bllokimi rrugeve Archives - Albeu.com

Ndeshja Shqipëri-Angli/ Policia e Shtetit plan masash, ja akset që do të bllokohen sot
Policia e Shtetit, ka hartuar një plan masash për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri-Angli. Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Anglisë, që do të zhvillohet më datë 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, duke u mbështetur dhe në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash.

Në këtë kuadër, janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;

Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, Shoqëritë private të sigurisë (stjuardët dhe personeli i sigurisë), Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Anglisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, më datë 16 nëntor nga ora 14:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit dhe konkretisht:

Rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Themistokli Gërmenji”;

Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;

Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”

Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

Rruga “Skerdilajd Llagami”;

Rruga “Faik Konica”.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet.

Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet

Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 15:00.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’ju ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

The post Ndeshja Shqipëri-Angli/ Policia e Shtetit plan masash, ja akset që do të bllokohen sot appeared first on Albeu.com.

Përballja “Shqipëri-Letoni” në Tiranë/ Policia thirrje tifozëve: Mos përdorni drone, ja akset rrugore ku do të kufizohet lëvizja
Policia e Shtetit, ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit ndërkombëtar Shqipëri-Letoni, që do të zhvillohet sot, 9 shtator 2025 në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Policia do të sigurojë shoqërimin dhe mbrojtjen e futbollistëve të ekipit të Letonisë që nga aeroporti i Rinasit, deri në hotel, stadium dhe kthimin drejt aeroportit.

Gjithashtu, do të sigurohet edhe shoqërimi i futbollistëve të ekipit shqiptar brenda stadiumit.

Në funksion të garantimit të rendit publik, do të kryhen kontrolle të detajuara në stadium dhe në mjediset përreth për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara si fishekzjarre, lëndë piroteknike, sende të forta, dhe objekte të tjera që mund të shkaktojnë shqetësime.

Policia do të organizojë patrullime dhe do të ushtrojë kontroll të territorit edhe nëpër qytetin e Tiranës para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Në kuadër të menaxhimit të situatës, do të sigurohen rrugëkalime për shërbimet e emergjencës dhe do të ketë masa të veçanta për trafikun rrugor në zonat pranë stadiumit.

Bashkëpunimi për organizimin e ndeshjes është bërë me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, shërbimet zjarrfikëse, spitalet dhe shërbimet e tjera të emergjencës, si dhe me personelin e sigurisë të ekipit të Letonisë.

Për shkak të masave të sigurisë, më 9 shtator, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të ketë kufizime në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore kryesore pranë stadiumit, duke përfshirë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Papa Gjon Pali II”, rrugën “Dervish Hima” dhe rrugë të tjera përreth.

Parkimi për tifozët nga disa zona të vendit është organizuar në mënyrë të veçantë, me pika të caktuara për autobusët dhe automjetet private, për të lehtësuar qarkullimin dhe për të shmangur bllokimet në trafik.

Policia ka bërë thirrje për kontroll të rreptë të tifozëve para hyrjes në stadium, duke ndaluar hyrjen e sendeve të rrezikshme dhe objekteve që mund të shkaktojnë probleme.

Po ashtu, qytetarët janë paralajmëruar që të mos përdorin dronë në zonën e stadiumit, pasi Policia do të përdorë pajisje anti-dronë për të parandaluar këtë.

Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu se veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive dënohen me gjobë dhe burg, sipas Kodit Penal shqiptar.

Hyrja në fushën e lojës pa autorizim, hedhja e sendeve të forta, përdorimi i lëndëve piroteknike dhe dhuna ndaj sportistëve janë veprime penale që do të ndëshkohen me ashpërsi.

Njoftohet se hyrja në stadium do të fillojë në orën 18:00, ndërsa tifozët këshillohen që të mos publikojnë në rrjetet sociale bileta të blera, pasi ato janë personale dhe kanë barcode që kontrollohet rigorozisht për të parandaluar falsifikimet.

The post Përballja “Shqipëri-Letoni” në Tiranë/ Policia thirrje tifozëve: Mos përdorni drone, ja akset rrugore ku do të kufizohet lëvizja appeared first on Albeu.com.