Breshëri arme ndaj biznesmenit në Sarandë, kapet një nga autorët

Policia ka arrestuar një nga autorët e të shtënave me armë të regjistruara ditën e djeshme ndaj biznesmenit  Spiro Iljadhi në Sarandë.

Mësohet se është arrestuar 33-vjeçari Redjan Hadëri.

Prangosja e Hadërit është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ditë pasi ka ndodhur ngjarja. Vetë Hadëri ka pranuar krimin para policisë dhe është shprehur se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Ndërkohë dy autorët e tjerë të përfshirë në ngjarje janë vëllezërit Andrea Caushi, 35 vjeç, vëllai i tij, Visi Caushi, 33 vjeç, banues në Tepelenë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e ditës se djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: R. H., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor i shtetasve A. C., 35 vjeç dhe V. C., 33 vjeç (vëllezër) të shpallur në kërkim nga Policia.

Vijon puna intensivisht për kapjen e dy autorëve të tjerë të dyshuar të ngjarjes dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Sarandë, për veprime te mëtejshme hetimore./albeu.com

 

Shtuar 21.06.2021 10:14