bosnje hercekovina Archives - Albeu.com

Bosnjë e Hercegovina voton sot, pritet pak ndryshim në udhëheqjen e shtetit
Bosnjë e Hercegovina po mban zgjedhjet e përgjithshme më 2 tetor, por pak ndryshim pritet për udhëheqjen e shtetit të mbërthyer nga klientelizmi, korrupsioni dhe varfëria.

Në total, 3.368.666 votues kanë të drejtë vote dhe ata do të zgjedhin 518 anëtarë të rinj të trupave qeveritarë.

Vendvotimet u hapën në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura për 12 orë. Për këto zgjedhje janë akredituar mbi 60.000 vëzhgues.

Votuesit në Bosnjë e Hercegovinë mund të zgjedhin nga mbi 100 parti dhe koalicione, në zgjedhjet e teta të përgjithshme të vendit.

Por, peizazhi paszgjedhor në këtë shtet të Ballkanit me gjasë do të dominohet nga personalitetet e njëjta që kanë lulëzuar në krizat ekzistenciale përgjatë viteve dhe madje kanë përforcuar qëndrimet e tyre etnike gjatë fushatë zgjedhore.

Për çfarë po votohet në këto zgjedhje?

Qytetarët me të drejtë vote do të zgjedhin tri anëtarët e Presidencës boshnjake dhe 42 deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë parlamentare, për një mandat katërvjeçar.

Në nivel të entitetit, 98 deputetë do të zgjidhen për Parlamentin e Federatës boshnjake dhe kroate si dhe 83 për Parlamentin Kombëtar të Republikës Sërpska.

Po ashtu, në Republikën Sërpska zgjedhjet mbahen edhe për presidentin dhe zëvendëspresidentin e entitetit.

Në Federatën boshnjake dhe kroate, në total 289 deputetë do të zgjidhen në dhjetë parlamentet e kantoneve.

Në zgjedhje po marrin pjesë 127 subjekte politike, prej të cilave 72 janë parti, 38 koalicione dhe 17 kandidatë të pavarur. Në nivel të përgjithshëm, numri i personave që po garojnë në zgjedhje është 7.258.

Në mbarë vendin janë 5.903 qendra votimi dhe 21 qendra votimi janë hapur në ambasadat dhe misionet konsullore që Bosnjë e Hercegovina ka në vende të ndryshme.

Zgjedhjet po ashtu po mbahen në kohën e pushtimit rus të Ukrainës që ka ndarë edhe më tej Bosnjën dhe ka rritur frikën se mund të rriten tensionet në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor.

Bosnja është e ndarë në Federatën boshnjake dhe kroate dhe në entitetin e Republikës Sërpska, sipas Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund luftës trevjeçare në këtë ish-republikë të Jugosllavisë.

Toby Vogel, ekspert për Ballkanin, tha se ka dyshime se zgjedhjet do të jenë “transformuese”.

“Në fund të ditës, problemet në Bosnje nuk janë të lidhura se kush është në pushtet e kush është në opozitë, por se si pushteti është i strukturuar dhe ushtrimi i strukturës së pushtetit. Këto janë probleme strukturore që datojnë që nga marrëveshjet e paqes së Dejtonit dhe strukturave kushtetuese që ato përmbajnë”, tha ai.

Megjithatë, garë e ngushtë pritet të jetë për Presidencën trepalëshe, përfshirë edhe për ulësen boshnjake në këtë institucion.

Po ashtu, garë e ngushtë pritet të jetë për disa ulëse në dhomën e sipërme të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës – mandate që zgjidhen në mënyrë indirekte pas zgjedhje – dhe këto gara pritet të ndikojnë në përpjekjet penguese që kanë paralizuar shtetin për vite me radhë. Dhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve mund të ofrojnë qartësi në përgjigjen nëse Bosnja është e destinuar, të paktën për të ardhmen e afërt, të mbetet një nga pikat më të nxehta në Evropë.

Vëmendje po ashtu i kushtohet garës në Republikën Sërpska dhe liderit të saj, Milloard Dodik, i cili po shtyn përpara përpjekjet për shkëputjen e këtij rajoni të dominuar nga serbët.

Dodik ka raporte të ngushta me Serbinë dhe Rusinë dhe llogarit në mbështetjen e tyre diplomatike dhe edhe në mbështetjen që t’i rezistojë strukturave federale të Bosnjës dhe presionit ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Dodikut, fillimisht më 2017, dhe më pas sërish në janar të këtij viti për shkak të përpjekjeve të tij për ndarje./REL/

The post Bosnjë e Hercegovina voton sot, pritet pak ndryshim në udhëheqjen e shtetit appeared first on Albeu.com.

Vuçiq bisedon me Donfried për dialogun Kosovë-Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 26 prill është takuar me Ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, me të cilën ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, për integrimin evropian të Serbisë dhe për bashkëpunimin rajonal, bëri të ditur Presidenca serbe përmes një njoftimi.

Vuçiç dhe Donfried po ashtu kanë biseduar për qëndrimin e Beogradit karshi situatës në Ukrainë, por edhe për diversifikimin e burimeve të energjisë së Serbisë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit, Vuçiç ka theksuar se nisma “Ballkani i Hapur” është shembull i bashkëpunimit të suksesshëm rajonal, duke shtuar se kjo iniciativë është mënyra më e mirë për të përgatitur shtetet e rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nisma “Ballkani i Hapur” është iniciuar në tetor të vitit 2019 nga udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe thuhet se ka për qëllim që të lehtësojë lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe kapitalit në mes të këtyre tri shteteve.

Gjatë takimit, Vuçiç tha po ashtu se Serbia ka rritur eksportet në Shtetet e Bashkuara për 100 për qind krahasuar me vitin 2010, duke shtuar se ai mirëpret prezencën e kompanive amerikane në shtetin e tij.

Ndërkaq, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Vuçiç tha se Serbia ka përmbushur zotimet e saj, por autoritetet e Kosovës nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Edhe nëntë vjet pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit, nuk është iniciuar themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011. Ky proces ndërmjetësohet nga BE-ja.

Ndërkaq, Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, tha se SHBA-ja është e përkushtuar që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të anëtarësohet në BE dhe përsëriti se ky është një prej prioriteteve të politikës së jashtme amerikane për këtë rajon.

Ajo po ashtu mirëpriti nismën “Ballkani i Hapur” dhe qëllimin e Serbisë që të përqendrohet në çështjet ekonomike të bashkëpunimit rajonal. Donfried vizitoi Serbinë pasi një ditë më parë vizitoi Kosovën.

Sipas një deklarata të mëhershme të Departamentit amerikan të Shtetit, ajo do t’i bëjë thirrje Serbisë që të bëjë reformat për integrim dhe të promovojë stabilitet dhe prosperitet rajonal. Po ashtu, në deklaratë u përsërit qëndrimi që Serbia dhe Kosova duhet të rinisin dialogun e udhëhequr nga BE-ja.

Në takime morën pjesë edhe i dërguari i posaçëm i DASH-it për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill. Ndërkaq, nga pala serbe i pranishëm ishte ministri i Jashtëm, Nikolla Selakovic dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkovic.

Ambasada amerikan në Beograd tha përmes Twitterit se partneriteti me Serbinë është shumë i rëndësishëm për Uashingtonin.

“Vizita e Karen Donfried është një konfirmim tjetër i dëshirës për të ndërtuar lidhje më të forta midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, u tha në postim.

Gjatë vizitës në Prishtinë, ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, Donfried u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradin që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pasi sipas saj, status-quoja është e paqëndrueshme.

“Ne i japim prioritet mbështetjes së procesit të dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, dhe t’i ndihmojmë Kosovës që të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, duke pasur në qendër njohjen e ndërsjellë. Status quo-ja është paqëndrueshme. Jo vetëm që e pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo nga kjo përfiton Kremlini. Rusia dëshiron të shkatërrojë çdo unitet dhe konsolidim demokratik në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ajo pas takimit me Kurtin.

Vizita e Donfried në Kosovë dhe Serbi vjen disa ditë pas vizitës së një delegacioni të senatorëve amerikanë, të cilët qëndruan në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë. Në Serbi, senatorët Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis kërkuan që Beogradi të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, në Bosnjë paralajmëruan kundër ndikimit të Kinës në rajonin e Ballkanit, ndërkaq gjatë vizitës në Kosovë, senatorët shprehën mbështetjen e tyre për aspiratat euroatlantike të shtetit. /REL/

The post Vuçiq bisedon me Donfried për dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.

Escobar: Serbia dhe Bosnja kanë premtuar se s’do të lejojnë konflikte në Ballkan
I dërguar Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se i inkurajon të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor për t’u angazhuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Po ashtu, ai ka thënë se nuk beson që një konflikt mund të shpërthejë në Ballkan.

Kur është pyetur nëse beson që jostabiliteti, pas luftës në Ukrainë, mund të shpërndahet edhe në Ballkan, Escobar është përgjigjur shkurt: “Në të vërtetë, jo.”

Escobar është shtyrë më tej që të flasë për këtë çështje, duke u pyetur pse mendon kështu.

“Arsyeja është pjesërisht edhe sepse shtetet e këtij rajoni janë zotuar që të mos e lejojnë të ndodhi kjo gjë. Ky premtim është dhënë nga të gjitha shtetet, përfshirë Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën”, ka thënë Escobar.

Ai ka thënë se SHBA është e fokusuar që të zgjidhë problemet e Ballkanit Perëndimor.

“Ndonëse shumë shtete në Ballkanin Perëndimor janë të cenueshme, mendoj se vëmendja që po i jep BE-ja dhe SHBA-ja, do të ndihmojë që të izolohen të gjithë mekanizmat potencialë destabilizues”, ka theksuar ai.

Sipas Escobar, shtetet e BP janë të përkushtuara për misionet humanitare dhe zbutjen e krizës. Përkushtimin e vullnetin të mirë, sipas tij, e dëshmojnë edhe votimet e unifikuara të rezolutave në OKB që dënojnë Rusinë.

“Me këtë gjë në mendje, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar për të ndihmuar përpjekjet humanitare, dhe vërtetë e bëjnë të gjithën që kanë premtuar. Si dhe, secili vend në Asamblenë e Përgjithshme, ka votuar në dënim të invazionit rus. Kështu që, mendoj se ky rajon do të bëjë një kontribut pozitiv drejt stabilitetit të krizës”, ka theksuar ai.

Në intervistën për median kroate N1, Escobar ka thënë se të gjitha shtetet që i janë bashkuar BE-së, janë bërë më demokratike. Prandaj, ai ka sugjeruar që këto aspirata t’i kenë edhe shtetet ballkanike.

“Të gjitha shtetet që i janë bashkuar BE-së janë bërë më demokratike, stabile e prosperuese, pa asnjë pasojë për tjerët. Kjo është pikërisht ajo që duam për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë. Shpresoj që të gjitha këto shtete do të kenë një rrugë të qetë drejt Evropës, një derë të hapr, dhe se do të jenë në gjendje të përfundojnë proceset në kohë të arsyeshme. Koha varet edhe nga raportet që kanë me BE-në, mirëpo ne inkurarojmë ato që të bëjnë progres, e po ashtu inkurajojmë edhe partnerët evropianë që të japin sinjale të qarta se ato janë të mirëseardhura”, ka thënë Escobar./Gazeta Express/.

The post Escobar: Serbia dhe Bosnja kanë premtuar se s’do të lejojnë konflikte në Ballkan appeared first on Albeu.com.

Escobar: Ky vend i Ballkanit është më i korruptuari në Europë
Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor ka thënë se Bosnjë e Hercegovina është shteti më i korruptuar në Europë dhe akuzoi politikanët atje për “korrupsion nën maskën e interesave kombëtare”.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me “bashkëpunimin e ngushtë mes Dragan Çoviqit dhe Milorad Dodikut”, ai e solli atë në kontekstin e korrupsionit duke thënë se “atë duhet ta shikoni, jo në kontekstin e etnonacionalizmit, por thellimit të korrupsionit”.

I pyetur nëse korrupsioni është problemi kryesor i BeH, Escobar u përgjigj “absolutisht” për N1 të Kroacisë. Pastaj shtoi: Bosnja është vendi më i korruptuar në Europë”, përcjell Gazeta Express.

“Nëse shikoni problemet që ka BeH, problemi nuk është se njerëzit nuk duan të jetojnë me kroatët, boshnjakët apo serbët. Të rinjtë po largohen nga vendi sepse njerëzit nuk mund të punësohen pa lidhje korruptive. Kjo e dëmton Bosnjën më shumë se çdo gjë, prandaj njerëzit po largohen nga vendi. Ky është absolutisht problemi dhe nuk është vetëm mendimi im. Analizat e njohura, si ajo e Transparency International, tregojnë se Bosnjë e Hercegovina është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe pothuajse vendi më i korruptuar në Evropë. Pra, ky është problemi më urgjent”, tha Escobar, raporton Express.

The post Escobar: Ky vend i Ballkanit është më i korruptuari në Europë appeared first on Albeu.com.

Kishte marshuar nga Bosnja drejt Kosovës, kush është ushtaraku rus që po shqetëson Kurtin (FOTO LAJM)
Kryeministri Albin Kurti ka folur për një ushtarak rus të quajtur Yunus Yevkurov, të cilin Vladimir Putin e ka ngritur në gradën e Gjeneral Kolonelit në dhjetor të vitit që shkoi, pak ditë pas takimit me Aleksandar Vuçiq. Yunus Yevkurov ka qenë njëri nga ushtarakët që i ka komanduar forcat ruse për t’i sjellë me shpejtësi nga Bosnja në Aeroportin e Prishtinës para se të hyjnë trupat e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Është i njohur inicidenti i famshëm i vitit 1999, kur trupat ruse kishin marshuar drejt Kosovës nga Bosnja për të hyrë të parët në Kosovë, që thuhet se ka qenë hakmarrje ruse ndaj NATO’s që nuk iu kishte dhënë atyre një sektor të ndarë për t’i vendosur trupat, por ishin lënë nën sektorin e amerikanëve dhe në disa pjesa tjera të Kosovës.

Pas vendosjes së rusëve në aeroportin e Prishtinës, aty kishin shkuar britanikët për t’i larguar. Aty ishin shkaktuar tensione, dhe gjeneralët e përfshirë amerikani Wesley Clark dhe britaniku Mike Jackson kishin shkëmbyer fjalë të rënda mes tyre. Ndërkohë Jakson e kishte përmendur edhe mundësinë e Luftës së Tretë Botërore, në rast të përdorimit të forcës ndaj rusëve.

Një pjesëmarrës në këtë incident është ngritur në pozitë të lartë në qeverinë ruse.

Yunus Yekurov pas kthimit nga Kosova kishte udhëhequr Republikën e Ingushetisë,ndërkohë që në biografinë e tij përmendet edhe Kosova dhe mban titullin e Heroit që I është dhënë nga Federata Ruse.

Në vitin 2009 thuhet se Yevkurov është sulmuar me bombë që ishte vendosur në veturën e tij, por I ka mbijetuar sulmit.

Në vitin 2019, ishte emëruar Zëvendësministër i Mbrojtjes nga Putin.

Kryeministri Kurti dje ka komentuar rreth këtij ushtaraku, duke thënë se është i brengosur pasi Putin pas takimit me Vuçiqin në Rusi e promovoi këtë ushtarak.

“Ajo që më ka brengosur në veçanti mua është fakti që më datën 8 dhjetor 2021, pra pa u bërë ende dy javë nga takimi me Vuçiqin, Putin e bën një emërim shumë të veçantë në hierarkinë e Kremlinit është Gjereral majori Jevkurev. Ai është nga Republika e Osetisë Veriore, u ka mbijetuar dy tentim vrasjeve, ka defekte trupore për shkak të dëmtimeve që ka marrë në ato atentate, ka qenë në Çeçeni e tash është zëvendës i Sergey Shoygu (ministri rus i mbrojtjes). Por a e dini se ku ka qenë ai në qershor të vitit 1999. Ka qenë në Kosovë. Jevkurev i ka marrë trupat ruse prej Bosnje e Hercegovinës i ka sjell me shpejtësi në Aeroportin e Prishtinës që të mbërrijnë para NATO’s kur po çlirohej Kosova. Jevkurev ka qenë ai oficeri rus i cili në dhjetorin e vitit të kaluar pasi që u takuan Putini me Vuçiqin u bë zëvendës i Shoygu. Pra ne i përcjellim të gjitha këto me vëmendje, nuk frikësohemi”, tha Kurti në RTK.

Shefi i qeverisë tha se me emërimet që bën presidenti rus Putin tregon se sa i preokupuar është me Ballkanin.

“Kjo tregon sa i preukopuar është Putin me Ballkanin dhe shikoni biografitë e atyre që i emëron. Unë kam qenë në burg në si i burgosur, rob lufte në vitin 2001 në qershor kur Putini ka qenë pikërisht në aeroportin e Prishtinës sepse ai ka ardhur në pushtet dy muaj pas çlirimit të Kosovës. Duhet të jemi të vëmendshëm, derisa Putin dëshiron të bëjë paralele të paqena, false, absurde, midis Kosovës dhe Krimesë, Vuçiq dëshiron të bëjë midis Krimesë dhe veriut të Kosovës”, tha Kurti./Express

The post Kishte marshuar nga Bosnja drejt Kosovës, kush është ushtaraku rus që po shqetëson Kurtin (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Kërcënimet ruse mbi Bosnjë-Hercegovinën, reagon ashpër Ambasada e SHBA (FOTO LAJM)
Ambasada e SHBA në Sarajevë ka reaguar ashpër pas deklaratave kërcënuese të ambasadorit rus, i cili tha se nëse Bosnjë-Hercegovina do të anëtarësohet në NATO do e pësojë keq.

Në reagimin zyrtar ambasada e SHBA thekson se këto janë kërcënime të rrezikshme, duke shtuar se askush nuk mund të futet mes vendeve të lira dhe NATO-s.

“Kërcënimet e fundit të ambasadorit rus ndaj Bosnje dhe Hercegovinës janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Më tej në njoftimi e ambasadës së SHBA thuhet se Amerika do të jetë në krahë të Bosnjë-Hercegovinës në të gjitha hapat drejt integrimit në komunitetin ‘Eruoatlantik”

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me vendosmëri në krah të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa ajo ndërmerr hapat e nevojshëm për ta siguruar vendin e saj në komunitetin euro-atlantik të kombeve”, thuhet tutje në reagim./albeu.com/

The post Kërcënimet ruse mbi Bosnjë-Hercegovinën, reagon ashpër Ambasada e SHBA (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Eurodeputetët i bëjnë “gjyqin” Dodikut, i kërkojnë të ndërpresë lidhjet me Kremlinin
Michael Gahler, anëtar i Parlamentit të Bashkimit Europian, e ka pyetur kreun e Republika Srpskas, anëtarin e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik se për çfarë kishte biseduar me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe nëse ai do ta njihte rajonin e Banja Llukës si të pavarur, siç bëri Putini me Donetskun dhe Luhanskun. Ai e pyeti Dragan Çoviqin (udhëheqës i Bashkimit Demokratik Kroat -HDZ në Bosnjë e Hercegovinë) se çfarë pret nga kroatët kur është kaq i lidhur me Dodikun, i cili është i lidhur me Putinin, raporton N1.

“I bëj thirrje zotit Dodik që t’i ndërpresë lidhjet me Kremlinin dhe të ndalojë retorikën shkatërruese. Zoti Çoviq, ju bëj thirrje që të distancoheni nga zoti Dodik derisa ai ta dënojë agresionin”, tha eurodeputetja Tineke Strik.

Kritika pati edhe eurodeputeti tjetër, Dietmar Köster. Ai gjithashtu iu drejtua Dodikut, përcjell Gazeta Express.

“Nuk ka vend në Europë për mohuesit e gjenocidit. Bllokimi i vazhdueshëm i institucioneve të BeH dhe përdorimi i retorikës nxitëse në publik çon vetëm në paqëndrueshmëri dhe vonesa në arritjen e reformave që janë kaq të rëndësishme për vendin dhe një jete më të mirë për njerëzit. Mesazh për të gjithë ju: Unë përsëris mbështetjen time për një Bosnjë të bashkuar, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe rrugën e saj europiane. Ne jemi me Bosnjën, po punojmë me ju për ta mundësuar dhënien e statusit të kandidatit”, tha ai.

“Ne ju bëjmë thirrje të gjithëve që të siguroni një vend demokratik funksional për ta vazhduar këtë proces. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbrojnë institucionet shtetërore. Jam i zhgënjyer me diskursin etik edhe pse jeni në rrugë pa krye. Të rinjtë po largohen nga vendi, nuk kanë të ardhme. A do të fokusoheni më në fund në atë që nevojitet, kohezionin social për ta përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të thjeshtë? Dhe a doni t’i shfuqizoni politikat diskriminuese?”, pyeti Koster.

Në përgjigjen e tij për eurodeputetët, Dodik tha se ai mbështet “integritetin territorial dhe sovranitetin e Rusisë dhe Ukrainës”.

“Unë dënoj çdo luftë. Siç e dënova bombardimin e Beogradit, po ashtu dënoj përdorimin e forcës në Ukrainë, pavarësisht se kur erdhi. Kërkojmë vendosjen e paqes”, tha Dodik.

Ai tha se nuk ndan mendim të njëjtë me Zheljko Komshiqin, kreun e Presidencës së Bosnjës në lidhje me “ndërhyrjen e Kroacisë dhe Serbisë në marrëdhëniet e brendshme të Bosnjës” dhe se “është e vështirë të kesh shoqëri multietnike dhe demokraci”.

Dodik tha se nuk është i ndikuar nga Rusia dhe i akuzoi eurdeputetët se po përpiqen të “përhapin stereotipe”. Dodik pranoi se ka biseduar me ministrin e Jashtëm rus.

“Para kësaj kam qenë në Rusi dhe kemi biseduar për aktivitetet ekonomike. Ata kanë një rafineri nafte, kështu që unë doja të siguroja sasi të mjaftueshme për RS dhe jam krenar sepse Bosnja nuk është në listën e sanksioneve të Rusisë për furnizimet me energji për shkak të veprimeve të mia”, tha Dodik.

Edhe Çoviçi u mundua disi t’iu përgjigjet kritikave.

Ai tha se “nuk e di se si” eurodeputetët “synojnë ta përcaktojnë një lidhje të ngushtë në çdo kohë në politikën e Bosnjës”.

“Nuk e di pse do të lidhesha më ngushtë me Dodikun apo me Izetbegoviqin, me Xhaferoviqin apo me të tretin apo të katërtin. Ky është perceptimi i imponuar nga Sarajeva”, tha Çoviq.

Ai gjeti hapësirë edhe që të hedh akuza ndaj Komshiqit.

Parlamenti Evropian dërgoi një mesazh se Bosnja nuk mund të jetojë përgjithmonë me ndihmën ekonomike të BE-së për ta ruajtur paqen dhe një “super strukturë politikanësh”.

“Ata kanë më shumë politikanë për metër katror në botë. Një super strukturë e tillë nuk mund të mbahet më. Të rinjtë nuk besojnë në institucionet e Bosnjës. Sundojnë politikanët e vjetër. Nuk mund të varesh vazhdimisht nga ndihma e solidaritetit të BE-së, ne nuk duam të mbështesim më ndarjen e përhershme”, tha eurodeputeti Javier Nart. /Express

The post Eurodeputetët i bëjnë “gjyqin” Dodikut, i kërkojnë të ndërpresë lidhjet me Kremlinin appeared first on Albeu.com.

Milorad Dodik i Bosnjës telefonon ministrin e Jashtëm rus, çfarë u diskutua
Anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, serbi Milorad Dodik ka telefonuar ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov.

Lajmin e bëri të ditur vetë Dodik përmes një njoftimi.

Ata kanë folur për marrëveshjen mes Dodikut dhe Putinit të vitit të kaluar ndërsa kanë deklaruar hapur se do të kundërshtojnë çdo rishikim të Marrëveshjes së Dejtonit.

“Është konfirmuar angazhimi i ndërsjellë për respektim të rreptë të Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnjë-Hercegovinën, për të kundërshtuar përpjekjet në rritje për të rishkruar parimet e OKB-së të përfshira në to dhe në marrëveshjen e BE-së dhe NATO-s në dëm të popullit të Republikës të Serbisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse nën Bosnje-Hercegovinë.

“Për bisedën telefonike të Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergei Lavrov me anëtarin e Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, serbin Milorad Dodik. Me iniciativën e palës së Bosnje-Hercegovinës, u zhvillua një bisedë telefonike e Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergei Lavrov me një anëtar të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, serbin Milorad Dodik. Një shkëmbim mendimesh për zbatimin e marrëveshjeve të bëra pas takimit të Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin dhe Milorad Dodik në Moskë në dhjetor të vitit 2021. Janë planifikuar hapa për intensifikimin e përpjekjeve në këtë drejtim.

Është konfirmuar angazhimi i ndërsjellë për respektim të rreptë të Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnjë-Hercegovinën, për të kundërshtuar përpjekjet në rritje për të rishkruar parimet e OKB-së të përfshira në to dhe në marrëveshjen e BE-së dhe NATO-s në dëm të popullit të Republikës të Serbisë. Shpjegimet e hollësishme të palës ruse në lidhje me situatën rreth Ukrainës, arsyet e vendimeve përkatëse të marra nga udhëheqja e vendit tonë u pritën me mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse në Bosnje Hercegovinë.

The post Milorad Dodik i Bosnjës telefonon ministrin e Jashtëm rus, çfarë u diskutua appeared first on Albeu.com.

Der Spiegel paralajmëron konflikt të ri në Ballkan: Do ketë pasoja dramatike për Europën
Prestigjozja gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim situatës në Ballkan. Në shkrim paralajmërohet se në Ballkan do të nisë një konflikt i ri, dhe për këtë faji i hidhet BE.

Shkruhet se BE me politikën e saj të jashtme është e pabesueshme dhe se nuk ka asnjë plan konkret për rajonin duke i lënë rrugë Rusisë dhe Kinës që të veprojnë.

“Lideri i serbëve të Bosnjës dhe anëtar i kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës kërcënon prej vitesh se do të shkatërrojë shtetin më të brishtë të Ballkanit. Ai mban lidhje të ngushta me Vladimir Putinin.

Oligarku rus Konstantin Mallofejev udhëton rregullisht para zgjedhjeve në “republikën serbe” të Bosnjës. Javën që po shkon Millorad Dodik solli në zyrën e tij në presidencën e Bosnjës në Sarajevë një fizarmonicist, i cili këndoi këngë folklorike serbe, kuptohet me tone nacionaliste.

Dodik ka paralajmëruar se do të bllokojë kazermat e armatës së përbashkët të Bosnjës, do të dëbojë prokurorët dhe gjykatësit e shtetit të përbashkët, do të marrë kompetencat për mbledhjen e tatimeve”- shkruan Der Spiegel.

Sipas “Der Spiegel” çfarë po ndodh në Ballkan mund të ketë pasoja dramatike për Europën.

“Rajoni nuk është para shpërthimit të luftës, por ngjarjet janë kërcënuese”- shkruan “Der Spiegel”.

Revista e njohur gjermane kritikon ashpër Bashkimin Europian, duke akuzuar se faktikisht nuk është i pranishëm në Ballkan. BE, sipas “Der Spiegel”, në rajon nuk bën asgjë, nuk ka plan, nuk ka as politikë.

“Sepse së pari politika e jashtme e BE-së është përgjithmonë është komplet jokredibile nëse as në Ballkan nuk mund të bëjë diçka dhe atje lejon Rusinë dhe Kinën të veprojnë.

Fakti që BE nuk po i ofron kurrfarë perspektive vendeve të Ballkanit, ndikon në acarimin e këtyre ditëve.

Dhe së dyti: pasojat për pjesën tjetër të Europës as që mund të merren me mend nëse atje sërish do të ketë përballje të armatosura. Kjo s’mund të përjashtohet”- paralajmëron “Der Spiegel”.

Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë në pritje të një drite jeshile nga BE për nisjen e negociatave për integrim, por prej vitesh kjo po shtyhet për konflikte të brendshme të vendeve anëtare të saj./Express/

The post Der Spiegel paralajmëron konflikt të ri në Ballkan: Do ketë pasoja dramatike për Europën appeared first on Albeu.com.