blue origin Archives - Albeu.com

“Turizmi hapsinor”, cilat janë kushtet dhe pagesa për të realizuar një fluturim
Pëlqyesit e adrenalinës shumë shpejt do të mund të përballen me emocione të forta, teksa turizmi hapësinor nis të jetësohet. Gjithçka ju duhet është durim. Dhe shumë para.

Kush është duke ofruar fluturime hapësinore?

Dy kompani janë duke ofruar fluturime nga disa minuta në Hapësirë, Blue Origin e miliarderit Jeff Bezos dhe Virgin Galactic, e themeluar nga Richard Branson.

Raketa e kompanisë Blue Origin niset vertikalisht, kapsula bie kur arrihet lartësia e duhur dhe më pas ekipi ulet në Tokë me tri parashuta.

Virgin Galactic përdor aeroplanbartës masiv, duke bërë nisjen në pistë horizontale dhe më pas lëshohet raketa me fuqi të nisjes në Hapësirë.

Në të dyja rastet, deri në gjashtë pasagjerë mund të ngriten nga ulëset e tyre për të përjetuar disa minuta pa peshë dhe të shikojnë pamjet e Tokës nga Hapësira.

Kur mund të shkoni në Hapësirë?

Virgin Galactic ka thënë se fluturimet e rregullta komerciale do të nisin më 2022, pas kryerjes së dy testeve tjera. Lista e pritjes është relativisht e gjatë, pasi 600 bileta janë shitur deri më tani, transmeton agjencia e lajmeve AFP. Mirëpo kompania parashikon që të kryejë rreth 400 fluturime në vit.

Blue Origin planifikon dy fluturime tjera këtë vit, të parin në shtator dhe “shumë tjera” vitin e ardhshëm. Një tjetër mënyrë për të shkuar në Hapësirë është përmes televizionit. Një emision televiziv në ardhje, Space Hero, ka thënë se planifikon të dërgojë fituesin e garave në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 2023.

Sa do të kushtojë udhëtimi?

Biletat e para të shitura nga Virgin Galactic kanë çmimin mes 200 mijë deri më 250 mijë dollarë secila, mirëpo kompania ka paralajmëruar se çmimi në të ardhmen mund të rritet. Blue Origin nuk ka bërë të ditur ndonjë çmim.

A janë të ashpra kërkesat për gjendjen fizike?

Jo – secilit i kërkohet të ketë gjendje fizike normale. Trajnimet e kompanisë Virgin Galactic zgjasin vetëm pesë ditë. Blue Origin premton që t’i mësojë secilit gjithçka i duhet “ditën para nisjes”.

Në fluturimin e parë me ekip të kompanisë Blue Origin në Hapësirë, pjesë e ekipit ka qenë pionierja e aviacionit, Wally Funk, 82-vjeçare, e cila tani është kthyer në astronauten më të vjetër, që ka kryer një fluturim të tillë. Në mesin e kërkesave të kompanisë për të realizuar fluturimin përfshihet ngjitja e shtatë palë shkallëve brenda 90 sekondave si dhe që gjendja trupore të jetë mes 152 centimetrave gjatësi dhe 50 kilogramëve apo 193 centimetra dhe rreth 100 kilogramëve.

Po SpaceX?

Kompania e Elon Musk është duke hyrë po ashtu në lojën e turizmit hapësinor, mirëpo planet e saja janë për udhëtime më të gjata. Çmimi i udhëtimit po ashtu pritet të jetë astronomik – dhjetëra miliona dollarë. Miliarderi amerikan Jared Isaacman ka nisur një mision të titulluar Inspiration4, që përfshin atë, bashkë me tre pasagjerë tjerë rreth Tokës, në udhëtimin që besohet se do të realizohet përmes një rakete të kompanisë SpaceX.

Më pas, në janar të vitit 2022, tre biznesmenët do të udhëtojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me një astronaut me përvojë. Misioni, i titulluar Ax-1, është duke u organizuar nga kompania Axiom Space, e cila ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë Spacex për tri fluturimet e radhës.Kompania e miliarderit Musk është duke planifikuar udhëtim në orbitë me katër persona, të organizuar nga kompania Space Adventures – kompania e njëjtë që ka organizuar fluturimin e miliarderit japonez Yusaku Maezawa në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në muajin dhjetor, me një anije kozmike ruse Soyuz.

Maezawa po ashtu pritet të realizojë një udhëtim në Hënë më 2023, përmes një anije kozmike që është ende duke u zhvilluar nga kompania SpaceX. Ai ka ftuar tetë anëtarë nga publiku që t’i bashkohen – por periudha e aplikimit tani ka përfunduar.

The post “Turizmi hapsinor”, cilat janë kushtet dhe pagesa për të realizuar një fluturim appeared first on Albeu.com.

Jeff Bezos bën realitet ëndrrën më të madhe të tij dhe të shumë njerëzve
Bezos tha se të shkosh në një udhëtim është diçka e madhe për të.

Jeff Bezos po përgatitet të shkojë jashtë kësaj bote. Blue Origin, kompania e prodhimit të hapësirës ajrore dhe fluturimeve hapësinore e themeluar nga miliarderi Amazon në 2000, njoftoi se Bezos dhe vëllai i tij, Mark, po përgatiten të fluturojnë në hapësirë në 20 korrik në udhëtimin e parë njerëzor me New Shepard.

Ata gjithashtu do të sjellin fituesin e një ankandi, me ofertat tashmë në 2.8 milion dollarë me rreth 6,000 hyrje në 143 vende, tha Blue Origin.

Shuma e lartë e ofertës do t’i dhurohet Klubit për të Ardhmen, i cili është fondacioni Blue Origin që inkurajon karrierën e STEM “për të ndihmuar shpikjen e së ardhmes së jetës në hapësirë”.

“Që kur kam qenë 5 vjeç, kam ëndërruar për të udhëtuar në hapësirë. Në 20 korrik, do të ndërmarrë këtë udhëtim me vëllain tim.

Aventura më e madhe me shokun tim të ngushtë”, shkroi Bezos në Instagram, pasi bëri publik njoftimin.

Bezos tha se të shkosh në një udhëtim është diçka e madhe për të.

“Mendoj se do të jetë diçka shumë domethënëse që do të kem me vete vëllain tim atje”, është shprehur ai ndër të tjera.

Sipas njoftimit zyrtar, New Shepard mban 6 astronautë, por duke qenë se anije kozmike është autonome, nuk ka pilot dhe të gjithë do të jenë pasagjerë.

The post Jeff Bezos bën realitet ëndrrën më të madhe të tij dhe të shumë njerëzve appeared first on Albeu.com.

Blue Origin nis udhëtimin e parë me njerëz në hapësirë, në bord edhe Jeff Bezos
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka thënë se ai do të fluturojë në hapësirë ​​me vëllain e tij në fluturimin e parë njerëzor të nisur nga kompania e tij hapësinore, Blue Origin.

Në një postim në Instagram, Bezos tha se fluturimi në hapësirë ​​ishte diçka që ai kishte dashur të bënte gjithë jetën.

Blue Origin gjithashtu po nxjerr në ankand një vend në kapsulë, për dikë që do të bashkohet me çiftin në fluturimin inaugurues me njerëz.

“Më 20 korrik, unë do të bëj udhëtim në hapësirë me vëllain tim” shkroi ai në postimin në Instagram. “Aventura më e madhe, me mikun tim më të mire”.

Vëllai i Bezos, Marku, e quajti atë një “mundësi të jashtëzakonshme”./albeu.com

The post Blue Origin nis udhëtimin e parë me njerëz në hapësirë, në bord edhe Jeff Bezos appeared first on Albeu.com.