Bosnjë-Hercegovinën Archives - Albeu.com

Komisioni Evropian në takimin e kolegjit të martën pritet të miratojë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjë-Hercegovinën
Komisioni Evropian pritet që në takimin e kolegjit që do të mbahet të martën në Strasburg, të miratojë rekomandimin për vendimin e Këshillit për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Bosnje e Hercegovinës.

Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike në Bruksel se për këtë vendim janë pajtuar strukturat e Komisionit dhe në takimin e së martës, më 12 mars, ai do të formalizohet.

Sipas procedurave të Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian jep rekomandime ndërsa vendimet i merr Këshilli Evropian.

Në këtë rast, pasi të rekomandojë Komisioni, vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën duhet ta miratojnë liderët e 27 vendeve anëtare, në samitin e BE-së m 21 dhe 22 mars në Bruksel.

Liderët e BE-së, edhe në samitin e tyre në dhjetor të vitit të shkuar, kishin shprehur gatishmërinë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën por kishin përmendur edhe disa kushte që ky vend do të duhej t’i përmbushte deri në fund të muajit mars.

“Këshilli Evropian është i gatshëm të nisë negociatat e anëtarësimit në BE me Bosnje e Hercegovinën, kur niveli i nevojshëm i përputhjes me kriteret e anëtarësimit, të arrihet”, ishte thënë në konkluzat e atij samiti.

Vendimi i paralajmëruar për Bosnje e Hercegovinën konsiderohet nga diplomatët në Bruksel si shenjë e përkushtimit të BE-së për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe si përgjigje edhe ndaj sfidave gjeopolitike në Evropë, pas nisjes së invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Por burimet diplomatike tërheqin vërejtjen se deri te zhvillimi i samitit të liderëve të vendeve anëtare në Bruksel, Sarajeva duhet të bëjë edhe disa hapa në reforma, me të cilat rritë gjasat për një vendim më pozitiv të BE-së.

Sipas të njëjtave burime, ende ka disa shtete që janë skeptike ndaj vendimit për nisjen e negociatave me Bosnje e Hercegovinën, apo që kërkojnë që ky vendim të ketë edhe disa kushte shtesë para se negociatat të nisin.

Në Procesin e zgjerimit ndodhen momentalisht 10 vende.

Prej tyre, 9 kanë status kandidati dhe vetëm Kosova është vend i cili nuk e ka një status të tillë, edhe pse ka aplikuar për anëtarsim në bllok.

Turqia, Mali i zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Ukraina dhe Moldavia kanë edhe vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Status kandidati kanë edhe Bosnje e Hercegovina dhe Gjeorgjia, por deri tash nuk kanë vendim për hapjen e negociatave.

The post Komisioni Evropian në takimin e kolegjit të martën pritet të miratojë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjë-Hercegovinën appeared first on Albeu.com.