borxhi rus Archives - Albeu.com

Rusia dështon të paguajë këstin e borxhit pasi SHBA i bllokojnë fondet
Sipas firmës S&P Global, që bën vlerësimin dhe vëzhgon aftësinë e qeverive dhe bizneseve të mëdha në mbarë botën për të paguar borxhet, qeveria ruse nuk arriti dot të paguajë këstin e kredisë për herë të parë në më shumë se një shekull.

Kësti prej 649 milionë dollarësh, duhej të paguhej në dollarë, por qeveria ruse e pagoi atë në rubla, pasi rezervat e saj në dollarë janë bllokuar në bankat e huaja.

Dështimi i Rusisë për të bërë pagesat ndaj kredidhënësve ishte rezultat i sanksioneve që janë vendosur për të ndëshkuar qeverinë për sulmin ndaj Ukrainës. Javën e kaluar, në ditën kur duhet të bëhej pagesa, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se do të shtrëngonte kufizimet mbi aktivitetet e rezervave valutore të Rusisë të mbajtura në bankat amerikane.

Pavarësisht sanksioneve të vendosura pas 24 shkurtit, kur Rusia filloi sulmin bankat amerikane ishin lejuar të kryenin disa pagesa të qeverisë ruse, duke përfshirë ato për zotëruesit e bonove.

Si rezultat i ndryshimit të pozicionit të Thesarit, JPMorgan Chase, banka ku Rusia mban depozita të mëdha në dollarë amerikanë, nuk ishte në gjendje të bënte pagesën e duhur më 4 prill.

Rubla nuk mund të jetë zëvendësuese e dollarit

Pas vendimit të SHBA-së, Rusia mund t’i kishte paguar huadhënësit me valutat e mbajtura nga banka qendrore e vendit. Por në të njëjtën ditë, Rusia transferoi, atë që tha se ishte një shumë ekuivalente në rubla ruse, në llogaritë e e kreditorëve nga “vendet jo miqësore” dhe deklaroi se pagesat ishin bërë plotësisht.

Të hënën, firma “S&P Global” konfirmoi se transferimi i rublave nuk përbën një pagesë të këstit të borxhit të Rusisë, sepse kontrata kërkon në mënyrë specifike që pagesa të bëhet në dollarë.

Teknikisht, ekziston një afat 30 ditor, deri në fillim të muajit maj, gjatë të cilit Rusia mund të bëjë pagesën, për të shmangur falimentimin. Megjithatë, “S&P Global” tha në një deklaratë se nuk pret që Moska do jetë në gjendje ta bëjë pagesën.

“Sanksionet ndaj Rusisë ka të ngjarë të shtohen më tej në javët e ardhshme, duke penguar gatishmërinë dhe aftësitë teknike të Rusisë për të respektuar kushtet dhe për të përmbushur detyrimet e saj ndaj kreditorëve të borxhit të jashtëm”, tha kompania.

Në një intervistë me gazetën pro-Kremlinit Izvestia, botuar të hënën, ministri rus i financave Anton Siluanov e përshkroi mospagimin e këstit si artificial, sepse Rusia ka mjetet për të bërë pagesat e saj, por po pengohet ta bëjë një gjë të tillë.

“Rusia u përpoq me mirëbesim të paguajë kreditorët e jashtëm,” i tha ai gazetës. “Megjithatë, politika e qëllimshme e vendeve perëndimore është që të krijojë artificialisht një falimentim me të gjitha mënyrat”.

Zoti Siluanov tha se Kremlini do të ndërmarrë veprime ligjore në një përpjekje për të shmangur efektet e mospagimit të këstit të borxhit.

“Sigurisht që ne do të ngremë padi, sepse kemi marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar që investitorët të marrin pagesat e tyre,” tha ai. Megjithatë, ai parashikoi se procesi do të jetë i gjatë dhe i vështirë.

Ndërsa mospagimi i këstit të borxhit nuk është diçka e padëgjuar, rrethanat rreth dështimit të Rusisë për të kryer pagesat e saj në dollarë, janë disi të pazakonta, thotë Anna Gelpern, profesore juridike në Universitetin Georgetown dhe bashkëpunëtore në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare.

Në të kaluarën, sanksionet kanë rezultuar në dështimin e vendeve për të bërë pagesat, zakonisht sepse sanksionet kontribuojnë në shkatërrimin ekonomik të vendeve ndaj të cilave zbatohen, duke ua shteruar paratë, që u nevojiten për të bërë pagesat. Rusia nuk është se nuk ka para për të bërë pagesat, duke pasur parasysh rezervat e saj të mëdha në valutë dhe marrjen e vazhdueshme të të ardhurave nga shitja e naftës dhe gazit natyror.

“Nuk është e pazakontë, që sistemi i pagesave të jetë një pikë presioni”, tha zonja Gelpern për Zërin e Amerikës. “Është e pazakontë, që pika e presionit nuk është ekonomike apo financiare, por politike.”

“Në një farë mënyre, e gjitha duket si teatër” i tha Zërit të Amerikës Nicolas Veron, bashkëpunëtor i lartë në institutin ekonomik Bruegel me seli në Bruksel.

“Nuk ka asnjë shkak ekonomik për këtë. Është tërësisht politike, në varësi të asaj, që lejojnë Shtetet e Bashkuara, ose jo, me përjashtim të faktit, që Rusia nuk ka oreks të nxjerrë sasitë e saj të kufizuara të valutës jashtë vendit, “tha zoti Veron.

Ai vë në dukje, se praktikisht mospagimi i kësteve, nuk do të sjellë ndonjë ndryshim për Rusinë.

“Ekonomia e Rusisë në këtë pikë ka një sufiçit të llogarisë rrjedhëse, për shkak të të gjithë naftës dhe gazit që shet dhe çmimeve të larta të tyre,” thotë zoti Veron. “Ata marrin më shumë para nga pjesa tjetër e botës se sa shpenzojnë, veçanërisht pasi ekonomia është në kolaps dhe për këtë arsye importet po bien dhe nuk po rriten”.

Ndikimi në të ardhmen ka të ngjarë të jetë i vogël

Për shumicën e vendeve, një mospagim i këstit të borxhit mund të shkaktojë një kaskadë katastrofash financiare, veçanërisht duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë marrjen e huasë me kushte të mira në të ardhmen. Por sipas zonjës Gelpern, Rusia e ka dëmtuar veten deri në atë pikë, saqë aftësia e pagimit, nuk do të jetë gjëja e parë në mendjen e investitorëve në të ardhmen.

“Për tregjet financiare, lufta dhe sanksionet, duket se shihen disi ndryshe nga faktorët e tjerë që ne mendojmë se luajnë rol në imazhin e një vendi për shlyerjen e borxheve”, tha ajo. “Pra, këto veprime u thonë investitorëve … se nuk mund të mbështeten tek Rusia si një anëtare e qëndrueshme e sistemit ekonomik global, në sytë e qeverive, që kanë fuqinë brenda atij sistemi”.

Përveç kësaj, ajo vë në dukje se brutaliteti i sulmit ndaj Ukrainës dhe popullit të saj praktikisht garanton se Federata Ruse do të jetë objekt i një numri të madh pretendimesh gjyqësore në vitet e ardhshme dhe se ato ka të ngjarë të konfiskojnë asetet e Federatës Ruse, që janë të bllokuar aktualisht jashtë vendit pas sanksioneve.

The post Rusia dështon të paguajë këstin e borxhit pasi SHBA i bllokojnë fondet appeared first on Albeu.com.