boronica Archives - Albeu.com

Boronicat, si t’i përdorni për uljen e tensionit të gjakut
Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme.

Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën.

Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, neutralizojnë radikalet e lira që nxisin disa sëmundje si ato të zemrës apo tumoret.

Pa yndyrna dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Vetëm pak boronica në ditë përmbushin nevojën ditore për fibra. Boronicat janë një burim i shkëlqyer mangani. Ky mineral luan një rol të madh në konvertimin e karbohidrateve dhe yndyrnave në energji.

Boronicat përmbajnë dhe shumë vitaminë C. Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit dhe ndihmon për të pasur mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm.

Gjithashtu boronicat, së bashku me luleshtrydhet mendohet se kanë një ndikim shumë pozitiv në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiake tek femrat.

Boronicat për uljen e tensionit të gjakut

Studimet thonë se ngrënia e një filxhani çaji me boronica (ose 200 gramë) çdo ditë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Kjo sasi boronicash arrin të përmirësojë funksionin e enëve të gjakut dhe të ulë nivelet e tensionit sistolik të gjakut.

Këto studime janë bazuar në eksperimente të kryera tek burra dhe gra. Ata kanë konsumuar këtë sasi boronicash çdo ditë për një muaj me radhë.

Sipas ekspertëve, tensioni i gjakut përmirësohet në vetëm 2 orë pas konsumit të boronicave në formë të plotë ose si lëng.

Gjatë konsumit mujor të boronicave tensioni sistolik mund të bjerë mesatarisht me 5 mm/hg. Një efekt i ngjashëm ky me atë të medikamenteve kundër tensionit të lartë.

Ekspertët thonë se ky përfitim i boronicave i atribuohet nivelit të lartë të antiksidantëve. Këto janë përgjegjës edhe për ngjyrën e errët të boronicave.

Antioksidantë të tillë gjenden edhe tek fruta të tjera të pyllit siç janë manaferrat por boronicat kanë nivelet më të larta.

Këta antioksidantë përmirësojnë funksionin e qelizave në shtresën e brendshme të enëve të gjakut dhe lehtësojnë qarkullimin e pandërprerë të tij.

Mos anashkaloni këshillat e mjekut dhe medikamentet që ai mund t’ju japë për tensionin./Agroweb

The post Boronicat, si t’i përdorni për uljen e tensionit të gjakut appeared first on Albeu.com.

Manaferra dhe boronica/ Cilat janë vlerat e rralla të dy frutave medicinale
Manaferra dhe Boronica janë padyshim në listën e frutave më superiorë dhe më ushqyes në historinë e njerëzimit. Këto dy fruta të jashtëzakonshme kanë nivele tepër të larta ushqyesish dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe hekurit. Sidoqoftë, popullariteti i lartë i këtyre kokrrave të vogla vjen nga pasuria e antioksidantëve që ato kanë.

Këto radikale përshpejtojnë plakjen dhe trondisin sistemin tonë imunitar. Vlerat shëndetësore të antioksidantëve janë ndër më të lakmuarat. Për vite me rradhë, shkencëtarët kanë kërkuar për burimet më të pasura të antioksidantëve dhe si manaferra ashtu edhe boronica janë ndër më të pasurit me antioksidantë. Edhe fruta të tjera përmbajnë antioksidantë, por manaferrat dhe boronicat janë të përkëdhelurat e natyrës sepse ushqyesit që ato ofrojnë përthithen shumë lehtë nga organizmi.

Shqipëria është e bekuar.

Në këtë tokë pjellore rriten shumë manaferrat, shkurret e së cilës i gjejmë në variantet me ose pa gjemba. Gjëja më fantastike për manaferrat ështëeuml; se gjithësecili prej nesh mund ta rrisë vetë. Kjo bimë është simbol i tolerancës sepse duron kushte të ndryshme të motit dhe tokës. Boronica nga ana tjetër ka disa kushte specifike për t’u rritur e bukur, e fortë dhe e pasur me vlera.

Ajo rritet kryesisht në zonat malore të Shqipërisë së veriut ku toka ka nivel të lartë aciditeti. Boronica është një frut sferik që kur piqet përfton ngjyrë blu të thellë e të errët. Manaferrat kur janë ende të papjekura janë në ngjyrë të kuqe, por kur piqen marrin një ngjyrë të bukur vjollcë dhe të zezë të thellë. Manaferra ka një formë më gjatoshe dhe vjen në formën e një kurore të mirëfilltë.

Të dyja frutat e vogla kanë një jetëgjatësi të madhe nëse ruhen në ngrirje dhe mund të rezistojnë deri në dy vjet në kushtet e ngrirjes. Të dy këto fruta të jashtëzakonshëm përdoren në kuzhinë në receta të ndryshme. Ato i gjejmë në treg të gatshme për konsum, jo vetëm për ata që janë në kërkim të burimeve më të mira të antioksidantëve, por edhe për ata që vlerësojnë aromat. Përveç vlerave shëndetësore, këto fruta të mrekullueshme të pyllit janë vërtet të shijshme.

The post Manaferra dhe boronica/ Cilat janë vlerat e rralla të dy frutave medicinale appeared first on Albeu.com.

Boronica e veriut, fruti shqiptar më i kërkuar që lufton shumë sëmundje
Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Antioksidantët që gjenden te boronicat janë aq të forta sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve kardiovaskolare apo tumorale.

Pa yndyrna dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Në Shqipëri boronicat kultivohen gjerësisht në trevat veriore të vendit. Por, boronicat e Tropojës, Kukësit dhe Pukës e kanë më të lehtë të tregëtohen në Kosovë dhe Mal të Zi dhe që nga aty më pas shpërndahen në tregjet evropiane, sesa të zbresin poshtë në Tiranë apo dhe në çdo qytet tjetër në vend.

Arsyeja se pse boronicat nuk mbërrijnë dot në kryqytet dhe në çdo qytet të vendit është mungesa e dhomave frigoriferike për t’i mbajtur boronicat e freskëta. Udhëtimi prej disa orësh në automjete të zakonshme do të ishte fundi i freskisë së boronicave veriore shqiptare.

Kanë pak kalori, por shumë vlera ushqyese

Boronica është një frut i vogël me ngjyrë blu të purpurt. Boronica janë të vogla, rreth 5-16 milimetra në diametër, dhe një kurorë të vogël në majë. Ato janë ndër manaferrat më vlerat më të mëdha ushqyese. Një kupë (148 gramë) boronica përmban; Fibër 4 gramë, 24% të nevojave ditore për Vitaminë C, 36% të nevojave për Vitaminë K, 25% të nevojave ditore për manganez. Ato kanë 85% ujë në përbërje.

Janë mbreti i ushqimeve antioksidante

Ato kanë kapacitetin më të lartë antioksidant ndër të gjitha frutat dhe perimet që konsumojmë zakonisht. Flavonoidët e gjendur tek boronicat janë përbërësi më i mirë antioksdant. Është vërtetuar se këta përbërës rrisin nivelin antioksidues brenda trupit.

Ulin dëmtimin e ADN-së, duke ndihmuar në mbrojtjen kundër plakjes dhe ndaj tumoreve

Dëmtimi i ADN-së është pjesë e jetës së përditshme. Thuhet se kjo ndodh dhjetëra mijëra herë në ditë, në çdo qelizë të trupit. Dëmtimi i ADN-së është pjesë e arsyes që ne plakemi dhe ky dëmtim luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve tumorale.

Për shkak se boronicat kanë sasi të mëdha antioksidantësh, ato ndihmojnë të neutralizohen disa nga radikalet e lira që shkaktojnë dëmtimin e ADN-së tonë. Në një studim që zgjati 4 javë, 168 pjesëmarrës pinë 1 litër përzierje të boronicës me lëng molle, çdo ditë. Në fund të studimit, dëmtimi oksidativ i ADN-së, për shkak të radikaleve të lira, u reduktua me 20%.

Mbrojnë kolesterolin në gjak

Dëmtimi oksidativ nuk ndodh vetëm në qelizat tona dhe në ADN. Ky dëmtim është gjithashtu problematik kur lipoproteina (kolesteroli “i keq”) oksidohet. Në fakt, oksidimi i kolesterolit të keq ndikon shumë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. 50 gramë boronica në ditë shërbyen për të ulur oksidimin e kolesterolit me 27% në disa pjesëmarrës të shëndoshë, pas një periudhe prej tetë javësh.

Ulin tensionin

Në një studim, individë me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës vërejtën një ulje 4-6% të presionit të gjakut (tensionit të lartë), pas konsumimit të 50 gramë boronica në ditë, për tetë javë.

Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës

Është e rëndësishme të kuptohet se kur flasim për ulje të rrezikut përmes konsumit të boronicave, flasim për faktorët e rrezikut, jo për sëmundjet aktuale. Në një studim të vitit 2013, 93,600 infermierë konsumuan shumë antocinisis (antioksidantë kryesorë që gjenden te boronica) duke ulur me 32% rrezikun për atak të zemrës.

Ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe në përmirësimin e kujtesës

Antioksidantët përbërës të boronicave duket se kanë ndikime pozitive në funksionimin e trurit duke vonuar edhe rënien e funksioneve të tij të lidhura me moshën. Një studim që zgjati gjashtë vjet, ku morën pjesë 16,010 të moshuar vërtetoi se boronicat dhe luleshtrydhet vonuan plakjen me deri 2.5 vjet.

Kanë efekt anti-diabetik

Boronicat kanë shumë më pak sheqer krahasuar me frutat e tjera. Një kupë përmban vetëm 15 gramë sheqer natyral, aq sa një mollë e vogël apo një portokall.

Përbërësit e boronicave ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve urinare

Boronicat përmbajnë substanca që mund të parandalojnë veshjen e mureve të fshikëzës nga baktere të ndryshme. Këto përbërës janë të dobishëm në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.

Ndihmojnë në uljen e dëmtimit të muskujve pas stërvitjes

Stërvitja e fortë për trupin mund të çojë në dhimbje të muskujve dhe lodhje. Kjo nxitet pjesërisht nga inflamacioni dhe stresi oksidativ në indet e muskujve. Është e qartë se boronicat janë tepër të shëndetshme.

Konsumi i boronicave mund të zvogëlojë dëmin që ndodh në nivel molekular, duke minimizuar dhimbjet dhe reduktuar uljen në performancën e muskujve. Fakti që ato janë të shijshme, me ngjyrë të bukur dhe mund të shijohen si të freskëta edhe të ngrira, i bën ato edhe më të mira.

The post Boronica e veriut, fruti shqiptar më i kërkuar që lufton shumë sëmundje appeared first on Albeu.com.

Boronica e kuqe, antibiotiku 100% natyral kundër infeksioneve urinare
Infeksionet urinare janë shumë të shpeshta dhe zënë vendin e dytë pas atyre të rrugëve të frymëmarrjes. Ato ndahen në infeksione urinare të rrugëve të sipërme, ku preken veshkat dhe quhen pielonefrite dhe infeksione urinare të rrugëve të poshtme. Mund të prekin çdo lloj moshe, kryesisht të rinjtë dhe gratë e moshës së mesme me jetë seksuale aktive. Mbi 60% e grave në të gjithë botën preken nga infeksionet e traktit urinar gjatë jetës së tyre dhe më shumë se 25% e tyre përjetojnë rikthim të kësaj sëmundjeje brenda 6 muajsh.

Shumica zgjedhin të trajtohen me antibiotikë. Ajo që nuk dini është se një nga disavantazhet e antibiotikëve është se ata shkatërrojnë të dyja llojet e baktereve, të mira dhe të këqija. Metodat natyrore janë të sigurta për t’u përdorur, por edhe shumë efektive në trajtimin e këtyre infeksioneve. Kjo është një arsye pse shumë persona zgjedhin metodat alternative të trajtimit.

Sipas Universitetit Rutgers të New Jersey-t, konsumi i një gote lëng boronicash (240ml) çdo ditë ul me 60% riskun për infeksion në traktin urinar. Lëngu i boronicës së kuqe ka një efekt të jashtëzakonshëm mbi fshikëzën e urinës pasi përmban në sasi të mëdha proantocianidina (PACs), një përbërës që ndalon rritjen e E.coli, bakterit më të zakonshëm që shkakton infeksionin urinar. Boronicat e kuqe përmbajnë agjentë anti-fungalë, të cilët kanë një avantazh ndaj antibiotikëve dhe mbi të gjitha nuk janë të rrezikshme për shëndetin.

The post Boronica e kuqe, antibiotiku 100% natyral kundër infeksioneve urinare appeared first on Albeu.com.

Ushqimet që nuk duhet t’i hani gjatë dimrit
Produktet e freskëta dhe me lëng janë një mundësi e mirë dhe e shëndetshme për t’u ushqyer në dimër. Gjatë kësaj stine është e rëndësishme që të evitohen ushqimet me pak ose pa vlera ushqyese.

Më poshtë ju kemi sjellë ju një listë me ushqimet që nuk duhet t’i hani në dimër.

1- Asparagu

Stina më e mirë për ta ngrënë asparagun është pranvera. Në dimër, asparagu transportohet në distanca të gjata nga Peruja ose Kina. Gjatë kësaj periudhe jo vetëm i ikën shija dhe vyshket, por ikin dhe vitaminat.

2- Zarzavate të paketuara

Zarzavatet e futura në qese janë të lara dhe prera më parë, për ta bërë më të lehtë dhe të shpejtë konsumimin. Por larja përpara dhe paketimi për t’u shitur dëmton fibrat e zarzavatit dhe humbasin vitaminat. Më mirë konsumoni zarzavate të mbjella vetë, ose prisni sa të vijë stina kur mund t’i konsumoni bio.

3- Luleshtrydhe dhe boronica

Vera është koha më e mirë për rritjen e frutave. Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C dhe plot kolagjen, ndërsa boronica mund të ndihmojë për të parandaluar kancerin e lëkurës dhe për të rritur aktivitetin e trurit. Por është më mirë të konsumoni luleshtrydhet dhe boronicat e rritura në vendin ku jetoni. Ato që transponohen nga shumë kilometra larg nuk kanë as aromë dhe as vlera ushqyese.

4- Misër

Misri rritet vetëm në verë dhe në asnjë stinë tjetër. Pra, misri që gjeni në supermarket tani në dimër nuk është aq i shëndetshëm sa mendoni ju.

5- Produkte të qumështit

Disa produkte të qumështit si gjiza dhe qumështi duhet të konsumohen me kujdes gjatë dimrit. Gjiza mund të rrisë sekretimin e mukusit nga gjëndrat dhe mund të ndikojë në gjendjen e përgjithshme të trupit. Njerëzit që kanë kollë, ftohje ose që vuajnë nga astma nuk duhet të hanë gjizë, pasi përkeqëson gjendjen e tyre. Kjo sepse qumështi mund të shkaktojë gëlbazë.

6-Sheqer

Rezulton se, sheqeri mund të nxisë disponimin depresiv, veçanërisht në dimër. Konsumimi i sheqerit shkakton inflamacion në trup dhe zvogëlon lëshimin e dopaminës, një element që luan një rol në mënyrën sesi ndjejmë kënaqësi.

7- Mish i kuq

Mishi i kuq është një burim i mirë i proteinave që janë të nevojshme për forcimin e muskujve dhe metabolizmit. Sidoqoftë, konsumimi i shpeshtë i tij mund të shkaktojë një përqendrim të mukusit në fytin tuaj. Është më mirë të hani mish pule ose peshk gjatë kësaj stine.

The post Ushqimet që nuk duhet t’i hani gjatë dimrit appeared first on Albeu.com.

Ky superushqim lufton humbjen e kujtesës njohëse tek të moshuarit
Ngrënia e boronicave të egra çdo ditë mund të ndryshojë kujtesën tek të moshuarit, ka dalë në përfundime një studim i ri që nxjerr në pah gjetjet e mundshme të superushqimit

Studiuesit nga Universiteti i Karolinës së Veriut zbuluan se amerikanët e moshuar që tashmë vuanin nga probleme të dukshme të kujtesës njohëse, mund të përfitonin shumë nga ngrënia e frutave çdo ditë. Në shumë raste, shëndeti i trurit të tyre arriti të njëjtat nivele të njerëzve që nuk vuanin nga rënia e kujtesës njohëse.

Boronicat janë njohur prej kohësh si një ‘superushqim’, me vetitë e saj antioksiduese dhe një mori vitaminash dhe mineralesh të tjera të lidhura me shëndetin e trurit dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, ndër përfitimet e tjera shëndetësore.

Si rezultat, këto fitokimikate janë të pasura me kimikate që janë të shkëlqyera për shëndetin kognitiv të një personi.

“Pasi konsumohen nga njerëzit, ato na i transferojnë këto përfitime shëndetësore. Studimi kërkimor i kryer këtu në NRI tregon se fitokimikatet specifike për boronicat e egra janë të rëndësishme për shëndetin e trurit,” tha studiuesja Mary Ann Lila.

The post Ky superushqim lufton humbjen e kujtesës njohëse tek të moshuarit appeared first on Albeu.com.

Frutat e verës që zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër
Ngjyrë e ndezur, shije e veçantë dhe një vend special në dietën verore. Këto fruta të stinës janë zgjidhja më e mirë për një zemër të shëndetshme!

Megjithëse llojet e ndryshme të manaferrave, mjedrave, boronicave dhe luleshtrydheve i gjejmë pothuajse gjatë gjithë vitit në shumicën e supermarketeve, nuk ka dyshim që këto fruta shijojnë edhe më shumë kur zgjedhim t’i hamë të freskëta, në stinën kur piqen apo nga pema.

Luleshtrydhet dhe boronicat janë të pasura me përbërësin e dobishëm bimor antocianinë, e cila u jap atyre ngjyrën e kuqe, blu dhe vjollcë. Shumë studime kanë lidhur konsumimin e ushqimeve të pasura me antocianinë me një shëndet më të mirë të zemrës.

Në një studim të fundit, studiuesit zbuluan se gratë që konsuamuan më shumë se tre porcione boronicë ose luleshtrydhe çdo javë kishin një rrezik 34% më të ulët të sulmit në zemër krahasuar me ato që konsuamuan më pak. Antocianina i bën enët e gjakut më elastike dhe ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Këto fruta janë një meze e lehtë, e shijshme, por gjithashtu u japin aromë fantastike sallatave me fruta, smoothies, kosit, drithërave apo edhe sallatave të thjeshta.

The post Frutat e verës që zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër appeared first on Albeu.com.

Cilat janë përfitimet shëndetësore nga lëngu i boronicës?
Shumë nga ju mund të kenë dëgjuar se pirja e lëngut të boronicës ndihmon në parandalimin dhe luftimin e infeksioneve urinare, por ky nuk është përfitimi i vetëm prej tij. Studimet e fundit kanë zbuluar gjithashtu se lëngu i boronicës mund të ngadalësojë ose zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjes kronike dhe të parandalojë dëmtimin oksidativ të lidhur me moshën.

Burimi i mirë i vitaminave C dhe E për shumicën e njerëzve të shëndetshëm, lëngu i boronicës është i sigurt.

Përfitimet shëndetësore nga lëngu i boronicës përfshijnë:

– Lufton dëmet e lidhura me moshën

– Përmirëson shëndetin e zemrës

– Parandalon infeksionet e traktit urinar

– Ndihmon aparatin tretës

– Mbështet shëndetin pas menopauzës

Kujdes!

Lëngu i boronicës mund të jetë një pjesë e shëndetshme e dietës tuaj dhe madje mund të ndihmojë në mbrojtjen nga gjendje të caktuara shëndetësore, por nuk zëvendëson trajtimin mjekesor ndaj një patologjie të caktuar. Nëse mendoni se keni një infeksion urinar, ju duhet të shkoni te mjeku juaj.

Sasitë normale të konsumit të lëngut të boronicës janë të sigurta dhe të shëndetshme, por tejkalimi mund të shkaktojë efekte anësore si stomak të acaruar, diarre apo të ndikojë në nivelin e sheqerit në gjak.

The post Cilat janë përfitimet shëndetësore nga lëngu i boronicës? appeared first on Albeu.com.

Boronica ju mbron nga sëmundjet e zemrës, thotë studimi
Sipas studimeve, të konsumosh boronica ç’do ditë, ul rrezikun për të zhvilluar sëmundje të zemrës.

Shkencëtarët gjetën tek të rriturit në peshë, të cilët konsumonin 150 gramë të frutave çdo ditë, kishin rritur rrjedhjen e gjakut dhe arteriet më pak të ngurta.

Hulumtuesit kalkuluan se kjo do të zvogëlonte rrezikun e sëmundjeve të zemrës – vrasësi kryesor në botë – nga 12 deri në 15 për qind.

Shkencëtarët në Universitetin e Anglisë Lindore testuan efektet e të ngrënit boronica çdo ditë në 138 të rritur mbipeshë. Ata ishin të gjithë të moshës 50-75 vjeç dhe kishin sindromë metabolike, termin mjekësor për një kombinim të diabetit, presionit të lartë të gjakut dhe obezitetit.

The post Boronica ju mbron nga sëmundjet e zemrës, thotë studimi appeared first on Albeu.com.

Cilat fruta janë ideale për humbjen e peshës?
Është shumë e rëndësishme, por edhe e nevojshme të konsumojmë sa më shumë fruta dhe perime që mundemi çdo ditë, pasi ato përmbajnë të gjitha vitaminat dhe lëndët ushqyese që na duhen, kështu që mund të marrim shumë përfitime nga konsumimi i tyre.

Cilat fruta janë ideale për humbje peshe?

Shega

Shega është e pasur me vitamina C, K, E, acid folik, minerale dhe antioksidantë, kontribuon në funksionimin e duhur të zemrës dhe ul kolesterolin.

Grejpfrut

Ky frut përmban vetëm 39 kalori (kur konsumoni gjysmën) dhe siguron 65% të marrjes ditore të vitaminës C. Në të njëjtën kohë, ai ka një indeks të ulët glicemik, kështu që sheqeri lirohet më ngadalë në gjak, ndërsa ndihmon për të humbur kile të tepërta.

Molla

Vlen të përmendet se hulumtimet kanë treguar se ata që preferojnë këtë frut çdo ditë, konsumojnë më pak kalori në ditë. Prandaj, ata arritën të humbnin peshë në mënyrë drastike.

Shalqiri

Shalqiri ka shumë pak kalori dhe një përmbajtje jashtëzakonisht të lartë të ujit (90%). Gjithashtu ka shumë lëndë ushqyese, si dhe fibra, kështu që ju ndihmon të plotësoni nevojat tuaja ditore për lëngje dhe të qëndroni të ngopur për një kohë të gjatë.

Luleshtrydhe

Luleshtrydhet kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës C, ndërsa duhet të keni parasysh se është më mirë të konsumohen organike sesa OMGJ.

Boronicat

Ato janë një zgjedhje e shkëlqyer nëse doni të humbni peshë, pasi kanë pak karbohidrate. Në të njëjtën kohë, ato përmirësojnë nivelet e glukozës dhe insulinës në trup, përmbajnë fibra, kanë pak kalori dhe kanë shije të shkëlqyer

Portokalli

Portokalli është një nga burimet kryesore të vitaminës C, përmban acid folik, fibra, nuk ka aspak yndyrë, ndërsa kaloritë e tij janë minimale./albeu.com

The post Cilat fruta janë ideale për humbjen e peshës? appeared first on Albeu.com.