Borxhe Archives - Albeu.com

Tryeza për reformimin e RTSH, nënkryetari i Këshillit Drejtues: RTSH ka 6 mln euro borxhe
Një tryezë diskutimi ka bashkuar drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) me përfaqësues të komisionit parlamentar të mediave dhe AMA-s, ekpertë të medias, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe organizatave vendase e të huaja.

Qëllimi kryesor ishte diskutimi i sfidave aktuale me të cilat përballet televizioni publik dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen. Afro tri muaj nga marja e detyrës si Drejtoreshë e TV Publik shqiptar, Eni Vasili u ndal tek gjendja aktuale ku ndodhet sot RTSH duke theksuar nevojën e një ndryshimi që do të mbështetet tek projekti i ri që në qendër ka vendosjen e identitetit të RTSH. Një ndër pikat e vizionit për reformimin, sipas Vasilit është rritja e pagave për punonjësit e televizionit publik:

’’Stafi i RTSH-së duhet të trajtohet me më shumë dinjitet, kushte pune të përmirësuara dhe trajtim më të mirë financiar. Ndërkohë RTSH duhet të rikthehet në rolin e saj historik si një shkollë mediatike që formon dhe përgatit brezat e rinj.

Ndërsa për aspektin e infrastrukturës teknike, dhe programacionin drejtoresha e RTSH u shreh se ka një plan për modernizimin teknologjik i cili duhet të kthehet nga disanvantazh në avantazh, duke arritur direkt tek fjala e fundit e teknologjisë. Ristrukturim të programacionit me vizion të qartë dhe ndarje tematike të kanaleve.

’’Çdo kanal i RTSH-së duhet të ketë profil tematik të mirëpërcaktuar, për të garantuar qartësi për publikun dhe për të rritur ndikimin në segmentet përkatëse të audiencës. Në përputhje me praktikat më të mira europiane për mediat publike, nevijitet që strukturimi për RTSH të ndjekë modelin 2 plus 7; dy kanale bazë të përgjithshme pra RTSH 1 dhe RTSH 2 dhe 7 kanale tematike me funksione të qarta, ku çdo kanal të ketë identitet dhe strukturë programore të dedikuar.

Një programacion i bazuar në formate që kanë në focus informacionin e përditshëm dhe temat aktuale nga e hëna në të premte do të reflektojë më mirë standardet e kërkuara. RTSH duhet të orientohet drejt formateve që forcojnë ndërveprimin me publikun dhe të përfshijnë në programacion zëra nga të gjitha shtresat sociale, komunitetet etnike dhe fetare, në funksion të një media publike për të gjithë, duke mos lënë mënjanë argëtimin dhe zbavitjen nëpërmjet patentave të sukseshme ndërkombëtare’’-tha Vasili

Nevojën për një reformë të qëndrueshme e nëvizoi edhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxholli. Sipas tij, RTSH-ja ka nevojë urgjente për një formulë të re financimi. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe nënkryetari i Këshillit Drejtues, Petrit Beci, i cili më parë ka drejtuar RTSH-në. Në një klimë pozitive bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës, kryetarja dhe nënkryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa dhe Evis Kushi, shprehën njëzëri dakordësinë në mbështetje të projektit të frymës së re në RTSH.

Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) dhe shoqëria civile u shprehën të hapur për bashkëpunim me RTSH dhe besimplotë për reformimin që do të rrisë besueshmërinë e publikut tek media publike. Në tryezë ishin të pranishëm edhe eksperët dhe figura të njohura gazetarisë televizive, të cilët e kanë nisur karrierën në RTSH dhe mbeten sot thellësisht të ndjeshëm ndaj problematikave të këtij institucioni.

Kjo konferencë gjithëpërfshirëse që u shenjua me nota dhe mesazhe konstruktive është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi më të gjerë dhe pozitiv për të adresuar sfidat e RTSH-së dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për median publike shqiptare.

The post Tryeza për reformimin e RTSH, nënkryetari i Këshillit Drejtues: RTSH ka 6 mln euro borxhe appeared first on Albeu.com.

Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese”
Kolltuku i ri i zyrës së Anila Ristanit, merr një rrotullim pas në Komisionin e Prokurimit Publik.

Pas ankesës së një biznesi pjesëmarrës në tenderin e mobilimit të zyrës së kryetares së Bashkisë Tiranë, më 16 qershor 2025 ka ardhur vendimi i KPP.

Sipas këtij dokumenti, janë rrëzuar të gjitha kriteret diskriminuese që kishte vënë Anuela me qëllim që t’i japë lekët një kompanie të paracaktuar.

Operatori ekonomik “Klame” SHPK, në denoncimin e bërë më 2 qershor 2025 kërkonte modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit me objekt “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 23 qershor 2025, nga Bashkia Tiranë.

Super tenderi i mobilimit të zyrës së kryetares

Ky është një super tender, ku janë në lojë 465 milionë lekë pa llogaritur TVSH. Përse bëhet ky shpenzim?

Anuela Ristani, po heq mobiljet e Erion Veliajt nga zyrat dhe bën tender për mobilimin e selisë së Bashkisë Tiranë.

Poltron rrotullues, raft librash, tavolinë ovale si e Shtëpisë së Bardhë, kasafortë sekrete, komplete kolltuqesh, kredencë, garderobë, pasqyra për tualet dhe një listë e gjatë mobiliesh do t’ia ndryshojnë pamjen nga brenda zyrave.

Komisioni i tenderit i autorizuar nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e ka ndarë prokurimin në dy lote: Loti 1: “Pajisje për zyra” dhe Loti 2: “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”. Vlera e pritshme e kontratës është 46,482,958 lekë pa TVSH, ose 473,784.09 Euro pa TVSH, e ndarë në lote: Loti 1: “Pajisje per zyra”, me fond limit 15,408,601 lekë pa tvsh; Loti i dytë – “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë” me fond 31,074,357 lekë pa tvsh.

I çuditshëm është afati i sjelljes së mobiljeve që, sipas njoftimit të bashkisë, është 1 vit. Epo, duhet kohë e gjatë për të mobiluar zyrën e kryetares sipas shijeve të saj.

Jo vetëm kaq, por nga xhepat tona paguhet edhe fatura e korrupsionit gjatë procedurës së tenderit. Tashmë nga denoncimi që është bërë në KPP kemi mësuar se kriteret janë qepur për një kompani të caktuar.

Anuela kërkoi që kolltuku rrotullues të testohej jashtë shtetit, kostoja 10 mijë euro!

Në mes të ankesave, kompania “Klame” i quante kriteret “diskriminuese” dhe në shkelje të ligjit për prokurimet.

Një nga kushtet e vendosura ishte testimi i mobiljeve, i cili nuk u realizoka në Shqipëri, por jashtë vendit! Referuar faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit nuk rezulton që në Shqipëri të ketë një subjekt të akredituar për Testimin e Mobilerive apo aksesorëve të tyre.

Bashkia ka anashkaluar faktin se përpara se të arrish të finalizosh një testim zyrtar si fillim duhet të prodhosh produktin, që të prodhosh produktin sipas specifikimeve të kërkuara, cili do kohën e vet, të paktën disa javë dhe muaj.

Pasi të jetë prodhuar produkti final, vijohet me hapin tjetër të nënshkrimit të një marrëveshje me Laboratorin e Certifikuar për Testimin e Mobilerive, që e ka faturën mbi 10.000 Euro.

Më tej, vijohet me dërgimin e mostrave me furgon jashtë vendit, pasi nuk rezulton të ketë laborator të akredituar në Republikën e Shqipërisë për testim mobilerish.

Pra, të bësh një testim jashtë vendit, përveç se duhet një thes me lekë, nevojiten minimalisht 3-4 muaj kohë.

“Kërkesa e bashkisë nuk i shërben qëllimit për arsye se edhe ata operator ekonomik që mund t’i kenë raportet e testimi për tavolina apo dollapë, sërish nuk i kanë në mënyrë koncize sipas përmasave dhe specifikave teknike që i duhen kësaj procedure.

Nëse ata i kanë pasur (specifikimet) atëherë i bije që këta kishin informacion paraprak për specifikimet teknike dhe këto të fundit i’u janë dhënë përpara se te publikohej procedura e prokurimit, ç’ka do të përbënte shkelje të barazisë së tenderave në kuptim të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në denoncimin e kompanisë të dërguar në KPP.

Në vendimin e marrë nga KPP hidhet poshtë ky kriter, duke e quajtur “të ekzagjërurar dhe të paargumentuar”.

(Sipër) Ankesa e operatorit ekonomik (Poshtë) Faksimile nga vendimi i KPP

Një kriter tjetër që bëhet me qëllim përjashtimin e konkurrentëve në këtë tender, lidhet me tonazhin e automjeteve që do të përdoren për transportimin e mobiljeve.

Njësi e prokurimit kërkon mjete me kapacitet më shumë se 1.5 ton.

“Autoriteti kontraktor ka dështuar të argumentojë teknikisht se mjetet që mbajnë 500 apo 600 kg nuk arrijnë dot të kryejnë transportin e mallrave me sukses.

Ne e dimë se nuk ka mall që peshon me shumë se 100-200 kg, ç’ka do të thotë se kemi të bëjmë me kriter diskriminues dhe pengues për operatorët ekonomikë”, theksohet në denoncim.

Po ashtu, sipas kushteve të bashkisë, operatori ekonomik duhet të deklarojë se zotëron në pronësi ose me qira ambiente prodhimi/magazinimi jo me pak se 1000 m2.

Bizneset janë të pajisura me leje mjedisi, e cila jepet vetëm pasi janë kontrolluar ambientet ku ushtrohet aktiviteti i mobilerisë.

Prandaj kërkesa për ambientin vetëm sa shton burokracinë në ngarkimin e operatorëve ekonomik me përgatitjen e dokumentacioneve të tyre.

“Kërkojmë pezullimin e procedurës deri në shqyrtimin e plotë të ankesës”, përfundonte denoncimi.

Vendimi i KPP e detyron Bashkinë e Tiranës, që të kryejë modifikimet përpara se të vazhdojë me procedurën e prokurimit.

Ndërkohë Agjencia e Prokurimit Publik, duhet të ishte pengesa e parë për këtë lloj prokurimi dhe duhet të niste hetim admnistrativ.

Si e ka kërkuar Anuela poltronin rrotullues?

Një preventiv i larmishëm prej 58 artikujsh është vendosur si detyrë speciale para bizneseve prodhuese të mobilerive dhe tregtarëve. Kryetarja kërkon “Poltron rrotullues”. Kjo pajisje është në modë për drejtuesit.

Ky që ka porositur kryebashkiakja është me tapiceri prej lëkure ekologjike, me shpinore të lartë.

Me një mekanizëm që lejon fiksimin e pozicioneve të ndryshme të përshtatshme në ulje.

Shpinorja duhet të jetë e përshtatshme në pozicionet vertikalisht si dhe para e prapa.

Duhet të ketë krahë anësore. Të ketë përshtatëse piston me gaz për nivelimin e lartësisë. Thellësia e ulëses, e përshtatshme për përdorues të rritur.

Bazamenti duhet të jetë metalik ose plastik me 5 degëzime në formë ylli dhe me rrota sferike në ekstremet e tyre. Të plotësojë kërkesat e standardit “SH EN 1335-1:2021, SSH EN 1335-2:2018”

Më tej kërkohet tavolinë mbledhje ovale, si e Shtëpisë së Bardhë.

Etazher dhe kredencë e ulët drejtuesi. Hapja e kanateve duhet të jetë “shty dhe tërhiq”, pa doreza dhe aksesorët e përdorur të jenë cilësorë mundësisht prej metali të kromuar.

Duhet garderobë për veshje/zhveshje; Kolltuqe komplet (3+2+1) me skelet druri, stil modern dhe tapiceri me lëkurë ekologjike.

Mbushje me sfungjer cilësor. Modeli, seti, ngjyra, etj, do të përcaktohet nga kryetarja në momentin e lidhjes së kontratës;

Shpërndarës ushqimi me rrota. Ushqimi i kryetares duhet dërguar në zyrë ose në verandë, se drejtuesja nuk mund të shkojë në mensë.

Duke parë sendet e porositura, duket që kryetarja nuk pëlqen asgjë nga mobiljet e Veliajt. Madje po ndërron edhe pasqyrat e tualetit.

Xhami i pasqyrës të jetë i cilësisë së lartë, porosit kryetarja. Ngjyrat të jenë të ndryshme dhe përcaktimi i saktë i tyre do të bëhet në kushtet e lidhjes së kontratës.

Montimi sipas kërkesave të Autoritetit. “Të paketohen që të mos dëmtohen gjatë transportit, të jenë me korniza druri”, shkruhet tek specifikat.

Është porositur edhe poltron pritje dyvendësh (kolltuk dyvendësh); Raft për bibliotekën; Raft lodrash; Mobilje për kuzhinë, lavamani i inkastruar, frigoriferi, etj.

Ndërkaq, kryetarja ka edhe sekrete. Sidomos tani, që “spiunët” e SPAK-ut të tipit “Nesti Angoni” janë shtuar, duhet një kasafortë e sigurt.

Kasaforta duhet të ketë strukturë me trashësi jo më pak se 1.5 mm. Të ketë dy ndarje horizontale nga brenda, ku të krijohen tre hapësira. Dera të jetë e pajisur me dorezë dhe bravë automatike sekrete.

Bashkia në borxhe, Anuela mobilon zyrën!

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se ministritë dhe bashkitë i rritën detyrimet e papaguara me 2.1 miliardë lekë (21 milionë euro).

Totali i detyrimeve të papaguara, ka arritur në 94 milionë euro nga 73 milionë euro që ishte vlera në fund të vitit 2024.

Peshën më të madhe të borxheve e ka Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 19 milionë euro, ndjekur nga Ministria e Brendshme me 5.5 milionë euro dhe më pas Ministria e Mbrojtjes me 4 milionë euro detyrime. Kurse tek bashkitë e para është Tirana me 12 milionë euro detyrime të papaguara.

Problematika më e madhe janë investimet e palikujduara. Bashkia Tiranë është e para për borxhet për investime me 1.2 milionë euro, ndjekur nga Bashkia Cërrik me 1.1 milionë euro, detyrime të papaguara në muajt e parë të këtij viti.

Në këto kushte, ky tender është shpërdorim flagrant i fondeve publike. Për më tepër, zyrat ekzistuese janë tashmë funksionale dhe të pajisura me të gjitha nevojat logjistike.

Kujtojmë se më 11 shkurt 2025, pas arrestimit për korrupsion të Erion Veliajt, Anuela Ristani u komandua nga kryeministri Rama të drejtojë Bashkinë e Tiranës./GIJOTINA

The post Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese” appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët s’kanë lekë, marrin borxhe/ Bankat rrisin numrin e kredive të dhëna. Ja si ndahen ato
Bankat në Shqipëri kanë rritur ndjeshëm shifrat e kredive të dhëna deri në fund të korrikut të këtij viti.

Banka e Shqipërisë raporton se sinjalet pozitive janë si për bizneset në investimet ashtu dhe për individët në konsum apo blerje të pronave të paluajtshme.

Për këto dy të fundit shtesa në shtatë mujor është me 15 për qind ose me 4 pikë më e lartë se rritja e së njëjtës periudhë të vitit të shkuar.

Madje, në blerjen e apartamenteve dinamika ka qenë e njëjtë që prej janarit.

“Kredia për banesa përbën rreth 67.4%, rreth 1 % më shumë se fundi i vitit 2023”, thuhet në analizë.

Madje, edhe bankat vijojnë të tregohen tolerante në këtë fushë duke ulur dhe normën e interesit nga mesatarja 4.5 në 4.1.

Edhe në fushën e bizneseve rritja ka qenë e ndjeshme me 13%, ose rreth dy herë më të lartë se ajo e shënuar një gjashtëmujor më parë.

Madje, rezulton se 64 për qind të totalit e zënë huatë afatgjatë, çka është sinjal për pritshmërinë në rritje nga investimet.

Institucioni financiar në vend shton se rënia e normave të interesit shënohet si në rastin e kontratave me monedhën vendase, ashtu edhe me atë të huaj.

The post Shqiptarët s’kanë lekë, marrin borxhe/ Bankat rrisin numrin e kredive të dhëna. Ja si ndahen ato appeared first on Albeu.com.

Kishin borxhe më të larta se të ardhurat e veta, ja bashkitë në “faliment” më 2023
Së paku 10 bashki në vendin tonë ishin të “falimentuara” në vitin 2023, pasi kishin borxhe të prapambetura më të larta se të ardhurat e veta.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, së paku 10 bashki kanë një raport mjaft të lartë, mbi 100% të stokut të detyrimeve të vitit 2023 ndaj të ardhurave të veta.

Klosi (339%), Memaliaj (270%), Dibra (156%), Malësia e Madhe (139%); Puka, Peqini, Dimali, Cërriku (120%); Kavaja dhe Tropoja (110%).

Stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit dhjetor 2023 nga Ministria e Financave, është rreth 4.8 miliard lekë.

Stokun më të lartë të detyrimeve e ka bashkia Kavajë në vlerën rreth 794 milion lekë, e cila përbën 16.7% të totalit të detyrimeve.

Më pas, Bashkia Tiranë në vlerën rreth 788 milion lekë, e cila përbën 16.6% të totalit të detyrimeve; bashkia Vorë në vlerën rreth 363 milion lekë, e cila përbën 7.6% të totalit të detyrimev, Bashkia e Durrësit në vlerën rreth 311.5 milion lekë, e cila përbën 6.6% të totalit të detyrimeve, Bashkia Pogradec në vlerën rreth 224 milion lekë, e cila përbën 4.7% të totalit të detyrimeve. Më pas renditen bashkia Dibër dhe Lezhë.

Sipas kategorive, peshën më të madhe të stokut të detyrimeve e zë kategoria “Investime” me 47%, ndjekur nga “Të tjera” 25%, “Shërbime” 11%, dhe “Vendime Gjyqësore” 9%.

Në vitin 2023 është rritur pesha e stokut e lidhur me investimet e pashlyera, si dhe aktivitete të tjera, që janë të lidhura drejtpërdrejt me disiplinën fiskale në nivel vendor.

Ndërsa sa u përket qarqeve, stoku i detyrimit të tyre përbëhet kryesisht nga vendime gjyqësore, të cilat zënë 95.9% të totalit të detyrimit të qarqeve.

Ministria e Financave, vlerëson se detyrimet e prapambetura vazhdojnë të jenë problem edhe për vitin 2023.

Vitin e kaluar Ministria e Financave, ka përgatitur dhe publikuar raportin e gjendjes financiare për të 61 bashkitë për vitin 2022, ku ka rezultuar se 49 bashki dhe 9 qarqe janë pa probleme financiare, 8 Bashki dhe 1 qark kanë probleme financiare dhe 4 Bashki 2 qarqe janë me vështirësi financiare.

Stoku i detyrimeve të prapambetura gjatë vitit 2023, përbën rreth 13.8% të të ardhurave të veta totale të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Krahasuar me një vit më parë, si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave të veta ky raport është zvogëluar me rreth 3.6%, për shkak të uljes së detyrimeve dhe rritjes së të ardhurave të veta.

Stoku i detyrimeve të prapambetura prej 4.8 miliardë lekë, zë rreth 7% të totalit të shpenzimeve faktike të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Ministria e Financave, vuri në dukje se kapaciteti fiskal mjaft i ulët i shumicës së këtyre Bashkive dhe menaxhimi jo i mirë i mbledhjes së të ardhurave dhe planifikimit të shpenzimeve, ka krijuar këto problematika në stokun e detyrimeve.

The post Kishin borxhe më të larta se të ardhurat e veta, ja bashkitë në “faliment” më 2023 appeared first on Albeu.com.

45 milionë euro borxh në kazino, Bruno Mars në telashe prej bixhozit
Rreth 45 milionë euro. Kaq është borxhi që kantautori i njohur Bruno Mars i ka kazinosë MGM Grand në Las Vegas, i akumuluar që nga 2016.

Për shkak të pasionit për lojërat e fatit, kantautori amerikan pritet të kthejë më shumë para se sa ka fituar. Madje sipas NewsNation borxhi është thuajse i barabartë me vlerën e rezidencës së Bruno Mars në Mar-a-Lago.

‘MGM në thelb e zotëron atë’, deklaroi një burim anonim pranë këngëtarit.

Në vitin 2016, këngëtari i hitit ‘Locked out of heaven’ nënshkroi një marrëveshje qëndrimi me kompaninë argëtuese, e cila tashmë ka hyrë në vitin e nëntë. Mars duhej të përfundonte shfaqjet e tij në Las Vegas në gusht të vitit 2023, por kontrata e tij u zgjat deri në vitin 2024. Deri më tani këngëtari hauaian ka performuar në rreth njëqind shfaqje në ‘Qytetin e Mëkateve’.

Në vitin e ri, nga qershori deri në shtator, 12 evente janë planifikuar në Dolby Live në Las Vegas, në të cilat ka fituar 82 milionë euro në vit (1.3 milionë euro në natë).

Bruno Mars ka shitur më shumë se 18 milionë albume dhe 105 milionë këngë në mbarë botën. Në një sërë intervistash në të kaluarën këngëtari nuk e kishte fshehur pasionin e tij për lojërat e fatit, veçanërisht pokerin.

Ai kishte rrëfyer se kishte filluar të luante që në moshën 19-vjeçare kur ishte ende i panjohur në botën e muzikës.

The post 45 milionë euro borxh në kazino, Bruno Mars në telashe prej bixhozit appeared first on Albeu.com.

Drake i premton fansit në koncert se do t’i paguajë borxhin e shtëpisë (VIDEO)
Reperi Drake ka bërë një gjest bujar për një nga fansat e tij në koncertin që po mbante në Kansas City. Ai merr një shënim, ndërpret këngën dhe më pas e lexon.

“Mund të shlyeni paratë e hipotekës së shtëpisë, për nënën time të ndjerë?”

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, Drake thotë:

“Kjo është? Mamaja jote ka ndërruar jetë? Mirë. Dhe i detyrohesh… Oh, kjo është një shumë e konsiderueshme. Por e di çfarë, unë do të paguaj detyrimet e shtëpisë për nënën tënde të ndjerë”

Për të shlyer hipotekën e nënës së fansit që nuk jeton më, Drake do të paguajë 160,000 dollarë

“Unë do të paguaj nga xhepi im. Kjo është nga ana ime. U prehtë në paqe nëna jote”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Drake dhuron bujarisht për fansat e tij. Disa ditë më parë, ai i premtoi një fansi të mbijetuar nga sëmundja e rëndë e kancerit një shumë prej 50,000 dollarësh, gjatë koncertit të tij në Pittsburgh.

Drake jus casually paying off peoples houses in Kansas City pic.twitter.com/QDiclHj3Ef

— RΛMΘN (@ramonlmunoz) March 3, 2024

The post Drake i premton fansit në koncert se do t’i paguajë borxhin e shtëpisë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Borxhet dhe kriza në sfond, çfarë do të vendosin liderë në forumin ekonomik botërorë në Davos këtë javë?
Liderët botërorë po mblidhen në Davos këtë javë për të planifikuar problemet më urgjente të planetit. Dy luftëra të mëdha, një krizë e anijeve, sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore dhe prova akoma më alarmante të emergjencës klimatike do të thotë se nuk ka mungesë të pikave të bisedimeve. Por kthimi i ideve në veprim kur qeveritë i detyrohen 88.1 trilionë dollarë të paprecedentë të borxheve– pothuajse ekuivalente me prodhimin vjetor ekonomik botëror  do të jetë e vështirë.

Borxhi publik shpërtheu gjatë pandemisë dhe huamarrja e re këtë vit ka të ngjarë të thyejë rekorde në disa ekonomi të mëdha, duke i lënë qeveritë më pak të afta për t’iu përgjigjur goditjeve të tilla si efektet financiare, pandemitë ose luftërat.

Edhe në mungesë të një krize të re, rritja e kostove të shërbimit të borxhit do të kufizojë përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe kujdesin për popullsinë në plakje. Shërbimet publike në shumë vende janë tashmë të tendosura pas shkurtimeve të njëpasnjëshme buxhetore.

The post Borxhet dhe kriza në sfond, çfarë do të vendosin liderë në  forumin ekonomik  botërorë në Davos këtë javë? appeared first on Albeu.com.

SKANDALI/ Inceneratori la gropë 4 milionë euro në Tatime
Skandali i inceneratorit të Tiranës vetëm zgjerohet duke përfshirë edhe segmente të tjera të shtetit. Administrata tatimore ka toleruar kompaninë Integrated Energy, që të akumulojë 4 milionë euro taksa të papaguara, gjatë kohës që administrohej nga privatët.

Oligarkia.al mundi të lexojë një dokument zyrtar të Drejtorisë së Përgjitshme të Tatimeve mbi detyrimet e papaguara që koncesionari i inceneratorit të Tiranës ka lënë në shtet. Sipas dokumentit, këto detyrime janë akumuluar në vite, kryesisht në formën e tatim fitimit dhe tvsh-së së papaguar.

Përballë kësaj situate, në prill të këtij viti, Tatimet dhe kompania Integrated Energy nënshkruan një marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve me këste. Kompania kishte 5 milionë euro borxhe të prapambetura dhe sipas marrëveshjes pagoi 20 për qind të shumës menjeherë, ndërkohë që pjesa tjetër e detyrimit do të shlyhej me këste mujore. Por në Korrik, kësti nuk u pagua, ndërkohë që në datën 1 gusht kompania u sekustrua nga SPAK dhe u vendos nën administrim shtetëror.

Tashmë që kompania administrohet nga shteti, Tatimet po i kërcasin dhëmbët duke e kërcënuar me bllokim të llogarive, ndonëse sa ishte në administrim privat e toleroi të krijonte borxhe masive. Madje e toleruan edhe të lëvizte paratë nga llogaritë e saj, pasi kur kompania u mor në administrim nga shteti, në llogaritë e saj u gjendën vetëm 200 mijë lekë dhe më pak se 1 mijë euro.

Kredi në banka

Borxhet e papaguara në Tatime nuk janë detyrimet e vetme që kompania ka lënë pas. Veç tyre janë dhe gati 12 milionë euro kredi të marra nga bankat private në vend.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me këto detyrime, ndërkohë që nuk përjashtohet se mes shtetit dhe bankave të lindë edhe një konflikt për shlyerjen e tyre. Të paktën derisa gjykata të vulosë fatin përfundimtar të kompanisë koncesionare pas gjykimit në të gjitha shkallët.

Përtej kësaj, janë dhe detyrimet që kompania ka lënë ndaj furnitorëve të saj, për të cilat ende nuk ka një bilanc përfundimtar, teksa pasqyrat financiare të Integrated janë duke u verifikuar nga shteti.

Vonesa në pagesa

Në fillim të këtij muaji, administratori shtetëror i kompanisë që menaxhon landfillin e Sharrës hodhi alarmin se disa bashki nuk po paguanin prej muajsh faturat e depozitimit të mbetjeve.

“Një problematikë që pamë nga situata që shikojmë aty dhe nga informacionet e shpejta që kemi marrë është që bashkitë e qarkut të Tiranës janë akoma debitorë tek kjo shoqëri. Po bëhet muaji i tretë që nuk kanë shlyer detyrimet,” tha Arjan Baçi.

Fatura më e madhe i përket padyshim Bashkisë së Tiranës, e cila është dhe ajo që ka sasinë më të madhe të mbetjeve. Kjo bashki paguan mesatarisht 800 mijë euro në muaj për depozitimin e mbetjeve në landfill. Por të dhënat nga thesari tregojnë se fatura e fundit e shlyer është ajo e muajit maj.

Sipas administratorit, këto vonesa në shlyerjen e faturave nga bashkitë do të vendosnin në vështirësi menaxhimin e landfillit. “Kemi filluar t’i kontaktojmë dhe t’i dërgojmë shkresat përkatëse për t’i vënë para përgjegjësisë që kemi një kontratë të lidhur, e cila duhet të zbatohet. Moszbatimi i kësaj kontrate do të sillte një kaos në menaxhimin e të gjithë mbetjeve urbane në qarkun e Tiranës”, u shpreh Baçi.

Beteja për fondet

Në fund të vitit ta kaluar, kur u miratua buxheti i këtij viti, ministria e Financave shkurtoi në mënyrë drastike fondet që jep për Bashkinë e Tiranës si mbështetje për koncesionin e inceneratorit.

Vitet e kaluara buxheti kishte kaluar mesatarisht 500-700 milionë lekë për Bashkinë e Tiranës si mbështetje që ajo të paguajë faturën e depozitimit të mbetjeve në landfill. Por këtë vit shuma u shkurtua në 200 milionë.

Në kohën kur u hartua buxheti, SPAK kishte filluar të hetonte kompaninë dhe askush nuk guxoi të kërkonte fonde më shumë për inceneratorin. Ndryshe nga vitet e kaluar, kur deputetët amendonin dhe planin e të ardhurave për t’i dhënë më shumë fonde inceneratorit nga buxheti qëndror siç ishte rasti i Klotilda Bushkës, e cila propozoi rritjen e planit të TVSH-së me 4 milionë euro për t’ia dhënë inceneratorit.

The post SKANDALI/ Inceneratori la gropë 4 milionë euro në Tatime appeared first on Albeu.com.

Bizneset janë të mbytur në borxhe
Do të jetë e dhimbshme si për investitorët, edhe për ekonominë

Këto kanë qenë disa muaj të trazuar për ekonomitë e Perëndimit. Së pari erdhi kriza tronditëse në sektorin bankar.

Më pas erdhi perspektiva ende e pazgjidhur e një dështimi nga qeveria amerikane për të shlyer borxhin që supozohej se ishte pa rrezik. Shumë njerëz tani shqetësohen për rreziqet e tjera që mund të vijnë.

Një nga shqetësimet janë borxhet e mëdha të grumbulluara nga kompanitë jofinanciare në dekadat e fundit, falë normave të ulëta të interesit.

Që nga viti 2000, borxhi i korporatave jofinanciare në të gjithë Amerikën dhe Europën, është rritur nga 12.7 trilionë dollarë, në 38.1 trilionë dollarë, duke shkuar nga 68% në 90% të PBB-së totale.

Lajmi i mirë është se fitimet e forta dhe borxhet me normë fikse, nënkuptojnë se perspektiva e një kataklizmi të nxitur nga borxhet e korporatave në Perëndim, mbetet e pagjasë, të paktën tani për tani.

Lajmi i keq është se bizneset së shpejti nuk do të kenë mundësi për të marrë më shumë borxhe, që do të kufizojë zgjedhjet e tyre në vitet në vijim.

Niveli borxhit të korporatave në Perëndim, deri tani ka qenë më pak shqetësues se sa kishin frikë shumë veta. Në të dyja anët e Atlantikut, afërsisht një e treta e borxhit të mbuluar nga agjencitë e vlerësimit të kredisë konsiderohet të jetë e një shkalle spekulative, e njohur me emrin junk, që nënkupton se ka perspektiva të vështira shlyerjeje.

Norma e mosshlyerjes për këto borxhe mbetet në një nivel të rehatshëm prej 3%, si në Amerikë, ashtu edhe në Europë. Edhe dukuria e degradimit gjatë pandemisë, nga niveli më i sigurt i investimeve, në shkallën spekulative, ka ndryshuar që atëherë.

Shpjegimi për këtë qëndrueshmëri është i dyfishtë. Së pari janë fitimet më të mira të korporatave, në krahasim me pritshmëritë.

Sipas llogaritjeve të The Economist, fitimet para interesit, taksave, zhvlerësimit të monedhës dhe amortizimit të firmave jofinanciare të listuara në Amerikë dhe Europë, ishin 32% më të larta në tremujorin e fundit të vitit 2022, sesa në të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Disa prej këtyre rritjeve janë falë fitimeve më të larta se zakonisht në industrinë e energjisë, por jo të gjitha. Kompanitë e ndryshme, nga McDonald’s, një zinxhir i ushqimeve të shpejta, deri tek Ford, një prodhues makinash, i tejkaluan me lehtësi pritshmëritë e analistëve për fitimet në tremujorin e parë të këtij viti.

Procter & Gamble, një gjigant i mallrave të konsumit dhe të tjerë, i kanë mbrojtur me sukses fitimet e tyre përballë inflacionit të kostos, duke rritur çmimet dhe duke ulur shpenzimet.

Kjo ka lënë shumë para rezervë për të vazhduar me pagimin e faturave të interesit.

Faktori i dytë është struktura e borxhit të korporatave.

Në vitet pas krizës financiare të periudhës 2007-‘09, shumë firma filluan të zgjedhin borxhet afatgjata me normë fikse, vëren Savita Subramanian nga Banka e Amerikës. Sot, tre të katërtat e borxhit të korporatave jofinanciare në Amerikë dhe Europë, janë me norma fikse, sipas agjencisë së vlerësimit S&P Global.

Normat e ulëta të interesit në kulmin e pandemisë krijuan një mundësi për të siguruar borxh të lirë për shumë vite. Vetëm një e katërta e grumbullit të borxhit total të kompanive amerikane dhe europiane, do të maturohet në tre vitet e ardhshme.

Norma mesatare e kuponit që emetuesit në fakt paguajnë për bonot e korporatave amerikane me qëndrueshmëri financiare, është aktualisht 3.9%, shumë më poshtë yield-it prej 5.3% që tregu po e vlerëson për momentin.

Për bonot spekulative me yield të lartë, norma mesatare e kuponit është 5.9%, një shifër e menaxhueshme, krahasuar me një yield të tregut prej 8.4%.

Kjo është ngushëlluese. Megjithatë, bizneset dhe investitorët e tyre nuk duhet të entuziazmohen shumë. Rritja e PBB-së në Amerikë dhe Europë vazhdon të ngadalësohet.

Vlerësimet e analistëve tregojnë se fitimet agregate tremujore ranë në tremujorin e parë të këtij viti për firmat jofinanciare të listuara si në Amerikë, ashtu edhe në Europë. Rezerva Federale dhe homologët e saj europianë janë ende duke rritur normat e interesit.

Në mars, Multi-Color Corporation, prodhues amerikan i etiketave, emetoi 300 milionë dollarë bono me një normë kuponi të lartë prej 9.5%. Firmat si Carnival, operator lundrimi, po përdorin rezervat e parave të krijuara gjatë pandemisë, për të vonuar rifinancimin me tarifa më të larta. Rezerva të tilla po pakësohen vazhdimisht.

Të nesërmen në mëngjes

Tendosja do të fillojë në skajin më të dobët të spektrit të borxhit. Më pak se gjysma e borxhit të shkallës spekulative në Amerikë dhe Europë, është me norma fikse, sipas S&P Global, krahasuar me pesë të gjashtat për borxhin e shkallës së investimeve.

Banka Goldman Sachs, llogarit se norma mesatare e kuponit për kreditë me normë të ndryshueshme të shkallës spekulative në Amerikë është rritur tashmë në 8.4%, nga 4.8% një vit më parë.

Borxhi me normë të ndryshueshme është i zakonshëm në firmat me më shumë borxhe, dhe veçanërisht në bizneset e mbështetura nga kapitali privat i etur për borxhe.

Edhe pse disa fonde të kapitalit privat mund të mbrojnë ndaj normave më të larta të interesit, shtrëngimi tashmë ka filluar. Falimentimet e bizneseve në pronësi të kapitalit privat në Amerikë, janë në rrugën e duhur për t’u dyfishuar nga viti i kaluar, sipas S&P Global.

Më 14 maj, firma mjekësore Envision Healthcare, shpalli falimentimin. KKR, një gjigant i kapitalit privat, pagoi 10 miliardë dollarë për biznesin në vitin 2018, duke përfshirë borxhin. Ai pritet të humbasë investimin prej 3.5 miliardë dollarësh.

Kjo do të jetë e pakëndshme për fondet e pensioneve, kompanitë e sigurimit dhe fondet bamirëse që u kanë besuar para “baronëve” të kapitalit privat, për të mos përmendur vetë financuesit. Për fat të mirë, për ekonominë më gjerësisht, efekti duket se ka të ngjarë të jetë i përmbajtur.

Sipas EY, firmë shërbimesh profesionale, bizneset e mbështetura nga kapitali privat, punësuan rreth 12 milionë punëtorë vitin e kaluar në Amerikë. Kompanitë e listuara kanë punësuar 41 milionë.

Në të vërtetë, është efekti i rritjes së normave të interesit në korporatat e mëdha të listuara, borxhet e të cilave janë kryesisht të nivelit të investimeve, ai që mund të jetë më i rëndësishmi, si për investitorët, edhe për ekonominë.

Indeksi S&P 500 i firmave të mëdha amerikane, përbën 70% të punësimit, 76% të investimeve kapitale dhe 83% të kapitalizimit të tregut të të gjitha kompanive të listuara në vend. Indeksi ekuivalent Stoxx 600 në Europë, ka një peshë të ngjashme në rajon.

Në vitet para pandemisë, kompanitë jofinanciare në këto indekse vazhdimisht shpërndanë më shumë para në investime kapitale dhe pagesa të aksionerëve sesa gjeneruan nga operacionet e tyre, me boshllëkun e mbushur nga borxhi.

Por nëse dëshirojnë të shmangin që përfitimet të zvarriten nga normat më të larta të interesit, së shpejti do të duhet të fillojnë t’i paguajnë këto detyrime.

Në nivelet aktuale të borxhit, çdo rritje me pikë përqindje e normave të interesit, do të fshijë afërsisht 4% të fitimeve totale të këtyre firmave, sipas vlerësimeve tona.

Shumë biznese nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të shkurtojnë dividentët dhe blerjet e aksioneve, të cilat do të shtrydhin fitimet e investitorëve.

Kjo do të jetë veçanërisht e dhimbshme në vendin që është qendra e kapitalizmit aksioner. Normat e larta të pagesave në Amerikë, ekuivalente me 63% të fluksit të parave operative, krahasuar me 41% në Europë, kanë ndihmuar në rritjen e çmimeve të aksioneve amerikane në krahasim me fitimet, shumë më tepër se ato në shumicën e tregjeve të tjera.

Huazimi i parave në mënyrë që t’u jepen aksionerëve, ka shumë më pak kuptim në një botë me norma më të larta interesi, argumenton Lotfi Karoui nga banka Goldman Sachs.

Shumë kompani do të detyrohen gjithashtu të zvogëlojnë ambiciet e tyre për investime. Firmat gjysmëpërçuese me kapacitet të tepërt, kanë shkurtuar tashmë planet e shpenzimeve. Disney, një titan mediatik me borxhe të mëdha, po shkurton investimet në shërbimet e transmetimit dhe parqet tematike.

Nga dekarbonizimi tek automatizimi dhe Inteligjenca Artificiale, bizneset po përballen me një listë të shtrenjtë të detyrave në dekadën e ardhshme. Atyre mund t’u pengohen ambiciet e veta madhështore. Ky do të ishte një lajm i keq jo vetëm për investitorët e tyre./monitor

The post Bizneset janë të mbytur në borxhe appeared first on Albeu.com.

Ish-futbollisti i Liverpoolit përfundon i zhytur në borxhe nga lojërat e fatit
Danny Guthrie, ish-lojtari i Liverpool po kalon një periudhë të errët në jetën e tij personale.

Futbollisti 35 vjeçar ka luajtur për një dekadë në Premier Leage dhe ka fituar shumë pasuri, por tani po përballet me borxhe të mëdha. Danny Guthrie është zhytyr në borxhe për shkak të lojrave të fatit duke arritur shifrën e 120 mijë paundësh.

Shërbimi i Falimentimit deklaron se ky borxh do të shlyhet nga futbollisti pasi të shesi shtëpinë e vetme të mbetur në pronësinë e tij. Guthrie më parë kishte shitue një shtëpi tjetër për vlerën 160 mijë paund dhe i kishte përdorur për të mbyllur një borxh të mëparshëm.

Ish futbollisti i Liverpool u paraqit para gjykatës së Stoke ku pranoi një urdhër falimentimi 6 vjeçar deri në 2028.

Guthrie ndodhet në një moment shumë të vështirë pasi përveç kufizimeve të tjera, atij nuk i lejohet të marrë borxh më shumë se 500 paund./albeu.com

The post Ish-futbollisti i Liverpoolit përfundon i zhytur në borxhe nga lojërat e fatit appeared first on Albeu.com.