bqk Archives - Albeu.com

Kosovë, rritet fitimi i bankave tregtare në gjashtëmujorin e parë 2024
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për periudhën janar-qershor 2024 nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera ndaj qytetarëve dhe bizneseve, bankat tregtare kanë pasur fitim të pastër 90.9 milionë euro, ose 8.2 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në gjashtëmujorin e parë 2023 fitimi i bankave ka qenë 82.6 milionë euro. Në vitin 2022 në këtë periudhë fitimi i bankave ishte 65 milionë euro, raporton KosovaPress.

Norma e interesit për muajin qershor të këtij viti ishte 6.1 për qind.

Numri i qytetarëve që kanë marrë kredi nëpër bankat tregtare në Kosovë është rritur mbi 6 mijë deri në qershor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Afro 87 mijë qytetarë u janë drejtuar bankave të Kosovës për kredi në gjashtëmujorin e parë. Ndërkaq, shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar deri në muajin qershor është mbi 5 miliardë euro, që nga njohësit e ekonomisë vlerësohet si shqetësuese. Ndërsa norma mesatare e interesit ka shënuar një rënie të lehtë.

The post Kosovë, rritet fitimi i bankave tregtare në gjashtëmujorin e parë 2024 appeared first on Albeu.com.

Hovenier: Çështja e dinarit ka prekur partneritetin Kosovë-SHBA
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier, edhe sot në një konferencë për media, ka folur rreth deklaratës të ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit James O’Brien dhe rregullores së BQK-së, që ka ngjallur reagime të shumta për përdorim të dinarit.

Ai citoi gjuhën që përdori ndihmëssekretari James O’Brien.

“Jim O’brien ka folur për këtë cështje. Mesazhi i tij është i qartë.  SHBA ka shqetësime serioze për mënyrën se si kjo regullore ka hyrë në fuqi. I kemi shprehur shqetësimet privatisht dhe publikisht”, ka thënë  ambasadori Hovenier.

Ai ka thënë se ShBA nuk e sfidon Kushtetutën e Kosovës. “Nuk i sfidojmë institucionet e Kosovës për të rregulluar sektorin financiar, nuk sfidojmë institucionet e Kosovës që të ulin rrezikun e pastrimit të parave apo financimin e grupeve terroriste, nuk i sfidojmë institucionet e Kosovës apo BQK-në, por ne vazhdimisht po kërkojmë që të shtyhet zbatimi i Rregullores për një periudhë tranzicioni”, theksoi ai.

Hovenier tha se do të shpresonte që qeveria e Kosovës dhe Kurti të zgjidhin çështjen së bashku.  Ai theksoi se situata me dinarin ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën.

Hovenier vlerësoi  se Qeveria e Kosovës duhet të marrë parasyshë këshillën e SHBA-ve për të shtyrë implementimin e regullores së re të BQK-së.

“Ne do të shpresonim që Qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohet siç bëjnë partnerët dhe të zgjidhin këtë çështje bashku në vend se të marrin veprime të njëanshme dhe drejtpërdrejtë  në të kundërtën asaj që kemi kërkuar të bëjmë. Jemi të shqetësuar, që qeveria dhe kryeministri Kurti nuk e ka bërë këtë”, theksoi diplomati amerikan.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier, bëri me dije se do të jetë pjesë e festimeve për nder të 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

The post Hovenier: Çështja e dinarit ka prekur partneritetin Kosovë-SHBA appeared first on Albeu.com.

BQK me tranzicion 3 muajsh për dinarin dhe plan 10 pikësh pas thirrjes së Kurtit
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar sot për plan të ri të zbatimit të rregullores së re për heqjen nga përdorimi të dinarit serb.

BQK-ja tha se faza e tranzicionit për zbatimin e rregullores së re që hyri në fuqi nga 1 shkurti, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Paraprakisht, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se “ditët në vijim” do të zbuloheshin infomracione më të plotë për periudhën e tranzicionit.

“Qeveria e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj, nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit dhe u bën thirrje shtyllave të tjera që të mbajnë të njëjtin qëndrim me përkushtim. Jemi duke punuar për informacione më të plota, të cilat do t’i zbulojmë në ditët në vijim”, shkroi Kurti në “X”.

Por sipas BQK-së, nga sot ka një plan me “veprime shtesë të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre (3) muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet tjera financiare”.

Rregullorja hyri në fuqi më 1 shkurt, ndërsa Qeveria e Kosovës u përball me një presion ndërkombëtar për ta shtyrë zbatimin.

Njoftimi i plotë i BQK-së për planin e ri të zbatimit të rregullores:

Plani i BQK-së për zbatim të lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme

BQK në kuadër të veprimeve të saj për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara, njofton opinionin publik lidhur me Planin me veprime shtesë të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre (3) muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet tjera financiare:

Funksionalizimi i linjës së telefonit pa pagesë (0800-222-55), e-mailit për ankesa, si dhe numrit të dedikuar në ‘viber’

Lehtësimi i kushteve për hapjen e llogarive bankare, në raste specifike në komunat me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore, me mundësi të kompletimit të dokumenteve (dëshmi të adresës) edhe pas hapjes dhe aktivizimit të llogarisë

Pezullimi i përkohshëm i tarifës të BQK-së e aplikueshme për hapje të degëve/zyrave, për të inkurajuar institucionet financiare jobankare (me theks për këmbimore) të licencuara për hapjen e zyrave në Komunat e Kosovës me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore

Zgjerimi i prezencës me degë bankare jobankare për mbulimin me degë shtesë dhe rritje të ofrimit të shërbimeve financiare në komunat në veri të vendit

Organizimi i ofrimit të shërbimeve bankare (hapje e llogarisë) në mënyrë mobile nga bankat komerciale (remote banking) në secilën nga katër komunat veriore, në mënyrë të organizuar me qëllim të jenë sa më afër qytetarëve

Vendosja e disa bankomatëve (ATM) si dhe pajisjeve tjera për pagesa elektronike (POS), apo vet-shërbime financiare

Lehtësimi i procesit të këmbimit të dinarëve me EURO nga institucionet financiare dhe këmbimoret të licencuara

Vazhdimi i aktivitetit të intensifikuar promovues, me materiale të personalizuara dhe thjeshtëzuara, video mesazheve, si dhe edukimit financiar të fokusuar

Rritja e qasjes në financa, rritja e mëtejshme e kreditimit dhe pakove tjera financiare të fokusuara në këto zona nga institucionet financiare

Rishikimi i kushteve të konvertimit me trajtim preferencial gjatë pranimit të fondeve dhe tërheqjes në bankomate (ATM) me kartela të skemave ndërkombëtare të lëshuara jashtë Kosovës

Këto veprime ndërmerren krahas angazhimit konstruktiv, në lehtësimin e mekanizmit të transferimit të mjeteve në mënyrë sa më efikase nga Serbia në Kosovë, përmes llogarive bankare dhe modeleve tashmë të njohura, të paraqitur në letrën e propozimit të BQK-së, me gatishmërinë për të shqyrtuar çdo opsion.

Ky plan kontribuon veçanërisht tek qytetarët me qasje të kufizuar në financa dhe shërbime financiare dhe mundëson rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithpërfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pashëndosha, si angazhime të vazhdueshme të BQK-së mbi bazën e praktikave më të mira evropiane.

The post BQK me tranzicion 3 muajsh për dinarin dhe plan 10 pikësh pas thirrjes së Kurtit appeared first on Albeu.com.

Shqetësimet e SHBA dhe BE për ndalimin e dinarit, BQK del me 20 sqarime për Rregulloren e re
Departamenti Amerikan i Shtetit, Bashkimi Evropianë e ambasadat e QUINT në Kosovë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për çështjen e Rregullores së Re të BQK-së që ndalon përdorimin e dinarit, duke thënë se kjo do të ketë ndikim tek serbët lokalë që marrin përkrahje financaire nga Serbia, shkruan Gazeta Express.

Në momentin kur u bë e ditur që Rregullorja do të futet në fuqi nga data 1 shkurt, kërkesat e tyre kanë qenë që të shtyhet një vendim i tillë dhe të gjendet një zgjidhje praktike në Bruksel në kuadër të Dialogut.

Megjithatë pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar, Qeveria ka vendosur të ecë përpara me implementim, duke thënë se në fillim do të ketë një periudhë tranzitore, ku do të ketë më shumë informim dhe jo qasje ndëshkuese.

Vendimin e Qeverisë për të mos u zmbrapsur me implementimin e Rregullores s’e kanë pritur mirë Uashingtoni, Brukseli e Parisi zyrtar. Departamenti Amerikan i shtetit ka thënë se veprime të tilla pa koordinim të Kosovës e pengojnë SHBA-në që të lobojë për Kosovën në arenën ndërkombëtare, Brukseli ka kërkuar gjetje të zgjidhjes përmes Dialogut, ndërkohë Parisi ka kërkuar suspendim të menjëhershëm të vendimit. Të gjithë kanë kërkuar krijimin e një hapësirë që do t’iu mundësonte serbëve lokalë ta përballojnë më lehtë një vendim të tillë.

Duke parë ashpërsinë në qëndrime të ndërkombëtarëve dhe kritikës kryesore se vendimi po merret pa koordinim dhe se një vendim i tillë do të ndikojë jetën e serbëve lokalë, Banka Qendrore e Kosovës ka dalë me një artikulli sqarues për çështjen e Rregullores së re.

BQK ka sqaruar se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të pranojnë ndihmat e tyre financiare, pensionet apo pagat nga Serbia në llogaritë e tyre bankare në euro përmes bankave që operojnë në Kosovë e që janë të licencuara nga BQK.

Banka Qendrore në këtë artikull sqarues ka thënë se pasi t’i pranojnë këto të ardhura në euro, secilit qytetar që mund t’i nevojiten në dinarë atëherë mund t’i kthejë ato në këmbimore të licencuar.

Rregullorja përmban gjithësejtë 20 sqarime dhe është publikuar në tri gjuhë, shqip, serbisht dhe në gjuhën angleze./GazetaExpress/

LINKU: https://bit.ly/bqkrregullorja-shq

The post Shqetësimet e SHBA dhe BE për ndalimin e dinarit, BQK del me 20 sqarime për Rregulloren e re appeared first on Albeu.com.

Serbia insiston: Rregullorja e BQK-së të diskutohet në kuadër të dialogut
Banka Popullore e Serbisë insiston në shfuqizimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës e cila anashkaloi dinarin serb duke përcaktuar euron si valutën e vetme për pagesat në Kosovë, ndërsa kërkon që çështja të zgjidhet me dialog politik.

Serbët lokalë përdorin dinarin e sjellë nga Serbia për pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për institucionet paralele që ka në Kosovë – përfshirë këtu spitalet dhe shkollat. Banka Popullore e Serbisë tha për REL se “nuk mund të bëhet fjalë” për një marrëveshje mes saj dhe Bankës Qendrore të Kosovës, siç sugjeroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet ekskluzivisht në kuadër të dialogut në nivelin ekzistues”, deklaruan drejtues të saj duke iu referuar bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Një ditë më parë, numri dy i qeverisë së Kosovës premtoi pavarësisht faktit që rregullorja e BQK-së hyn në fuqi nga 1 shkurti, do të lejohet një periudhë tranzicioni nga dinari në euro dhe se e gjithë kjo nismë nuk do të thotë ndalim i transferimit të parave nga Serbia në Kosovë.

Ai shtoi se shpreson që bankat qendrore të të dyja vendeve të zhvillojnë bisedime, në mënyrë që të gjendet një mekanizëm për një transferim transparent të mjeteve. Por ndërsa Banka Qendrore e Kosovës është e gatshme të angazhohet në bisedime me institucionin homolog në Serbi, ky i fundit refuzon, teksa zyrtarët në Beograd paralajmërojnë një luftë diplomatike.

The post Serbia insiston: Rregullorja e BQK-së të diskutohet në kuadër të dialogut appeared first on Albeu.com.

Vendet e QUINT-it kërkojnë pezullimin e rregullores së BQK-së
Ambasadat e vendeve të QUINT-it kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në lidhje me rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, më 28 janar 2024, përmes së cilës parashihet që euro të jetë monedha e vetme për kryerjen e transaksioneve.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara theksojnë se rregullorja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për operacionet me para të gatshme, e cila synon të reduktojë paratë e falsifikuara, të ruajë stabilitetin financiar, si dhe të rrisë transparenca e flukseve të parasë në Kosovë, megjithatë ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”, njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

“Ne jemi të shqetësuar për ndikimin e rregullores në veçanti në shkollat dhe spitalet, për të cilat asnjë proces alternativ nuk duket i zbatueshëm për momentin. Rregullorja gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës dërrmuese të serbëve të Kosovës që marrin pagesa/ndihma financiare nga Serbia”, thuhet në deklaratën e ambasadorëve të QUINT-it.

Bëhet e ditur se pas takimit për këtë çështje me kryeministrin të premten, QUINT-ti kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores për të mundësuar një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik.

Sipas ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, çështja duhet të diskutohet më tej në kuadër të Dialogut të Lehtësuar të BE-së.

The post Vendet e QUINT-it kërkojnë pezullimin e rregullores së BQK-së appeared first on Albeu.com.