bojkotim Archives - Albeu.com

PD vendosi të bojkotojë seancën plenare në Kuvend, Ervin Salianji shpërthen ndaj Sali Berishës: Po i vjen në ndihmë Edi Ramës
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pasi Partia Demokratike këtë të hënë vendosi që të mos marrë pjesë në seancën plenare në Kuvend, duke e bojkotuar.

Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se bojkoti i seancës parlamentare është shërbimi më i madh që Partia Demokratike mund t’i bëjë Edi Ramës dhe për këtë ka akuzuar Sali Berishën se po i vjen në ndihmë kryeministrit.

Sipas ish-deputetit, në ditën kur PD duhet t’i jeptë zë protestuesve, PD vepron për llogari të interesave personalë të Sali Berishës.

“Sot Partia Demokratike duhej ti jepte zë zemërimit të qytetarëve dhe të rinjve që kanë ngritur dhe po mbajnë në këmbë revoltën më të gjatë popullore të viteve të fundit në Shqipëri”, thekson Salianji në postimin e tij.

Ndërsa në fund Salianji thekson në postimin e tij, se shqiptarët duhet të vazhdojnë të kërkojnë largimin e dyshes Berisha-Rama.

Postimi i plotë:

Bojkoti i seancës parlamentare është shërbimi më i madh që mund ti bëhet Edi Ramës.

Në ditët më të zeza të kësaj qeverie, kur qytetarët janë në revoltë dhe aferat korruptive janë ekspozuar njëra pas tjetrës, Sali Berisha zgjedh edhe një herë ti vijë në ndihmë Edi Ramës, duke u sjellë si bashkëortak dhe pjesë e bashkëqeverisjes!

Sot Parlamenti duhej të ziente. Duhej të ishte arena ku një qeveri e kalbëzuar dhe e rrënuar moralisht të vihej me shpatulla pas muri. Sot Partia Demokratike duhej ti jepte zë zemërimit të qytetarëve dhe të rinjve që kanë ngritur dhe po mbajnë në këmbë revoltën më të gjatë popullore të viteve të fundit në Shqipëri.

Por, mesa duket, interesi personal i Sali Berishës nuk e lejon Partinë Demokratike të marrë frymë, të përmbushë misionin e saj opozitar dhe të përfaqësojë qytetarët.

Prandaj kërkohet ndryshim. Prandaj gjithnjë e më shumë qytetarët kërkojnë largimin e dyshes bashkëqeverisëse Rama–Berisha.

Ndryshimi do të vijë, sepse tashmë ortakeria e tyre politike është ekspozuar hapur para syve të shqiptarëve. Ata nuk janë më alternativë kundër njëri-tjetrit, janë garancia e mbijetesës së njëri-tjetrit.

The post PD vendosi të bojkotojë seancën plenare në Kuvend, Ervin Salianji shpërthen ndaj Sali Berishës: Po i vjen në ndihmë Edi Ramës appeared first on Albeu.com.

Tifozët Kuqezi bojkotojnë ndeshjen Shqipëri-Luksemburg, i bashkohen protestës qytetare kundër qeverisë Rama
Ndërsa Kombëtarja shqiptare zbret këtë mbrëmje në fushë për ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut, e programuar të luhet në orën 20:00, Tifogrupi “Tifozët Kuqezi” ka vendosur të mos jetë i pranishëm në stadium.

Përmes një qëndrimi publik, grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares ka zgjedhur të bojkotojn sfidën dhe të marrë pjesë në protestën qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Tifozët Kuqezi do t’i bashkohen qytetarëve të mbledhur në shesh, në atë që shënon ditën e shtatë radhazi të protestave. Sipas organizatorëve, tubimet po vijojnë me kërkesa që lidhen me çështje të interesit publik dhe kundërshtimin e politikave të qeverisë.

Mbështetja për protestën nuk ka ardhur vetëm nga qytetarët, por edhe nga figura dhe individë të njohur të botës së sportit në Shqipëri, të cilët janë solidarizuar me kauzën e protestuesve.

Kështu, në mbrëmjen kur vëmendja sportive është përqendruar te ndeshja Shqipëri-Luksemburg, një pjesë e tifozërisë kuqezi ka zgjedhur të japë një mesazh jashtë fushës së lojës, duke marrë pjesë në protestën qytetare.

The post Tifozët Kuqezi bojkotojnë ndeshjen Shqipëri-Luksemburg, i bashkohen protestës qytetare kundër qeverisë Rama appeared first on Albeu.com.

Opozita paralajmëroi bojkotimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion/ Zëri i Amerikës: SHBA e BE këmbëngulin për një proces gjithëpërfshirës
Në Shqipëri ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian këmbëngulin në nevojën e gjithëpërfshirjes në procesin përmes së cilit, shumica socialiste e kryeministrit Edi Rama, synon realizimin e një cikli të ri reformash që do të duhet të trajtojnë problemet e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit.

Dy përfaqësitë kryesore diplomatike në Tiranë, komentuan për “Zërin e Amerikës” hapat e hedhur në parlament për këtë nismë, ku brenda katër ditësh u miratua rezoluta e më pas dhe ngritja e një komisioni të posaçëm.

Ambasada amerikane “vëren nxitimin me të cilin u kaluan në parlament rezoluta dhe vendimi”. Ndërsa Delegacioni i BE-së nga ana e tij, vë në dukje faktin që ngritja e komisionit u bë “pa mbështetjen e opozitës”.

Kjo e fundit ka shprehur skepticizëm të hapur ndaj kësaj nisme dhe në të dy rastet zgjodhi të bojkotojë votimin e tyre në parlament.

Si në rezolutë ashtu dhe në objektin e punës së Komisionit të Posaçëm, flitet për një proces të thelluar reformimi “për të përmirësuar dhe konsoliduar praktikat e mirëqeverisjes në të gjitha nivelet”, për “një luftë më të thellë ndaj korrupsionit” dhe “forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit”.

Komisioni do duhet të realizojë “një vlerësim dhe analizë të situatës në të tre fushat” dhe më pas të kalojë në “hartimin dhe miratimin e një Plani veprimi me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale”.

Ndonëse në dokumentat e propozuara prej saj, shumica flet për një proces gjithëpërfshirës shoqëruar me konsultime të gjera, mënyra se si ajo avancoi me shpejtësi, përballë një opozite që po i kritikonte hapat e saj, duket se ka bërë që si ambasada amerikane ashtu dhe Delegacioni i BE-së, t’i mëshojnë me forcë këtij momenti.

“Besojmë se procesi i propozuar kërkon një diskutim të bashkërenduar, gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët, çka është kyç për suksesin e punës se komisionit të posaçëm”, shprehet ambasada amerikane duke vënë në dukje se diçka e tillë do të jetë po ashtu “kyçe dhe për mbështetjen tonë për të”.

Ndërsa Delegacioni i BE-së , thekson se “konsultimet kuptimplotë dhe gjithëpërfshirëse janë po aq të nevojshme sa gjithnjë, duke marrë parasysh rëndësinë thelbësore të çështjeve të trajtuara nga kjo nismë. Do të jetë thelbësore të arrihet një mbështetje ndërpartiake”.

Sipas përfaqësisë europiane “është me rëndësi jetike që procesi parlamentar i propozuar të jetë i bazuar në prova, të jetë transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, duke përfshirë edhe shoqërinë civile”.

Debatet që kanë shoqëruar nismën e socialistëve kanë ushqyer shqetësime për ndërhyrje të mundshme në reformën në Drejtësi, e cila pati SHBA-të dhe BE-në si sponsorët e saj të fuqishëm.

Në dokumentat e miratuara socialistët zotohen të garantojnë “pakthyeshmërinë” e kësaj reforme. E megjithatë, ambasada amerikane në komentet e saj për Zërin e Amerikës shprehet se “theksojmë angazhimet e ndërmarra brenda masave të miratuara në parlament për pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, angazhime të cilat njohin shtyllat dhe parimet kushtetuese që janë në themel të reformës në drejtësi të miratuar në vitin 2016. Kjo përfshin pavarësinë dhe paanësinë e institucioneve të drejtësisë dhe vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë. Këto parime janë kyçe për punën e komisionit të posaçëm për të çuar përpara mirëqeverisjen, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit”. Edhe Delegacioni i BE-së vë në dukje se “parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016”.

Shumica shprehet se procesi do të ketë si “udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e pare”.

Delegacioni i BE-së nga ana e tij nënvizon se “nisma duhet të bazohet në arritjet e mëparshme të reformës dhe të jetë në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit, me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit dhe me angazhimet në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE. Duhet të respektojë plotësisht marrëdhëniet ekzistuese mes Kuvendit dhe institucioneve të pavarura, siç garantohet nga Kushtetuta”.

Mbetet për t’u parë nëse shumica do të përpiqet të tërheqë në këtë proces opozitën, e cila duhet të përfaqësohet me 5 nga 11 anëtarët e komisionit, apo do të vijojë e vetme për ta çuar përpara nismën e saj.

The post Opozita paralajmëroi bojkotimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion/ Zëri i Amerikës: SHBA e BE këmbëngulin për një proces gjithëpërfshirës appeared first on Albeu.com.