Boki 13 Archives - Albeu.com

Gjykata në Maqedoni vendos: 9 vjet burg për Boki 13, si shpërndahen vitet për të dënuarit e tjerë
Ditën e sotme është shpallur dënimi për disa zyrtarë të arrestuar në Maqedoninë e Veriut.

I akuzuari i parë, Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, i cili dënohet me 9 vjet për kryerjen e veprës penale “mashtrim dhe larje parash”.

Ish-deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, lirohet nga akuza për veprën “ndihmë në veprën mashtrim” pasi nuk është arritur të dëshmohet vepra.

Babai i Boki-13, Mile Jovanovski dënohet me 1 vjet e 6 muaj burg, me kusht nëse në 5 vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Jasna Mandiq, denohet me 4 vite për “ndihmë në mashtrim dhe larje parash”. Në vuajtjen e dënimit nga sot llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim.

Hristina Bllazhevska, lirohet nga akuza sepse prokuroria nuk i ka arritur të dëshmojë faktet kundër saj.

Në periudhën nga 8 korriku i vitit 2017 deri më 13 prill të vitit 2018 Boki 13, si kryetar i organizatës joqeveritare Lidhja ndërkombëtare, me qëllim që për vete të përfitojë, i ka shfrytëzuar dokumentet nga OJQ-ja e theksuar dhe ka sjell dhe ka mashtruar dy persona të dëmtuar, raporton TV 21.

Ai ka gënjyer duke thënë se do të sigurojë tokë shtetërore të pa ndërtuar për ndërtim në Qendrën evropiane për persona të rritur dhe servis mobil, si dhe subvencione nga ana e shtetit. Të dëmtuarit, kanë kryer pagesa përmes Agjencisë autoriale të Maqedonisë së Veriut, për gjithsej 719,905 euro, gjegjësisht 233.821 euro në kundërvlerë të denarit.

The post Gjykata në Maqedoni vendos: 9 vjet burg për Boki 13, si shpërndahen vitet për të dënuarit e tjerë appeared first on Albeu.com.

Boki 13 e Janeva në të njëjtin burg (VIDEO)
Dikur njëri shoumen i njohur, e tjetra prokurore speciale, tani të dy gjenden prapa grilave në burgun e Idrizovës. Janeva e dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e Bojan Jovanovski, i njohur me pseudonimin Boki 13 për zhvatje dhe larje parash.

Kur filloi hetimi për “Reket” dhe dyshimi se Janeva është e përzier në këtë lëndë, ajo e mohoi, duke theksuar se emri i saj është keqpërdorur jo vetëm nga Boki 13, por edhe nga disa persona tjerë.

“Me përgjegjësi të plotë pohoj se as me vetëdije, e as pa vetëdije, as me veprim, apo pa veprim, nuk e kam keqpërdorur pozitën time të cilën e ushtroj për momentin. Publikisht i inkurajoj organet gjyqësore, që deri në fund t’i zbardhin të gjitha rrethanat e rastit në fjalë. Po. Është e saktë se unë, si shumë persona të tjerë të cilët aktualisht janë në funksione të ndryshme shtetërore, njihemi me personin, Bojan Jovanovski”, deklaroi Janeva.

Urdhrin që të dy të akuzuarit në rastin “Reket” të dërgohen në burg për vuajtje të dënimit e dha Gjykata e Apelit. Apeli vërtetoi dënimet e Gjykatës Penale, ndërsa hodhi poshtë ankesat e palës mbrojtëse.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Boki 13 duke shfrytëzuar afërsinë me ish-prokuroren speciale Katica Janeva, ka kërkuar para nga Orce Kamçev dhe e ka bindur se Janeva do t’i plotësojë kërkesat e tij për lehtësim të statusit të tij si i dyshuar dhe i paraburgosur në hetimin e PPS-së për lëndën “Perandoria”.

Janeva duke mos e ditur se Kamçev po e xhiron bisedën, përmes telefonit e siguron se gjithçka do të jetë “Ok”. Janeva për lehtësimin e masave ndaj Kamçevit, ka marrë përfitim në pronë: mobilje në vlerë shumë të lartë si dhe para në vlerë prej 50.000 eurove. Për këtë Janeva do të vuaj dënimin prej 7 vitesh burg.

Boki 13 do të vuaj dënim prej 9 vitesh burg duke llogaritur edhe qëndrimin në paraburgim në burgun hetues të Shutkës. Kundër tij zhvillohet edhe rasti “Lidhja ndërkombëtare” për mashtrim përmes organizatës së tij humanitare.

The post Boki 13 e Janeva në të njëjtin burg (VIDEO) appeared first on Albeu.com.