bojkoti Archives - Albeu.com

Përplasje në PD për bojkotin e Kuvendit: Salianji e quan shërbim ndaj Ramës, Tabaku, Leskaj dhe Zhupa kundër vendimit të Berishës
Seanca e djeshme në Kuvend u zhvillua pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike, një veprim që u kritikua ashpër nga ish-ligjvënësi Ervin Salianji.

Ai e interpretoi këtë lëvizje si një lehtësim që Sali Berisha i bën Edi Ramës.

Pakënaqësia nuk mbeti vetëm te Salianji. Brenda grupit parlamentar të PD-së ka pasur zëra kundërshtues, ku disa deputetë e kanë kundërshtuar hapur vendimin për të braktisur mbledhjen.

Përmes një komunikimi në grupin e deputetëve demokratë, Jorida Tabaku theksoi se mungesa në Parlament u heq përfaqësuesve të opozitës hapësirën e vetme publike për t’u përballur me maxhorancën, duke kujtuar se kjo rrugë tashmë është ndjekur dhe “pasojat dihen”.

Sipas saj, çdo mundësi që u jepet ligjvënësve për debat duhet të shfrytëzohet deri në fund.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe deputeti Bujar Leskaj, i cili e cilësoi si të gabuar bojkotin e seancës. Ai ngriti pyetjen se çfarë sinjali përcjell opozita duke mos u paraqitur në sallën e Kuvendit.

Kritike u tregua gjithashtu Ina Zhupa, e cila mbështeti shqetësimet e ngritura nga Leskaj, duke vënë në dyshim dobinë që sjell ky veprim për forcat opozitare.

The post Përplasje në PD për bojkotin e Kuvendit: Salianji e quan shërbim ndaj Ramës, Tabaku, Leskaj dhe Zhupa kundër vendimit të Berishës appeared first on Albeu.com.

Thirrje për bojkot të koncertit/ Reagon Aurela Gaçe: Kur shoh se ti përdor dhunë verbale ndaj atij që nuk vepron si ti, kjo tregon sa të dhunshëm mund të bëhen njerëzit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka reaguar në rrjetet e saj sociale për posterat e ngjitur në vende të ndryshme në Tiranë, ku kërkohet të bojkohet muzika dhe koncertet e saj.

Në këtë periudhë “piku” për të gjithë këngëtarët shqiptarë, edhe Aurela ka anoncuar se do të jetë në Shkodër për të çelur sezonin veror. E pas këtij pasqyrimi, reagimi i shqiptarëve nëpër rrjete ka qenë i madh pikërisht për momentin e zgjedhur, teksa çdo ditë para kryeministrisë protestohet kundër qeverisë.

Këngëtarja e ka një përgjigje të gjatë për ta, ku asesi nuk e pranon pretendimin e tyre. Madje thekson se është krah protestuesve, duke evidentuar edhe datat që ka qenë në protestë, sikurse në fund e mbyll duke treguar dilemën për të ardhmen e fëmijve të saj. Natyrisht, nuk fsheh realitetin duke zbuluar se familjarët e ngushtë janë jashtë vendit, ndërsa i duhet të ndihmojë prindërit për të jetuar për shkak të pensioneve të pamjaftueshme nga shteti shqiptar.

Postimi i plotë:

“Dje, më dërgonin miqtë një postim të tillë, ku shpallesha “Armike” nga dikush që mendon ose beson se e do Shqipërinë më shumë se unë. Kam dalë në protesta unë qysh studente e për Armët kimike, e kam protestuar me gjithë qënien time edhe me tekste shumë të forta këngësh, e sigurtë që vajza në fjalë mbase nuk është në dijeni.

Madje, mbase nuk është në dijeni se kam qënë edhe në shesh krah popullit tim edhe tani (me datë të saktë nga arkiva ime). Kam reaguar disa herë në mënyrën time në këtë dritaren time, por mesa duket nuk i pëlqen kësaj zonjës.

1-Mua nuk më tregon as dikton dot askush se si ta dua vendin tim.

2: Nëse ankoheni për diktaturë, atëherë përse ti vetë dikton se si duhet të sillemi? A nuk është dhunë edhe kjo?

Kjo më tregon qartazi se nëse ti bëhesh me pushtet ne ardhmen , ti të shkel me këmbë.

Kam shumë arsye se përse ndjej se duhet të protestoj.

Jetoj këtu edhe e di mirë peshën e rëndë që ka një Shqiptar mbi shpatulla.

E di sepse luftoj vetë për çdo gjë .

Kam zgjedhur të punoj pastêr që nesër të shoh veten në pasqyrë e të mos kem turp). Për disa kolegë mund të jem treguar budallaqe, por dinjitetin tim e kam shumë më të shtrenjtë .

Jam bijë e këtij populli e jam krah popullit tim që ka kaq vite që tërhiqet zvarrë për të fituar bukën, për të paguar qiranë, për t’u shëruar në dyert e spitaleve ( Kam edhe une prindër e fis e farë, e sigurisht edhe unë jam njeri që nesër mund të përballem me çdo gjë).

Jam bijë e dy pensionistëve që sigurisht kanë punuar me ndershmëri si çdo shqiptar, e sot pa ndihmën e fëmijëve nuk i ja dalin, e këtë nuk ma kundërshton dot njerI. Jam motër e një vëllai e motre që kanë ikur, e nënë e dy fëmijëve që sigurisht kam dilemat e çdo prindi për të ardhmen ( të cilën kam frikë se nuk e shoh këtu).

Është listë e gjatë nëse listoj arsyet pse protestoj. Populli nuk është i lumtur e kêtë prapë s’ma kundërshton dot njeri. Por, kur shoh se ti përdor dhunë verbale ndaj atij që nuk vepron si ti, kjo tregon sa të dhunshëm mund te bëhen njerëzit.

The post Thirrje për bojkot të koncertit/ Reagon Aurela Gaçe: Kur shoh se ti përdor dhunë verbale ndaj atij që nuk vepron si ti, kjo tregon sa të dhunshëm mund të bëhen njerëzit appeared first on Albeu.com.

“Bojkoti është provuar se ka efekt shkatërrimtar tek opozita”/ Berisha: Ne duhet të shfrytëzojmë çdo hapësirë beteje në l*ftën kundër regjimit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së PD-së, deklaroi se bojkoti ka pasur gjithmonë një efekt shkatërrimtar për opozitat dhe ekzistencën e tyre.

Ai theksoi se përballë një regjimi autoritar, opozita duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë beteje për të denoncuar dhe përmbysur pushtetin e bazuar në krim dhe drogë.

“Të nderuar anëtare dhe anëtarë të kryesisë së PD, të dashur anëtare dhe anëtare të PD dhe mbështetës tanë kudo që jeni. Mblidhemi sot në një moment për të diskutuar së bashku dhe vendosur modelin që do përzgjedhim si kryesi e PD për garën elektorale për kryeqytetin. Që në fillim dua të theksoj se dhunimet flagrante të Kushtetutës nga individë, nga njerëz të inkriminuar, të lidhur në krime, të lidhur në vjedhje dhe përvetësime të mëdha të pronave publike si Edi Rama dhe kukulla e tij në presidencë, seria e dhunimit të Kushtetutës me aktet e tyre me të drejtë e bëjnë të debatueshëm, e bëjnë terrenin antikushtetues dhe në këtë kontekst të debatueshëm pjesëmarrjen tonë në këtë garë elektorale.

Por, për të gjithë ata të cilët e kanë parasysh se ne jetojmë në një diktaturë autoritare, në të cilën Kushtetuta është një letër e vdekur, në të cilën ligji është një letër pa vlerë, të kërkosh Kushtetutë dhe kushtetutshmëri në një regjim autoritar të bazuar në drogën, është si të kërkosh eunitë në shkretëtirë. Parimet e Kushtetutës sigurisht janë të pavdekshme. Janë thelbësore për një rend dhe një sistem demokratik, kurse në një narkodiktaturë ato janë faktikisht të parespektuara. Një opozitë në regjimet autoritare, në diktaturat autoritare, ka si mision përmbysjen e saj duke mos mashtruar veten e saj asnjëherë se ajo përmbyset me votë.

Por, një opozitë, në vlerësimin dhe mendimin tim, duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë në betejën, në luftën kundër regjimit autoritar. Bojkoti, i cili është një vendim që para çdo padrejtësie të vjen i pari në mendje, është provuar me një efekt destruktiv për opozitat, për ekzistencën e tyre. Po kthehemi nga asambleja parlamentare e Këshillit të Europës dhe një problem madhor është situata në Gjeorgji. Me dhjetëra e dhjetëra opozitarë të burgosur nga kukulla e Kremlinit në Tbilisi që nuk përfill, njësoj si kreu i organizatës kriminale në Tiranë, asnjë parim.

Por miqtë e mi, ajo opozitë edhe në atë tempull ku duhej të kishte një zë, nuk kishte një zë sepse kishin braktisur parlamentin, kishin bojkotuar. Dhe natyrisht aty dëgjohej zëri i kryetares së kësaj partie, por problemi është se nuk kishte asnjë përfaqësues të saj në asamblenë parlamentare. Përveç kësaj, pasojave të tjera të shumëllojta të bojkotove. Pra, dhe unë kërkoj nga çdo demokrate e demokrat të arsyetojë për këtë çështje.

Në pamje të parë ti mendon se po e ndëshkon, por absolutisht vetëm i bën qejfin narkodiktatorit, i cili dha shembull se çfarë skenari përgatiti për të kaluar me 28 minuta programin qeveritar, nga e cila turpërohen dhe turpërohet çdo shqiptar. Pra, urrejtja e tij ndaj opozitarizimit dhe opozitës, urrejtja e tij atërore, e trashëguar, e shtyn këtë njeri të bëjë atë akt që nuk e kam dëgjuar apo lexuar kurrë në jetën time. Në 28 minuta, parlamentin, qeverinë, programin dhe të gjitha,” tha Berisha.

The post “Bojkoti është provuar se ka efekt shkatërrimtar tek opozita”/ Berisha: Ne duhet të shfrytëzojmë çdo hapësirë beteje në l*ftën kundër regjimit appeared first on Albeu.com.

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Dhjetëra seanca të anuluara në të gjitha nivelet
Në listë për këtë të mërkurë në Gjykatën Penale të Tiranës, janë të listuara për t’u zhvilluar 23 seanca gjyqësore, e ndërsa priten të zhvillohen.

Ndërsa do të zhvillohen 6 seanca gjyqësore të cilat janë për caktim masa sigurie.

Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme në listë për t’u zhvilluar janë 20 seanca gjyqësore, shumica prej tyre priten të shtyhen si pasojë e bojkotit.

Ndërkohë, në Apelin e Posaçëm në listë janë 7 seanca, ku vetëm dy prej tyre do të zhvillohen.

Sipas vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, seancat gjyqësore nuk do të braktisen vetëm kur kemi të bëjmë me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit.

The post Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Dhjetëra seanca të anuluara në të gjitha nivelet appeared first on Albeu.com.

Vjosa Osmani për bojkotin e Listës serbe: Vjen me urdhër të Vuçiҫ
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që serbët në veri të vendit, të mos i dëgjojnë thirrjet e Listës serbe, të cilët kërkuan që të bojkotohet procesi i referendumit të 21 prillit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve në veri.

Sipas Osmanit, ky bojkot vjen me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiҫ.

“Natyrisht Kushtetuta jonë dhe ligjet e kanë krijuar bazën ligjore se bashku me një udhëzim administrative të nxjerrë nga ministria përkatëse që qytetarët e komunave tona të kenë të drejtë të fillojnë procedurat për largimin e kryetarëve. Republika e Kosovës në bashkëpunim me aleatë ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohet kjo e drejtë, të mos ju cenohet në as një moment kjo e drejt dhe ata ta realizojnë këtë të drejtë të lirë dhe pa presione”, ka thënë Osmani pas homazheve në përvjetorin e Betejës së Kosharës.“Për fat të keq edhe kësaj radhe është Aleksandër Vuqiq ai që nuk e mbanë fjalën që e ka dhënë para aleatëve edhe në takime ku kanë qenë prezent edhe kancelari Scholc edhe presidenti Macron por edhe në takime të tjera ku ai kishte garantuar se nuk do të bëjë presion të pa ligjshme ndaj serbeve që mos të marrin pjesë në një proces të tillë”, u shpreh Osmani.

“Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë pa dallim, jemi të përkushtuar që serbet që jetojnë në Kosovë të shfrytëzoj të drejtat që atyre u jep Kushtetuta por për fat të keq disa prej tyre po lejojnë që të mbahen peng nga ana e Vuçiqit. Dua në veçanti t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, aleatëve tanë që të jenë shumë zëshëm për të kundërshtuar këtë presion të pa ligjshëm ndaj serbeve që jetojnë në Kosovë dhe po ashtu ta ndëshkojnë Vuçiqin i cili për disaten herë nuk e ka mbajtur fjalen që e ka dhënë para tyre qe nuk do të ndërhyj në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe normat e së drejtës sepse është shtet tjetër dhe nuk ka të drejtë të ndërhyj në procese zgjedhore në Kosovë”, deklaroi tutje Osmani.

Ajo ka mohuar akuzat e Listës serbe, që komunitetit serb po u bëhet presion nga institucionet kosovare.

Gjithashtu, Osmani ka thënë se ato janë akuza false, të cilat kanë për qëllim që të mbulojnë një presion të jashtëligjshëm që presidenti Vuçiҫ, po e realizon nëpërmjet listës serbe në Kosovë.

“Këto janë akuza false të cilat kanë për qëllim që të mbulojnë një presion të jashtëligjshëm që Vuçiq po e realizon nëpërmjet Listës serbe në Kosovë. As një presion të vetëm institucionet e Kosovës nuk ja kanë bërë serbëve. Përkundër institucionet e Kosovës kanë bërë gjithçka që të miratohen edhe udhëzimet e reja administrative që qytetarët e veriut të kenë të drejtë të realizojnë mënyrën e largimit të kryetarëve para përfundim të mandatit. Nuk ka as një presion, dhe mos të harrojmë që zgjedhjet nuk i organizon kryeministri por zgjedhjet i organizon KQZ-ja ku edhe Lista Sebe ka përfaqësues, ku janë të përfaqësuara të gjitha partitë politike dhe është organ i pavarur i cili në as një mënyre nuk ka ndërmarr as një veprim që do t’i cenonte serbet”, u shpreh Osmani.

The post Vjosa Osmani për bojkotin e Listës serbe: Vjen me urdhër të Vuçiҫ appeared first on Albeu.com.

“Të bojktojnë sa të duan”, Dhoma e Avokatisë – Ramës: Kërkojmë të ulemi dhe të na dëgjoni
Deklaratën e kryeministrit Edi Rama që tha se Harta e re Gjyqësore nuk ndryshon, Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë e konsideron të pavend pasi sipas tyre asgjë nuk i është kërkuar Qeverisë por Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Dhoma e Avokatisë i ka kontestimet për vendimin e KLGJ, qeveria s’ka të bëj me hartën 1 apo 4 apele ka vetëm faturën financiare. Dhoma e avokatisë s’është e vërtet që s’kemi kërkuar zgjidhe, jemi për zgjidhje me mirëkuptim e që i përshtatet jo vetëm publikut por edhe interesit e realizimit të drejtësisë. Kemi kohë që kërkojmë të ulemi por s’na dëgjojnë. Bojkoti s’është presion është zëri ynë të na dëgjojnë e të ulemi”, thuhet në reagimin e kryetarit të Dhomës, Maksim Haxhia.

The post “Të bojktojnë sa të duan”, Dhoma e Avokatisë – Ramës: Kërkojmë të ulemi dhe të na dëgjoni appeared first on Albeu.com.

Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër i bashkohet bojkotit, shtyhen seancat e nesërme në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të atë Apelit
Edhe Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër është kundër hartës së re gjyqësore pasi pretendojnë se është një vendim i pabazuar në ligj.

Për pasojë janë shtyrë të gjitha seancat gjyqësore që priteshin të shqyrtoheshin ditën e nesërm në gjykatën e shkallës së parë dhe atë të Apelit në Gjirokastër.

Ashtu si në disa qytete edhe avokatët e Gjirokastrës i janë bashkuar nismës për bojkot./albeu.com

The post Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër i bashkohet bojkotit, shtyhen seancat e nesërme në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të atë Apelit appeared first on Albeu.com.