braktisja Archives - Albeu.com

Ish-vjehrra përballet ‘live’ me ish-nusen: Lekë për thonjtë, qerpikët dhe për të bredhur ka, flet 33-vjeçarja: Fotot në Dubai janë të montuara
Këtë të hënë, ish-nuse dhe ish-vjehrrë janë përplasur ‘live’, lidhur me akuzat se Blerina Basha ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur, duke i lënë vetëm në një banesë me kushte të rënda hidro-sanitare.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ish-vjehrra e Blerina Bashës, është shprehur kritike ndaj ish-nuses, duke thënë se, “ajo nuk mund të thotë se nuk ka mundësi ekonomike, kur ajo ka para për të bredhur”.

“Kam folur me mamin tënd live dhe kam thënë që nuk mund t’i lëmë fëmijët në atë gjendje. Ka thënë që burri nuk më sjell lekë. Kërkoje ndihmë sociale. Po për të bredhur për të bërë qerpikët, për të bërë vetullat, për të bërë thonjtë, flokët a kishe lekë ti. More në qafë tri fëmijë, po më plas shpirti”, ka thënë ish-vjehrra.

Këto deklarata nëna e 3 fëmijëve i ka hedhur poshtë dhe se është kujdesur për fëmijët dhe se nuk i ka braktisur kurrë.

Sa i përket disa fotove që kanë qarkulluar në media pas bërjes publike të rastit, e reja Blerina Basha i ka mohuar se janë bërë në Dubai, por sipas saj, janë montuar. Ajo tha se të gjithë po lëshojnë lumë urrejtjesh ndaj saj.

“Janë foto të montuara. Janë të bëra nga aplikacionet, mund të montohen. Ka pasur mosmarrëveshjet, debatet. Fëmijët e mi nuk janë ushqyer kurrë me urrejtje ndaj babait dhe gjyshes së tyre. Këta persona po japin kaq urrejtje ndaj meje. Fëmijët e mi kanë ndenjur 2-3 muaj në Itali, pasi unë nuk mund të shkoja për shkak të dokumenteve, dhe dëgjoja, se e kam me video, ku fëmijët më shanin dhe flisnin me fjalë të ndyra. Të ndikuar nga ish-burri im”, tha Blerina Basha.

Ndërkohë, ish-vjehrra tha se nusja e saj shpërdoronte paratë, duke e akuzuar sërish që ka lënë fëmijë në gjendje të rëndë dhe është kujdesur për veten e saj.

“10 muaj jetonin fëmijët me mua në Itali. Në muajin e 5 ajo ka ikur dhe është larguar 5 muaj dhe s’ka ardhur. Ndoshta në Dubai nuk ka qenë, por në Kosovë ka qenë. Nëse fëmijët janë në atë gjendje, që bën thonjtë, e flokët, dhe qerpikët, e për të ngritur vetullat, mos kërko ndihmë nga shteti. E di kur kërkoj unë ndihmë, kur jam sëmurë. Ndihmë i kanë dhënë të gjithë. Por siç është në pamjet e jashtme, ashtu duhet të jetë dhe në shtëpi. Zgjeben s’ia solla unë nga Italia me valixhe asaj”, tha ajo.

The post Ish-vjehrra përballet ‘live’ me ish-nusen: Lekë për thonjtë, qerpikët dhe për të bredhur ka, flet 33-vjeçarja: Fotot në Dubai janë të montuara appeared first on Albeu.com.

Braktisja e 3 fëmijëve në Durrës, zbardhet dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kisha mbështetje, me ish-bashkëshortin…
Blerina Basha, bashkë me tre fëmijët e mitur vijon të qëndrojë në pediatrinë e spitalit të Durrësit. 33-vjeçarja, e cila shprehet se ka punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, pasi nuk kishte asnjë mbështetje familjare.

Ajo thotë se dje u ka blerë fëmijëve rroba, komplet pizhamash të ngrohta, dhe batanije për të kaluar natën në spital dhe askush nuk u ka dhënë veshmbathje, ndryshe nga sa ka deklaruar mbrëmjen e kaluar Ministria.

Kam punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, sepse nuk kam pasur asnjë mbështetje familjare. Prindërit e mi jetojnë në Francë dhe nuk kam asnjë të afërm këtu që të më ndihmojë për kujdesin ndaj tyre.

Në vitin 2025, ish-bashkëshorti më propozoi të bashkoheshim për të ikur në Itali. U bashkuam dhe ai u përgatiti dokumentet fëmijëve.

Në shtator më tha se nuk do të qëndronte më në Itali dhe m’i la fëmijët mua. Më kërkoi të rrija me të, duke thënë se nuk i mbante dot vetëm.

Unë qëndrova rreth tre muaj në Shqipëri për procedurat e dokumenteve dhe, sepse nuk mund të rrija pa fëmijët, i mora me vete për t’u kthyer.

Diskutuam që fëmijët të qëndronin me të atin në Itali, por unë nuk mund t’i lija larg, ndaj i mora dhe i regjistrova në shkollë këtu.

Në nëntor vjet, shkolla më njoftoi se dy djemtë nuk po shkonin në shkollë, pasi nuk kisha mundësi t’i çoja çdo ditë. Në atë periudhë, fëmijët rezultuan edhe me zgjebe. U komunikova situatën dhe kërkova ndihmë nga bashkia, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve sociale që të merrnin masa për rastin tim.

Bashkia nuk ka vepruar. Më thirrën në shkollë për mungesat e fëmijëve dhe u shpjegova se nuk kam mundësi të qëndroj e mbyllur në shtëpi me ta, pa punuar. U thashë se, nëse do të më ndihmonin konkretisht me shërbime sociale, do të qëndroja me fëmijët, por në kushtet kur nuk kishte ndihmë reale, isha e detyruar të punoja.

Nuk qëndrova tek ish-bashkëshorti, sepse nuk mund të jetoj me një person nga i cili jam e ndarë. Ai më ka dhënë vetëm 180 mijë lekë të vjetra si ndihmë për tre fëmijët, një shumë që nuk më mjaftonte, ndaj nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të shkoja në punë”, ka deklaruar ajo.

The post Braktisja e 3 fëmijëve në Durrës, zbardhet dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kisha mbështetje, me ish-bashkëshortin… appeared first on Albeu.com.

The Economist: A po i braktisin ëndrrat e tyre studentët dhe a ka rëndësi kjo?
Financat, konsulenca dhe teknologjia po gllabërojnë studentët më të mirë. A po i braktisin ëndrrat e tyre studentët dhe a ka rëndësi kjo, shkruan The Economist.

Për të kuptuar si e shohin veten Universitetet amerikane Ivy League, lexoni broshurat e tyre të pranimit.

Duke shfletuar fotot e studentëve që qeshin në lëndinat e kampusit Universitar, të krijohet përshtypja e institucioneve të përsosura për përparim intelektual.

Por bota tashmë ka një përshtypje tjetër për to. Universitetet elitare Ivy League, tani shihen si vende ku mbizotërojnë politikat ultra-liberale “woke” dhe ku ngrihen tenda për të protestuar kundër luftës në Gaza.

Presidentët e katër Universiteteve Ivy League, kanë dhënë dorëheqjen që nga fundi i vitit 2023, pasi u akuzuan nga politikanët dhe ish-studentët se po tregonin mbështetje të hapur ndaj protestave për Palestinën.

Por vendi që këto kohë e simbolizon në mënyrë më të përsosur realitetin e universiteteve Ivy League, është Whitney, një muze në Nju Jork. Në shtator, 800 studentë u ftuan në këtë muze nga fondi D.E. Shaw, për të vështruar pikturat dhe skulpturat. Sipas të pranishmëve, qëllimi i eventit ishte që këta të rinj të zgjuar, të krijonin një ide të veçantë mbi suksesin.

Le të analizojmë se ku punësohen të diplomuarit e Harvardit. Në vitet 1970, 1 në 20 hynin menjëherë në fuqinë punëtore si të punësuar në financë ose konsulencë. Deri në vitet 1980, kjo shifër shkoi një në pesë; në vitet 1990, një në katër. Ndoshta kjo nuk është për t’u çuditur, sidomos duke pasur parasysh se ato ishin kohë të arta për Wall Street.

Por në çerekshekullin e kaluar, ka pasur një ndryshim edhe më të theksuar: në vitin 2024, rreth gjysma e të diplomuarve të Harvardit që hynë në fuqinë punëtore u punësuan në financë, konsulencë ose teknologji.

Pra, tani më shumë se kurrë, hyrja në këto universitete shihet si një rrugë e shpejtë drejt botës së korporatave. Së fundmi, Harvardi organizoi një panair aktivitetesh për studentët e rinj. Qindra klube parashtruan veprimtaritë e tyre: bletarë, zejtarë etj.

Por ndër klubet më të lakmuara ishin grupet paraprofesionale në konsulencë, investim dhe fusha të ngjashme. Disa klube pranojnë vetëm një përqindje njëshifrore të aplikantëve, duke u munduar të imitojnë përzgjedhjen për pranim të vetë universitetit: Ata që kanë fat nuk bëhen “anëtarë”, por “ortakë” ose “drejtorë menaxhues”.

“Aplikantët tërhiqen nga ekskluziviteti, tamam si një xixëllonjë që tërhiqet nga një fener”, thotë Luka (pseudonim), një student i vitit të katërt, i cili drejton një klub të tillë.

Anëtarët në klubin e Lukës, kanë mundësi të krijojnë lidhje me bankat e investimeve si Goldman Sachs dhe fonde mbrojtëse si Citadel. “Ne kemi ish-studentë në të gjithë emrat e mëdhenj të kompanive”.

Klubet paraprofesionale janë thjesht pjesa më e dukshme e një procesi përzgjedhës, që u jep formë ngadalë ambicieve të shumë studentëve për të bërë praktikën në një nga shoqëritë e mëdha këshillimore.

Annushka, një studente e vitit të dytë, thotë se grupe të tilla dynden drejt studentëve të vitit të parë, për t’i këshilluar për karrierë. “Ata të bombardojnë vazhdimisht”, thotë Annushka. Ajo i bëri ballë tundimit për t’u bashkuar, por mori pjesë në seanca informuese.

Përkundrazi, Luka mbërriti në Harvard duke pritur që të përqendrohej në politikë, por nuk e bëri këtë. Ai anoi nga bota më konkrete dhe e matshme e financave, në fillim të vitit të dytë universitar. Sipas tij, kjo ishte mjaft vonë.

Luka thotë se është i habitur se sa herët fillon orientimi i karrierës: ai merr telefonata nga studentë që nuk e kanë filluar ende vitin e parë. “Unë i them: ‘Nuk do të flas me ty, shko bëj qejf, bëj gjëra të tjera, shijo vitin e fundit të gjimnazit”.

Nuk ka qenë kështu në të kaluarën. Deb Carroll, kreu i zyrës së karrierës në Harvard, thotë se njëzet vjet më parë, praktikat verore (shpesh të kryera pas vitit të tretë në universitet), mund të siguroheshin vetëm disa muaj përpara, madje edhe në fusha konkurruese si bankat e investimeve.

Këto ditë, praktikat bankare nisin procesin e punësimit që në vitin e dytë të studentëve. Disa studentë kanë tashmë plane për verën e vitit 2026.

“Është vërtete për të ardhur keq, – thotë zonja Carroll, – por nuk është diçka që mund ta ndalojmë”. Studentët në Universitetet Ivy League ndiejnë tendosjen.

Në Universitetin Yale, disa studentë të vitit të dytë aplikojnë për praktika teknologjike që janë për vitet e treta, duke menduar se do të diplomohen herët. E gjithë kjo ngre pyetjen se për çfarë duhet të shërbejë një universitet. Universitetet Ivy League shihen si institucione ku ndiqet talenti dhe plotësohen dëshirat e studentëve, qoftë për t’u bërë dramaturg, studiues i kancerit apo ndonjë profesion tjetër. Ose edhe një bankier në Wall Street.

Sot, rekrutimi nga korporatat është bërë pjesë e jetës së kampusit universitar, që kur studentët hyjnë në universitet. Kjo atmosferë karrieriste mund të zhgënjejë disa studentë si Annushka dhe të joshë të tjerë si Luka. Sido që të jetë, përvoja e tyre në universitet formohet nga rekrutimi.

Një shoqe klase e Lukës, e cila bëri praktikën me të në një bankë investimesh verën e kaluar, u takua me gazetarin e The Economist në një kafene të shtrenjtë skandinave aty pranë Sheshit të Harvardit, një vend ku një pije latte kushton 8 dollarë.

Jashtë, protestuesit po shpërndanin fletushka ku thuhej se një student ishte shkarkuar nga puna si barist, sepse ishte përpjekur të krijonte një sindikatë.

“Unë shkova në kolegj duke mos ditur vërtet se çfarë doja të bëja, duke shpresuar se do të më vinte vetvetiu frymëzimi”, thotë ajo. “Kështu që provova fushën e financave”.

Ajo tani mendon se do të parapëlqente të ishte mësuese. Por nuk ju shmang rrugës së financave për të provuar një fushë tjetër, nga frika se kjo mund të dëmtonte shanset për të punuar në Wall Street.

Edhe protestat kundër luftës në Gaza kanë rekrutimet e veta. Studentët të cilët kërkojnë që universitetet të largohen nga kompanitë e lidhura me luftën, përplasen vazhdimisht me bashkëpunëtorët në klubin e Lukës. Disa studentë protestues mbulojnë fytyrat me maska ose shami në mënyrë që fotot e tyre të mos përfundojnë në duart e punëdhënësve të mundshëm.

(Disa kundërshtarë të protestuesve, si Bill Ackman, u kanë kërkuar rekrutuesve që të mos i punësojnë ata).

Mbajtja e mundësive të hapura

Kompanitë kryesore përfitojnë nga dëshira e të rinjve për të shmangur rrezikun, që provat tregojnë se është më i madh se sa duhet. Isaac Hacamo dhe Kristof Kleiner, dy ekonomistë në Universitetin Indiana, kanë studiuar “sipërmarrësit e detyruar”.

Studentët që diplomohen nga kolegjet elitare gjatë periudhave të papunësisë së lartë, krijojnë më shumë kompani. Këto firma kanë gjithashtu më shumë gjasa se mesatarja për të mbijetuar, për të marrë mbështetjen e kapitalit sipërmarrës dhe për t’u blerë. Studimi tregon se të diplomuarit me kualifikime të larta, po rrezikojnë shumë pak.

Kjo është një trysni e madhe për studentët. Por ata janë mjaft të rinj për të ndryshuar mendje. Një praktikant në një kompani në Silicon Valley nuk do të jetë domosdoshmërisht një ekspert i teknologjisë nesër. Në vitin 2011, Marina Keegan, studente në Universitetin Yale, shkroi një ese duke u ankuar për humbjen e shokëve të klasës që po mendonin për vende pune si bankierë ose konsulentë:

“Dua të shikoj filmat e Shloe-it, të ndjek shfaqjet muzikore të Markut, të punoj si vullnetare me Joe-in, të ha në restorantin e Annie-it dhe të dërgoj fëmijët e mi në shkollat e reformuara nga Jeff-i”.

Për fat të keq, Keegan vdiq në një aksident automobilistik disa ditë pas diplomimit. Megjithatë, më shumë se një dekadë më vonë, ne kontrolluam profilet e LinkedIn të njerëzve që ajo kishte përmendur.

Sot, secili prej tyre është duke punuar në fushën ku ajo kishte shpresuar se do të përfundonin. Studentët e sotëm mund ta gjejnë vendin ku përkasin, edhe nëse nuk është domosdoshmërisht një punë në një firmë financiare./ Monitor

The post The Economist: A po i braktisin ëndrrat e tyre studentët dhe a ka rëndësi kjo? appeared first on Albeu.com.

Bojkotimi i Komisionit për TIMS-in/ Ligji u shkel, Ervin Salianji i kthehet Gogut: Kërkuan pushim, por ikën si mjeranë
Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji, i ka kthyer përgjigje akuzave të deputetit Toni Gogu. Aithekson se socialistët, konkretisht nënkryetari Gogu, kërkoi 5 minuta pushim dhe pas asaj kohe nuk u kthyen më në komision.

Sipas tij, dolën zbuluar si një shumicë parlamentare që bojkoton komisionin hetimor, vetëm sepse nuk do të lejojë pyetjet e ekspertëve dhe deputetëve drejtuar institucioneve.

Gjithashtu, Salianji shprehet se; “Çdo mbrojtje e krimit është mjerane, ashtu si argumentet e socialistëve dje, që pretendonin se kishin qenë ne tualet, se nuk e kishin mendjen se ishin me temperaturë, se nuk kishin dëgjuar mësuesin, e shume justifikime feminore”, thekson ai.

REAGIMI:

“Komisioni Hetimor nuk është çartje të marrësh!

E pangjarë që një shumicë parlamentare të bojkotojë parlamentin dhe komisionin, e pandodhur që deputetë të zgjedhur nga qytetarët, që janë betuar mbi Kushtetutë, të behen haptazi mbrojtës të krimit dhe të paligjshmërisë!

Dje nën dritën e kamerave të Komisionit Hetimor Parlamentar për TIMS, nënkryetari kërkoi pushim 5 min, duke fshehur synimin mjeran, që ishte largimi e braktisja e ballafaqimit, tipike si e keqbërësve që kanë ndërhyrë në TIMS.

Ikën duke shkelur ligjin dhe pa i dhënë asnjë shpjegim as votuesve të vet as publikut për të habitshmin veprim. Dolën zbuluar si një shumicë parlamentare që bojkoton komisionin hetimor vetëm sepse nuk do të lejojë pyetjet e ekspertëve dhe deputetëve drejtuar institucioneve! Një shumicë e kapur ngushtë e në zullum, që bën gjithçka për te penguar transparencën. Çfarë halli mund të kenë deputetë të Republikës që flakin dinjitet e ligj vetëm e vetëm se duan të ndalojnë hetimin parlamentar për një dukuri që ka shqetësuar qytetarët dhe partnerët e Shqipërisë, e ka cenuar sigurinë kombëtarë.

Çdo mbrojtje e krimit është mjerane, ashtu si argumentet e socialistëve dje, që pretendonin se kishin qenë ne tualet, se nuk e kishin mendjen se ishin me temperaturë, se nuk kishin dëgjuar mësuesin, e shume justifikime feminore, por harronin që ai komision me vendim të ndërmjetëm e ka marrë vendimin për të dërguar kërkesat për informacion!

Kushdo ka kërkesa të tjera për informacion, të çdo lloji, ne do i votojmë pa asnjë vërejtje por të pretendosh për të bllokuar kërkesat e ekspertëve dhe kolegëve është marrëzi kriminale!

Nëse ne PS apo në rrjetet personale mund të thuash çdo idiotësi, puna e komisionit hetimor i nënshtrohet vetëm ligjit! Komisioni Hetimor nuk mund të kthejë armiqtë në patriotë, as kriminelët në model, as paligjshmërinë në normë, as idiotësinë në piedestal, as të bëjë lavde dhe adhurim për “shqiptarin” Hajredin Pasha, sepse për ne: “Ignorantia non est argumentum”.

The post Bojkotimi i Komisionit për TIMS-in/ Ligji u shkel, Ervin Salianji i kthehet Gogut: Kërkuan pushim, por ikën si mjeranë appeared first on Albeu.com.