bregdeti grek Archives - Albeu.com

“Pragu i parajsës”, resorti superluksoz në bregdetin grek ku po qëndron Kurti prej një jave
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti prej më shumë se një javë ndodhet në Greqi. Shefi i Qeverisë ditët e fundit po qëndron në bregdetin e Lagonisit, 30 kilomentra në juglindje të Athinës.

Kurti po merr pjesë në simpoziumin “Symi”, ku kishte qenë edhe vitin e kaluar. Edicioni i sivjetmë i simpoziumit, sikurse edhe vitin e kaluar, po mbahet në “Grand Resort Lagonissi”, një resort superluksoz, që e konsideron veten si “pragu i parajsës”.

Ky vend konsiderohet si një nga hotelet lidere në mbarë globin.

“I zhytur në një gadishull privat prej 72 hektarësh në Rivierën Athinase me pamje mahnitëse të Gjirit Saronik, Grand Resort Lagonissi me 5 yje tejkalon të gjitha pritjet e një resorti veror luksoz”. Kështu përshkruhet ky hotel.

400 euro kushton dhoma më e lirë për një natë. Por, kjo vetëm për një person. Simpoziumi nisi të dielën dhe do të mbahet deri të enjten (14 korrik).

Atje Kurti ishte edhe vitin e kaluar. Mes kritikash të shumta, kryeministri kishte qëndruar në këtë vend ndërsa në Deçan ishte shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit të mbi 500 qytetarëve, ndërsa dy kishin vdekur.

Qëndrimin e Kurtit “Grand Resort Lagonissi” vjet e kishte zbuluar ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një postim në Facebook.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku të martën ka ngritur dilema rreth qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti në Greqi. Ajo tha se në ngjarje si tryeza ndërkombëtare vjetore e revistës prestigjioze “The Economist” javën e kaluar, kryeministri rri “më së shumti 2 ditë”.

“Sinqerisht, a din dikush me më tregu qe sa ditë është Kryeministri në Greqi? Rëndom, në konferenca të tilla, Kryeministri shkon në hapje, e mbanë fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti 2 ditë”, shkroi ajo, duke shtuar se “Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi”.

“As Kryeministri i Greqisë nuk rrin aty 1 javë, e lëre më të tjerët. Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II”, shtoi Çitaku.

Të martën e javës së kaluar, kryeministri Albin Kurti udhëtoi për në Greqi, për të marrë pjesë fillimisht në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë. Gjatë qëndrimit atje, ai zhvilloi takime me përfaqësues të ndryshëm.

Siç njoftonte Zyra e Kryeministrit, Tryeza e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë ishte arsyeja kryesore e vizitës. Kjo tryezë u organizua nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian.

Pas kësaj ngjarjeje, Kurti po merr pjesë edhe në simpoziumin e 24-të “Symi”. Në margjinat e kësaj ngjarjeje, Kurti e takoi të martën emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak./Express/

The post “Pragu i parajsës”, resorti superluksoz në bregdetin grek ku po qëndron Kurti prej një jave appeared first on Albeu.com.