borxhi publik Archives - Albeu.com

Selmani për riformatimin qeveritar: Pa strategji, borxhi publik mbetet nyja kryesore
<html><head></head><body>

Pas publikimit të emrave të ministrave, Qeveria po hyn në fazën përfundimtare të riformatimit. Megjithatë, janë shtuar dilemat nëse ky ndryshim i kabinetit në mes të mandatit do të prodhojë rezultate, sidomos sa i takon mbylljes së çështjeve shqiptare.

Profesori universitar Bashkim Selmani vlerëson se, pa një strategji të qartë, vendi nuk pritet të ketë ndryshime të ndjeshme, ndërsa thekson se sfida kryesore vazhdon të jetë niveli i lartë i borxhit publik.

“Vetëm sa kemi ndërrime të personave, por strategjia, vjetërsimi, borxhet publike të qytetarëve, kriza ekonomike janë faktorë të cilët qeveria nuk është duke i mënjanuar ose zbutur. Kjo e bën problemin bazë me të cilën çfarëdo individi, çfarëdo qeverie që të vijë ose çfarëdo ministri që të jetë, nuk është ndonjë çështje që mund të presim ndonjë efektivitet për sa i përket shtetit.” – tha Profesori universitar, Bashkim Selmani.

Duke u ndalur edhe te kalimi i ministrive të drejtësisë, kulturës dhe marrëdhënieve midis bashkësive te VLEN, Selmani thekson se mungon një platformë konkrete për mënyrën se si duhet vepruar.

“Shqiptarët nuk kanë ndërtuar një platformë bazë, se cilat institucione kanë prioritet dhe çduhet bërë. Prandaj më tepër e shoh si reformatim personal ose të subjekteve të caktuara. Mirëpo, nga ana tjetër nuk kemi matje të rezultateve se çfarë do të ndryshonim për qytetarët se brenda dy viteve shohim ndryshime të caktuara partiake të subjeketeve, dhe nga ana tjetër detyrimet, të drejtat, angazhimet e qytetarëve nuk u jepet komoditete, institucionet nuk janë funksionale sepse çdonjëra nga këto ka borxhe publike.” – u shpreh Profesori universitar, Bashkim Selmani.

Ndërkohë, propozimi për kabinetin e riformatuar qeveritar pritet të hidhet në votim në kuvend deri kah mesi i muajit.

Sipas ndarjes së re, VLEN-i do të udhëheqë Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive me Agon Feratin. Deri tani këtë post e mbante Ivan Stoillkoviq, i cili do të kalojë në detyrën e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale.

Po ashtu, VLEN-i ka marrë Ministrinë e Drejtësisë, që do të drejtohet nga profesori Jeton Shasivari, ndërsa ka humbur Politikën Sociale. Ky resor i ka kaluar OBRM-PDUKM-së dhe do të udhëhiqet nga zv.ministri aktual, Gjoko Vellkovski.

VLEN ka mbetur edhe pa dikasterin e shëndetësisë. Në këmbim, ka marrë Ministrinë e Kulturës, ku ministër do të jetë Sedat Sulejmani.

Nuk do të ketë ndryshime te kuadrot e VLEN-it në Eurointegrime, Ekologji dhe Ekonomi, përkatësisht Bekim Sali, Muhamet Hoxha dhe Besar Durmishi. /tvm2

</body></html>

The post Selmani për riformatimin qeveritar: Pa strategji, borxhi publik mbetet nyja kryesore appeared first on Albeu.com.

Borxhi publik zbret në 48.79% të PBB-së, rënie edhe në vlerë në 3-mujorin e parë
Borxhi publik i vendit ka shënuar rënie të ndjeshme në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Në fund të marsit 2026, ky tregues vlerësohet të ketë zbritur në nivelin 48.79%, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave për tremujorin e parë të vitit 2026.

Rënia prej 4.08 pikë përqindjeje brenda vetëm tre muajve, i detyrohet si rritjes së parashikuar të Prodhimit të Brendshëm Bruto, i cili për vitin 2026 llogaritet të arrijë në rreth 2,8 trilionë lekë ashtu edhe reduktimit të stokut total të borxhit në vlerë nominale.

Konkretisht, stoku i borxhit të qeverisë qendrore dhe atij të garantuar zbriti nga 1,4 trilionë lekë në fund të vitit 2025, në 1,35 trilionë lekë në fund të marsit 2026.

Siç shihet nga të dhënat, borxhi i jashtëm ka pasur rënien më të madhe (-2.66 pikë përqindje). Kjo ka ndodhur sepse ky borxh është ndaj rritjes së ekonomisë (PBB) dhe forcimit të kursit të këmbimit të Lekut dhe gjithashtu përfundimit të disa maturimeve.

Borxhi i brendshëm ka pasur një rënie më të moderuar (-1.43 pikë përqindje). Meqenëse ky borxh është tërësisht në monedhën vendase, rënia e tij vjen kryesisht nga rritja e prodhimit kombëtar (PBB) dhe një kontrolli më të mirë të huamarrjes së re në tregun vendas.

Edhe borxhi që shteti garanton për palë të treta (si p.sh. për kompanitë energjetike) ka pësuar rënie, duke zbritur nga 1.73% në fund të 2025 në 1.49% në mars 2026. Kjo ul rrezikun e detyrimeve të paparashikuara për buxhetin e shtetit.

Arsyeja kryesore që ul borxhin në tremujorin e parë është vlera vjetore e PBB-së së parashikuar. Për vitin 2026, PBB-ja e Shqipërisë parashikohet të arrijë në rreth 2.8 trilionë lekë, një shifër kjo dukshëm më e lartë se vitet e kaluara, gjë që ul automatikisht peshën që zë stoku i borxhit mbi ekonominë totale.

Ndryshe nga periudhat kur borxhi rritet në vlerë monetare por ulet si përqindje, në fillim të vitit 2026 është vënë re një ulje reale e stokut.

Në fund të vitit 2025, borxhi total ishte 1,4 trilionë lekë, por deri në mars 2026, kjo vlerë zbriti në 1,357,171 milionë lekë, duke ndikuar më tej uljen e raportit me PBB-në.

Një pjesë e konsiderueshme e borxhit të jashtëm të Shqipërisë është e nominuar në Euro dhe Dollarë. Forcimi i Lekut ndaj këtyre monedhave gjatë kësaj periudhe ka bërë që vlera e borxhit të jashtëm, kur konvertohet në monedhën vendase (Lek), të rezultojë më e ulët, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e treguesit total./Monitor

The post Borxhi publik zbret në 48.79% të PBB-së, rënie edhe në vlerë në 3-mujorin e parë appeared first on Albeu.com.

Dorian Teliti: Borxhi publik për frymë është dyfishuar në 12 vite, tregues i shpërdorimit qeveritar rilindas
Në një status në rrjetet sociale, koordinatori për programin ekonomik në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka ngritur akuza ndaj qeverisjes, duke e cilësuar dyfishimin e borxhit publik për frymë, si një tregues të shpërdorimit qeveritar në këto 12 vite.

Teliti ka renditur fakte që sipas tij, dëshmojnë keqmenaxhimin e financave publike.

Gjithashtu, Teliti kritikoi rëndimin e kësaj barre financiare mbi qytetarët, duke nënvizuar se pavarësisht rritjes së borxhit, vendi ende përballet me mungesa infrastrukturore dhe shërbimesh bazë.

Në përfundim, Teliti ftoi qytetarët të votojnë më 11 maj kundër, siç e cilësoi ai, “modelit rilindas të shpërdorimit” dhe pro një modeli ekonomik që do të mbështesë zhvillimin dhe mirëqenien.

The post Dorian Teliti: Borxhi publik për frymë është dyfishuar në 12 vite, tregues i shpërdorimit qeveritar rilindas appeared first on Albeu.com.

Ulet borxhi publik, BSH: U rritën të ardhurat krahasuar me një vit më parë
Niveli i borxhit publik ka pësuar një ulje të fortë gjatë viti të kaluar. Analiza e Bankës së Shqipërisë tregon se në fund të vitit 2022 borxhi publik pësoi një ulje me gati 10% nëse e krahasojmë me një vit më parë.

Kjo tregon se financat shqiptare kanë nisur stabilizimin pas tejkalimit të periudhës së pandemisë gjatë së cilës borxhi pësoi një rritje të fortë. Aktualisht rezulton se viti i kaluar është mbyllur me një borxh që ka prekur  nivelin 63.3% nga 73.2% që ishte në 2021.

Efekte pozitive në uljen e borxhit publik kanë dhënë disa faktorë si forcimi i lekut, konsolidimi fiskal si dhe rritja e të ardhurave në buxhet. Të ardhurat fiskale arritën në 573 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar.

Në terma vjetorë, të ardhurat u zgjeruan me rreth 12.1%, ku kontributin kryesor e patën të ardhurat nga TVSH-ja, me rreth 5.9 %. Ecuria e të ardhurave nga TVSH-ja reflekton, përtej rritjes së vëllimit të aktivitetit ekonomik, edhe efektin e rritjes së shpejtë të çmimeve të brendshme e të huaja.

Po ashtu edhe  forcimi i lekut në kursin e këmbimit ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në rënien e vlerës së borxhit publik në valutë, të shprehur në monedhën vendase.

Sipas Bankës qendrore me ulje u vlerësua  si borxhi I brendshëm me  rreth 4%  si dhe ai  i huaj  me 6.4 %  nëse I krahasojmë me  fundin e  vitit 2021. Trendi rënës i nivelit të borxhit publik pritet të përshpejtohet në vitet e ardhshme.

Vlerësimet janë optimiste edhe në lidhje me nivelin e rritjes ekonomike.Ecuria ekonomike parashikohet në normën 2.6 përqind për vitin 2023  ndërsa vitin e kaluar sipas vlerësimeve të INSTAT preku nivelin 4.84%.

Borxhi publik

Viti 2022     63.3%

Viti 2021     73.2%

The post Ulet borxhi publik, BSH: U rritën të ardhurat krahasuar me një vit më parë appeared first on Albeu.com.

Berisha: Pse shqiptarët sot duhet të kishin rrogë mesatare 1500 euro
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se rroga mesatare e shqiptarëve duhet të ishte 1500 euro.

Këtë deklaratë Berisha e ka bërë pasditen e sotme, teksa është ndalur në Vlorë ku ka diskutuar me ekspertë të turizmit për situatën në të cilën ndodhet vendi ynë.

Berisha u shpreh se borxhi ka shkuar në 107 % dhe vendi po shkon drejt një skenari grek të falimentimit.

“Borxhi është rritur nga 62.4% në 107%. Çfarë është bërë me këtë borxh? Ju garantoj se nëse kjo qeveri do të mendonte, unë për këta qytetarë për ta punoj, do t’i bëj të harrojnë varfërinë, mund të rriste po të donte tre herë rrogat dhe pensionet. Me këtë borxh edhe më shumë. Me këtë borxh, nëse kthehej në mirësi, çdo qytetar do të kishte një rrogë mesatare 1500 euro. Ku janë? Sa është sot rroga? 30% më e ulët se në 2013, sepse çmimet janë 80-90% më të larta”, u shpreh Berisha./albeu.com/

The post Berisha: Pse shqiptarët sot duhet të kishin rrogë mesatare 1500 euro appeared first on Albeu.com.

Shifrat e KE: Borxhi publik në Shqipëri arrin në 82.7% të PBB-së, rekord në rajon
Borxhi që qeveria ka marrë për të kryer shpenzime shtesë që nuk arrijnë të mbulohen nga të ardhurat buxhetore vlerësohet të ketë arritur në 82.7% të prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë 2022, sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe para kandidate.

Ky është niveli më i lartë në rajon, duke ia kaluar edhe Malit të Zi, që deri tani kishte borxhin më të lartë deri tani.

Sipas raportit të Komisionit Europian, stoku i borxhit publik u rrit në 82.7% të PBB-së, në rritje nga 74.9% në tremujorin e mëparshëm dhe 68.8% të PBB-së një vit më parë.

Ndërsa Ministria e Financave, në buletin e borxhit publik e raporton nivelin e borxhit në nivele shumë më të ulëta prej 69.5% të PBB-së në tremujorin e parë 2022, në rënie nga 73.1% në fund të vitit 2021.

Në rajon, nivelin më të ulët të borxhit publik e ka Kosova, me 20.3% të PBB-së, Bosnjë Hercegovina (35.4%), Maqedoni e Veriut (47%), Serbi (56.5%), mali i ZI (76.6%).

Në vitin 2020, të gjitha vendet e rritën borxhin publik, teksa qeveritë hartuan paketa ndihme për të mbështetur ekonominë që u godr nga karantinat për frenimin e përhapjes së Covid-19. Rekordin e arriti Mali i Zi, që e çoi borxhin në mbi 100% të PBB-së. Shqipëria, ndonëse e rriti borxhin dha paketat më të ulëta të ndihmës me rreth 1% të PBB-së, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtare.

Më pas, me rimëkëmbjen e ekonomisë borxhi filloi uljen në të gjitha vendet, por në Shqipëri, sipas shifrave të Komisionit Europian rezulton që tendenca është në rritje.

Fondi Monetar Ndërkombëtare e ka rekomanduar vitet e fundit qeverinë që të ulë borxhin publik, të përqendrohet në kryerjen e shpenzimeve të nevojshme dhe të orientojë një pjesë të të ardhurave për mbrojtjen e shtresave në nevojë.

Rreziku kryesor, sipas FMN-së, është që nëse ekonomia përkeqësohet, deficiti dhe borxhi do të vazhdonin të rriteshin dhe si rrjedhojë, qeveria nuk do të kishte para në dispozicion që të zvogëlonte efektin në ekonomi të kësaj goditjeje. Tashmë që inflacioni kërcënon të ngadalësojë ekonominë, një borxh i lartë nuk i krijon hapësira fiskale qeverisë për të mbështetur ekonominë dhe shtresat në nevojë.

Sipas Fondit, do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontingjencën./monitor

The post Shifrat e KE: Borxhi publik në Shqipëri arrin në 82.7% të PBB-së, rekord në rajon appeared first on Albeu.com.

Sejko në forumin e Euromoney: Borxhi i lartë publik e bën më kompleks normalizimin e politikës monetare
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë mori pjesë në punimet e Forumit për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) – një organizim i përvitshëm i “Euromoney” që mbledh së bashku figura të njohura të fushës politike, akademike, ekonomike e financiare nga vendet e EQL-së – për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit ekonomike në vendet e Evropës dhe më gjerë.

Guvernatori Sejko ishte i ftuar si diskutant në panelin me temë “Rimendimi i rolit të bankierëve qendrorë”, së bashku me homologë të bankave qendrore të Europës Qendrore dhe Lindore.

Gjatë këtij paneli, guvernatorët diskutuan mbi disa çështje kryesore si: reagimin e bankave qendrore dhe aftësinë e tyre për të respektuar objektivin e stabilitetit të çmimeve; përgjigjen dhe masën e reagimit të ekonomive të vendeve të EQL-së ndaj sfidës së inflacionit të lartë; stimulin fiskal dhe koordinimin e politikave midis autoriteteve me qëllim shmangien e recesionit ekonomik; rritjen e borxhit publik në raport me PBB-në për shkak të pandemisë dhe konfliktit ushtarak Rusi – Ukrainë që paraqitet si një konsideratë shtesë për bankat qendrore në procesin e tyre të normalizimit të politikës monetare, etj..

Në ndërhyrjet e tij, Guvernatori Sejko diskutoi mbi zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare dhe ndikimet e krizave të viteve të fundit. Ai u shpreh se stabiliteti i çmimeve ka qenë dhe duhet të mbetet objektivi më i drejtë i politikës monetare. Gjithashtu, një regjim inflacioni i shënjestruar ofron kuadrin më efektiv dhe eficient për hartimin e politikës monetare, ndërkohë që vetë kuadri i instrumenteve të politikës monetare duhet të vlerësohet dhe përditësohet vazhdimisht.

Guvernatori shtoi se kriza aktuale globale, e krijuar nga pandemia, nga konflikti Rusi-Ukrainë dhe nga kriza e çmimeve, i përballi bankat qendrore me një sërë sfidash për të cilat duhet të merreshin masa dhe të reagohej në kohë.

Ai u shpreh se detyra e bankave qendrore për ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar të ekonomive bëhet më komplekse, në prani të goditjeve të vazhduara, të forta dhe të zgjatura në kohë, si dhe të kufizimeve që politika fiskale ka si pasojë e nivelit relativisht të lartë të borxhit publik.

Në veçanti, reagimi i politikës monetare kushtëzohet nga pasojat komplekse që sjellin goditjet e ofertës, por dhe nga nevoja e kujdesit që duhet treguar për të mos dëmtuar qoftë dhe indirekt, procesin e rimëkëmbjes ekonomike. Regjimi i politikës monetare të aplikuar nga Banka e Shqipërisë, ai i shënjestrimit fleksibël të inflacionit, ofron diskrecionin e duhur në vendimmarrje, për sa kohë ai mban parasysh si objektivin final të stabilitetit të çmimeve ashtu dhe nevojën për zbutjen e pasojave të goditjes në ekonomi.

Po ashtu, Guvernatori Sejko theksoi se regjimet alternative të politikës monetare, si psh. shenjestrimi i cmimeve apo kursit të kembimit, nuk gjejnë zbatim në rastin e Shqipërisë, kjo dhe për faktin se kostot që mund të mbartin në formën e uljes së kredibilitetit dhe të eficiencës janë të konsiderueshme.

Më tej, Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipërisë ka si objektiv kryesor në mandatin e saj stabilitetin e çmimeve të ndjekur nga stabiliteti financiar. Si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit bankar dhe institucioneve jobankare (të cilat përbëjnë rreth 95% të aktiveve financiare në treg), Banka e Shqipërisë në mënyrë të nënkuptuar ka si detyrë të ruajë stabilitetin financiar në çdo kohë.

“Ruajtja e stabilitetit financiar është komplekse dhe kërkon përfshirjen aktive të aktorëve të tjerë institucionalë. Ndaj, nevojitet një koordinim dhe bashkëpunim i vazhdueshëm me institucionet e tjera të përfshira në këtë process,” tha Sejko.

Paralelisht me të, Guvernatori theksoi se qëndrueshmëria e financave publike të vendit është rrjeta finale e sigurisë për stabilitetin financiar, dhe për këtë arsye ajo duhet të jetë një konsideratë primare e politikës fiskale.

“Për rrjedhojë, duhet të krijohet një mekanizëm efektiv koordinimi midis politikave dhe instrumenteve, brenda e ndërmjet institucioneve, si dhe një komunikim i qartë dhe transparent për të shpjeguar plotësisht alternativat dhe zgjedhjet e politikave të ndërmarra nga bankat qendrore,” shtoi ai./monitor

The post Sejko në forumin e Euromoney: Borxhi i lartë publik e bën më kompleks normalizimin e politikës monetare appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, ndër shtetet me borxhin më të lartë në Europë në 2021, e dyta në rajon
Shqipëria u rendit e 11-a në Europë në vitin 2021 për nivelin e lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë.

Sipas Ministrisë së Financave borxhi publik në vitin 2021 ishte 78.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Të dhënat e tjera të Eurostat e rendisin Shqipërinë pas Greqisë, Italisë, Portugalisë, Spanjës, Francës, Belgjikës, Qipros, Malit të Zi, Austrisë dhe Kroacisë (shiko grafikun në fund). Ndërsa në rajon, Shqipëria është e dyta, pas Malit të Zi.

Vendet e tjera të rajonit kanë nivele më të ulëta të borxhit, Serbia dhe Maqedonia e Veriut me nga 58% të PBB-së, Bosnja në 36% dhe Kosova ka ndër borxhet më të ulëta të Europës, me 22% të PBB-së.

Të gjitha vendet e rritën me shpejtësi borxhin në vitin 2020, me synim për të gjallëruar ekonominë pas pasojave të pandemisë. Në Shqipëri borxhi u rrit me gati 10 pikë përqindje dhe ai vijoi të mbetej i lartë dhe në 2021. Ndonëse borxhi u rrit me ndër ritmet më të lart atë Europës, mbështetja e ekonomisë për pandeminë ishte më e ulët në Europë, me më pak se 1% e PBB-së, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Aftësia e një vendi për të paguar borxhin është e varur nga konkurrueshmëria e tij. Sa më e ulët të jetë ajo, aq më e ulët është aftësia paguese. Shqipëria renditet nga Forumi Ekonomik Global si vendi me konkurrueshmërinë më të ulët në Europë.

Si Banka Botërore ashtu dhe FMN e kanë këshilluar shpesh qeverinë shpesh qeverinë shqiptare që të tregohet e kujdesshme me shpenzimet dhe konsolidimin fiskal. Banka Botërore, në raportin e fundit për Europën Qendrore dhe Azinë ”Lufta në Rajon”, është shprehur e ashpër lidhur me nivelin e lartë të borxhit të Shqipërisë dhe ka paralajmëruar se rifinancimi i tij mund të jetë në rrezik dhe se qeveria mund të detyrohet që të reduktojë shpenzimet e saj kapitale.

“Në skenarin bazë, borxhi publik pritet të bjerë lehtësisht në 78.1% të PBB-së në vitin 2022 dhe në mënyrë më të konsiderueshme në periudhën afatmesme. Megjithatë, bilanci fiskal mund të përkeqësohet më tej, nëse mjedisi ndërkombëtar do të jetë i pafavorshëm, duke e detyruar qeverinë të shkurtojë shpenzimet kapitale për të parandaluar një rritje të raportit të borxhit ndaj PBB-së”, paralajmëron banka.

Borxhi në Europë

Sipas Eurostat, në fund të tremujorit të katërt të vitit 2021, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në eurozonë ishte 95.6%, krahasuar me 97.5% në fund të tremujorit të tretë 2021. Në BE, raporti gjithashtu u ul nga 89.9%. në 88.1%.

Për eurozonën, ulja e raportit të borxhit të qeverisë ndaj PBB-së vjen si pasojë e rritjes së PBB-së dhe një rënie të lehtë të borxhit nominal në terma absolutë, ndërsa për BE-në borxhi nominal vazhdoi të rritet lehtë, por u tejkalua nga rritja në GDP.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së ra si në eurozonë (nga 97.2% në 95.6%) dhe në BE (nga 90.0% në 88.1%). Ulja erdhi për shkak të rritjes së PBB-së që tejkalon rritjen e borxhit të qeverisë./Monitor

The post Shqipëria, ndër shtetet me borxhin më të lartë në Europë në 2021, e dyta në rajon appeared first on Albeu.com.

Në vitin 2023 Shqipëria pritet të ketë borxhin më të lartë publik në rajon
Shqipëria po ecën më ritme më të ulëta sesa fqinjët në drejtim të konsolidimit fiskal, që nënkupton uljen e ngadaltë të borxhit publik në një të ardhme afatmesme.

Sipas raporti të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, në vitin 2023 vendi pritet të ketë një nivel të borxhit publik prej 73.9% të prodhimit të brendshëm Bruto (PBB), që vlerësohet se është më i larti në rajon, duke ia kaluar dhe Malit të Zi, që deri tani mbante rekordin.

Në vitin 2020, kur pandemia goditi botën, të gjitha vendet e rritën borxhin pblik, teksa qeveritë rritën shpenzimet për të kompensuar humbjet që sollën në ekonomi kufizimet e rrepta me qëllim frenimin e virusit.

Në rajon, nivelin më të lartë të borxhit e arriti Mali i Zi, në 105.3% të PBB-së, e ndjekur nga Shqipëria, në rreth 76% të PBB-së.

Ndonëse vendi ynë kishte borxhin e dytë më të lartë publik në rajon dhe rritje me rreth 10 pikë përqindje në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, sërish ndihma për bizneset dhe individët në raport me madhësinë e ekonomisë, ishte më e ulëta në Europë, në rreth 1% të PBB-së, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar FMN).

Pas kalimit të fazës emergjente të shkaktuar nga Covid-19, të gjitha vendet po rendin drejt konsolidimit fiskal, që nënkupton frenimin e shpenzimeve jo të domosdoshme dhe përmirësimin e rendimentit të të ardhurave.

Mali i Zi parashikon që të ulët borxhin publik në vitin 2023, në 71.7% të PBB-së, duke e reduktuar me ritme më të shpejta sesa Shqipëria. Shtetet e tjera të rajonit ndërkohë janë në një pozicion më komod, pasi kanë borxhe më të ulëta, si Kosova 22% e PBB-së, Bosnjë Hercegovina 35%, Serbia 54% dhe Maqedonia e Veriut 58%, sipas pritshmërive për vitin 2023, publikuar nga Komisioni Europian.

FMN e ka këshilluar vazhdimisht qeverinë që të jetë e kujdesshme me shpenzimet dhe të përshpejtojnë procesin e konsolidimit fiskal. Sipas deklaratave t FMN-së, në periudhën afatshkurtër, politika fiskale duhet të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen nëpërmjet masave të përkohshme dhe të mirëshënjestruara, që duhet t’i nënshtrohen transparencës dhe përgjegjshmërisë.

Sipas Fondit, do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontingjencën.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, përvese e ka konsideruar borxhin e ri të ekzagjeruar dhe kërkoi qeverisë të zbatojë një strategji të shëndoshë afatmesme për të ardhurat sa më shpejt.

Shqetësimi i institucioneve financiare ka qenë dhe borxhi i fshehur, që rrjedh si nga partneritetet publike private (PPP), detyrimet e të cilave regjistrohet vetëm për vitin korent ashtu dhe nga detyrimet e prapambetura dhe faturat e arbirtrazhit (humbjeve gjyqësore ndaj kompanive me të cila qeveria ka pasur konflikte.

Në vitin 2021, borxhi publik i vendit tonë theu rekordin historik në vitin 2021 duke arritur nivelin më të lartë të shënuar ndonjëherë, në 78.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Stoku në vlerë i borxhit arriti në 1,38 triliardë lekë me një rritje 1,5 miliardë lekë (1.3 miliardë euro) në raport me vitin e kaluar. Ky është zgjerimi vjetor më i lartë i ndërmarrë nga qeveritë shqiptare ndër vite.

Në fund të vitit 2021, çdo shqiptar kishte 3,850 euro “borxh” (treguesi i borxhit për frymë).

The post Në vitin 2023 Shqipëria pritet të ketë borxhin më të lartë publik në rajon appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore: Borxhi Publik, më i larti në vendet e Ballkanit
Niveli i borxhit publik është një ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga Banka Botërore për ekonominë shqiptare në raportin e  fundit.

Deri në fund të vitit 2021 niveli i borxhit publik në ekonominë shqiptare rezulton se  është 80.1%.Kjo është shifra më e lartë  e raportuar zyrtarisht në ekonominë shqiptare. Banka Botërore thekson se është e nevojshme që të merren masa të menjëhershme për të stabilizuar gjendjen financiare në vend.

“Borxhi publik i Shqipërisë është shumë më i lartë se mesatarja e borxhit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Për të garantuar qëndrueshmërinë e financave të vendit, është e nevojshme që normat e tatimit mbi të ardhurat personale të jenë më të drejta, të rriten të ardhurat nga TVSH-ja dhe të riforcohet besueshmëria e politikës fiskale, veçanërisht nëpërmjet angazhimit të qëndrueshëm politik ndaj rregullave fiskale”.

Për të përmirësuar gjendjen ekonomike në vend Banka Botërore sugjeron që të ndërhyhet në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.

“Për të rritur produktivitetin e firmave shqiptare, kërkohet përmirësim i mjedisit të biznesit, forcim i inovacionit dhe thellim i procesit të integrimit të shqiptarëve në ekonominë globale”.

Por përtej rritjes së borxhit ecuria ekonomike duket se do të mbetet e ngadaltë në  vitet e ardhshme. në 2022 kjo shifër parashikohet që të  kap vlerën 4.1% nga 8.7 % që është për vitin 2021 dhe vetëm 4 % në dy vitet  e ardhshme. /abcnews.al

The post Banka Botërore: Borxhi Publik, më i larti në vendet e Ballkanit appeared first on Albeu.com.