bojkoti avokatëve Archives - Albeu.com

Kryemadhi ngre dyshime për bojkotin e avokatëve: Po synohet ndalimi i arrestimeve të grupit kriminal të “Sulltanit të madh”
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, foli për bojkotin e avokatëve pas paraqitjes së saj pranë ambienteve të SPAK-ut. Ajo ngriti dyshime se kjo situatë mund të jetë pjesë e një skenari për të ndërprerë arrestimet e personave që, sipas saj, i përkasin grupit të strukturuar kriminal të Ramës.

Gjatë deklaratës për mediat, Kryemadhi tha se pasojat e bojkotit po i bart edhe Ilir Meta, pasi seanca e tij është shtyrë.

“Pas 72 orësh, çdo person që do të arrestohet mund të lirohet me argumentin se nuk ka avokat dhe se nuk mund të zhvillohet procesi. Ky është një skenar për të frenuar arrestimin e njerëzve të grupit të strukturuar të Sulltanit të madh, ndërsa ata që na pengonin dhe destabilizonin situatën politike të mbahen brenda”, deklaroi ajo.

Kryemadhi u shpreh se ishte ndier e fyer, duke sqaruar se avokatja e saj kishte qenë e pranishme në sallë. Ajo tha se ndodhej në fazën e parashtrimeve, ku po paraqiste shpjegimet e saj, ndërsa i cilësoi absurde pretendimet ndaj saj.

Sipas saj, Ilir Meta nuk mund të penalizohet për shkak të bojkotit të avokatëve, pavarësisht nëse vendimi është i ligjshëm apo jo. Ajo shtoi se të njëjtin pretendim e kishte ngritur edhe avokatja e saj.

Ish-deputetja tregoi se kishte kërkuar shtyrjen e seancës edhe për një javë, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

“U ndjeva e shfrytëzuar në mënyrë kriminale, sepse njerëzillëku nuk ekziston.  E dija se në politikë nuk kishte njerëzillëk, por besoja se në disa institucione, të cilave u kemi besuar fatin e jetës sonë, mund të gjendej më shumë njerëzillëk”, tha Kryemadhi.

Ajo kujtoi edhe një bisedë me një protestues pranë SPAK-ut, i cili i kishte thënë të mos frikësohej nga gjykimi i asaj godine, por nga ai i popullit. “Dhe kjo është e vërtetë: do të vijë dita kur të gjithë do të japin llogari para popullit, si politikanët, ashtu edhe të gjithë të tjerët”, përfundoi Kryemadhi.

The post Kryemadhi ngre dyshime për bojkotin e avokatëve: Po synohet ndalimi i arrestimeve të grupit kriminal të “Sulltanit të madh” appeared first on Albeu.com.