fjala është për Mustafë Tahirin, Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hysenin ish-Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën e Apelit, si dhe Agim Maliqi, ish-gjykatës i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën Supreme. Të tre këta gjykatës, pronat i kanë blerë bashkë në vitin 2016, në sipërfaqe 2.84 ari, respektivisht 2.4 ari me një çmim prej 6 mijë euro secili.

Tre gjykatësit, janë kontaktuar më javë më parë nga “Betimi për Drejtësi” dhe kanë konfirmuar sekuestrimet e villave të tyre nga Prokuroria. Ata kanë deklaruar se blerjen e pronave e kanë bërë përmes procedurave ligjore dhe dokumenteve të organeve kompetente, njëjtë edhe villat i kanë ndërtuar me leje të organit.

Sipas prokurorit Rasim Maloku, i cili kohë më parë ishte deklaruar në media, shumica e ketyre objekteve janë ndërtuar, duke keqpërdorur detyrën zyrtare të pandehurit, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zone. Në këtë drejtim edhe janë sekuestruar objektet në Zonën II, pasiqë janë rrjedhojë e veprave penale, pasi sipas ligjit, në këtë zonë zyrtarët nuk kanë mundur në asnjë formë të lëshojnë leje ndërtimi, pasi ndalohet ndërtimi me ligj.

Siqodoftë, sipas deklarimeve publike të prokurorit Maloku, pronarët që kanë blerë villa apo kanë ndërtuar, duke mos u përfshirë në vepra penale, nuk do të hetohen dhe ndiqen penalisht, por atyre vetëm do t’iu sekuestrohen pronat, për të cilat sipas tij, të gjithë këta persona, do të kenë mundësinë ligjore që të ndjekin rrugët në procedurë civile për kompensim të dëmeve që iu shkaktohen, ndërsa për villat, sipas Malokut, do të bëhet kërkesë për rrënimin e tyre, në mënyrë që zona të kthehet ashtu siç përcaktohet në Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri”.

Sekuestrimet e këtyre pronave, sipas dokumenteve të siguruara, rezulton se janë bërë duke u mbështetur në Kodin e Procedurës Penale, ku theksohet se sendet që përkohësisht mund të sekuestrohen janë sende që mund të jenë prova gjatë një procedure penale, sende ose pasuri që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale, ose sende që konsiderohen dobi pasurore e fituar me kryerjen e veprës penale dhe për të cilat ligji parasheh sekuestrimin.

Pas aktakuzës së ngritur në vitin 2022 për degradim të Brezovicës nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, rasti Brezovica është zgjeruar, duke rritur numrin e personave të arrestuar dhe personave që janë nën hetim, përfshirë zyrtarë dhe biznesmen të ndryshëm, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Ndër politikanët që figurojnë në listë janë Enver Hoxhaj ish-Ministër, dy vëllezërit e ish-Presidentit Hashim Thaçi si dhe një numër i madh i bizesmenëve, përfshirë edhe personat e arrestuar gjatë aksioneve në Brezovicë.

Lista e plotë të pronave të sekuestruara ku figurojnë emrat e pronarëve./Express

The post EMRAT/ Kosova me “dorë të hekurt”, urdhëron sekuestrimin e 75 vilave të politikanëve dhe biznesmenëve appeared first on Albeu.com.

Brezovica mbushet me policë, dalin pamjet e sekuestrimit të vilave (FOTO LAJM)
Është duke vazhduar sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në mënyrë ilegale në Brezovicë –  Zona e II-të, e Parkut Kombëtar “Sharri”. Prokuori i rastit tha të martën për Gazetën Express se villat u takojnë pronarëve të “të gjitha strukturave”, duke përfshirë politikanë e biznesmenë.

Sipas raporteve të prokurorisë, vërtetohet se në këtë zonë janë të ndërtuara rreth 100 objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

T7 sjellë pamje nga vendi i ngjarjes teksa po bëhet sekuestrimi i vilave.

The post Brezovica mbushet me policë, dalin pamjet e sekuestrimit të vilave (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Sekuestrohen vilat e politikanëve, biznesmenëve dhe VIP-ave në Brezovicë, arrestime dhe hetime, çfarë pritet të ndodhë sot
53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar në Brezovicë nga rreth 100 sa janë gjithsej të ndërtuara në zonën e parë të Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit.

Ky park është i ndarë në tri zona dhe sipas zyrtarëve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në zonën e parë dhe të dytë nuk lejohet fare ndërtimi kurse në atë të tretë, vetëm me leje të veçantë e cila nuk guxon në asnjë mënyrë të jetë në kundërshtim me ambientin.

Rasim Maloku, prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka deklaruar se operacioni i sotëm “Brezovica” është vazhdimësi e operacionit të ndërmarrë muaj më parë.

“53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar, kurse operacioni vazhdon edhe në ditën e mërkurë nëse premtojnë kushtet atmosferike”, tha Maloku

Ai sqaroi se zona është nën kontroll dhe tanimë janë ndërprerë të gjitha punimet.

Prokurori u shpreh se zyrtarët që ishin përgjegjës për lëshim të lejeve për ndërtim dhe zyrtarët përgjegjës për zbatim, e që janë ata të Drejtorisë së Urbanizimit në komunën e Shtërpcës, që është dashur ta mbikëqyrin gjendjen si edhe inspektorati i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk e kanë kryer punën e tyre.

“Situata ka ardhur deri në këtë nivel për shkak të neglizhencës dhe është dashur të ndërhyjë prokuroria ngaqë janë kryer keqpërdorime të jashtëzakonshme”, tha Maloku.

“Dukuria e keqpërdorimit në këtë zonë ka filluar që nga vitet 2013-2014, por Policia e Krimeve Ekonomike është aktivizuar kurse ndalimet e punimeve janë bërë në vitin 2016, kur edhe kanë vendosur shirita për ndalim punimesh, përkatësisht edhe inspektorati i Ministrisë së Mjedisit”, tha ai, duke shtuar se “çështja ka ngelur në vend”.

Ai tha se është dashur të intervenojë prokuroria në vitin 2019.

“Por, sërish Inspektorati i Ministrisë i ka anuluar aktvendimet për ndërprerje të punimeve dhe kështu është dashur që komplet rastin ta marrë në duar prokuroria”.

Çështja e mbikëqyrjes së ndërtimeve, sipas prokurorit Maloku është punë e inspektorëve të nivelit komunal e qendror.

“Paralajmërimet për mos ndërtime nga ana e tyre kanë qenë shumë formale, por veprime efektive për ndërprerje të ndërtimeve nuk janë bërë asnjëherë”.

Prokuroria deklaroi se pikërisht për mos veprim të tyre inspektorëve, kanë filluar hetimet si ndaj komunës së Shtërpcës dhe atyre të Ministrisë së Ambientit.

“Në rastin Brezovicës, nën hetime i kemi 17 persona, ndaj 11 personave është ngritur aktakuzë në vitin 2020 për degradim ambienti. 18 janë në paraburgim, 3 janë në arrest shtëpiak e të tjerët janë nën masa më të buta sepse kanë bashkëpunuar me prokurorinë”.

Ai tha se hetimet do të vazhdojnë, pavarësisht nivelit të personave.

“Të gjithë do të dalin para gjykatës”, tha prokurori Maloku.

“Parku kombëtar ndahet në tri zona. Në dy të parat ndalohet rreptësishtë ndërtimi. Por në këtë zonë për shkak të akteve korruptimeve dhe mos mbikëqyrjes nga inspektorati i Ministrisë së Ambientit, janë kryer rreth 100 ndërtime, përfshirë edhe një motel, e që është dashur të ndalohen dhe të sekuestrohen”.

Prokurori Maloku u shpreh se do të vazhdohet me sekuestrime në zonën e dytë e pastaj në zonën e tretë.

The post Sekuestrohen vilat e politikanëve, biznesmenëve dhe VIP-ave në Brezovicë, arrestime dhe hetime,  çfarë pritet të ndodhë sot appeared first on Albeu.com.

Rrëshqet një ortek i madh bore në Brezovicë
Një ortek i madh dëbore ka rrëshkitur në Brezovicë të kosovës, në një qendër skijatorësh.

Burime nga policia kanë theksuar se ende nuk dihet nëse ndonjë person është lënduar si pasojë e ortekut, por se me rastin tashmë po merren ekipet emergjente.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se për rastin është njoftuar edhe Njësia e Shpëtim-Kërkimit të FSK-së dhe ekipet e policisë të cilët janë duke u ngjitur tek vendi ku ka rrëshqitur orteku.

“Në ora 13:10 policia ka pranuar një informacion që ka rënë një ortek i borës, tek pista e skijimit.Tani për tani nuk kemi ndonjë informacion se ka ndonjë të lënduar. Policia ka njoftuar Njësinë e Shpëtimit-Kërkimit të FSK-së, ekipet e policisë janë atje dhe po provojnë të ngjiten në vendin ku ka rënë orteku”, tha ai.albeu.com/

The post Rrëshqet një ortek i madh bore në Brezovicë appeared first on Albeu.com.

Kaos në Brezovicë, policia njofton për gjendjen aktuale
Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë qendrën e skijimit në Brezovicë, që aktualisht nuk ka vende për parking të automjeteve.

“Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe automjeteve të shumta në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, i njoftojmë qytetarët se tani për tani nuk ka vende për parking, të gjitha vendet e rezervuara për parking të automjeteve janë të mbushura tek Qendra e Skijimit, andaj automjetet do të ndalohen tek laura në hyrje të Parkut Nacional deri në momentin kur lirohet vendi i parkimit”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qon në qendrën e skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional do të mbikëqyrin rrjedhën e komunikacionit dhe do të mbajnë në kontakt nga afër shoferët e automjeteve që në momentin kur lirohet vend parkingu tek Qendra e Skijimit do tu mundësohet lëvizja e tyre.

“Kjo bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim të kësaj rruge.

Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë dhe mos të ndalojnë dhe parkojnë automjetet e tyre në më mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

The post Kaos në Brezovicë, policia njofton për gjendjen aktuale appeared first on Albeu.com.

Objektet pa leje në Brezovicë, “të rrënohen”
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar vendosjen e masës së paraburgimit ndaj Bratisllav Nikolliqit, zyrtarit të Listës Serbe dhe ish-kryetarit të Shtërpcës, komunë me shumicë serbe në jug të Kosovës, konfirmuan nga kjo prokurori për Radion Evropa e Lirë.

Prokuroria ka kërkuar të vendoset masa e paraburgimit edhe ndaj nëntë personave të tjerë, që u arrestuan të martën nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Vendimi për masën e paraburgimit pritet të merret më 23 dhjetor.

Në kërkesën për vendosjen e masës së paraburgimit thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se Nikolliq, nga viti 2014 deri në tetor të vitit 2018 ka marrë para dhe dhurata në mënyrë të drejtpërdrejtë në këmbim të dhënies së lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, përkatësisht në zonën e dytë dhe të tretë në Brezovicë.

Prokuroria dyshon se Nikolliq ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, por edhe “ka pranuar dhurata me qëllim të ushtrimit të ndikimit të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtarë për dhënien e lejeve ndërtimore”.

Nikolliq dyshohet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë.

Brezovica ndodhet në Komunën e Shtërpcës dhe është pjesë e Parkut Kombëtar “Sharri”. Është e njohur për qendrën e skijimit, e cila është vetëm 9 kilometra larg qendrës së Brezovicës.

Ish-kryetari i Shtërpcës dyshohet se përfitoi kundërligjshëm një milion euro

Parku Kombëtar “Sharri” shtrihet përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut, në 39,000 hektarë tokë, prej të cilave, 39 për qind janë në Komunën e Shtërpcës.

Sipas Ligjit për Parkun Kombëtar “Sharri” ekzistojnë regjimet mbrojtëse, të ndara sipas zonave: e parë, e dytë, e tretë dhe zona e ndikimit. Ndërtimi nuk është i lejuar në zonën e parë dhe të dytë, ku përfshihen pjesët e parkut me veçori natyrore të jashtëzakonshme, të karakterizuara me ekosisteme e vlera tjera të natyrës. Ndërtimi lejohet në zonën e tretë të parkut, në harmoni me ligjin.

Çfarë do të ndodhë me objektet e ndërtuara pa leje?

Bajram Kafexholli, drejtori i Parkut Kombëtar “Sharri”, thotë për Radion Evropa e Lirë se “të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, që kanë tejkalime, si dhe objektet e ndërtuara në zonat e dyta duhet të rrënohen si dhe të kthehen në gjendjen e mëparshme”.

Ai po ashtu shton se Drejtoria për administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” është e “shqetësuar me zhvillimet në fushën ndërtimit dhe infrastrukturës brenda territorit të Parkut Kombëtar ‘Sharri’, konkretisht në zhvillimet e ndërtimeve të vilave, hoteleve, hapjen e rrugëve dhe infrastrukturës në përgjithësi, me theks të veçantë për zonën menaxhuese Brezovicë”.

Prokuroria Themelore e Ferizajt njoftoi më 21 dhjetor se objektet që janë ndërtuar pa leje do të sekuestrohen përkohësisht.

Sipas Ligjit për Parkun Kombëtar “Sharri”, Brezovica i përket zonës së tretë, e cila përfshin territorin ku lejohet ndërtimi, rindërtimi, mbrojtja e objekteve tradicionale, si dhe rekreacioni e turizmi.

Ministria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor thotë se lejet e ndërtimit të kategorisë së parë dhe të dytë i jep komuna, që do të thotë se vetëqeverisja lokale e Shtërpcës ishte përgjegjëse për dhënien e lejeve për shtëpitë e pushimit apo vilat në Brezovicë.

“Lejet jepen nga drejtoritë për urbanizëm, kurse ecuria e ndërtimit mbikëqyret nga inspektorati komunal. Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor kryen inspektime nëpër komuna lidhur me zbatimin e ligjeve në fusha të caktuara”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Urbanizmit dërguar Radios Evropa e Lirë.

Po ashtu, Ministria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor thotë se në Komunën e Shtërpcës janë vërejtur parregullsi, sa i përket ndërtimeve.

Në raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitet 2018-2019, të përgatitur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, thuhet se në këtë periudhë Drejtoria për menaxhimin e Parkut Kombëtar “Sharri” ka iniciuar 624 procedura për shkelje të ligjit.

Është konstatuar se menaxhimi efektiv i zonave të mbrojtura dhe parandalimi i aktiviteteve ilegale në këto zona, janë sfidë për institucionet e Kosovës.

Kush është Bratisllav Nikolliq?

Bratsillav Nikolliq ka qenë kryetar i Komunës së Shtërpcës që nga viti 2009, kur kjo komunë u formua përmes procesit të decentralizimit në Kosovë.

Ndonëse fitoi zgjedhjet lokale në vitin 2013 si kandidat i Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Bratisllav Nikolliq shpejt iu bashkua Listës Serbe, e cila u formua po të njëjtin vit, me mbështetjen e Beogradit.

Në shtator të vitit 2015, Bratisllav Nikolliq u emërua komisionar i Partisë Progresive Serbe (SNS) në Shtërpcë, parti kjo në pushtet në Serbi, në krye të së cilës është presidenti aktual, Aleksandar Vuçiq.

Asokohe, në Shtërpcë ndodhi edhe anëtarësimi kolektiv në SNS. Pra, rreth 3,000 presona iu bashkuan Partisë Përparimtare Serbe.

Ndërkohë, ish-partia e Bratisllav Nikolliqit, Partia e Pavarur Liberale, në vitin 2020 shpalli moratorium politik, për shkak të dominimit të plotë të Listës Serbe.

Lista Serbe, pothuajse në të gjitha zgjedhjet parlamentare dhe lokale, ka fituar rreth 90 për qind të votave të komunitetit serb në Kosovë dhe në këtë mënyrë, ajo i ka të dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës si dhe merr pjesë në punën e Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu, ajo ka pushtetin në të dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Çfarë ka raportuar Nikolliq në Agjencinë Kundër Korrupsionit?

Në mars të vitit 2021, Bratisllav Nikolliq raportoi në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës se kishte një banesë prej 90 metrash katrorë në vlerë prej 50,000 eurosh dhe një veturë në vlerë prej 65,000 eurosh.

Ai gjithashtu ka raportuar se si kryetar i Komunës së Shtërpcës, në nivel vjetor, ka fituar rreth 14,000 eurosh në vit.

Nikolliq ka qenë kryetar i kësaj komune deri në fund të nëntorit të vitit 2021, kur pas zgjedhjeve lokale të tetorit që u mbajtën në Kosovë, postin që ai mbante e mori Dallibor Jevtiq, po ashtu nga Lista Serbe.

Automjetin e tipit Land Rover, me vlerë rreth 70,000 eurosh, Nikolliq e kishte raportuar për herë të parë në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës, në vitin 2016.

Vetëm një vit më herët (2015), Nikolliq raportoi në Agjencinë Kundër Korrupsionit se ishte pronar i një veture me vlerë prej 7,000 eurosh.

Krahas funksionit të kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq ka mbajtur edhe pozitën e koordinatorit në organin e përkohshëm komunal të Shtërpcës, i cili financohet nga Beogradi.

Kush tjetër u arrestua dhe çfarë u sekuestrua?

Përveç Bratisllav Nikolliqit, janë arrestuar edhe nëntë persona të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe drejtori për Urbanizëm në Komunën e Shtërpcës, Dimitrije Raçiqeviq.

Janë arrestuar edhe disa pronarë të kompanive të ndërtimit, si dhe disa qytetarë, me inicialet: D.M., H.B., S.M., R.B., R.H., B.I., S.S. dhe J.K.

Prokurori Rasim Maloku, në një konferencë për media më 21 dhjetor, ka shpjeguar se shumica e objekteve në Brezovicë janë ndërtuar ilegalisht dhe se të dyshuarit kanë marrë vila dhe vetura si dhuratë në këmbim të lejeve të ndërtimit.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës janë sekuestruar mbi 60,000 euro, armë të ndryshme, tetë vetura me vlerë 300,000 euro, si dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Si reagoi Lista Serbe dhe Serbia lidhur me arrestimet në Shtërpcë?

Pasi që Prokuroria më 21 dhjetor i prezantoi detajet e arrestimit për dhënie të paligjshme të lejeve të ndërtimit, dega e Listës Serbe në Shtërpcë mbajti një mbledhje urgjente.

Në këtë mbledhje u arrit përfundimin, me të cilin “dënohet ashpër mënyra me të cilën policia e ka kryer aksionin dhe në të cilën fëmijët dhe familjet e zyrtarëve të Listës Serbe u janë ekspozuar ndërhyrjeve brutale në shtëpitë e tyre dhe frikësimit në orët e hershme të mëngjesit”.

Siç thuhet në një deklaratë, përkrahje pa mëdyshje, u ofrohet të gjithë anëtarëve të paraburgosur të Listës Serbe dhe familjeve të tyre.

“E dimë dhe besojmë se do të vërtetohet që akuzat ndaj tyre janë të pabaza. Tërë situatën dhe mënyrën e kryerjes së aksionit, e shohim si sulm ndaj të gjithë neve, sulm ndaj Listës Serbe, ndaj Bratisllav Nikolliqit, i cili me vite luftoi për paqen dhe bashkëjetesën, për ta bërë Komunën e Shtërpcës shembull të multietnicitetit në Kosovë, gjë që siç duket, dikujt i pengon”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Lista Serbe.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “shteti do të sigurojë ndihmën ligjore” për të arrestuarit në Shtërpcë dhe se ai do të ketë më shumë informacion mbi këtë zhvillim, pasi që të kthehej në Beograd.

Më 21 dhjetor, kur Policia e Kosovës kreu një aksion në Shtërpcë, Vuçiq ndodhej në Shqipëri, me rastin e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Më herët, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës në Shtërpcë “është një tjetër përpjekje brutale për të frikësuar popullin serb në Kosovë dhe një terror i ri i kryeministrit Albin Kurti”./REL/

The post Objektet pa leje në Brezovicë, “të rrënohen” appeared first on Albeu.com.