boterore Archives - Albeu.com

DW: Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025
Ekonomia botërore po përballet me sfida që pritet të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mirëqenien globale.

1. Donald Trump 2.0 fillon në janar

Mënyra se si do të shkojë viti 2025 për ekonominë botërore varet kryesisht nga një njeri: Donald Trump, presidenti i zgjedhur i ekonomisë më të madhe në botë. Kjo do të thotë se zhvillimet e mëtejshme – edhe përtej vitit 2025 – janë të paparashikueshme dhe të vështira për t’u vlerësuar.

Pasojat e të ashtuquajturit koncept “Amerika e Para” do të shtrihen shumë përtej kufijve të SHBA-së dhe humoret e Trump-it do ta ndryshojnë rendin global që njohim.

Prosperiteti, globalizimi dhe luftërat e largëta do të vendosen kryesisht në kryeqytetin amerikan të Uashingtonit. E re është vetëm pasiguria dhe kaosi që mund të shoqërojë vendime të tilla.

Trump ka vënë në dyshim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ka kritikuar ashpër aleatët dhe NATO-n. Aleanca të reja tregtare dhe një Amerikë e orientuar nga vetja mund të kenë pasoja të gjera. Mungesa e një roli të qartë udhëheqës të SHBA-së do t’u japë mundësi vendeve si Kina, India dhe Rusia të mbushin boshllëqet ushtarake, politike dhe ekonomike.

2. Doganat, luftrat tregtare dhe çmime më të larta

Kompanitë preferojnë të planifikojnë paraprakisht dhe prandaj kërcënimi që mund t’u vijë nga rritja e doganave është shqetësues. Trump e sheh idenë e tij si një mundësi për të ndëshkuar vende të tjera për deficitet tregtare të SHBA-së. “Fjala tarifë doganore është fjala më e bukur në fjalor”, tha ai në tetor.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024, Trump kërcënoi me tarifa të përgjithshme prej 10 deri në 20 përqind për të gjitha mallrat e importuara në SHBA dhe deri në 60 përqind për mallrat kineze që nga dita e tij e parë në detyrë. Kohët e fundit, ai ka thënë se synon një tarifë prej 25 përqind për të gjitha mallrat nga Meksika dhe Kanadaja. Për mallrat kineze do të vendosej vetëm një tarifë prej 10 përqind. Meksika ndërkohë ka kërcënuar me tarifa doganore për prodhimet amerikane. Kina mund të bëjë të njëjtën gjë. Kryeministri i Kanadasë vizitoi Trump-in në Florida për të parandaluar një gjë të tillë.

Për kompanitë e përfshira në zinxhirët globalë furnizimit, një rritje e taksave doganore do të ishte një lajm i keq. Ato do të dëmtonin fqinjët e Amerikës dhe me gjasë do të shkatërronin marrëveshjen e tregtisë së lirë midis SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë (USMCA), e cila u përfundua gjatë mandatit të parë të Trump-it.

Aktualisht, rreth 80 përqind e eksporteve meksikane dhe mbi 75 përqind e eksporteve kanadeze shkojnë në SHBA. Më shumë se gjysma e importeve amerikane të frutave dhe perimeve vijnë nga Meksika. SHBA importon çdo ditë dru dhe miliona fuçi naftë të papërpunuar nga Kanadaja.

Në fund, konsumatorët amerikanë do të përballen me çmime më të larta ose me rafte bosh nëpër dyqane. Ka zëra që pretendojnë se Trump do ta përdorte kërcënimin e tarifave kryesisht si mjet negocimi. Por një blof i tillë mund të çojë në masa hakmarrëse dhe të përshkallëzohet shpejt në një luftë globale tregtare.

3. Imigrimi në kritikë në mbarë botën

Nuk janë vetëm mallrat që mund të përballen me një mur tarifash ndëshkuese. Edhe migracioni global po përballet gjithnjë e më shumë me mure – në kuptimin e plotë të fjalës. Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive në mbarë botën ndiejnë nevojën për të treguar se kanë kontroll mbi kufijtë e tyre, duke vepruar më ashpër ndaj emigrantëve. Kjo do ta bëjë botën më pak të hapur dhe më pak dinamike.

Gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, republikanët premtuan të kryejnë “deportimin më të madh në historinë amerikane”. Këtë ide e ka përvetësuar edhe Trump.

Përveç deportimeve dhe një qëndrimi më të ashpër në kufirin me Meksikën, ai premtoi në një intervistë në fillim të dhjetorit se do të heqë shtetësinë automatike për të gjithë ata që lindin në SHBA.

Presidenti amerikan ka kompetenca të gjera kur bëhet fjalë për migracionin e parregullt. Megjithatë, shumica e propozimeve të tij pritet të përfundojnë në gjykatë. Ai gjithashtu ka fuqinë për të vështirësuar migracionin e ligjshëm, duke kufizuar numrin e migrantëve ose duke ndërlikuar procesin e dhënies së vizave apo të Green Cards.

Mbajtja larg e imigrantëve – ose kthimi i tyre në vendet e origjinës – do të ndikonte në tregun e punës në vend. Të korrat mund të kalben dhe sipërmarrësit mund të zhvendosen në vende të tjera.

Një kufi më i mbyllur me Meksikën do të ketë ndikime tek njerëzit nga Amerika Latine, veçanërisht nga vende si Kuba, Haiti dhe Venezuela.

SHBA-të nuk janë të vetmet që i bëjnë rezistencë migracionit. Bashkimi Evropian ka premtuar të luftojë kundër migracionit të parregullt. Italia po përpiqet të trajtojë kërkesat për azil të refugjatëve në Shqipëri dhe në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, imigracioni do të jetë një temë e rëndësishme.

4. Lufta në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe përtej

Gjatë kalimit në vitin 2025, bota po përballet me një seri konfliktesh të armatosura. Këto luftëra kanë shkaktuar shkatërrime dhe katastrofa humanitare. Përveç kësaj, ato konsumojnë fonde që mund të përdoren në mënyrë më produktive.

Trump ka deklaruar se do ta përfundojë luftën e Rusisë në Ukrainë brenda 24 orëve. Ai mund të ndërpresë ndihmën financiare amerikane që ka mbajtur vendin në këmbë që nga pushtimi tre vjet më parë. Meqenëse SHBA-ja është financuesi më i madh i Ukrainës, kjo mund ta detyrojë Ukrainën të ulet në tryezën e negociatave.

Lufta e Izraelit kundër Hamasit, e cila po zhvillohet në Rripin e Gazës dhe kohët e fundit edhe në Liban, gjithashtu vazhdon dhe mund të përhapet më tej. Në Azi, Republika Popullore e Kinës vazhdon të kërkojë të drejta mbi Tajvanin demokratik, i cili ka frikë nga një pushtim i afërt.

Për dekada, lidershipi i SHBA-së ka formësuar politikën botërore. Megjithatë, Trump ka vënë në pikëpyetje rolin e Amerikës si “polici i botës”. Nëse Amerika nuk i ndihmon aleatët e saj të mbrohen, kjo politikë e trashëguar ndër dekada mund të shuhet. Një rend i ri botëror i tillë mund të inkurajojë Iranin ose Korenë e Veriut të testojnë kufijtë e veprimeve të tyre ushtarake.

5. A do të shpërthejë tani bota e Inteligjencës Artificiale (IA)?

Lansimi i ChatGPT nga OpenAI në fund të nëntorit 2022 shënoi fillimin e një përdorimi më të gjerë të Inteligjencës Artificiale (IA). Brenda pak javësh, kjo platformë arriti 100 milionë përdorues.

Megjithatë, IA ka ndryshuar jetën e punonjësve dhe bizneseve vetëm gradualisht. Përdorimi i kësaj teknologjie për zhvillimin e ilaçeve ose mbështetjen e mbrojtjes ushtarake mbetet një sfidë e madhe. Kompanitë duhet të përcaktojnë si dhe kur të përdorin IA – dhe të nxisin punonjësit e tyre ta përqafojnë atë.

Për të mbajtur hapin me zhvillimet, ofruesit e IA-së po investojnë masivisht në qendra të mëdha të dhënash. Për t’i ftohur dhe mbajtur ato në funksion, nevojiten sasi të mëdha energjie. Microsoft po mbështet planet për rifillimin e një centrali bërthamor në Pensilvani, ndërsa Google po investon në reaktorë të vegjël bërthamorë për të furnizuar qendrat e tij të të dhënave.

A do të jetë viti 2025 ai kur IA më në fund do të sjellë ndryshimin e premtuar nga mbështetësit e saj? Investitorët, zhvilluesit dhe përdoruesit do të duhet të presin për të parë nëse i gjithë ky konsum energjie do të justifikohet – ose thjesht mund të pyesin ChatGPT për këtë./DW

The post DW: Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025 appeared first on Albeu.com.

Shqipëria në tregun europian të pagesave/ Guvernatori Sejko takohet me menaxherin e Bankës Botërore
Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim menaxherin e Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas.

Në fokus të diskutimeve ishte anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA, dhe zbatimi i projektit për pagesat e shpejta (Instant Payment).

Banka Botërore ka ofruar mbështetjen për këtë projekt me rëndësi strategjike për Bankën e Shqipërisë dhe zhvillimin e pagesave në vend.

Një tjetër prioritet i Bankës së Shqipërisë në të cilën angazhimi i Bankës Botërore mbetet i një rëndësie të veçantë, ka qenë edhe përmirësimi i kuadrit rregullativ për sistemin financiar dhe sidomos në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.

The post Shqipëria në tregun europian të pagesave/ Guvernatori Sejko takohet me menaxherin e Bankës Botërore appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i Medvedev: Polonia do të nisë Luftën e Tretë Botërore
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus dhe njëherazi ish-kreu i Kremlinit, Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar se veprimet e Polonisë mund të çojnë në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë dhe Bjellorusinë dhe të nisë Luftën e Tretë Botërore.

“Ngritja ushtarake e Polonisë dhe prania ushtarake polake në Ukrainë mund të shkaktojnë një konfrontim të drejtpërdrejtë midis Varshavës dhe Bjellorusisë dhe Rusisë”, tha Medvedev në një artikull për mediat ruse.

Sipas Medvedev, “veprimet e pamatura të Polonisë, nëse mbështeten nga aleatët e saj në NATO, mund të kenë pasoja të rrezikshme për të gjithë botën”. ”

Atëherë Polonia do të përmbushë rolin e ‘hienës së Evropës’ që nisi Luftën e Tretë Botërore,” shtoi ai.

The post Paralajmërimi i Medvedev: Polonia do të nisë Luftën e Tretë Botërore appeared first on Albeu.com.

Ekspertët japin alarmin: Lufta e Tretë Botërore më pranë se kurrë
Lufta Rusi-Ukrainë, sulmi në Kosovë, lufta Hamas-Izrael, tensionet në Tajvan etj, Lufta e Tretë Botërore duket më pranë se kurrë.

Paqja botërore varet “në fije të perit”, veçanërisht pas nisjes së konfliktit të armatosur mes Izraelit dhe Palestinës.

Ekspertët kanë ngritur alarmin për një skenar që do të shihte luftën e Lindjes së Mesme të përha[ur në zemër të Evropës përmes Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut. Edhe Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen nëse raketat do të hidheshin në territorin aleat.

Është një frikë që po përhapet në SHBA, me presidentin Joe Biden dhe shefat e tij të shtabit të shqetësuar për një “luftë me shumë skenarë” që do të përhapej në të gjithë globin.

Profesor Glees paralajmëron se “akt i vogël hakmarrjeje” do mjaftonte për të shkaktuar një reaksion zinxhir që nuk mund të zhbëhet, e deri në një ngjarje të ngjashme me Luftën e Tretë Botërore.

“Unë mendoj se paqja e botës është, pikërisht tani, e varur në fije të perit. Ka një skenar që është plotësisht i besueshëm, një kaskadë ngjarjesh që çojnë, një nga një, në një luftë më të përgjithshme në Lindjen e Mesme dhe më pas në një luftë më të gjerë në Evropë.

“Unë nuk mendoj se kjo luftë do të bëhej menjëherë, dhe nuk mendoj se do të bëhej domosdoshmërisht me armë bërthamore. Por mendoj se do të përfshinte të gjithë Evropën Perëndimore dhe Rusinë. Është e mundur që Kina dhe Koreja e Veriut do të kapin atë që ata do ta konsideronin si një avantazh, por unë do ta lija këtë në njërën anë tani. Është Evropa ajo që duhet të jetë fokusi i gjithë vëmendjes sonë dhe të gjitha përpjekjeve tona për të frenuar krizën në Izrael dhe Gaza.

Mbrëmë na u tha për frikën e SHBA-së për një ‘luftë me shumë skenarë’ dhe lëvizjen në ujërat e Izraelit të aeroplanmbajtëses së fuqishme USS Gerald R Ford, e rrethuar nga një flotilje anijesh mbështetëse, kjo tregon se këto frikë duhet të merren seriozisht.”- tha ai.

The post Ekspertët japin alarmin: Lufta e Tretë Botërore më pranë se kurrë appeared first on Albeu.com.

“Kiko mendon se ka plasur lufta botërore”
Nga Lutfi Dervishi

Ditët përvëluese që po kalojmë ku vatrat e zjarrit shkretojnë çfarë i del përpara, e bënë Kikon të nxitojë drejt frontit të betejës për të dhënë kontributin e tij në mposhtjen e flakëve.

Po të mos ishin gjithë këto pyje orbitale, do ta kishin keq shqiptarët mes kësaj vape, gjykoi Kiko teksa hidhej nga dega më degë drejt vatrave të zjarrit.

Pamja e parë nuk ishte shumë optimiste. Kur pa zjarrfikësit që pos silleshin rrotull zjarrit  me fshesa dhe shkopinj Kiko mendoi se bëhej fjalë për ndonjë shfaqje baleti: “Zjarri dhe shkopinjtë”.

Sakaq, me t’u afruar pa nga afër zjarrfikës të djersitur që luftonin me shkopinj e me gurë siç bënin dikur luftëtarët e Skënderbeut që u zinin prita ushtarëve turq.

-Mos ka nisur Lufta Botërore? Lufta e I Botërore ka nisur në Ballkan, Lufta e II në Europë, e Treta gati në Ukrainë dhe e katërta këtu në Shqipëri”, mendoi Kiko ku mendimet e këqija e kishin pushtuar.

“Nuk e di çfarë armësh do të përdoren në Luftën e 3-të Botëror, por jam i sigurtë se katërta do të luftohet me shkopinj dhe gurë”, kjo thënie Ajnshtajnit e drodhi Kikon.

-Po t’i ç’kërkon këtu a i vrarë?!,- e pyeti një zjarrfikës nga Vlora.

-Po ju çfarë bëni me këto shkopinj dhe gurë?!- ia ktheu Kiko.

-Jemi në krye të detyrës.

– Cila është detyra që keni ju?- pyeti Kiko pa e menduar se përgjigja do ta trondiste më shumë se zjarri që kishte përballë.

-Nuk i ke sytë në ballë, po yshtim flakët që të largohen nga vatrat tona amtare. Kemi marrë detyrë që t’i shtyjmë deri në ujërat ndërkombëtare të Adriatikut dhe Jonit.

-Po pse shtyhen flakët vetëm me shkopinj apo po bëni magji? – pyeti Kiko ndërsa po fshinte disa bulëza djerse në ballë.

-Nuk sheh a i vrarë që kemi me vete fjalën e fundit të teknologjisë, kemi gurë, hunj, shkopinj, purteka, thupra, shqopa…

-Me drapër, kazma, shata e lopata ndërtuan socializmin, me hunj, dhe purteka po përparojnë në kapitalizëm…. Kiko u tremb se mos zjarrëfikësi i dëgjoi këto fjalë, ndaj u përpoq t’i jepte drejtim tjetër bisedës.

Më kërkojnë këto miqtë e mi policë një emër të koduar për këtë operacion?

-Zdapi UAN, dhe mos më bëj të zgjuarin mua se kemi edhe “shkopa bejsbolli” këtu- u përgjigj zjarrëfikësi vlonjat dhe para se të largohej i tha disa komplimenta në adresë të motrës së Kikos.

Nuk kam motër- mërmëriti Kiko, unë e dija se në këtë vend e ka marrë ferra uratën, por e paskam qenë gabim;  uratën këtu e paska marrë edhe flaka!

The post “Kiko mendon se ka plasur lufta botërore” appeared first on Albeu.com.

Kinemaja botërore në zi, aktorja e njohur gjendet e vdekur në shtëpi (FOTO-EMRI)
Aktorja dhe këngëtarja britanike Jane Birkin u nda nga jeta të dielën në moshën 76-vjeçare. Sipas mediave franceze, Birkin, e cila së fundmi kishte anuluar koncertet për shkak të problemeve shëndetësore, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Paris.

“Kam qenë gjithmonë optimiste dhe e kuptoj se më duhet kohë që të mund të jem sërish në skenë me ju”, tha ajo në maj kur njoftoi anulimin e koncerteve të saj. E lindur në Londër në vitin 1946, ajo ishte zhvendosur në Francë në fund të viteve 1960.

Edhe pse ishte franceze e natyralizuar, ajo kishte ruajtur gjithmonë një theks britanik që dallohej nga toni i zërit të saj. Këngëtarja ishte e martuar me kompozitorin John Barry me të cilin kishte një vajzë Kate. Kjo u pasua nga lidhja e saj me Serge Gainsbourg, me të cilin, përveç një marrëdhënieje personale, ajo kishte një marrëdhënie profesionale që e solli në krye të top-listave në vitin 1969.

Gjatë lidhjes së tyre 10-vjeçare, ata patën një vajzë në vitin 1971, aktoren e njohur Charlotte Gainsbourg, ndërsa në vitin 1976, Birkin u shfaq edhe në filmin kontrovers “Je t’aime moi non plus” me regji të Gainsbourg.

The post Kinemaja botërore në zi, aktorja e njohur gjendet e vdekur në shtëpi (FOTO-EMRI) appeared first on Albeu.com.

“The Times”: A rrezikon bota një Luftë të III Botërore?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në luftë me Rusinë, por megjithatë janë të përfshira indirekt duke armatosur dhe duke ndihmuar Ukrainën. Njoftimi se Presidenti Putin do të vizitonte Ukrainën ishte një “plan mirëmenduar”, duke paralajmëruar rusët se çdo sulm raketor gjatë qëndrimit të tij, do të rrezikonte jetën e Presidentit amerikan.

Gjithashtu, vizita në Kiev ishte dhe një mesazh për Putin që të mos përshkallëzojë konfliktin me NATO-n.  Shtëpia e Bardhë nuk sqaroi se nuk dërgoi asnjë paralajmërim në Moskë për vizitën e Biden. Ata mund të kenë marrë informacione përmes ambasadave, ose përmes kanaleve të tjera të komunikimit.

Shpeshherë CIA dhe Departamenti i Shtetit kanë përdorur kanale të ndryshme komunikimi për të paralajmëruar Moskën mbi pasojat që do të kishte nëse do përdornin armë bërthamore në Ukrainë.

Një vit pas pushtimit rus më 24 shkurt, presidenti Putin pritet të mbajë një fjalim të fuqishëm dhe luftarak për të justifikuar sulmin e Rusisë dhe me siguri do të përdorë vizitën e Biden si “provë” se NATO dhe Perëndimi po përdorin Ukrainën për të zhvilluar një konflikt në Rusi. Propaganda e Kremlinit e portretizon gjithnjë e më shumë konfliktin në Ukrainë si një mbrojtje kundër armiqve perëndimorë që përpiqen të rrethojnë dhe dobësojnë Rusinë. Tema patriotike-nacionaliste po përhapet gjithnjë e më shumë në Rusi, madje edhe tek të rinjtë.

Ndoshta nuk është rastësi as që diplomati kryesor kinez Ëang Yi do të shkojë në Moskë për bisedime, ekzaktësisht një vit pasi Putin vizitoi Pekinin. Ajo vizitë vendimtare dha një premtim solidariteti ushtarak dhe politik, me denoncime të përbashkëta për “agresionin” e NATO-s. Supozohet se Putinit iu sigurua se Kina nuk do të denonconte asnjë sulm ndaj Ukrainës.

Pekini u zemërua nga Antony Blinken, I cili paralajmëroi kinezët që të mos i japin armë Rusisë. Kjo sigurisht që do të jetë tema kryesore e bisedimeve në Moskë. Putini është i vendosur të bindë Ëang se Kina është po aq viktimë e armiqësisë perëndimore sa edhe Rusia. (SHBA tha se paralajmërimi i saj ishte i bazuar në informacione nga shërbimet e inteligjencës.)

Rusia është e dëshpëruar për të rimbushur rezervat e saj të varfëruara të municionit, raketave dhe armëve. Megjithatë, sa është gati të japë Kina, është e vështirë të vlerësohet. Ashtu si NATO, Pekini nuk dëshiron të tërhiqet ushtarakisht. Publikisht ajo mbron një zgjidhje paqësore dhe, për shkak të ndjeshmërisë së saj mbi sovranitetin kombëtar, ka refuzuar të mbështesë hapur pushtimin e Rusisë.

Kina, ashtu si NATO, është e vendosur të mos lejojë përshkallëzimin global të konfliktit në Ukrainë dhe ka paralajmëruar publikisht kundër përdorimit të armëve bërthamore. Paralajmërimi i Presidenti Zelensky se nëse Kina furnizon me armë Rusinë do të niste luftën e tretë, duket se është një deklaratë jo e drejtpërdrejtë për shtetet perëndimore.

Zelensky po shpreson që fjalët e tij të frikësojnë dhe të mobilizojnë Perëndimin. Ata tashmë kanë nxitur Bashkimin Evropian t’i thotë Kinës se nëse do të mbështesë Rusinë, do të ishte një “vijë e kuqe” në marrëdhëniet e tyre. Edhe pse Rusia ka rindërtuar pjesën më të madhe të arsenalit të saj në përgatitje për një ofensivë pranverore, ajo mund të ketë ende nevojë për aftësi të teknologjisë së lartë që vetëm Kina mund të sigurojë.

Në fillim të luftës, Perëndimi shpresonte se Pekini mund ta bindte Moskën të kërkonte një zgjidhje përmes negociatave. Një vit më pas, kjo duket si një skenar shumë pak i mundur, me Rusinë dhe Ukrainën që këmbëngulin se do të luftojnë deri në fitore. Por Ëang mund të dëshirojë ende të përvijojë planet për një zgjidhje dhe mund të kushtëzojë çdo ndihmë materiale për Rusinë me gatishmërinë për të negociuar.

The post “The Times”: A rrezikon bota një Luftë të III Botërore? appeared first on Albeu.com.

Website-t më të njohura në botë ndaluan së funksionuari, ç’ndodhi papritur
Një numër faqesh në internet të mediave kryesore nuk kanë punuar për rreth një orë. Bëhet fjalë për mediet Guardian, Financial Times, Independent dhe New York Times. Po ashtu ka rënë edhe webfaqja e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, gov.uk.

Teksa klikon për të hapur këto website që për momentin nuk funksionojnë, shfaqet mesazhi: “Gabimi 503. Shërbimi nuk disponohet”.

Nga informacionet e para thuhet se problemi mund të ketë lidhje me Fastly (distributor i CDN), një ofrues i informatikës së re, i cili mbështet shumë faqe të mëdha në internet.

Edhe në SH.B.A., Ashburn, Atlanta, Boston, Chicago, Dallas dhe Los Angeles kanë probleme, ndërsa në Azi u prek Hong Kongu, Tokio dhe Singapori.

Lista e faqeve që kanë rënë:

AFR

Age

Amazon

Boots

BuzzFeed

CNN

Deliveroo

Etsy

Financial Times

Giphy

IGN

Imgur

Independent

Kickstarter

Le Monde

New York Times

Pinterest

Reddit

SMH

Spotify

The Guardian

Twitch

Twitter

UK Government website

Weightwatchers

CDN-të janë një pjesë kryesore e infrastrukturës së internetit. Kompanitë në të gjithë botën varen nga bankat e serverave për të përmirësuar performancën e internetit dhe qasjen në shërbimet në internet.

Një mënyrë për ta bërë këtë është me CDN-të, të cilat ruajnë të dhëna në servera për ta bërë më të lehtë për përdoruesit që të hyjnë shpejt në përmbajtjen e internetit.

Ideja që qëndron pas CDN-ve është të hiqni çdo pengesë të mundshme në sigurimin e internetit dhe të rrisni në mënyrë të qëndrueshme në përdorim në të gjithë botën për të ndihmuar në sigurimin e aksesit në shërbimet e transmetimit të drejtpërdrejtë dhe sipas kërkesës, aplikacionet dhe platformat e mediave sociale.

Rezultati i një problemi në Fastly, i cili e përshkruan veten si një “platformë cloud”, është se përdoruesit e internetit nuk kanë qenë në gjendje të kenë qasje në përmbajtje dhe shërbime në varësi të CDN që ata përdorin.

Shpejt përdoret gjerësisht nga organizatat e medias, prandaj faqet e lajmeve, në veçanti, u ndikuan negativisht nga ndërprerja. Operacioni në internet i Amazon gjithashtu thuhet se ishte ndërprerë.

Deliveroo, Pinterest dhe Shazam janë gjithashtu klientë të profilit të lartë të ofruesit.

The post Website-t më të njohura në botë ndaluan së funksionuari, ç’ndodhi papritur appeared first on Albeu.com.