bordi drejtues Archives - Albeu.com

Lajm i bujshëm nga Italia: Juventusit i ndodh gjëma, “shkatërrohet” klubi
Lajm i bujshëm ka ardhur në këto momente nga Italia, dorëhiqet i gjithë bordi drejtues i Juventus.

Bordi i Drejtorëve të Juventusit , përfshirë edhe kryetarin Andrea Agnelli , dha dorëheqjen. Në këshillin e jashtëzakonshëm të klubit të Juventusit të mbajtur në Continassa, numri një i klubit dha dorëheqjen së bashku me zëvendësin e tij Pavel Nedved , drejtorin ekzekutiv Maurizio Arrivabene dhe anëtarët e tjerë të Bordit. Sipas rindërtimeve të para, mosmarrëveshjet e Consob për fitimet kapitale janë vendimtare.

Përfshirja në hetimin e Prisma-s, e hapur nga Prokuroria Publike e Torinos me akuzën e kontabilitetit të rremë, e kompletuar me mosmarrëveshjet e Consob-it, të cilat e detyruan kompaninë të rishikonte draft pasqyrat financiare duke shtyrë dy herë mbledhjen e aksionerëve, çoi në një hap unanim./ h.ll/albeu.com

The post Lajm i bujshëm nga Italia: Juventusit i ndodh gjëma, “shkatërrohet” klubi appeared first on Albeu.com.

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, rritet ndjeshëm nafta
Ditën e sotme kanë ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur Bordi i Transparencës, përmes një njoftimi.

Ajo që bie në sy është që çmimi i naftës ka pësuar një rritje të ndjeshme.

Njoftimi i Bordit:

Vendimet e Bordi i Transparencës në datë 27 Gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina ështe ulur me -33$/ton dhe Gazoili është rritur me + 75 $/ton nga data 22.08.2022

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 236 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 79 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 67 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Ministira e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursen e gazoilit dhe benzinës.

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.

Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platz të mezdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqipëtar dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është zakonte, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase por edhe e levizjeve të tregjeve ndërkombetare.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë./albeu.com/

The post Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, rritet ndjeshëm nafta appeared first on Albeu.com.

Çmimet e Bordit po falimentojnë kompanitë e vogla të karburanteve: A ka rritje të evazionit?!
Fiksimi i çmimeve të karburanteve nga Bordi i Transparencës po krijon pasoja në tregun e karburanteve, nga falimetimi i kompanive të vogla, mbajtja e çmimeve artificialisht më të larta sesa do të ishin nëse operatorët do të manovronin vetë në treg dhe sidomos po çon në një evasion masiv në rrethe, përmes deklarimeve më të ulëta të sasive të shitura.

E para është mbyllja e kompanive të vogla, që nuk po arrijnë të mbijetojnë përballë ndryshimeve të shpeshta të çmimeve nga Bordi. Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve bëri të ditur për Monitor se 83 stacione shitjeje në periferi nga Shkodra në Kukës, Pogradec, Dibër etj janë mbyllur tashmë. Rreth 100 pika të tjera furnizohen një herë në tre javë dhe po mbijetojnë me zor. Këto përbëjnë të paktën 10% të pikave totale të karburantit në vend.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha se nëse vazhdon kjo situatë rrezikohet dhe furnizimi me naftë nga importi, pasi askush nuk po negocion kontratë të re. “Kapitali qe duhet për punë është 3 fishuar, bankat dhe fondet ndërkombëtare që mbulojnë çmimin e naftës në bursa kanë rritur kostot, pasi me luhatjet e tregut është rritur shumë rreziku i falimentimeve dhe janë 3- 4 fishuar primet. Bordi ynë nuk i njeh këto dhe as shumë elementë që po aplikohen mbi çmimin Platz, ndërsa operatorët e shpërndarjes po luajnë për cent”.

Nëse nuk do të ndërhynte Bordi, çmimet do të ishin 10-15 lekë më lirë për litër

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve thotë se nëse nuk do të kishte ndërhyrje nga Bordi, çmimet sot do të ishin të paktën 10-15 lekë për litër më pak sesa janë aktualisht. “Kompanitë kanë përvojë me çmimet dhe manovrojnë kur ai luhatet në +- 150 – 200 $/toni dhe nëse çmimi bie do të blinin më shumë, duke arritur që të benin mesatarizime të kostove. Por, me ndërhyrjet që bën sot Bordi, që sapo ulet në Bursë i ul çmimet, të gjithë po mbyllin vetëm nevojat ditore, sepse po ra akoma, kompanitë dalin me minus”.

Shoqata tha se operatorët prisnin që Bordi të bënte transparencë mbi çmimin, duke treguar koston e një litri naftë (Çmimi Platz në dollar, kursi, premium, taksat kombëtare, taksat locale, shpenzimet operative të mbështetura në dokumente ligjore kontabël), çka sipas tyre do të lehtësonte dhe spekulimet dhe sqaronte paradokset në treg.

Sipas vendimit të fundit të Bordit, të datës 18 qershor, çmimi me pakicë i naftës shtë 261 lekë për litër, afër niveleve rekord maksimale prej 265 lekë për litër. Në krahasim me fundin e muajit shkurt, përpara fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, çmimet janë 34% më të larta. Bordi u krijua në fillim të muajit mars, pasi nafta në tregun vendas arriti në 235 lekë për litër në ditët e para të luftës.

Po rritet evazioni?!

Operatorë të tregut pohuan për Monitor se fiksimi i çmimeve nga Bordi po ndikon në rritjen e evazionit tek karburantet, sidomos në rrethe. Sipas një prej financierëve të këtyre kompanive evazioni po bëhet me sasitë e deklaruara dhe në rrethe kjo dukuri po bëhet massive.

Sipas operatorëve, ndryshimi i çmimeve po i falimenton të vegjlit, se nëse kanë gjendje me çmim të lartë dhe Bordi ditën tjetër ul çmimin, kjo po bën që ata të manovrojnë me sasitë e deklaruara në pompa.

Bie konsumi

Për të gjithë 5- mujorin importet e naftës shënuan rënie me 6% dhe i gjithë fenomeni u përqendrua në tre muajt e fundit mars-maj, pasi nisi lufta në Ukrainë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, importet e naftës shënuan në muajin maj rreth 44 mijë tonë, nga më shumë se 54 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit 2021, me rënie 18%. Kjo ishte rënia më e fortë në krahasim me dy muajt paraardhës.

Operatorët e tregut pohojnë se konsumi po bie çdo ditë. Diferenca nga Shkodra në Mal të Zi është gati një euro dhe shumë makina furnizohen përtej kufirit (edhe me shtetet e tjera kufitare, përveç Greqisë, ka diferenca të larta të çmimeve për litër të naftës). Edhe turizmi i fundjavës nuk po ndikon në shtimin e konsumit, pasi të gjithë vijnë me serbatorët plot dhe pritshmëritë janë të ulëta edhe për sezonin e verës. Operatorët thonë se nëse nafta do të lehtësohej nga taksat, të paktën për tre muajt e verës, kjo do të ndikonte në uljen e çmimeve, ndërsa shteti do të arrinte të kompensohej përmes shtimit të konsumit, uljes së evazionit, duke ruajtur njëkohësisht dhe vendet e punës në pikat e karburanteve që me kushtet aktuale rrezikojnë falimentin. /Monitor

The post Çmimet e Bordit po falimentojnë kompanitë e vogla të karburanteve: A ka rritje të evazionit?! appeared first on Albeu.com.

Juventus me një rritje kapitali prej 400 milion euro
Bordi i Juventus-it do të miratojë sot  rritjen e kapitalit me një shumë prej 400 milion euro.

Ky do të jetë operacioni i dytë pas 300 milion euro të paguara tashmë midis 2019 dhe 2020.

Exor ka dhënë miratimin për të paguar 63.8% të shumës, pjesa tjetër do të mbulohet nga një grup prej bankave nëse aksionerët minoritarë nuk e respektojnë.

Juventus po i bënë ballë mjaft mirë problemeve financiare dhe pagesave ndërkohë rivalët e tyre , Interi , nuk po gjen një zgjidhje për shumat që do të paguhen/H.LL/albeu.com

The post Juventus me një rritje kapitali prej 400 milion euro appeared first on Albeu.com.