bosnje hercegovina Archives - Albeu.com
Bosnje Hercegovina ngre alarmin për ngarkesën e frutave nga Shqipëria: Pesticidi i gjetur në pjeshka përbën një rrezik të lartë shëndetësor
Pas Kroacisë, një tjetër shtet ka njoftuar se pjeshkat e eksportuara nga Shqipëria janë me përmbajtje të lartë pesticidesh. Agjencia e Sigurisë Ushqimore e Bosnje Hercegovinës ka njoftuar se një pesticid u gjet në pjeshkat nga Shqipëria në tregun ushqimor boshnjak dhe konsumi i tyre nga fëmijët përbën një rrezik të lartë shëndetësor.
Si pjesë e Programit për Kontrollin e Mbetjeve të Pesticideve në dhe mbi Ushqimet me Origjinë Bimore dhe Shtazore në Bosnjë dhe Hercegovinë, pjeshkat nga Shqipëria rezultuan se përmbajnë substancën aktive klorpirifos, e cila nuk është në përputhje me Rregulloren për Nivelin Maksimal të Mbetjeve të Pesticideve në dhe mbi Ushqimet dhe Ushqimet për Kafshë me Origjinë Bimore dhe Shtazore.
“Është një rrezik i lartë”, theksoi Agjencia e Sigurisë Ushqimore e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ata shtojnë se është një pjeshkë e Klasit II, e vitit 2025, dhe se eksportuesi është ZHAKU METUSHI, Suk 1, Strum, dhe importuesi në BiH është Sejo prom doo Sarajevë.
“Një vlerësim i shpejtë i rrezikut i kryer nga Agjencia e Sigurisë Ushqimore e Bosnjës dhe Hercegovinës përcaktoi se konsumi i pjeshkave me një vlerë të përcaktuar të klorpirifos tek fëmijët do të tejkalonte ndjeshëm dozën akute të referencës, e cila përfaqëson një rrezik të lartë për shëndetin”, thekson Agjencia dhe shton se ata kanë paraqitur të gjithë informacionin e disponueshëm për veprime të mëtejshme tek organet kompetente të inspektimit.
Mediat boshnjake shkruajnë se substanca aktive chlorpyrifos nuk është në listën e substancave aktive të lejuara për përdorim në fitofarmaceutikë në Bosnje, që do të thotë se përdorimi i saj në fitofarmaceutikë nuk lejohet.
The post Bosnje Hercegovina ngre alarmin për ngarkesën e frutave nga Shqipëria: Pesticidi i gjetur në pjeshka përbën një rrezik të lartë shëndetësor appeared first on Albeu.com.
Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria, kaq afër e larg, DW: Mungesa e vullnetit politik, zhgënjim për mundësitë e humbura
Timuri, një i ri 26-vjeçar nga Sarajeva, studion Gjuhë-Letërsi dhe i pëlqen të udhëtojë dhe të eksplorojë botën.
Një të mërkurë në një ditë me diell, ai vendosi të bëjë një udhëtim të gjatë me autobus nga Sarajeva në Tiranë.
Rreth orës 8 të mëngjesit, ai nisi udhëtimin e tij që zgjat mbi dhjetë orë me një mini-furgon. Ndalesa e parë Podgorica.
“Nuk ka linjë direkte autobusi nga Sarajeva për në Tiranë. Fillimisht duhet të shkosh në Podgoricë, të ndërrosh autobus atje dhe pastaj të arrish në Tiranë”, shpjegon Timuri. “Duhet të përmend që autobusi nga Sarajeva në Podgoricë ishte një nga më të këqinjtë që kam qenë ndonjëherë. Në fakt, nuk ishte as autobus; ishte një automjet për rreth njëzet vetë, një furgon për transportimin e paligjshëm të migrantëve që ulin poshtë kokën kur kalojnë kufin…”, shton ai duke qeshur.
Heqja e tarifave roaming
Për të arritur në Podgoricë, autobusi kalon kufirin shtetëror mbi lumin Tara për të arritur në pikën kufitare Šćepan Polje dhe hyrë në Malin e Zi.
Ishte padyshim rruga më e keqe që kam udhëtuar ndonjëherë, dhe ai kufi është aq i papërshtatshëm, ato kontejnerë, një katastrofë”, shton Timuri.
Në mesditë Timuri mbërriti në Podgoricë, ku pret dy orë për të vazhduar rrugën me autobusin për Tiranë.
“Duhet të them se heqja e tarifave të roaming-ut midis vendeve të Ballkanit Perëndimor e bën këtë udhëtim më të lehtë”, thotë Timuri.
Në vitin 2019 vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër to dhe Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Shqipëria, nënshkruan në Beograd një marrëveshje për heqjen e tarifave të roaming-ut.
“Më parë, pa heqjen e roaming-ut pritja ishte e komplikuar, se nuk kishe as internet,” thotë Timuri.
Autobusi Podgoricë-Tiranë më i mirë
Në orën katër pasdite, autobusi për në Tiranë mbërriti për të marrë pasagjerët e tij në Podgoricë.
“Ai autobus ishte shumë më i mirë; ishte një lidhje e shkëlqyer. Udhëtimi ishte i shpejtë, pjesa më e lehtë e udhëtimit”, tregon Timuri duke psherëtirë. Pas tri orësh autobusi nga Podgorica mbërriti në Tiranë.
Edhe pse se distanca rrugore midis Sarajevës dhe Tiranës, është pak më shumë se 300 km udhëtimi i Timurit me linja të rregullta autobusi zgjati 10 deri në 11 orë.
Rrugëtimi i Timurit nga Sarajeva për në Tiranë nxjerr në pah marrëdhëniet midis dy vendeve të Ballkanit, të cilat janë kaq afër, por edhe kaq larg. Odiseja e tij nënvizon thirrjen urgjente për përmirësime rrugore dhe forcimin e lidhjeve diplomatike të zgjeruara për të lehtësuar udhëtimin midis Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Shqipërisë.
Pak bashkëpunim Shqipëri-Bosnjë dhe Hercegovinë
Dëshmi tjetër e mungesës së lidhjeve mes këtyre vendeve është edhe mungesa e një ambasade të Republikës së Shqipërisë në Sarajevë, sikurse edhe e një ambasade të Bosnje dhe Hercegovinës në Tiranë.
Megjithë këmbënguljen dhe pyetjet dërguar në Ministrinë e Jashtme të Bosnjes dhe atë të Shqipërisë lidhur me mungesën e shkëmbimit të abasadave, asnjëra nuk ishin të gatshme të përgjigjen.
Si historikisht ashtu edhe sot ka një mungesë bashkëpunimi ekonomik, tregtar, diplomatik, kulturor dhe ndërshtetëror midis këtyre dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Lema Balaj, shqiptare e rritur në Bosnjë dhe Hercegovinë, u shpërngul në Shqipëri në vitin 2008 për punë, por familja e saj vazhdon të jetojë në Bosnje.
Ajo ka tre vëllezër që jetojnë dhe punojnë në Tuzla dhe një motër që jeton në Gradačac, prandaj mban lidhje të ngushta me Bosnjen, dhe shkon shpesh për vizitë Tuzlë.
Përveç përsëritjes së ankesave për të cilat tregoi Timurit, ajo shton se ka një problem tjetër: profilizimi etnik në kufi.
Lema, e cila ka edhe pasaportën boshnjake edhe atë shqiptare, ka përjetuar personalisht pabarazi gjatë udhëtimeve mes dy shteteve. Kur kalon kufijtë me pasaportën e Bosnjës, ajo nuk ka probleme, por me pasaportën shqiptare, shpesh është përballur me kontrolle të imtësishme të automjetit dhe me pyetje.
“Vetëm të pasurit një pasaportë shqiptare është i mjaftueshëm për të ngjallur dyshime në çdo pikë kontrolli, duke shkaktuar kontrolle të mëtejshme. Fatkeqësisht ky është realiteti për shqiptarët”, – shpjegon ajo.
Shqiptarët në Bosnjë dhe Hercegovinë
Prania e shqiptarëve në Bosnjë është e hershme. Regjistrimet datojnë që nga periudha osmane. Shumë shqiptarë kanë migruar në Bosnjë, veçanërisht në kohën e Jugosllavisë së Parë dhe të Dytë për shkak të kushteve të vështira të jetesës në vendet e tyre të origjinës si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Tradicionalisht ata janë vendosur kryesisht në qendra urbane. Në Sarajevë jeton numri më i madh i shqiptarëve.
Numri i shqiptarëve në Bosnjë ka ndryshuar ndër vite. Të dhënat më të fundit lidhur me numrin e shqiptarëve në Bosnjë dhe Hercegovinë i takojnë vitit 2015, të marra nga një raport i Këshillit të Pakicave Kombëtare të Bosnje dhe Hercegovinës.
Në bazë të këtij raporti në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës banojnë rreth 10,000 shqiptarë. Një prani të ‘pazakontë’ shqiptarësh ka në Republikën Srpska. Megjithatë këto statistika nuk konfirmohen nga autoritetet, dhe janë të dhëna të ofruara nga organizatat joqeveritare shqiptare.
Sanadin Voloder, gazetar nga Mostari, hulumtimi i të cilit fokusohet tek kultura shqiptare dhe marrëdhëniet midis dy vendeve, thekson problemet e të dhënave nga regjistrimi i fundit në Bosnjë:
“Shqiptarët janë të vetëdijshëm për situatën politike dhe atmosferën në Bosnjë dhe Hercegovinë, kështu që ata u deklaruan si boshnjakë në regjistrimin e fundit,” shpjegoi Voloder. Sot nuk ka të dhëna të sakta për numrin e shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, por “mund të flasim për rreth 25.000 shqiptarë në Bosnje dhe Hercegovinë”, përfundoi gazetari.
“Ne nuk mund të shohim asnjë ndryshim mes nesh dhe shqiptarëve, përveç emrave dhe mbiemrave të tyre”, komenton Voloder, duke theksuar integrimin natyror të komunitetit shqiptar në shoqërinë boshnjake.
Njerëzit e marrin vesh që jam shqiptar vetëm nga emri
Një tjetër shqiptar Abi Muhtari, erdhi nga Maqedonia e Veriut në Sarajevë në moshën dy-vjeçare dhe sot ka shtetësinë boshnjake, maqedonase dhe zviceriane.
“Unë jam shqiptar, por atdheu im është Bosnja dhe Hercegovina”,  shpjegon Muhtari.
Duke kujtuar me një buzëqeshje në fytyrë fëmijërinë e tij në Sarajevë, ku ende jeton, ai thotë: “Ne kurrë nuk kemi përjetuar diskriminim; faktikisht, nuk ndryshojmë nga popullsia shumicë. Njerëzit e dinë që jam shqiptar vetëm kur dëgjojnë emrin tim, dhe edhe në këtë rast kjo nuk ndryshon asgjë”.
Përmes prizmit të të tjerëve
“Shqiptarët dhe boshnjakët mund të jenë dy kombet e vetme në Ballkan që kanë kaq shumë ngjashmëri dhe megjithatë dinë kaq pak për njëri-tjetrin. Shumica e asaj që dinë për njëri-tjetrin është përmes prizmit të të tjerëve”,  shpjegoi Ramadan Ramadani, analist në institutin “Nisma” në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë historisë Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria kanë pasur dy fate krejtësisht të ndryshme. Bosnja e sotme ishte pjesë e Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, ndërsa Shqipëria ishte vetë
Republikë Socialiste.
“Më kujtohen të moshuarit tanë që fantazonin për Shqipërinë dhe e shihnin Hoxhën si hero, sepse nuk e dinin se çfarë po ndodhte me të vërtetë”,  thotë Muhtari.
Edhe sot, situata nuk është më e mirë.
“Si shqiptar, nuk e njoh Shqipërinë, kështu që si mund të pres që dikush tjetër, p.sh. një boshnjak, ta njohë atë”?
Disa qindra kilometra udhëtim ndajnë Sarajevën nga Tirana dhe pse janë vende afër, ato mbeten në një masë të madhe të panjohura për njëra-tjetrën.
“Prania e hershme e boshnjakëve nga periudha e vonshme osmane në një territor ku sot është Shqipëria dhe bashkëjetesa e miliona boshnjakëve dhe shqiptarëve në të njëjtin shtet, pra në ish-Jugosllavi, mund të jetë një trashëgimi e gjallë e bashkëjetesës dhe një bazë për t’u njohur më mirë”, përfundoi Ramadani.
Boshnjakët në Shqipëri
Gjatë pushtimit austro-hungarez të Bosnje dhe Hercegovinës në vitin 1878 mbi 160,000 myslimanë boshnjakë u zhvendosën nga vendbanimet e tyre duke kërkuar strehim në vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Kosova, Turqia dhe Shqipëria.
Në Shqipëri ata njihen si “muhaxhirë”, që do të thotë “refugjatë” në turqisht. Në Shqipëri ata u vendosën kryesisht midis Durrësit dhe Tiranës, veçanërisht në Shijak, duke u bërë pjesë integrale e peizazhit kulturor të Shqipërisë. Pavarësisht integrimit pakica boshnjake ruan gjuhën e saj.
Boshnjakët njihen si pakicë me miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Shqipëri në vitin 2017. Por ndërsa për pakicat e tjera, si grekët, maqedonasit, malazezët, arumunët, romët dhe egjiptianët ballkanikë, ekzistojnë të dhëna, informacioni për boshnjakët është i pakët. Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) nuk ka të dhëna për boshnjakët, por sipas Fikret Klarić, President i shoqatës ‘Zambak’ të boshnjako-shqiptarëve në Shqipëri, vlerësohet se në rrethin e Durrësit jetojnë rreth 7.000 boshnjako-shqiptarë.
Identitet i ndërlikuar
Historia e Lema Balajs, përfshin strukturën komplekse të identiteteve dhe të përvojave në Ballkan. E lindur në vitin 1984 në Serbi, ajo vjen nga një familje shqiptare me origjinë nga Prizreni. Familja e saj emigroi duke kërkuar strehim dhe mundësi në ish-Jugosllavi, duke u vendosur përfundimisht në Bosnje në vitin 1988, ku hapi një furrë buke.
Shpërthimi i luftës në vitin 1992 i detyroi ata të largoheshin në Shqipëri para se të ktheheshin në Kosovë dhe më pas përsëri në Bosnje në vitin 1999. Gjatë këtyre trazirave, furra e familjes simbolizonte qëndrueshmërinë. Megjithëse ajo identifikohet me krenari si shqiptare, rritja e saj në Bosnje thekson natyrën komplekse të identitetit etnik dhe kombëtar në një rajon të karakterizuar nga diversiteti dhe ndarjet.
E rritur në Bosnje, Lema gjithmonë fliste gjuhën boshnjake, përveç gjuhës së saj amtare, pra dialektin shqiptar që fliste familja e saj. Duke reflektuar për sfidat me të cilat përballeshin shqiptarët në integrimin me komunitetin më të gjerë për shkak të lidhjes së tyre të fortë me rrënjët dhe traditat e tyre ajo kujton se “shqiptarët përpiqeshin të qëndronin bashkë, duke ruajtur trashëgiminë tonë kulturore në vend që të përziheshin me shoqërinë boshnjake”.
Megjithatë, përvoja personale e Lemës ishte e ndryshme, pasi ajo vazhdoi shkollen e lartë, një rrugë e pazakontë për gratë shqiptare gjatë asaj periudhe. Duke kujtuar vitet e saj shkollore, ajo shton: “kur u regjistrova në shkollë të mesme dhe në universitet, kur thosha emrin, të gjithë më pyesnin “nga je?” dhe kur thosha që jam shqiptare ata habiteshin që isha duke studiuar”.
Pavarësisht lidhjes së saj të thellë me identitetin shqiptar, ajo nuk e mohon faktin se pas shpërnguljës në Shqipëri në vitin 2008, ajo është ndjerë më afer identitetit të saj boshnjak.
“Kur erdha në Shqipëri për herë të parë në vitin 2008 aplikova në një kompani boshnjake që kërkonte staf në Shqipëri dhe më pranuan, sepse kisha shkruar në CV se dija gjuhën shqipe. Por kur arrita këtu, kuptova që nuk dija gjuhën shqipe, dija vetëm dialektin e fshatit tim dhe të gjitha studimet e mia i kisha bërë në gjuhën boshnjake dhe serbe, kurrë nuk kisha studiuar në shqip. M’u desh pak kohë për të ndryshuar dialektin dhe për t’u mësuar me gjuhën shqipe”.
Përveç pengesës gjuhësore, ajo thekson vështirësinë e integrimit në shoqërinë shqiptare, pavarësisht origjinës së saj shqiptare.
“Në fakt, kur erdha në Shqipëri për herë të parë, nuk mundesha të integrohesha me shqiptarët, dhe kishte familje serbe që jetonin dhe punonin në Shqipëri dhe isha më afër tyre se shqiptarëve, sepse mentaliteti im, mënyra se si jam rritur, ushqimi që kam ngrënë, muzika që kam dëgjuar përshtatej me ta”, shpjegon Lema.
Qendra kulturore shqiptare
Me dëshirën për njohje të ndërsjellë midis shqiptarëve dhe boshnjakëve, si dhe të gjithë boshnjakëve dhe hercegovinëve, një grup intelektualësh, akademikësh, biznesmenësh dhe aktivistësh me origjinë shqiptare në Sarajevë, janë bashkuar për të forcuar marrëdhëniet dhe për të nxitur mirëkuptimin e ndersjelltë midis këtyre popujve që janë kaq të afërt, por edhe kaq të larget. Ndër ta është Abi Muhtari, nismëtar për hapjen e Qendrës Kulturore Shqiptare në qendër të Sarajevës.
Që nga hapja e saj, një vit më parë, Qendra Kulturore Shqiptare nuk ka pasur shumë mundësi të lulëzojë, por qëllimi i saj është “njohja më e mirë e shqiptarëve dhe boshnjakëve, boshnjakëve dhe hercegovinëve përmes kulturës”,  shpjegoi Muhtari.
Mungesa e vazhdueshme e vullnetit politik, për të promovuar bashkëpunimin midis Bosnjës dhe Shqipërisë është një dëshmi zhgënjyese e mundësive të humbura, për përparim dhe përfitim të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor.
The post Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria, kaq afër e larg, DW: Mungesa e vullnetit politik, zhgënjim për mundësitë e humbura appeared first on Albeu.com.
Rrëzohet avioni në Bosnje, ndërrojnë jetë babë e bijë
Dy persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni sportiv në afërsi të aeroportit në Prijedor, njoftoi Departamenti i Policisë së Prijedorit në Bosnje e Hercegovinë.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 kur edhe është lajmëruar policia.
Për rastin janë informuar Drejtoria e Aviacionit Civil, Prokuroria e Qarkut të Prijedorit dhe Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës që është përgjegjëse për hetimet e mëtejshme.
Siç raporton N1, me informacioneve nga terreni, një instruktor i njohur fluturimi dhe vajza e tij kanë mbetur të vdekur./Express/
The post Rrëzohet avioni në Bosnje, ndërrojnë jetë babë e bijë appeared first on Albeu.com.
Liderët e BE-së konfirmojnë statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në samitin që u mbajt më 15 dhjetor në Bruksel, konfirmuan statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën
“Këshilli Evropian mbështet konkluzionet Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së, të datës 13 dhjetor 2022, për procesin e zgjerimit dhe stabilizim-asociimit, dhe pranon t’i japë Bosnje e Hercegovinës statusin e vendit kandidat”, thuhet në konkluzionet e miratuara nga liderët e BE-së, në të cilat Evropa e Lirë pati qasje.
Vendimi për dhënien e statusit kandidat për Bosnjën tashmë është marrë nga ministrat përgjegjës për çështje evropiane në takimin e mbajtur më 13 dhjetor dhe konfirmimi i sotëm është vetëm zyrtarizmi i statusit të vendit kandidat. Në tetor, Komisioni Evropian rekomandojë dhënien e statusit kandidat dhe anëtarësimin e plotë të Bosnjës në BE, por tha se shteti duhet të përmbushë disa kritere.
Në mesin e kritereve të vendosura për Sarajevën ishin miratimi i ndryshimeve në ligjet për gjykatat dhe prokuroritë, miratimi i një ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, ndërmarrja e hapave konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe sigurimi i funksionimit të disa mekanizmave për përshtatjen e programeve kombëtare me ato të BE-së.
Me Bosnje e Hercegovinën bëhen nëntë shtetet që kanë zyrtarisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shtetet tjera janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Moldavia./REL
The post Liderët e BE-së konfirmojnë statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën appeared first on Albeu.com.
SHBA e shpalli non-grata, Dodik zgjidhet presidenti i ri i Republikës Srpska
Kreu i Unionit të Social Demokratëve të Pavarur, Milorad Dodik është zgjedhur president i ri i njësisë boshnjake Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, pas rinumërimit të votave.
Raporti për rinumërimin e votave është miratuar në seancën e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë-Hercegovinës.
Qendra kryesore e numërimit në Sarajevë ka rinumëruar votat nga më shumë se 2,000 qendra votimi për nivelin e presidentit të njësisë, pasi zyra e prokurorit të shtetit mori raporte për mashtrim në natën e zgjedhjeve të 2 tetorit.
Megjithatë, edhe pas rinumërimit, Dodik, politikan ekstremist pro-rus i sanksionuar nga SHBA si person i korruptuar që rrezikon të minojë stabilitetin e Ballkanit, është shpallur fitues.
The post SHBA e shpalli non-grata, Dodik zgjidhet presidenti i ri i Republikës Srpska appeared first on Albeu.com.
“Regjim pa kuptim vizash mes Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës”
Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, ndonëse dy shtete në zemër të Ballkanit, vazhdojnë të mbajnë regjimin e vizave ndaj njëra tjetrës, duke vështirësuar kështu lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Pengesa të mëdha kanë edhe turistët e këtyre dy vendeve që duan të vizitojnë qytetet, muzetë, apo të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore.
Aida Vežić, sekretare e përgjithshme në Rrjetin e Muzeve të Ballkanit, thotë se “regjimi i vizave është pengesë e madhe për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash në mes kolegëve, gjithashtu është një kërcënim serioz që vazhdon të zgjerojë hendekun midis kolegëve dhe komuniteteve duke iu vështirësuar lëvizjen e lirë.
Padrejtësi të madhe
Vežić thekson se qytetarët me kombësi boshnjake apo kosovare për udhëtim në të dy shtetet, varen nga ekzistenca e thjeshtë e regjimit të vizave dhe ata që vendosin të kalojnë nëpër procesin e marrjes së vizës, janë të irrituar nga procedurat e pakuptimta, në të dyja anët (BiH dhe RKS).
“Përvoja ime personale ka qenë se më kanë thënë se do të merrja një vizë njëvjeçare, por kam gjetur se datat në pasaportë janë vetëm 5 ditë për gjatësinë e ngjarjes që po ndiqja në Republikën e Kosovës. Për shkak të regjimit të vizave neve na duhet qe të dërgojmë kolegë nga vende të tjera, për të ndjekur konferencat dhe workshopet në Kosovë, por jo kolegë nga Bosnja e Hercegovina dhe kjo është një padrejtësi e madhe për ta.”
Vežić tregon se dëshiron të vizitojë Kosovën, por se i duhet të bëjë kilometra të shumtë, pasi aplikimi për vizë duhet bërë në Tiranë ose Zagreb.
Barrierë për implementimin e projekteve
Aida Vežić regjimin e vizave e konsideron barrierë për implementimin e projekteve kulturore e të trashëgimisë, pasi që detyrohen të përjashtohen të dyja vendet, shkaku i pamundësisë së marrjes pjesë nga ana e pjesëmarrësve të Kosovës dhe BiH.
“Gjatë punës sime kur diskutojmë vendin e mbajtjes se një veprimtarie rajonale ne na imponohet të përjashtojmë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën si një opsion sepse nuk do të ofronim mundësi të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit, për shkak të regjimit të vizave. Është e sigurtë se ekzistenca e regjimit të vizave ka ngadalësuar dhe rënduar bashkëpunimin midis individëve dhe institucioneve dhe është një turp që ekziston ende”, përfundon Vežić.
Rënie bashkëpunimi në të gjitha fushat
Më të shpeshta lëvizjet ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës i ka edhe udhëheqësja e zyrës për Kosovën të organizatës rajonale RYCO, Krenare Gashi-Krasniqi. Ajo thotë se regjimi i vizave ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në pamundësinë e lëvizjes së lire në mes qytetarëve të Kosovës dhe BiH. Rrjedhimisht ka ulur edhe bashkëpunimin në të gjitha fushat në pamundësi për t’u takuar dhe krijuar kontakte.
“Nga perspektiva e RYCO-së kjo barrierë në veçanti vështirëson lëvizjen e lirë të të rinjve e cila pa dyshim ndikon zhvillimin e aktiviteteve që do të rrisnin bashkëpunimin dhe përafrimin e shoqërive në fjalë. Në të gjitha thirrjet e hapura nga RYCO për mbështetje të projekteve dhe propozimeve, ne marrim shumë pak, ose fare aplikime në mes organizatave dhe shkollave në mes Kosovës dhe BiH dhe kjo është veç reflektim i realitetit se sa larg jemi nga një bashkëpunim i mirëfilltë me njëri-tjetrin”, thotë Gashi-Krasniqi.
Ajo tregon se procedurat e aplikimit dhe deri tek pajisja me vizave janë mjaft të komplikuara, veçanërisht ato nga Bosnja. Kjo pa dyshim sipas saj, ka ulur edhe vullnetin e qytetarëve për ta vizituar Kosovën dhe BiH. Jo rrallë edhe RYCO detyrohet që t’i shmangë Kosovën dhe BiH si vende për të mbajtur ngjarje të mëdhaKreshnik Ahmeti rajonale vetëm për shkak të barrierave të lartpërmendura.
“Andaj secila qeveri duhet të reflektojë seriozisht mbi pasojat që ka shkaktuar vendosja e regjimit të vizave dhe të gjejë vullnet e mënyra konkrete për të mundësuar lëvizje të lirë të qytetarëve të tyre. Dhe, përfundimisht ta ndryshojmë realitetin aktual ku mallrat lëvizin me lirshëm se sa njerëzit në mes Kosovës dhe BiH”, thotë Krenare Gashi-Krasniqi.
Procedura për dhënien e një vize për një qytetar të Kosovës nga Bosnja është tepër e komplikuar, për faktin që secila vizë dërgohet për aprovim individual në Këshill të Ministrave. Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, është organizata kryesore rajonale e Ballkanit Perëndimor, që e ka selinë e saj në Sarajevë.
Raportet aktuale në rrafshin politik dhe atë diplomatik
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, thotë që Kosova është e angazhuar për thellimin e raporteve të vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Pasi sipas tij, popujt tanë ndajnë histori të njëjtë dhe synime të përbashkëta për të ardhmen.
“Bashkëpunimi i ngushtë pengohet nga qasja destruktive e përfaqësuesve të entitetit të Republikës Serbe përbrenda Federatës së Bosnjës e Hercegovinës. Për arsyen e njëjtë pamundësohet edhe vendosja formale e marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve. Megjithatë, institucionet e Republikës së Kosovës shfrytëzojnë secilën mundësi për t’i përafruar raportet me institucionet e Federatës së BiH, gjë që është vetëm formalizëm i raporteve të ngushta ekzistuese mes qytetarëve të të dyja vendeve”, thotë Ahmeti.
Ahmeti thotë se qeveria e Kosovës ka plane për lehtësimin e lëvizjes së lirë është e angazhuar brenda ‘Procesit të Berlinit’ së bashku me vendet e tjera anëtare që të arrijmë marrëveshjen për qarkullimin e lirë të qytetarëve të rajonit nëpër secilin prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Por sipas tij në mungesë të marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Bosnje, për shkak të entitetit të Republikës Serbe, Kosova iu mundëson qytetarëve të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës pajisjen me vizë në misionet diplomatike të rajonit, në Podgoricë, Tiranë dhe Shkup.
“Ne kemi angazhim të përhershëm që politikat dhe procedurat konsullore të jenë sa më të lehta e të shpejta. Është e qartë që sado efikase të jenë këto procedura, fakti që një qytetar duhet të pajiset me vizë paraqet pengesë. Gjithashtu, ne kemi interesim të madh që të dyja shtetet të lidhin marrëdhënie diplomatike, në mënyrë që shqetësimet e ndryshme të qytetarëve, sikurse kjo me qarkullimin e lirë, t’i zgjidhim edhe në formë bilaterale”, përfundon Ahmeti.
Problem real, i përditshëm
Edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila është me origjinë boshnjake çështjen e regjimit të vizave e ka cilësuar një problem real, i përditshëm dhe shumë negativ si për Kosovën ashtu edhe për BiH.
“Unë isha iniciatore e hapjes së Zyrës për Marrëdhënie në Sarajevë dhe Prishtinë, njësoj si në Greqi, e cila nuk na njohu si shtet të pavarur apo si ai i Beogradit. Iu shkrova të gjithë faktorëve relevantë në Bosnje dhe zoti Millorad Dodik, doli publikisht dhe e refuzoi kërkesën. Zyra e ndërlidhjes është një nga zgjidhjet më konkrete në situatën në të cilën ndodhemi, por nuk kemi gjetur mirëkuptim” thotë Balje. Por  çfarë është bërë nga qeveritë e kaluara dhe pse nuk është rregulluar çështja e lëvizjes së lirë ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.
Marrëdhëniet ekonomike pothuajse inekzistente
Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, thotë se paradoksi më i madh është fakti që liria e lëvizjes dhe qarkullimi ekonomik midis Kosovës dhe vetë Serbisë ka module praktike, ka frymë më liberale, ndërkaq BiH është më rigide dhe maksimalisht më refuzuese.
“Për shkak të këtij regjimi marrëdhëniet ekonomike në mes te dyja vendeve janë pothuajse inekzistente. Në aspektin kulturor edhe pse në kohën sa Kosova dhe BiH kishin qenë pjesë integrale e Jugosllavisë kishte raporte kulturore në mes të dyja vendeve, ndoshta edhe më të theksuara sesa me shtetet tjera anëtare të Federatës, tani këto raporte pothuajse janë zhdukur në tërësi. Gjithashtu, institucionet e sigurisë nuk kanë ndonjë bashkëpunim të ndërsjellët në mes vete, edhe atëherë kur kërkohet ndonjë veprim i përbashkët duhet të involvohen partnerët ndërkombëtarë për të lehtësuar këtë bashkëpunim”, ka shtuar Çollaku.
Madje, sipas Çollakut, viktimë kryesore e këtij regjimi janë qytetarët boshnjakë të BiH dhe qytetarët kosovarë. Kurse, në anën tjetër qytetarët serbë nga BiH pothuajse të gjithë kanë shtetësi të dyfishtë duke u pajisur edhe me dokumente të shtetit serb gjë e cila ju lehtëson dukshëm lëvizjen edhe në Kosovë, ngjashëm me qytetarët serb të BiH janë edhe qytetarët kroat duke pasur shtetësi të dyfishtë.
Çollaku, mendon që rezultatet përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi, do të ndikojnë edhe në raportet ndërmjet Kosovës dhe BiH.
“Rezultatet e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë do të kenë gjithashtu efekt edhe në raportet në mes të Kosovës dhe BiH në të ardhmen, gjithashtu edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës në raport me BE-në do te rrisë dukshëm presionin e arritjes së një marrëveshje edhe në mes te Kosovës dhe BiH për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve si ndër vlerat më të theksuar te BE-së “, ka përfunduar Çollaku.
Autoritet kosovare disa herë u kanë bërë thirrje autoriteteve të Federatës boshnjake që të hiqet regjimi i vizave me Kosovën, ndonëse vet Kosova aplikon reciprocitet në këtë drejtim. Sipas tyre, heqja e vizave ka interes të ndërsjellë, në realizimin e qëllimeve të përbashkëta e që është integrimit evropian. /DW/
The post “Regjim pa kuptim vizash mes Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës” appeared first on Albeu.com.
Schmidt bën ndryshime në Ligjin zgjedhor dhe Kushtetutën e Bosnjës, SHBA mirëpret vendimin
Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, mori një vendim për masat që synojnë përmirësimin e funksionalitetit të entiteteve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës dhe sigurimin e zbatimit në kohë të rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, më 2 tetor. Paketa e masave përmban ndryshime në Ligjin zgjedhor dhe Kushtetutën e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës. Ndryshimet i referohen ekskluzivisht konstituimit paszgjedhor të organeve të zgjedhura në mënyrë indirekte.
“Kërkesa ime urgjente për Parlamentin e zgjedhur të Bosnjë e Hercegovinës sot është që të miratohet me shpejtësi vendimi që është diskutuar për më shumë se dhjetë vjet: zbatoni aktgjykimet Sejdiq-Finci, Zorniq dhe të gjitha vendimet e Gjykatës në Strasburg dhe gjykatave në Sarajevë”, tha Schmidt përmes një deklarate. Më 22 dhjetor, 2009, Gjykata Evropiane konstatoi se Kushtetuta e Bosnjës i diskriminon drejtpërdrejt pakicat, duke mos lejuar pjesëmarrjen e barabartë të tyre në zgjedhjet demokratike.
Rasti u dërgua në gjykatë nga Dervo Sejdiq, rom, dhe Jakob Finci, boshnjak.
Por, autoritetet e Bosnjës, që nga ajo kohë, nuk e kanë ndryshuar ende Kushtetutën dhe tri palë zgjedhje të përgjithshme janë mbajtur në përputhje me të.
Siç thuhet në njoftimin e Schmidit, vendimet paraqesin mekanizma për zhbllokimin dhe afate të përcaktuara rreptësisht “të cilat do të sigurojnë funksionalitetin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës”. Vendimi për Dhomën e Popujve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës nënkupton që secili nga kombet konstituive (serb, kroat dhe boshnjak), do të ketë nga 23 delegatë, në vend të 17 siç kishin më herët.
“Kjo shpërndarje e mandateve korrigjon mbipërfaqësimin e theksuar të secilit prej tri kombeve konstituive në kantonet ku jetojnë në një numër më të vogël”, thuhet në vendimin e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë. Sipas marrëveshjes së Dejtonit, të vitit 1995, Bosnja është e ndarë në Federatën boshnjake dhe kroate, që kanë dhjetë kantonte, në Republikën Sërpska të dominuar nga serbët dhe në qarkun e vogël vetëqeverisës të Bërçkos.
“Kam vendosur masa që do të përmirësojnë funksionalitetin e institucioneve në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës. Ato do t’u mundësojnë të gjithë qytetarëve t’u dëgjohet zëri i tyre dhe të sigurojnë që ata të përfaqësohen me të vërtetë nga ata që kanë zgjedhur”, tha Schmidt.
SHBA mirëpret vendimin e Schmidt
Shtetet e Bashkuara mirëpritën vendimin e Schmidtit, duke thënë se masat do të fuqizojnë stabilitetin dhe funksionalitetit e shtetit.
“Ky veprim ishte edhe urgjent, edhe i nevojshëm”, u tha në deklaratën e publikuar nga Ambasada amerikane në Bosnjë e Hercegovinë.
“Vendimi i përfaqësuesit të Lartë trajton problemet që kanë pllakosur Federatën e Bosnjë e Hercegovinës për shumë vite. Katër vjet pas zgjedhjeve të vitit 2018, Federata nuk ka zbatuar rezultatet dhe Gjykata Kushtetuese e Federatës është pothuajse e paralizuar. Kjo ka privuar banorët e Federatës nga të drejtat e tyre kushtetuese, ka minuar sundimin e ligjit dhe u ka dhënë guxim etno-nacionalistëve në mbarë Bosnjë e Hercegovinën. Së bashku, këto probleme kërcënojnë sovraniteti, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjë e Hercegovinës”, tha SHBA-ja.
Uashingtoni tha se mbështet fuqishëm sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjës, duke shtuar se është në dorën e liderëve politikë që të lënë mënjanë dallimet dhe të punojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës. Vendimi i Përfaqësuesit të Lartë vjen në ditën kur qytetarët në Bosnjë e Hercegovinë votuan për zgjedhjet e përgjithshme. Këto zgjedhje, sipas analistëve, nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim transformues.
The post Schmidt bën ndryshime në Ligjin zgjedhor dhe Kushtetutën e Bosnjës, SHBA mirëpret vendimin appeared first on Albeu.com.
Bosnjë-Hercegovina: Qymyri e korrupsioni pengojnë zhvillimin e energjisë së rinovueshme
Sipas ekspertëve Bosnjë-Hercegovina mund të kryesonte në rajon për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Por korrupsioni, industria e fuqishme e qymyrit dhe burokracitë e shumta janë pengesë.
Tri vite më parë një grup aktivistësh vendas në fshatin Pecka, në veri të Bosnjë Hercegovinës, u bënë bashkë për shfrytëzimin e potencialit diellor dhe ndërtuan panele diellore në çatinë e Qendrës së Vizitorëve në Pecka. Ky ishte i pari i këtij lloji në pjesën rurale të Bosnjës. Nisma Pecka ishte rezultati i një fushate me mbledhje fondesh, në fund të së cilës u mblodh shuma prej 7 mijë eurosh. Kjo nismë përputhej me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, UNDP.
Megjithatë, një vit pas instalimit, 15 panelet diellore nuk kanë prodhuar një kilovat të vetëm energji elektrike. Ligji që rregullon furnizimin e rrjetit të energjisë mbetet i papërfunduar dhe qendra i druhet përdorimit të sistemit të instaluar për të prodhuar energjinë e tij, njohur si vetë-konsum, pasi më vonë kjo mund të ndërlikonte lidhjen me rrjetin.
“Në 2021-shin kemi paraqitur një kërkesë për t’u lidhur me shërbimin vendas dhe jemi ende në pritje të një përgjigjeje” – thotë Boro Maric, pronar i Qendrës së Vizitorëve në Pecka. Në të vërtetë, burokracitë janë kaq të mëdha, njësoj “sikur të ndërtonim një hidrocentral të vogël”, evidenton ai. Maric shprehet se mungesa e theksuar e informacionit rreth të gjithë procesit, e ka bërë projektin akoma më të vështirë. Për shembull, pasi sistemi ishte instaluar, qendra u njoftua se duhet të paguante katër mijë euro shtesë për lidhjen me rrjetin.
Bosnja “e ndërlikuar”
Bosnjë Hercegovina është një shtet federal i përbërë nga dy “entitete”: Republika Srpska me shumicë serbe dhe Federata e Bosnjë Hercegovinës, e cila përbëhet nga boshnjakë dhe kroatë. Dy entitetet u krijuan nga Marrëveshja e Paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë në fund të vitit 1995.
Përsa i përket përmbushjes së synimeve klimatike, Bosnjë Hercegovina ka një rrugë të gjatë përpara: mbi 60% e energjisë së vendit përftohet nga karburantet fosile, kryesisht qymyri. Në letër, Bosnja ka rënë dakord që deri në vitin 2050 të dekarbonizohet – një premtim gjigant, kur e krahason me përdorimin pa kriter të qymyrit. Ajo synon të kapë shifrën mbi 40% për përdorimin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030, sipas zotimeve botërore.
Procedurat e ndërlikuara pengojnë zhvillimin
Vendi planifikon të krijojë një sistem për çmimet dhe tregtimin e CO2 deri në janar 2026, sistem i cili mund t’i kushtojë shtrenjtë industrisë së qymyrit, thonë ekspertët. Pengesat më të mëdha janë shpërndarja e ndërlikuar e kompetencave në fushën e energjisë nga ana e shtetit dhe interesat e fuqishme të industrisë së qymyrit, theksojnë sipërmarrësit dhe ekspertët.
Entitetet e Bosnjës nuk janë të vetmet që kanë pavarësi të plotë në vendimmarrjen për çështjet energjitike. E njëjta gjë vlen edhe me 10 kantonet brenda federatës. “Këto procedura të ndërlikuara janë arsyeja e procesit të ngadaltë të dekarbonizimit në Bosnjë” – thotë Halko Balavac nga Ministria federale e Energjitikës, Minierave dhe Industrisë. Çdo kanton duhet të japë pëlqimin e tij për çdo projekt, ndjekur nga entiteti dhe më pas shteti.
Investimet e planifikuara
“Kemi projekte të cilat duhet të marrin miratim nga bashkia, kantoni, entiteti dhe shteti, e për t’u pajisur me të gjitha lejet e nevojshme, duhen 3-5 vite” – thotë Senad Salkic, drejtor i “Elektroprivreda BiH”, kompani shtetërore e shërbimeve elektrike, me qendër në Sarajevë. Aktualisht, më pak se 20% e prodhimit të energjisë përftohet nga energjia e gjelbër, edhe pse planet janë që të investohen rreth 220 milionë euro në burimet e energjisë së rinovueshme në 2-3 vitet e ardhshme, në energjinë diellore, energjinë e erës (eolike) dhe atë hidroelektrike. Kjo kap shifrën e 36% të investimeve totale të prodhimit.
Përsa i përket ligjeve që favorizojnë energjinë e rinovueshme, kohët e fundit Republika Srpska miratoi statute – të cilat kërkojnë ende finalizim – që u lejon familjeve që njëkohësisht të prodhojnë dhe të konsumojnë energji elektrike. Sipas ministrit të saj të Energjisë, Republika Srpska ka kontraktuar projekte të energjisë së rinovueshme, me vlerë mbi 1 miliard euro.
Investitorët e privilegjuar
Nga 180 vendet e vlerësuara për korrupsion nga “Transparency International”, Bosnja renditet dobët, mes Shqipërisë dhe Malawi. Mesa duket, edhe energjia e rinovueshme nuk përjashtohet nga rregulli. Deputeti Nebojsa Vukanovic nga Republika Srpska, thotë se investitorët e privilegjuar që janë afër autoriteteve janë ata që “fitojnë” koncensionet.
“90% e koncensioneve në fushën e energjisë së rinovueshme u jepen kompanive në pronësi të politikanëve të partisë në pushtet ose të afërmve të tyre të ngushtë, që shërbejnë si kamuflim i tyre” – pretendon Vukanovic. Sidoqoftë, ministri Djokic, pretendon se çdo gjë funksionon sipas ligjit. “Nuk ka palë të privilegjuara që marrin koncensione” – thotë ai.
Qymyri është “mbreti”
Bosnja krenohet me rezervat e mëdha të qymyrit dhe sipas kritikëve, shteti dhe industria energjitike synojnë të vazhdojnë që të përfitojnë prej tij. Ekspertët thonë se termocentralet që punojnë me qymyr, në qytetet boshnjake qendrore si Tuzla dhe Kakanj, do të vijojnë të punojnë me qymyr deri në 2040-ën, ose dhe më gjatë.
“Energjia në Bosnjë drejtohet nga shteti ose kompani në pronësi të entiteteve” – thotë ekonomisti Damir Miljevic, nga Qendra për Tranzicionin e Energjisë së Qendrueshme (RESET), e cila lobon për energjinë e rinovueshme. “Nëse zotërohet nga shteti, atëherë është nën ndikimin e politikës. Ja përse ata nuk duan që gjërat të ndryshojnë”.
Megjithëse aktualisht furnizimi nëpërmjet energjisë së rinovueshme në Bosnjë është tepër i vogël, Miljevic është i bindur se vendi ka potencialin për të udhëhequr Ballkanin Perëndimor, përsa i përket prodhimit të energjisë së rinovueshme. “Tani është koha për ujë, diell dhe erë” – thotë ai. “Në të treja kategoritë, Bosnjë Hercegovina ka mbase kushtet më të mirë klimatike në Europë. Në vend që ta përdorin këtë energji si mundësi zhvillimi – duke kaluar nga një lloj energjie në tjetrën – ata thonë ‘Jo’, ne do të vazhdojmë me qymyrin, derisa kjo të zgjasë”./DW
The post Bosnjë-Hercegovina: Qymyri e korrupsioni pengojnë zhvillimin e energjisë së rinovueshme appeared first on Albeu.com.
SHBA sanksionon presidentin dhe ministrin e Federatës së Bosnje-Hercegovinës
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të hënën sanksione ndaj presidentit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Marinko Çavara.
Kështu u bë e ditur në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit.
Po ashtu, SHBA-ja ka sanksionuar Alen Sheraniç, ministër i Shëndetësisë në Republikën Sërpska.
“Veprimi i sotëm përforcon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të promovuar llogaridhënien në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë për ata zyrtarë që minojnë proceset apo institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e vendeve të tyre”, thuhet në deklaratën e DASH.
“Marinko Cavara dhe Alen Seranic kanë kërkuar secili të ndjekin axhendat etnonacionaliste dhe politike në kurriz të institucioneve demokratike dhe qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson.
“Marrëveshja e Përgjithshme Kuadër për Paqen e 1995-ës në BiH, e njohur gjithashtu si Marrëveshja e Paqes së Dejtonit, ishte një arritje e fituar me vështirësi pas një lufte që mori rreth 100,000 jetë në vend. Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, e cila përfshin kushtetutën e sotme të BiH, vazhdon të jetë baza për strukturën e qeverisjes së BiH. 27 më vonë, BiH vazhdon të përballet me sfida nga ata që manipulojnë pozicionet e tyre të pushtetit, duke përfshirë në favor të interesave të tyre personale ose politike. Siç përcaktohet në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, BiH përbëhet nga dy njësi: Federata e Bosnjë dhe Hercegovinës (FBiH) dhe Republika Srpska (RS)”, shton deklarata më tej./albeu.com
The post SHBA sanksionon presidentin dhe ministrin e Federatës së Bosnje-Hercegovinës appeared first on Albeu.com.