bomba berthamore Archives - Albeu.com

“Bomba bërthamore” e Ukrainës tërheq vëmendjen e amerikanëve
The Economist

Përktheu: AlbEu.com

Kur Joe Biden foli për “Armageddon” në fillim të këtij muaji, shumë menduan se presidenti e mbivlerësoi rrezikun e luftës bërthamore me Rusinë. Megjithatë, frika për përshkallëzimin e një luftë bërthamore është rritur në Uashington.

Shkaku më i fundit është akuza e Rusisë se Ukraina po planifikon të përdorë një “bombë të pistë” – një pajisje konvencionale që përhap pluhur radioaktiv, duke fajësuar Rusinë.

Amerika, Britania dhe Franca e kanë hedhur poshtë pretendimin si të rreme.

Çështja është e turbullt; dhe kur bëhet fjalë për armët bërthamore, mjegulla e luftës është akoma edhe më shqetësuese.

Duke shtuar edhe faktin, që Rusia dhe NATO janë të dyja duke kryer stërvitje bërthamore. Më 26 tetor Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, monitoroi fillimin e stërvitjes Grom, ose “Thunder”, i cili simuloi “një sulm masiv bërthamor në përgjigje të një sulmi bërthamor armik” në tokë, det dhe ajër.

Rusia njoftoi për stërvitjet në kuadër të një traktati të ri të kontrollit të armëve. Amerika nga ana tjetër tha se nuk ka parë asnjë shenjë që Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore së shpejti.

Por deklaratat publike të zyrtarëve lënë të nënkuptohet se ka arsye për tu shqetësuar, jo vetëm sepse forcat ruse janë ende në Ukrainë. Gjatë ditëve të fundit, Biden, si dhe zyrtarët e tij të lartë të sigurisë dhe ushtarakë, kanë kaluar orë të tëra duke diskutuar rreth të ashtuquajtura “bomba të pista”.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, thirri homologët e tij amerikanë, britanikë, francezë dhe turq më 23 tetor.

Shefi i shtabit ushtarak rus, Valery Gerasimov, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtues të lartë të Perëndimit, të cilët gjithashtu kanë folur me komandantët ukrainas dhe me njëri-tjetrin.

Intensiteti i përpjekjeve të Rusisë është i pazakontë dhe mund të jetë më shumë se propagandë.

Zyrtarët perëndimorë kanë disa hipoteza.

Njëra është se vetë Rusia po planifikon të shpërthejë një “bombë të pistë” si një incident “me flamur të rremë” për të justifikuar përdorimin e armëve bërthamore, tani ose në të ardhmen. (Biden ka paralajmëruar se një veprim i tillë do të ishte një “gabim tepër serioz”).

Mundësi të tjera janë që Rusia “po luan lojëra psikologjike”, po përpiqet të tërheqë vëmendjen e Perëndimit për diplomacinë, ose është thjesht paranojake për qëllimet e Ukrainës.

Çuditërisht, disa në Uashington madje kanë spekuluar se Rusia mund të ketë marrë informacione të vërteta se dikush në Ukrainë po planifikon të përdorë një bombë të pistë.

Fakti që kjo hipotezë është mirëpritur sugjeron një mosbesim ndaj veprimeve të Ukrainës. Vrasja e Daria Dugina në gusht, nga një bombë në makinë ka ngritur dyshimet se Ukraina në fakt nuk po i tregon Perëndimit gjithçka që po bën.

Gjithashtu, Amerika mendon se mbajtja e kanaleve të hapura të komunikimit me Kremlinin është e rëndësishme në menaxhimin e rreziqeve të një luftë bërthamore dhe Ukraina nuk ka për çfarë të flasë.

Për të ndihmuar Ukrainën në luftën me Rusinë, Perëndimi është përpjekur të shmangë fitoren ruse dhe përshkallëzimin e një lufte bërthamore. Për shembull, ajo nuk ka dërguar raketa me një rreze veprimi prej 190 miljesh (300 km).

Në vend që të kërkojë një fitore të shpejtë, administrata Biden duket se po mbështet zgjatjen e luftës. Kjo rrit rrezikun që mbështetja për Ukrainën të dobësohet, jo vetëm mes aleatëve europianë të cilët po përballen me krizën energjetike me afrimin e dimrit por edhe në Amerikë.

Republikanët mund të fitojnë kontrollin e njërës ose të dy dhomave të Kongresit në zgjedhjet afatmesme muajin e ardhshëm. Kevin McCarthy, udhëheqësi republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, deklaroi se Kongresi nuk do t’i jepte një “çek të bardhë” Ukrainës.

Ndërkohë, një grup prej 30 përfaqësuesish nënshkruan një letër duke i kërkuar Biden të ndiqte një diplomaci më intensive për të arritur armëpushimin midis dy vendeve.

Këto shenja të shqetësimit në rritje për koston dhe rreziqet e luftës kanë nxjerrë në pah reagimin e atyre që do të ishin të gatshëm të braktisinin Ukrainën. Mitch McConnell, udhëheqësi republikan në Senat, bëri thirrje për dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë dhe sa më shpejt.

Progresistët hoqën menjëherë dorë nga letra e tyre, për shkak të frikës së përplasjes me republikanët në Amerikë. Ekzistojnë gjasat që Biden të vazhdojë furnizimin e Ukrainës me armë edhe gjatë vitit të ardhshëm, veçanërisht nëse Ukraina vazhdon të shënojë përparime në fushën e betejës.

Por kërcënimi për përdorimin e armëve bërthamore do të vazhdojë për sa kohë që të vazhdojë lufta, madje mund të përkeqësohen edhe më shumë./albeu.com

The post “Bomba bërthamore” e Ukrainës tërheq vëmendjen e amerikanëve appeared first on Albeu.com.

Putin: Bota po përballet me dekadën me të rrezikshme që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore
Bota përballet me “ndoshta dekadën më të rrezikshme” që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ka paralajmëruar presidenti rus Vladimir Putin.

Në një fjalim të gjerë të enjten, ai kërkoi të justifikonte pushtimin rus të Ukrainës, një lëvizje që e ka lënë vendin e tij të izoluar ndërkombëtarisht.

Putin akuzoi gjithashtu Perëndimin për shantazh bërthamor kundër Rusisë për të detyruar aleatët të largohen nga Moska.

Perëndimi ka denoncuar kërcënimet e fundit të fshehta bërthamore nga Kremlini.

Në fillim të kësaj jave, aleanca ushtarake e NATO-s dënoi pretendimet e pabazuara të Rusisë se Ukraina mund të përdorë një “bombë të pistë”, eksplozivë konvencionalë të mbushur me material radioaktiv.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se anëtarët e aleancës “e hedhin poshtë këtë pretendim” dhe “Rusia nuk duhet ta përdorë atë si pretekst për përshkallëzim”.

Presidenti Putin po fliste në forumin vjetor Valdai pas një sërë humbjesh ushtarake të fundit në Ukrainë dhe zemërimit në rritje të publikut në shtëpi për një përpjekje për të mobilizuar rreth 300,000 rusë për përpjekjet e luftës.

Një ditë përpara fjalimit të tij në Moskë, ai kishte mbikëqyrur stërvitjet rutinë bërthamore që përfshinin një sulm të supozuar bërthamor në hakmarrje për sulmin masiv bërthamor të armikut.

Putin veçoi ish-kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss për sugjerimin gjatë një fushate në gusht se do të ishte gati të shtypte butonin bërthamor nëse rrethanat e kërkonin atë. Ai tha se ishte i habitur që aleatët e Mbretërisë së Bashkuar nuk kundërshtuan: “Çfarë duhej të bënim? Të heshtnim? Të pretendonim se nuk e dëgjuam?”

Megjithatë, ai vetë ka paralajmëruar vazhdimisht se Rusia do të përdorë “të gjitha mjetet në dispozicion” për të mbrojtur veten, në atë që është parë gjerësisht si një kërcënim i qartë bërthamor./albeu.com

The post Putin: Bota po përballet me dekadën me të rrezikshme që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore appeared first on Albeu.com.

Putin tenton të shtypë “butonin e kuq” të bombës bërthamore, çfarë e ndaloi
“The Sun” ka dhënë alarmin ditën e sotme, ndërsa shkruan se një burim i ka thënë se presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka kaluar në kufijtë e çmendurisë pasi ka tentuar të lëshojë bombën bërthamore, por nuk arriti ta realizojë për shkak të një sabotimi në minutën e fundit.

Sipas “The Sun” shqetësimet në rritje e shtynë Sekretarin e Mbrojtjes Ben Wallace të anulonte planet e tij dhe të udhëtonte për në Uashington për bisedimet e krizës këtë javë.

Analistët kishin frikë se Putini do të shpërthente një kokë të një rakete bërthamore në Detin e Zi, duke shkaktuar potencialisht cunami dhe një re gazi helmues.

U pretendua gjithashtu se ai kishte plane për të testuar një armë bërthamore taktike në Arktik përpara se të niste një në fushën e betejës në Ukrainë.

Ditët e fundit janë parë një numër mesazhesh Notam – paralajmërime të shkurtra për avionët – dhe paralajmërime të navigimit rus që tregojnë stërvitje me zjarr të drejtpërdrejtë në detin Barents afër kufirit me Norvegjinë.

Është e njëjta zonë ku u vu re ditë më parë nëndetësja gjigante ruse e “qytetit vrasës” Belgorod e armatosur me silurët bërthamorë.

Paralajmërimet zgjtën deri të shtunën, megjithëse thuhet se ka pasur pak indikacione për testime të mëdha deri më tani.

Ndërkohë raportet thonë se Putin urdhëroi dy teste bërthamore në fillim të këtij muaji, të cilat në fakt nuk u zhvilluan.

Burimet pretendojnë se lëshimet u shkatërruan nga “dështimi teknik” apo edhe nga ngurrimi i shefave ushtarakë.

Kjo mund të jetë një shenjë se autoriteti i Putinit po avullohet, tha Varlery Solovey, ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, një shkollë trajnimi për spiunët dhe diplomatët.

Ai tha: “Vendimi i Putinit për përdorimin e armëve bërthamore taktike [në konfliktin e Ukrainës] pa dyshim do të përballet me rezistencë.

“Nuk e di se sa efektive do të jetë rezistenca, por do të tregoj se testet bërthamore supozohej të mbaheshin gjatë dy javëve të fundit – një në detin Barents, nën ujë dhe tjetri nën tokë, në rajonin e Arkhangelsk.

“Të dyja herët nuk janë bërë testet

“Arsyeja është se përpara nisjes, ose më saktë, përpara përdorimit të armëve bërthamore taktike, është e nevojshme të sigurohemi që këto armë janë plotësisht të funksionueshme. Ato duhej të testoheshin.”

Solovey, një ekspert i presidentit dhe rrethit të tij të brendshëm, pretendoi se Putini ka marrë një vendim në parim për të përdorur armë bërthamore.

Por të dyja testet e fundit që Putin urdhëroi ishin “ndërprerë”, pohoi ai.

Ai vazhdoi: “Presidenti mori raporte se kishte një situatë emergjente, nuk funksionoi” – duke nënkuptuar dështime teknike.

“Por puna është se një herë është një aksident, dy herë është një rastësi. Nëse testet e treta përfundojnë në të njëjtën mënyrë, pa asgjë, [do të duket si] sabotim… duke mos përmbushur urdhrat e kryekomandantit.”

Kjo do të tregonte “shpërbërjen e autoritetit [të Putinit], të pushtetit ekzekutiv të Rusisë”, tha ai.

“Rritja e kërcënimit”

Komentet e tij i bënë jehonë raporteve në kanalin Telegram General SVR, i cili pretendon se publikon informacione nga një person i brendshëm i Kremlinit.

Ai tha se një test bërthamor ishte urdhëruar nga Putin për 13 tetor dhe ishte përgatitur “në fshehtësi të rreptë”.

Por udhëheqësi i Kremlinit “u informua për nevojën për të shtyrë datën dhe orën e testimit”.

Ai shtoi: “Gjithse ata nuk kishin kohë të përgatiteshin siç duhet.

“Kjo është hera e dytë që një test bërthamor shtyhet në dy javët e fundit.”

Një provë bërthamore – edhe në një zonë të papopulluar – do të ishte një përshkallëzim i madh dhe do të rriste frikën për një konflikt të gjithanshëm bërthamor.

Në fillim të kësaj jave, Ëallace anuloi dhënien e dëshmive para deputetëve me një njoftim të shkurtër dhe fluturoi në kryeqytetin amerikan për të biseduar me homologët e tij amerikanë.

Një burim sigurie i tha The Sun: “Kërcënimi është rritur kohët e fundit”.

Dhe ministri i Forcave të Armatosura James Heappey pranoi: “Jemi në një kohë kur këto lloj bisedash janë të nevojshme”.

Shefi i agjencisë së spiunazhit GCQH tha se përgjuesit e tij po monitorojnë nga afër për çdo shenjë që Putini mund të lëshojë një armë bërthamore.

The post Putin tenton të shtypë “butonin e kuq” të bombës bërthamore, çfarë e ndaloi appeared first on Albeu.com.

Ukrainasit futen në “territorin rus”, Putini kërcënon me bombat bërthamore
Foto Ilustruese

Ukraina ka marrë në kontroll disa vendbanime në rajonin e Luhansk, të cilat kanë qenë në kontrollin e forcave ruse, shkruan CNN.

“De-okupimi i rajonit të Luhansk tashmë ka filluar zyrtarisht,” tha kreu rajonal Serhiy Haidai në  një mesazh në Telegram.

“Disa vendbanime, që kanë qenë në kontrollin e forcave ruse tashmë janë çliruar”, tha Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake ukrainase të rajonit të Luhansk.

Pas rimarrjes së qytetit kyç lindor të Lyman, në rajonin e Donetskut, gjatë fundjavës, forcat ukrainase kanë vazhduar kundërsulmimin e tyre, duke përparuar në rajonin e Luhanskut.

BREAKING:

Ukrainian troops have liberated Hrekivka in the Luhansk region.

It means that the Ukrainian counteroffensive has now reached the Luhansk region and is back in every region of the country.

How are your annexation plans going Putin? pic.twitter.com/zZDisZlp1B

— Visegrád 24 (@visegrad24) October 5, 2022

Rusia kontrollon pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut. Forcat ukrainase çliruan fshatin Bilohorivka në Luhansk në fund të shtatorit. Hayday u kërkoi banorëve që u larguan nga shtëpitë e tyre në fillim të këtij viti të mos kthehen.

“Unë do të doja t’u bëj thirrje të gjithëve. Mos u ktheni, ne do t’ju njoftojmë se kur dhe ku saktësisht mund të ktheheni. Sepse është e nevojshme që Forcat e Armatosura të Ukrainës të përparojnë më tej në vijën e frontit. Territori duhet të çminohet,”tha ai.

Ai gjithashtu u bëri thirrje banorëve në zonat e pushtuara të Luhansk që të përpiqen të qëndrojnë larg vijës së frontit, ose të qëndrojnë në strehimore.

Futja dhe avancimi në territorin e rajonit të Luhanskut, krahas fitoreve në aspektin ushtarak kanë një rendësi të veçantë për Ukrainën pasi pak ditë më parë ai u aneksua nga Rusia dhe tashmë sipas rusëve është territor i Federatës së Rusisë. Nisur nga kjo, krerët e shtetit rus deklaruan se do të përdornin çdo mjet për mbrojtjen e territoreve ruse, përfshi edhe armët bërthamore.

The post Ukrainasit futen në “territorin rus”, Putini kërcënon me bombat bërthamore appeared first on Albeu.com.

Burri që i shpëtoi dy bombave bërthamore, fjalët që shkaktuan reagime
Nga Evan Andrews, History

Tsutomu Yamaguchi po përgatitej të largohej nga Hiroshima kur shpërtheu bomba atomike. 29 vjeçari, inxhinieri i marinës ishte në një udhëtim pune tre-mujore për Mitsubishi Heavy Industries, dhe data 6 gusht 1945 supozohej të ishte dita e tij e fundit në qytet.

Ai dhe kolegët e tij kishin kaluar verën duke punuar me orë të tëra në projektimin e një cisterne të re nafte dhe mezi priste që më në fund të kthehej në shtëpi te gruaja e tij, Hisako, dhe djali i tyre i mitur, Katsutoshi.

Rreth orës 8:15 të atij mëngjesi, Yamaguchi ishte duke ecur në kantierin e anijeve të Mitsubishi për herë të fundit kur pa një avion. Duke parë drejt qiellit, ai pa një avion luftarak amerikan B-29 të fluturonte mbi qytet dhe të lëshonte një objekt të vogël të lidhur me një parashutë.

Papritur, qielli u mbulua nga një flakë e madhe. Vala goditëse që pasoi, e rrotulloi në ajër si një tornado deri sa u përplas në tokë.

“Nuk e dija se çfarë kishte ndodhur”, tha ai për gazetën britanike The Times.

“Mendoj se më ra të fikët dhe për një kohë  kam qenë i pavetëdijshëm. Kur hapa sytë, gjithçka ishte e errët dhe nuk shihja mirë”.

Yamaguchi ishte i rrethuar nga përrenjtë e hirit dhe ai mund të shihte një re kërpudhash zjarri që ngrihej në qiell mbi Hiroshima.

Fytyra dhe krahët e tij ishin djegur plotësisht. Ndërsa Yamaguchi u kthye te gruaja dhe fëmija i tij, e gjithë vëmendja e botës shkoj drejt Hiroshimës. 16 orë pas shpërthimit, Presidenti Harry Truman mbajti një fjalim që zbuloi ekzistencën e bombës atomike për herë të parë, raporton abcnews.al.

Rreth 80 mijë persona humbën jetën nga shpërthimi dhe mijëra të tjerë vdiqën në javët që pasuan. Yamaguchi mbërriti në Nagasaki herët në mëngjes më 8 gusht dhe u shtrua në spital. Mjeku që e trajtoi ishte një ish-shoku i shkollës, por djegiet në duart dhe fytyrën e Yamaguchit ishin aq të rënda sa burri nuk e njohu në fillim.

As familja e tij. Kur ai u kthye në shtëpi më pas, nëna e tij mendoi se ishte një fantazmë. Pavarësisht situatës në të cilën ndodhej, Yamaguchi doli nga spitali mëngjesin  e 9 gushtit dhe shkoi për të punuar në kompaninë Mitsubishi në Nagasaki.

Rreth orës 11 të mëngjesit, ai u takua me një drejtor kompanie, i cili kërkoi një raport të plotë për Hiroshimën. Inxhinieri tregoi ngjarjet e 6 gushtit por eprori e akuzoi atë si të çmendur.

Si mundet një bombë e vetme të shkatërrojë një qytet të tërë?

Yamaguchi po përpiqej të shpjegonte situatën, kur jashtë u dëgjua sërish një  shpërthim, duke thyer xhamat e dritareve.

“Mendova se reja e kërpudhave më kishte ndjekur këtu nga Hiroshima”, tha ai më vonë për gazetën The Independent.

Bomba atomike që goditi Nagasaki ishte edhe më e fuqishme se ajo në Hiroshima. Për herë të dytë në tre ditë, ai pati sërish fatin e keq të ndodhej brenda dy milje nga një shpërthim bërthamor.

Për herë të dytë, ai kishte pasur fatin të mbijetonte. Ditën e nesërme, ai filloi të kishte simptoma të rënda, me temperaturë të lartë që nuk  dihet nëse do të mbijetonte apo jo.

Megjithatë, ndryshe nga kaq shumë viktima të ekspozimit ndaj rrezatimit, Yamaguchi u shërua ngadalë dhe vazhdoi të bënte një jetë relativisht normale, raporton abcnews.al.

Ai punoi si përkthyes për forcat e armatosura amerikane gjatë pushtimit të Japonisë dhe më vonë filloi të jepte mësim në një shkollë përpara se të rifillonte karrierën e tij për inxhinieri në Mitsubishi.

Madje ai dhe gruaja e tij lindën edhe dy fëmijë të tjerë në vitet 1950, të dyja vajza. Yamaguchi shëroi kujtimet e tmerrshme të Hiroshimës dhe Nagasakit duke shkruar poezi, por ai shmangu diskutimin e përvojave të tij publikisht deri në vitet 2000, kur i foli rreth kujtimeve të tij dhe u bë pjesë e lëvizjes kundër armëve atomike, raporton abcnews.al.

Ai më vonë udhëtoi për në Nju Jork në vitin 2006 dhe foli për çarmatimin bërthamor para Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“I kam mbijetuar dy herë herë bombardimeve atomike dhe ky është fati im që të flas  për këtë”, tha ai në fjalimin e tij.

Tsutomu Yamaguchi nuk ishte i vetmi person që i shpëtoi dy shpërthimeve atomike. Bashkëpunëtorët e tij Akira Iwanaga dhe Kuniyoshi Sato ishin gjithashtu në Nagasaki kur shpërtheu bomba e dytë.

Gjithsesi, rreth 165 njerëz mund t’i kenë shpëtuar dy shpërthimeve atomike.

The post Burri që i shpëtoi dy bombave bërthamore, fjalët që shkaktuan reagime appeared first on Albeu.com.

Kim Jong-un kopjon Putin dhe kërcënon Perëndimin: Mund ta lëshoj bombën bërthamore në çdo moment!
Pas Rusisë, edhe Koreja e Veriut ka kërcënuar me armë bërthamore Perëndimin.

Lideri i vendit komunist, Kim Jong-un ka lëshuar një paralajmërim rrëqethës, duke pretenduar se është i përgatitur të shkrepë butonin e kuq për të lëshuar një armë bërthamore në çdo moment.

Ky kërcënim vjen pavarësisht zotimit të SHBA-ve për tu “përgjigjur me shpejtësi”, së bashku me aleatët nëse diktatori i Koresë së Veriut shtyn përpara me një test të bombës bërthamore.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut Park Jin thotë se Koreja e Veriut ka përfunduar përgatitjet për një stërvitje të re bërthamore dhe se vetëm një vendim politik nga sundimtari Kim mund ta ndalojë atë.

Por kryediplomatja paralajmëroi se Veriu do të paguante një çmim të rëndë nëse vazhdon lojërat me raketa pas bisedimeve me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Uashington mes frikës se Kim mund të testojë raketën e tij të shtatë bërthamor brenda disa ditësh.

Javën e kaluar, zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kishin thënë vetëm se Veriu ishte afër përfundimit të përgatitjeve të tilla dhe i kërkuan Kim-it të “marrë vendimin e duhur”.

“Nëse Koreja e Veriut ndërmerr një provë tjetër bërthamore, mendoj se kjo vetëm do të forcojë parandalimin tonë dhe gjithashtu sanksionet ndërkombëtare. Koreja e Veriut duhet të ndryshojë mendje dhe të marrë vendimin e duhur”, tha Jin.

The post Kim Jong-un kopjon Putin dhe kërcënon Perëndimin: Mund ta lëshoj bombën bërthamore në çdo moment! appeared first on Albeu.com.