bonus qiraje Archives - Albeu.com

Zjarri në pallatin te Farmacia 10/ Rama: Bonus qiraje dhe mbështetje nga Bashkia për të prekurit, për gjithollogët pa licenca që dalin si kërpudhat pas shiut…
Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se të prekurit nga zjarri që ra pak ditë më parë në pallatin pranë Farmacisë 10 në Tiranë, do të marrin bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia deri në rindërtimin e plotë të godinës nga ndërtuesi.

Në Podcastin “Flasim”, kreu i qeverisë ripërsëriti se godina do të ndërtohet nga ndërtuesi, ndërsa shtoi se me bonusin e qirasë do të lehtësojnë sadopak barrën e krijuar nga dëmet e pariparueshme në apartamentet e banorëve të prekur.

“Ndërkohë, çka mbeti pas zjarrit ishte shkrumbimi i asaj godine, për të cilën u vumë menjëherë në lëvizje dhe gjëja e parë dhe më e rëndësishmja, sipas meje, është që godina do të rindërtohet tërësisht nga e para, 100% nga vetë ndërtuesi i saj dhe nga ana tjetër, angazhimi për të ndihmuar banorët që, deri në momentin – dhe besoj nuk do të marrë shumë kohë, sepse karabinaja është aty – por deri në momentin kur ata banorë do të kthehen në shtëpi, të mund të kenë një bonus qiraje dhe, patjetër, edhe një mbështetje nga bashkia për të lehtësuar barrën e krijuar nga dëmet e pariparueshme që kanë ndodhur në banesat e tyre”, tha Rama.

Kryeministri ironizoi edhe akuzat për materialet e ndërtimit, teksa tha se gjithollogët dhe ekspertët në raste të tilla dalin si “kërpudha pas shiut”.

Sipas tij, materialet e ndërtimit, nga verifikimi i parë, ishin të gjitha të certifikuara dhe vinin nga importi.

“ Zjarri nuk ka lidhje në vetvete me ndërtimin, por, nga ana tjetër, kjo është një arsye për të parë dhe për të kuptuar ashtu siç duhet edhe çka lidhet me cilësinë dhe me materialet e ndërtimit, edhe pse, nga verifikimi i parë që është bërë, ndërtimi kishte të gjitha materialet të certifikuara dhe vinin nga importi, kështu që nuk dua të zgjatem më shumë në këtë pikë”, tha kryeministri.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Gjatë kësaj jave pati një moment që, për hir të së vërtetës, fillimisht ishte rrëqethës për shkak se flakët që përfshinë një pallat në Tiranë u duk se mund të kërcënonin seriozisht jetët e banorëve, por, për fat të mirë dhe falë përpjekjes dhe punës realisht profesionale, por mbi të gjitha heroike të forcave të zjarrfikësve, gjithçka kaloi pa asnjë jetë të humbur dhe pa plagë të rënda. Ndërkohë, çka mbeti pas zjarrit ishte shkrumbimi i asaj godine, për të cilën u vumë menjëherë në lëvizje dhe gjëja e parë dhe më e rëndësishmja, sipas meje, është që godina do të rindërtohet tërësisht nga e para, 100% nga vetë ndërtuesi i saj dhe nga ana tjetër, angazhimi për të ndihmuar banorët që, deri në momentin – dhe besoj nuk do të marrë shumë kohë, sepse karabinaja është aty – por deri në momentin kur ata banorë do të kthehen në shtëpi, të mund të kenë një bonus qiraje dhe, patjetër, edhe një mbështetje nga bashkia për të lehtësuar barrën e krijuar nga dëmet e pariparueshme që kanë ndodhur në banesat e tyre.

Tani, gjithmonë në këto raste, shfaqen menjëherë, si kërpudhat pas shiut, lloj-lloj gjithologësh dhe lloj-lloj ekspertësh publikë, por pa licencat dhe pa njohuritë e nevojshme për të marrë një rol të tillë. Po gjithsesi, edhe për shkak të emocioneve, edhe për shkak të nevojës për të marrë protagonizëm, kush nuk del e çfarë nuk thotë. E vërteta është që kjo ishte një fatkeqësi e shkaktuar nga një shkëndijë, nga një nisje zjarri, po të doni, që nuk ka lidhje në vetvete me ndërtimin, por, nga ana tjetër, kjo është një arsye për të parë dhe për të kuptuar ashtu siç duhet edhe çka lidhet me cilësinë dhe me materialet e ndërtimit, edhe pse, nga verifikimi i parë që është bërë, ndërtimi kishte të gjitha materialet të certifikuara dhe vinin nga importi, kështu që nuk dua të zgjatem më shumë në këtë pikë. Më e rëndësishmja është që askush prej atyre banorëve që patën atë moment dramatik, që fatmirësisht dhe, përsëris, falë, në radhë të parë, forcave zjarrfikëse, por edhe forcave të rendit aty të pranishme, nuk u kthye në një moment tragjik, nuk do të lihet vetëm dhe nuk do të lihet në fatin e vet përballë nevojës për t’u rikthyer dhe për të jetuar normalisht në një banesë të veten, siç i takon, tërësisht të rindërtuar.

The post Zjarri në pallatin te Farmacia 10/ Rama: Bonus qiraje dhe mbështetje nga Bashkia për të prekurit, për gjithollogët pa licenca që dalin si kërpudhat pas shiut… appeared first on Albeu.com.

Katër vite nga tërmeti shkatërrues, banorët në Durrës 7 muaj pa bonus qiraje: Jetojmë me borxhe!
Edhe pse janë bërë 4 vite nga tërmeti shkatërrues i 2019, i cili goditi Shqipërinë, ka ende familje që jetojnë me qira dhe nuk kanë hyrë në shtëpitë e tyre.

Jo vetëm kaq, por 40 familje në Durrës, prej 7 muajsh nuk kanë marrë as  bonusin e qirasë.

Pallati i tyre u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por rikonstruksioni ende nuk ka nisur. Ata kërcënojnë se nëse nuk merren masa do të hyjnë të jetojnë në pallatin e dëmtuar.

“Kemi 7 muaj pa marrë bonusin për qiranë. S’kemi marrë asnjë përgjigje. Po jetojmë me borxhe”

“Po bëjmë 4 vjet që kemi dalë nga kjo shtëpi, duam të hyjmë në shtëpitë tona”, thanë banorët.

Në total janë 2500 familje durrsake që nuk marrin bonusin e qirasë prej 7 muajsh.

Bashkia e Durrësit thotë se  fondet për bonusin e qirasë janë bllokuar nga Ministria së Financave.

“Bashkia e Durrësit i ka kërkuar fonde për subvencionimin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me shkresën 30/4 datë 18.07.2023 dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje mbi vazhdimin e lëvrimit të fondeve”.

Po kështu bashkia e Durrësit tha për Report TV se janë 85 pallate që ende nuk kanë përfunduar punimet përforcuese ndërkohë kanë kërkuar fonde nga qeveria për 83 objekte të tjera.

The post Katër vite nga tërmeti shkatërrues, banorët në Durrës 7 muaj pa bonus qiraje: Jetojmë me borxhe! appeared first on Albeu.com.