braktisi Archives - Albeu.com

Socialistët braktisën Komisionin Hetimor të ‘TIMS’/ Gogu: U larguam sepse u shkel ligji
Ditën e djeshme, socialistët braktisën mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS. Sot, nënkryetari Toni Gogu, ka sqaruar arsyet se pse morën këtë vendim, duke thënë se largimi ishte mënyra e vetme për të penguar shkeljen e ligjit.

Gogu shprehet se në komision kanë të drejtë të votojnë dhe pretendon se kjo e drejtë, u është hequr nga kryetari i Komisionit Ervin Salianji.

Komisioni është i detyruar nga Ligji që të votojë dhe miratojë me votë secilën kërkesë procedurale, thotë ai, të përgatitur nga ekspertët që i ka propozuar vetë.

Deklarata:

Dje u larguam me dhimbje nga Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave TIMS. Në mbledhjen e djeshme ishim të shtrënguar që nga anëtarë të një Komisioni Hetimor, të bëheshim dëshmitarë sesi Ligji u shkel sistematikisht me injorancë si një gjë e pavlerë.

Ligji që duhet të respektonim për Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore na ngarkon ne, ligjvënësve që:

(cit.) “të hetojmë përmes veprimeve proceduriale për të sqaruar një çështje të veçantë (në rastin tonë, veprimtarinë e institucioneve të ngarkuara për mbrojtjen e sistemit TIMS), por pa marrë të pandehur dhe pa ngritur akuzë penale.”

Ligji nuk na autorizon të akuzojmë, ndaj sa herë që akuzojmë në vend që të hetojmë, ligji shkelet. Ligji nuk na autorizon të shpallim fajtorë, ndaj sa herë që shpallim të tillë pa bërë ende asnjë pyetje, ligji shkelet.

Ne, ligjvënësit anëtarë të Komisionit Hetimor, në zbatim të ligjit për komisionet hetimore, ndihmohemi nga ekspertët ligjorë. Nga ata ekspertë ligjorë të Komisionit, që janë miratuar me shumicë të cilësuar. Ligji ngarkon ekspertët ligjorë për grumbullimin e informacionit dhe hartimin e Planit të Hetimit. Planin e Votimit ne e VOTOJMË, dhe më pas e zbatojmë me përpikmëri në thirrjen dhe pyetjen e dëshmitarëve dhe krerëve të institucioneve. Sipas Ligjit! Sa i paaftë apo në keqbesim duhet të jesh që të mos e kuptosh këtë?!

Ne ligjvënësit anëtarë të Komisionit Hetimor VOTOJMË. VOTOJMË ÇDO KËRKESË PËR INFORMACION. VOTOJMË PLANIN E HETIMIT. VOTOJMË ÇDO NDRYSHIM APO PLOTËSIM TË KËTIJ PLANI.

VOTIMI është rregulli bazë në vendimmarrjen e një Komisioni (dhe jo vetëm). Nuk ka mënyrë tjetër për të marrë vendim! Ndaj kur kolegëve të Komisionit iu heq të drejtën për të VOTUAR, se bën sikur nuk i dëgjon, apo bën sikur nuk i sheh, jo vetëm që shkel ligjin, por i heq edhe Komisionit mundësinë që të marrë Vendime. Sa i paaftë apo në keqdashje duhet të jesh që të mos e kuptosh këtë?!

Të shohësh Kryetarin e një Komisioni Hetimor, që injoron hapur jo vetëm ligjin e Komisioneve Hetimore, por edhe ligjet e logjikës së thjeshtë njerëzore, duke mos ja nënshtruar vendimmarrjen VOTIMIT, e tejkalon dhimbjen për Ligjin e shkelur.

Të shohësh dikë që nga karrikja e ligjvënësit REFUZON t’i nënshtrojë VENDIMMARRJEN VOTIMIT dhe beson se demagogjia mund të zëvendësojë procedurën më elementare nga e cila buron çdo vendimmarrje, të bën të ndjehesh i keqardhur edhe për demagogjinë e konsumuar më kot.

Komisioni është i detyruar nga Ligji që të votojë dhe miratojë me votë SECILËN KËRKESË PROCEDURIALE, të përgatitur nga ekspertët që i ka propozuar vetë.

Në një situatë si ajo e drejtimit të çartur të Komisionit Hetimor për TIMS-in, jo vetëm që bëhesh dëshmitar i një shkeljeje ligjore, por edhe i një sjelljeje në keqbesim dhe keqdashëse.

Më duhet të shpjegoj se kërkesat proceduriale për informacion që i dërgohen krerëve të institucioneve të rendit dhe sigurisë në republikën tonë, kanë nevojë të mbështeten me vendimmarrjen e deputetëve anëtarë te Komisionit.

Për vendimmarrjen nevojitet Votim sipas Ligjit, sepse vendimet e Komisioneve Parlamentare, nuk janë si votimet e 5 mijë delegatëve, që votonin të ulur në 3 mijë karrige, e nga të cilat votime “merreshim vendime” të njoftuara e të zbardhura muaj të tërë përpara votimit.

Secila Kërkesë Proceduriale për informacion meriton vëmendjen dhe VOTËN E KOLEGËVE DEPUTETË. Dhe kur ia mohon këtë të drejtë të gjithë kolegëve, majtas e djathtas, jo vetëm që shkelet ligji, por nëpërkëmbet edhe inteligjenca e votuesve që presin të shohin rezultatet e hetimit parlamentar.

Për pak show politiko-mediatik, mund t’i qepesh edhe një batute të mjerë, thjesht sepse të ngjason me një shkop bejzbolli me të cilën mund t’u hakërrehesh kundërshtarëve politikë. Me batutë në gojë mund të shkelësh edhe Kodin e Etikës së Deputetit, por nuk zhbën dot procedurën parlamentare. Nuk zëvendëson dot VOTIMIN. Nuk ka batutë që të shpëton nga procedura ligjore.

Komisioni hetimor, është i vetmi instrument që mund të na udheheqë drejt së të vërtetës objektive. Të paralizosh Komisionin Hetimor do të thotë minimumi të shkelmosh me arrogancë pritshmëritë e atyre që beson se të votojnë.

Shkelja haptazi e ligjit, Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Etikës, për më tepër me një arrogancë, që sa kohë nuk buron dot nga vota, me sa duket merr frymëzim nga padija, na e bënte të pamundur vijimin e mbledhjes.

Ndaj dhe u larguam, nga ajo skenë e shëmtuar, ku ligji shkelet dhe komisioni hetimor paralizohet me vetëdije. Shpresojmë që Kryetari dhe kolegët opozitarë që kanë kërkuar të hetojnë, t’u kthehen pyetjeve dhe të lënë mënjanë deklaratat.

Të paktën deri në ditën që Komisioni mund të vendosë t’i thërrasë si dëshmitarë për aq shumë gjëra sa kanë deklaruar dhe pretendojnë se dinë. Atë ditë mund të DEKLAROJNË gjerë e gjatë! Deri atë ditë është mirë të pyesin dhe të dëgjojnë, pra të hetojnë.

Dje u larguam, pasi me keqardhje konstatuam sesi ligji shkelej si të ishte bishti i një cigareje, që e ke ndezur sa për të kaluar mërzitjen apo sëkëlldinë e radhës. Shkelej me këmbë, me duar e me fjalë. U larguam sepse largimi ishte e vetmja mënyrë për të ndalur shkeljen e ligjit”, shprehet ai.

The post Socialistët braktisën Komisionin Hetimor të ‘TIMS’/ Gogu: U larguam sepse u shkel ligji appeared first on Albeu.com.

Braktisi në Francë djalin 9-vjeç dhe u kthye në Shqipëri, procedohet 50-vjeçari
Policia e Shkodrës, ka proceduar penalisht një 50-vjeçar, pasi braktisi në Francë djalin e tij të mitur, me qëllim që të kërkonte azil në këtë shtet.

“Ky shtetas, më datë 22.01.2020, ka kaluar kufirin në PKK Muriqan, bashkë me djalin e tij të mitur, me autorizimin përkatës nga nëna e djalit, dhe më datë 09.01.2023, është kthyer në Shqipëri, pa djalin e tyre. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e ka braktisur djalin e tij 9 vjeç, në Francë, me qëllim azilkërkimin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi:

“Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër kanë intensifikuar masat për identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre shtetasve që braktisin fëmijët e mitur, në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin.

Procedohet penalisht një 50-vjeçar, pasi braktisi në Francë, djalin e tij të mitur (9 vjeç), me qëllim që të kërkonte azil në këtë shtet.

Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në vijim të punës për parandalimin dhe evidentimin e rasteve të braktisjes së fëmijëve apo të familjarëve të mitur, në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin, kanë intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervistimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit jashtë vendit apo të atyre që kthehen në Shqipëri, duke braktisur fëmijët/ familjarët e mitur, me qëllim kërkimin e azilit.

Si rezultat, është evidentuar një rast i braktisjes së fëmijëve të mitur, në vendet e BE-së, me qëllim për të kërkuar azil. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Ky shtetas, më datë 22.01.2020, ka kaluar kufirin në PKK Muriqan, bashkë me djalin e tij të mitur, me autorizimin përkatës nga nëna e djalit, dhe më datë 09.01.2023, është kthyer në Shqipëri, pa djalin e tyre. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e ka braktisur djalin e tij 9 vjeç, në Francë, me qëllim azilkërkimin.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjitha pikat e kalimit, për dokumentacionin, si dhe intervistimet për përmbushjen e kushteve për lëvizjen drejt vendeve të BE-së apo vendeve të tjera, për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu, do të vijojë bashkëpunimi i ngushtë me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN e më gjerë, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit, për qëllime azilkërkimi.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero. Policia e Shtetit është e vendosur për të ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur, jashtë vendit, me qëllim azilkërkimin”, thuhet në njoftim.

The post Braktisi në Francë djalin 9-vjeç dhe u kthye në Shqipëri, procedohet 50-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Lindi dhe braktisi foshnjën në një garazh në Tiranë, dërgohet në spital 30-vjeçarja: Në gjendje të rëndë shëndetësore
Policia e kryeqytetit ka arritur të ndalojë nënën që arriti të braktisë foshnjën e sapolindur në një bodrum në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Në një reagim të dytë policia bën me dije se 30-vjeçarja me iniciale E.I, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Për shkak të lindjes në kushte të vështira (ne bodrum), vajza ka shfaqur komplikacione me shëndetin.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, e cila bën fjalë për gjetjen e një foshnje të porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e një 30-vjeçareje, si autore e dyshuar e kësaj ngjarje.

Pas identifikimit dhe shoqërimit, shërbimet e Policisë e kanë dërguar 30-vjeçaren për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

The post Lindi dhe braktisi foshnjën në një garazh në Tiranë, dërgohet në spital 30-vjeçarja: Në gjendje të rëndë shëndetësore appeared first on Albeu.com.

Lindi foshnjen në një garazh makine dhe e braktisi, shoqërohet në polici gruaja (VIDEO)
Policia e Tiranës ka identifikuar mbrëmjen e sotme nënën e foshnjes që u gjet e braktisur në Yzberisht mëngjesin e ditës së sotme.

29-vjeçarja E.I me origjinë nga Pogradeci e cila jeton në Tiranë, tashmë do të përgjigjet para uniformave blu, se cila ishte arsyeja e braktisjes së foshnjës.

Foshnja u gjet paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe aktualisht është e intubuar.

“Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar  menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaronte policia.

The post Lindi foshnjen në një garazh makine dhe e braktisi, shoqërohet në polici gruaja (VIDEO) appeared first on Albeu.com.