Boeing 747 Archives - Albeu.com

Pas gjysëm shekulli, i jepet lamtumira avionit ikonë ‘Boeing 747’
Kompania amerikane ‘Boeing’ ka prodhuar avionin e fundit të modelit 747, aeroplani amerikan që revolucionarizoi udhëtimin ajror. Shërbimet ajrore të pasagjerëve filluan në vitin 1914, pak më shumë se një dekadë pas shpikjes së aeroplanit. ‘Boeing 747’ është një nga modelet e aeroplanëve më të njohur në botë dhe është prodhuar për 50 vjet rresht. I projektuar brenda 28 muajsh, ‘Boeing 747’ ishte avioni i parë me dy rreshta ndenjësesh, i prezantuar në vitin 1970, nga kompania ‘Pan Am’, e cila nuk egziston më.

Drejtuesit, klientët dhe punonjësit e korporatës ‘Boeing’ u mblodhën në fabrikën e kompanisë në Everet të shtetit të Uashingtonit, për t’i dhënë lamtumirën avionit të modelit 747, që njihet me nofkën “Mbretëresha e Qiejve”, ndërsa Boeing i dorëzoi avionin e saj kompanisë amerikane së transportit ‘Atlas Air’.

“Ndërsa sot kthejmë një faqe, ky libër nuk ka përfunduar. Është vetëm një kapitull. Kemi një tjetër kapitull të 747. Këtij modeli aeroplani do t’i shërbehet për dekadat e ardhshme”, tha Stan Deal, shef ekzekutiv për aeroplanët komercial në kompaninë Boeing.

“Edhe kur e kupton shkencën që qëndron pas fluturimit, nuk ka asgjë që ngjason me avionin 747 në fluturim, teksa të kujton se në vetvete ka edhe magji”, tha aktori dhe piloti John Travolta.

Lamtumira ishte e hidhur për punonjësit e kompanisë. Omar Osmael Harun punoi në avionin e fundit 747.

“Ndihem keq emocionalisht sepse është një aeroplan i përsosur. Por në të njëjtën kohë kështu ka vendosur kompania”.

I fluturuar për herë të parë në vitin 1969, modeli 747 shënoi fillimin e gjeneratës së aeroplanëve me trup të gjerë dhe dy herë sa avionët e mëparshëm, duke ndihmuar në fillimin e epokës së udhëtimeve masive. Eugene Vezzetti, ciceron në Muzeun e Fluturimeve në Siatëll të Uashingtonit, ka qenë pilot i avionit 747.

“Pan Am i kërkoi Boeing-ut një aeroplan më të madh me qëllim uljen e kostos. Kështu Boeing-u vendosi vetë që të ndërtonte avionin 747 me mbi 360 vende. Ata menduan se kjo do të ulte mbingarkesën në aeroporte pasi mund të transportonte një numër të madh pasagjerësh në një aeroplan”.

Gjatë 55 viteve që pasuan, kompania ‘Boeing’ vazhdoi prodhimin e modelit 747, që për dekada me radhë u bë modeli i preferuar për presidentët amerikanë, filmat me James Bond apo për transportin e ngarkesave speciale si peshkaqenët .

747 sherbeu si platformë e komandës së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe falë madhësisë dhe krahëve të ulët, u përdor për të transportuar anijet hapësinore të NASA-s.

Për pasagjerët e përditshëm, ky avion i bëri udhëtimet e largëta më komode dhe më të përballueshme.

“Jam ulur në platformën e sipërme të avionit të parë 747 me numër serie një, i cili fluturoi më 9 shkurt 1969. Kuverta e sipërme ishte shembull perfekt e udhëtimit luksoz në vitet 70. Kjo është porta e daljes në raste urgjente”, thotë Eugene Vezzetti me Muzeumin e Fluturimeve në Siatëll.

Ai thotë se modeli 747 është i pakrahasueshëm.

“Kapaciteti me katër motorë i dha avionit fuqi alternative. Edhe po të prisheshin tre motorë, avioni mund të fluturonte me një”.

Aktualisht qindra avionë të modelit 747 janë në përdorim, kryesisht për transportin e mallrave. Drejtuesit e lartë të kompanisë ‘Boing’ thonë se historia e gjatë e modelit 747 vazhdon të frymëzojë novacionet edhe sot. /VOA

The post Pas gjysëm shekulli, i jepet lamtumira avionit ikonë ‘Boeing 747’ appeared first on Albeu.com.

Çfarë e shkaktoi “fundin e epokës” së Boeing 747?
The Economist

“Vdekja e një mbretëreshe” nënkupton se ka ardhur koha për reflektim. Ishte pikërisht kjo që ndodhi kur avioni i fundit Boeing 747 – “Mbretëresha e Qiejve” doli nga linja e prodhimit në Uashington më 6 dhjetor.

“Vdekja” e saj ka qenë e ngadaltë dhe jo dinjitoze. Avioni i fundit për pasagjerë u shit ishte në vitin 2017, një kompanie ajrore koreane. Pas kësaj avioni u përdor vetëm për transport, dhe jo shumë operatorë ishin të kënaqur me diçka të tillë.

Vetëm 30, avionë 747 janë porositur gjatë pesë viteve të fundit. Megjithatë, për shumë duket si fundi i një epoke. Kompania ajrore PanAm bëri rrugën e parë ajrore për herë të parë në 1970, midis aeroportit JFK në Nju Jork dhe Londrës Heathrow.

Por rregullat e rrepta të industrisë në atë kohë kishin kufizime se cilat linja ajrore duhet të ishin në shërbim. Gjithashtu u kontrolluan edhe çmimet e biletave. Avionët e parë zakonisht mbanin 366 pasagjerë, në krahasim me rreth 200 të Boeing 707 në vitet 1960, raporton abcnews.al.

Kjo u dha operatorëve një shans më të mirë për të korrur fitime përballë këtyre kufizimeve. Por madhësia e tyre do të ishte gjithashtu një barrë. Kur kriza e naftës preku vendet në mesin e viteve 1970, bishat me katër motorë të gazit ishin një faktor kryesor në humbjet e linjave ajrore. Në vitin 1978 Amerika përjetoi një kaos në fushën e saj të aviacionit, më i madhi në botë.

Kjo i shtyu linjat ajrore të zhvillonin modelin “hub-and-spoke”(sistem i trafikut ajror në të cilin një aeroport kryesor shërben si pikë qendrore për koordinimin e fluturimeve për dhe nga aeroportet e tjera), kjo ndryshoi mënyrën si udhëtimet ajrore vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Kjo i lejoi operatorët të shërbenin në më shumë aeroporte dhe me më pak avionë. Ky ishte një ndihmë për atë që në atë kohë ishte avioni më i madh i pasagjerëve në botë.

Për të siguruar vendin e tij në këtë sistem, në vitin 1988 Boeing lëshoi ​​në treg 747-400, i cili mund të fluturonte deri në 8,354 milje (13,450 km) pa ndalesë, rreth 650 milje më shumë se paraardhësi i tij, 747-300.

Zakonisht mbante 416 pasagjerë.

Në vitin 2007 Airbus, rivali i madh europian i firmës amerikane, lançoi A380. Ky gjigant dykatësh mbetet avioni më i madh i pasagjerëve i prodhuar ndonjëherë, me deri në 615 vende.

Por një linjë e re e avionëve, si Emirates dhe Katari, ndërtuan modelet e tyre të reja. Emirates operon me 118 A380 dhe jo 747. Kohët e fundit, pasagjerët janë joshur nga avionët e rinj me rreze të gjatë veprimi, super-efikas si A350 i Airbus dhe 777 i vet Boeing, raporton abcnews.al.

Këta transportojnë pothuajse po aq pasagjerë, por kanë vetëm dy motorë, duke e bërë më ekonomik dhe në distance të largëta. Jumbo nuk mundi t’i mbijetonte kësaj konkurence.

Një “mbretëreshë e sëmurë” ishte tashmë në shtratin e saj të vdekjes kur pandemia e vrau atë. Megjithatë, e ardhmja e avionëve të mëdhenj të pasagjerëve ka filluar të duket pak më e begatë se sa para fillimit të Covid-19.

Trafiku ajror është rikuperuar nga efektet e pandemisë. Por analistët mendojnë se, në epokën e Zoom-it, turistët do të jenë ata që do të fillojnë udhëtimet më lehtë se sa biznesmenët.

Por turistët janë më të shqetësuar për çmimin sesa për kohën e nisjes. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të rezervojnë pushimet shumë kohë më përpara.

Mbretëresha mund të ketë vdekur, por monarkia e saj është gjallë.

The post Çfarë e shkaktoi “fundin e epokës” së Boeing 747? appeared first on Albeu.com.