Braktisja e shtetit Archives - Albeu.com

“Nuk e vetëvra”, nënkryetari i PD-së: 48-vjeçarin në Përrenjas në litar e çoi braktisja e shtetit
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar për ngjarjen e rëndë që u shënua në fshatin Rrajcë të Përrenjasit, ku një 48-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur në pemë.

Viktima Fatos Çollaku i dha fund jetës së tij për shkak se jetonte në skamje, ndër Boçi shkruan se Çollaku nuk u vra, por e vranë.

Boçi ka postuar një foto kur ka takuar të ndjerin.

Ndër të tjera deputeti shkruan “në litar Fatosin nuk e çuan këmbët e veta, e  çoi braktisja e shtetit” .

Postimi i plotë i Boçit:

E VRANË NUK U VETËVRA

Fatos Çollaku, burri i urtë nga Prrenjasi,nuk u vetëvra!

E donte jetën shumë. Na e ka thënë në sy.

E donte atë me punë e djersë.

E kam takuar aty në atë shtëpinë e tij të varfër disa vite më parë, që ndonëse në terr prej mungesës së energjisë e orendive, të verbonte nga ndershmëria, sinqeriteti dhe njerëzorja.

Ai vetë kishte turp që e ndihmonin, për të mbajtur shpirtin gjallë, të afërmit, miqtë, shokët.

Donte të jetonte me dinjitet.

Donte punë. Në mos punë, përkrahje sociale, ndihmë ekonomike nga qeveria e “reformave” të mëdha me shpirt të vogël.

Donte vetëm një llampë dritë e asgjë tjetër më shumë, nga kabineti që quhet qeveri e organi Kryeministër!?

A e kuptoni?!

Vetëm një llampë dritë që në një vit harxhon aq sa harxhon në një minutë ftohësi ultramodern i zyrës së atij që rri aty shtriqur këmbë përmbi këmbë, i “hallemadhit” miliarder të vendit më të varfër të Europës.

Nuk i dhanë asgjë prej gjëje, as dritë, as shpresë, as bukë. Sepse nuk kanë asnjë ndjeshmëri.

Madje e shpallën “armik” , reaksionar e i hoqën çdo mbështetje.

Vërtet e vranë!

Po ju që e vratë a ndjeni një fije turp?!

Se përgjegjësi e di që jo!

Në litar Fatosin nuk e çuan këmbët e veta.

Aspak.

Njerëz mos e besoni!

E çoi braktisja e shtetit.

E çoi dënimi me skamje që i kishte shpallur pushteti.

E çoi pashpirtësia e të pafytyrëve që tallen me mjerimin pa drita të njerëzve të thjeshtë.

E çoi arroganca e të panginjurve që notojnë në miliona të fituar vetëm me një lëvizje të presjes dhjetore të çmimit të energjisë.

E çoi Rama, shpura e tij, babëzia e tij, antihumanizmi i tij.

Pse hezitoni ta thoni e ta themi?!

Çfarë?!

Do më thoni që po bëj nekropolitikë?!

Në djall politika, në djall “ëngjëjt” diabolikë që drejtojnë këtë vend “të pafajshëm”.

Po, po! Ju e vratë!

Siç dini të vrisni vetëm ju.

Të vrisni me skaf në qetësinë e detit dhe më pas lani duart…në det.

Të vrisni në gjumë si Gjoklajn dhe lani duart…në plehra.

Të vrisni natën nga pas në rrugicë si Rashën e lani duar…me disifektant Covidi.

Të vrisni në komisariate si Ilvin e lani (lironi) duart… duke hequr lidhëset e këpucëve.

Dhe këtej çirreni në histeri marramendëse: Drejtësia!!!! Drejtësia!!!

Po të dalë dikush e të më tregojë Drejtësinë për Fatosin e ndjerë.

Të dalë një i vetëm i pushtetshëm i këtij vendi.

Por ah ju….!?

Ju të kulluarit këllirë të rënë nga qielli pa ngjyrë.

Jo vetëm kaq…

Ju dini të vrisni dhe ngadalë.

Të vrisni duke ta marrë shpirtin pak e nga pak, ekonomikisht, me varfërim progresiv, me taksa të padrejta, me xhandarë e taksidarë.

Duke të hequr nga puna e damkosur për bindje politike, si “armiq” regjimi.

Duke të larguar njerëzit e dashur që të rrethojnë, larg syve, kujdesit e zemrës.

Duke ta bërë të vështirë jetën me çdo çmim.

Duke ta nxirë, ditën, muajin, vitin me mijëra mënyra e marifete.

Duke të tallur, vjedhur, grabitur me ligje, me horrlliqe, me katër duar e pa duar, natën e ditën.

Dhe ajo që është akoma më e tmerrshme.

JU TË VRISNI ME VETËVRASJE!

Siç bëtë me Fatosin.

Siç keni bërë me Qamil Zelën me Arifin, Gjinin e dhjetra të tjerë që i keni vrarë duke i shtyrë drejt vetëflijimit, se nuk kishin mundësi të paguanin faturën e energjisë, se nuk mund të mbanin familjen, se nuk kishin rrugëdalje përpos lehtësisë së dheut.

E kështu me vrasje si vetëvrasje, ju me atë rast nuk lani as duart.

Por ama me duart e bërë “pis” fërkoni barkun.

Ia kaloni dhe Pilatit në këtë gjest mashtrimi.

Fatosin e shkretë e vratë…

Po ne?!

Po qytetarët?!

Ne bashkë me qytetarët s’duhet t’ju lejojmë që të bëni vrasjen e rradhës.

Boll më!!!!!!

The post “Nuk e vetëvra”, nënkryetari i PD-së: 48-vjeçarin në Përrenjas në litar e çoi braktisja e shtetit appeared first on Albeu.com.