bllokada Archives - Albeu.com

Grenell mbështet gjashtë deputetët e LDK-së, Mekuli e akuzon për ndërhyrje dhe përmend dekoratën nga Vuçiqi
<html><head></head><body>

Mbështetja publike e Richard Grenellit për gjashtë deputetët e LDK-së, të cilët kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president, ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë.

Publicisti Gëzim Mekuli e ka kundërshtuar ashpër, përmes një postimi në Facebook, përfshirjen e ish-emisarit amerikan në zhvillimet politike të Kosovës. Mekuli e ka lidhur qëndrimin e Grenellit me dekoratën që ky i fundit kishte marrë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa ka ngritur pikëpyetje për ndikimin e kësaj ndërhyrjeje në përkeqësimin e ngërçit institucional, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Grenelli rreshtohet me bllokadën: I dekoruari nga Vuçiqi mbështet gjashtë deputetët e LDK-së!

Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, është përfshirë përsëri në zhvillimet politike në Kosovë. Këtë herë, ai ka shprehur hapur përkrahjen për gjashtë deputetët e LDK-së që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidatin për president, Bekim Sejdiun.

Përmes një postimi në rrjetin X, Grenell ka publikuar fotografinë e Avdullah Hotit, Hykmete Bajramit, Arben Gashit, Armend Zemajt, Kujtim Shalës dhe Janina Ymerit, duke i përshkruar ata si “miq të mëdhenj të Amerikës”.

Kjo mënyrë e të shprehurit nga Grenelli, sipas Mekulit, sjell një pyetje të pashmangshme: përse një ish-emisar amerikan, i dekoruar nga Aleksandar Vuçiq, po përpiqet të përcaktojë se cilët janë “miqtë e Amerikës” në Kosovë?

Më 25 tetor 2023, Aleksandar Vuçiq e nderoi Richard Grenellin me “Urdhrin e Flamurit të Serbisë”, për kontributin në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve paqësore mes Serbisë dhe SHBA-së. Gjatë ceremonisë, Vuçiq e cilësoi Grenellin si “mik të vërtetë të Serbisë”.

Sot, vijon Mekuli, një person që mban një dekoratë shtetërore serbe po i del në mbështetje gjashtë deputetëve “diversantë”, në një kohë kur Kosova po përballet sërish me ngërç politik.

Të dashur lexues, kjo nuk duhet parë vetëm si deklaratë e një ish-politikani amerikan. Bëhet fjalë për një luftë speciale politike, e cila kërkon vëmendje dhe analizë të kujdesshme.

Pyetja mbetet kjo: A po shfrytëzohet vota e deputetit shqiptar për të kapërcyer krizën institucionale, apo për ta bërë atë edhe më të thellë?

Kosovës i duhen institucione që funksionojnë, jo bllokada të tjera të mbështetura nga miqtë e Serbisë. I duhen përgjegjësi politike dhe jo llogari që e lënë vendin peng.

Mbështetja publike e Richard Grenellit për këtë bllokadë e bën edhe më shqetësuese dekoratën që ai ka marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kosova nuk ka nevojë për bekime politike nga Beogradi, as në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe as përmes personave që janë dekoruar nga Beogradi me “Flamurin e Serbisë”.

</body></html>

The post Grenell mbështet gjashtë deputetët e LDK-së, Mekuli e akuzon për ndërhyrje dhe përmend dekoratën nga Vuçiqi appeared first on Albeu.com.

Hafiz Shala për marrëveshjen Kurti-LDK: Bekim Sejdiu zgjedhje e duhur, PDK-ja dhe AAK-ja po pengojnë funksionalizimin e shtetit
<html><head></head><body>

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që Bekim Sejdiu të propozohet për postin e presidentit të Kosovës.

Ky dakordim synon zhbllokimin e situatës institucionale dhe shmangien e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Emri i Sejdiut pritet të hidhet në votim në Kuvend, ku sigurimi i mbështetjes së deputetëve do të jetë vendimtar për zgjedhjen e presidentit dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.

Opinionisti Hafiz Shala e ka përshëndetur marrëveshjen mes Albin Kurtit dhe LDK-së, duke i uruar ata për dakordimin rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut.

Sipas tij, Sejdiu përbën një kandidaturë të qëlluar. Megjithatë, Shala ka thënë se mbetet për t’u parë nëse LDK-ja do të arrijë ta sigurojë kuorumin e nevojshëm për përmbylljen e procesit.

“E përgëzoj Kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, për mundësinë e konstituimit të institucioneve.

LDK-ja tregoi pjekuri, por tani duhet parë nëse do ta sigurojë kuorumin e partisë për ta çuar deri në fund me sukses këtë nismë me interes shtetëror.

Jam dakord me marrëveshjen për z. Bekim Sejdiun, pasi konsideroj se është një zgjedhje e qëlluar. Mund të them se nuk e kam parë si një person “laskuç”, siç shprehet populli, për pushtet, ndryshe nga ata që bëjnë zhurmë të madhe dhe reklama boshe për t’u paraqitur si të përshtatshëm, ndërsa në të vërtetë fshehin brenda vetes gjëra që nuk i dinë të gjithë.

Veprimtaritë e tyre me personat që dikur ishin caktuar për fatin tonë kanë qenë të lidhura ngushtë me koston e sigurimit të ndonjë pushteti.

Presidentit të ardhshëm, z. Bekim Sejdiu, do t’i dëshiroja të ishte President i popullit dhe i asnjë partie, në një kohë kur, siç thoshte një këngë: “Moj e mira nëpër molla, na u mbush vendi me Fatmir Sheholla”, është shprehur Shala.

Ai ka përsëritur se Bekim Sejdiu duhet ta ushtrojë detyrën si “president i popullit” dhe jo si përfaqësues i ndonjë partie politike.

Shala ka fajësuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për pengimin e funksionalizimit të institucioneve. Sipas tij, këto dy parti synojnë largimin e Albin Kurtit nga pushteti.

Opinionisti ka ngritur gjithashtu pretendime për lidhje mes ish-udhëheqjeve politike dhe qarqeve kriminale serbe.

“Tashmë u bë e qartë se kush po e bllokon vendin dhe për çfarë arsye.

Qëllimi dhe frika e këtyre dy partive është largimi i Albin Kurtit nga pushteti. Kjo përputhet me kërkesat e Serbisë, e cila vazhdimisht ka kërkuar dhe financuar spiunë e qarqe që ta diskreditojnë Kurtin. Me sa di unë, ai asnjëherë, në ndonjë takim zyrtar në BE dhe në praninë e zyrtarëve të saj, nuk ia ka shtrirë dorën Vuçiqit. Nëse gaboj, kërkoj falje dhe e tërheq këtë mendim, sepse gjatë qeverisjes së tij shumë çështje dolën në dritë, për të cilat populli nuk kishte pasur njohuri të mjaftueshme.

PDK-ja dhe AAK-ja ndodhen në një krizë të thellë morale partiake, pasi janë të interesuara me çdo kusht që shteti të mos funksionojë. Sipas meje, kjo u shërben për të fshehur veprimet e tyre në bashkëpunim me Serbinë dhe njerëzit e saj.

Në një mënyrë, përmes Radoiçiqit, këto struktura e kontrollonin Republikën e Dardanisë, me pëlqimin e ish-udhëheqjes sonë për më shumë se njëzet vjet. Në krye të shtetit dhe qeverisë ishin Thaçi dhe Haradinaj, bashkë me njerëzit përreth tyre, të cilët, për të qëndruar në pushtet dhe për t’u pasuruar në mënyrë enorme, vepronin si të verbër në bashkëpunim me armiqtë kriminalë serbë, duke e vjedhur pasurinë dardane.

Kjo nuk është teori, por një e vërtetë që është e dukshme dhe e prekshme për çdo qytetar”, ka deklaruar ai.

Shala ka vlerësuar se marrëveshja e arritur mes LDK-së dhe Kurtit i krijon vendit mundësi për të dalë nga kriza institucionale. Ai ka lavdëruar qeverisjen e Kurtit, duke përmendur si arritje zhvillimet në veri dhe zbulimin e varrezave masive, të cilat, sipas tij, kanë ndihmuar në dokumentimin dhe ekspozimin e krimeve të Serbisë.

“Me këtë hap, LDK-ja i dha vetes dhe popullit një mundësi për t’u kthyer në rrugën e duhur. Ndërkaq, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tregoi se është një personalitet që, përballë krizave të krijuara nga brenda, veproi me mençuri dhe me virtyte të larta kombëtare, shtetërore e afirmative për Republikën e Dardanisë në planin ndërkombëtar.

Arritja e tij më e madhe dhe më vendimtare ishte largimi i bandave kriminale e terroriste nga veriu. Kjo nënkuptoi çlirimin e asaj pjese, rikthimin e saj në gjirin e Dardanisë dhe garantimin e lëvizjes së lirë të komuniteteve, veçanërisht të komunitetit serb, i cili ishte kontrolluar dhe terrorizuar nga krimineli Millan Radoiçiq.

Një tjetër zhvillim shumë i rëndësishëm ishte zbulimi i varrezave masive në territorin tonë. Për 27 vjet nga çlirimi, asnjë prej pushteteve të mëparshme nuk e kishte ndërmarrë një veprim të tillë. Ky zbulim e nxori Serbinë para botës përmes dëshmive të krimeve të kryera në pjesën që ajo e kontrollonte”, ka theksuar Shala për “Bota sot”.

Në përfundim, Shala u ka bërë thirrje PDK-së dhe AAK-së që të mos largohen nga salla gjatë votimit për presidentin. Ai ka nënvizuar se Albin Kurti nuk mund të largohet me forcë nga pushteti dhe ka paralajmëruar se, sipas tij, shkeljet ndaj shtetit dhe pasuritë e krijuara në mënyrë të paligjshme do të hetohen e ndëshkohen.

“U bëj thirrje partive opozitare, PDK-së dhe AAK-së, të qëndrojnë në sallë gjatë votimit për Presidentin.

Albin Kurti nuk mund të largohet me dhunë nga pushteti, ashtu siç kanë deklaruar disa përfaqësues të partive politike opozitare.

Duhet ta dini me siguri një gjë: të gjitha veprimet kundër shtetit dhe pasuritë e fituara në mënyrë të jashtëligjshme, gjatë kësaj qeverie, nuk do të mbeten pa ndëshkim”, ka thënë ai për gazetën.

</body></html>

The post Hafiz Shala për marrëveshjen Kurti-LDK: Bekim Sejdiu zgjedhje e duhur, PDK-ja dhe AAK-ja po pengojnë funksionalizimin e shtetit appeared first on Albeu.com.

Ngërçi në Kuvend vë në pikëpyetje vazhdimin e prodhimit të energjisë në Kosovë
<html><head></head><body>

Licencat e “Kosovës A” dhe “Kosovës B”, dy termocentralet që mbulojnë pjesën më të madhe të prodhimit vendor të energjisë elektrike, skadojnë më 4 tetor.

Nëse deri në atë datë nuk krijohet Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), nuk do të ketë organ funksional që mund të vendosë për vazhdimin e licencave të këtyre dy termocentraleve.

ZRRE-ja i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, në mungesë të licencave të zgjatura, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk do të ketë bazë ligjore për ta vijuar prodhimin.

Megjithatë, institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë një sqarim konkret për atë që mund të ndodhë pas 4 tetorit, nëse deri atëherë nuk gjendet zgjidhje për bllokadën.

Radio Evropa e Lirë kërkoi të dijë nga ZRRE-ja dhe KEK-u nëse skadimi i licencave do të sillte ndërprerjen e prodhimit, si dhe nëse ekziston ndonjë zgjidhje ligjore për vijimin e përkohshëm të aktivitetit.

Asnjëri prej dy institucioneve nuk iu përgjigj këtyre pyetjeve.

Një ndalim i mundshëm i prodhimit të KEK-ut do ta shtonte ndjeshëm varësinë e Kosovës nga importi, ndërsa ekspertët paralajmërojnë rrezik për sigurinë e furnizimit dhe shpenzime të larta financiare.

Pengesë është mungesa e kuorumit në ZRRE

Vendimmarrja për licencimin e prodhuesve të energjisë i takon Bordit të ZRRE-së, i cili aktualisht nuk mund të marrë vendime për shkak të mungesës së dy anëtarëve dhe kryesuesit.

Procesi për plotësimin e vendeve vakante ka nisur. Ministria e Ekonomisë ka bërë publike listën e kandidatëve të përzgjedhur për dy pozitat e anëtarëve dhe për postin e kryesuesit të Bordit.

Megjithatë, procedura mbetet e varur nga Kuvendi. Pas përzgjedhjes, kandidatët duhet t’i dërgohen Qeverisë, e cila më pas i përcjell në Kuvend për votim.

Vendimi për emërimin e anëtarëve të Bordit merret përfundimisht nga deputetët.

“Lista e kandidatëve do të dërgohet pasi të plotësohen kushtet ligjore, duke përfshirë konstituimin e Kuvendit, pasi emërimi i Bordit të ZRRE-së është përfundimisht kompetencë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Ekonomisë për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, KEK-u i ka paraqitur ZRRE-së kërkesat për zgjatjen e licencave të “Kosovës A” dhe “Kosovës B”. Sipas ZRRE-së, stafi profesional i ka shqyrtuar tashmë aplikacionet, por vendimi përfundimtar nuk mund të merret.

“Pa krijimin e kuorumit ligjor, nuk mund të merret vendim përfundimtar lidhur me aplikacionet e KEK-ut”, deklaron ZRRE-ja.

Pasojat e mundshme pas 4 tetorit

Sipas rregullatorit, pas përfundimit të vlefshmërisë së licencave, prodhimi mund të vazhdojë vetëm nëse ekziston një vendim i vlefshëm i Bordit.

ZRRE-ja nuk ka sqaruar, megjithatë, nëse kjo do të nënkuptojë ndalimin e menjëhershëm të punës së KEK-ut pas skadimit të licencave.

As KEK-u nuk iu përgjigj pyetjes nëse ka një plan alternativ për rastin kur 5 tetori e gjen kompaninë pa licenca të vazhduara.

Çështja është veçanërisht e rëndësishme për shkak të rolit që kanë termocentralet e KEK-ut në sistemin energjetik të Kosovës.

Të dhënat e ZRRE-së për vitin e kaluar tregojnë se prodhimi i brendshëm i energjisë, duke përfshirë edhe burimet e ripërtëritshme, ishte 5.298 gigavat-orë (GWh), ndërsa kërkesa totale arriti në 6.944 GWh.

Termocentralet e KEK-ut prodhuan 4.687 GWh, ose më shumë se 88 për qind të energjisë së prodhuar në vend.

Ndërkaq, hidrocentralet dhe burimet e tjera të ripërtëritshme gjeneruan rreth 611.5 GWh.

Prodhimi vendor mbuloi në total mbi 76 për qind të kërkesës së konsumatorëve, ndërsa diferenca u sigurua nga importi.

Për rrjedhojë, ndërprerja e mundshme e “Kosovës A” dhe “Kosovës B” do ta rriste ndjeshëm nevojën për furnizim nga jashtë.

Njazi Thaçi: Situatë e paprecedent

Ish-drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi, e vlerëson situatën si të pazakontë dhe të papranueshme.

“Është e paimagjinueshme që blloqet të ndalen për shkak se nuk vazhdohet licenca. Ky është një rast i paprecedent. Kosova nuk mund të mbetet vetëm me prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme”, thotë Thaçi për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se burimet alternative nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për ta zëvendësuar prodhimin e termocentraleve të KEK-ut.

“Kosova nuk ka prodhim të mjaftueshëm nga burimet alternative. Kjo është kërkesë urgjente, e cila kërkon zgjidhje, dhe subjektet politike duhet ta kenë parasysh që të gjejnë mënyrën për konstituimin e Kuvendit”, shton ai.

Kuvendi i Kosovës nuk e ka përfunduar ende konstituimin e nisur më 6 gusht, ndërsa nuk është caktuar një datë për vazhdimin e seancës.

Para thirrjes së vazhdimit të seancës, Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të fundit, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë në opozitë, zhvilluan negociata për një marrëveshje politike ku përfshihej edhe çështja e presidentit të ardhshëm.

Më 31 gusht, pasditen, të dyja partitë njoftuan se kishin arritur pajtim për Bekim Sejdiun si kandidat për president, por ende nuk dihet se si do të procedohet më tej me konstituimin e institucioneve.

Rreziku për koston e importeve

Eksperti i çështjeve energjetike, Ethem Çeku, thotë se edhe përballë situatës së ndërlikuar institucionale, me një Qeveri në detyrë dhe pa Kuvend funksional, duhet të gjendet një zgjidhje ligjore për të shmangur skadimin e licencave pa mundësi vazhdimi.

Pa një zgjidhje të tillë, sipas Çekut, Kosova do të varej shumë më tepër nga importi i energjisë elektrike.

“Kjo do të krijonte një kosto prej qindra miliona eurosh, e cila fillimisht do të binte mbi buxhetin e shtetit dhe më pas do të reflektohej drejtpërdrejt te qytetarët përmes tarifave të energjisë”, deklaron ai për Radion Evropa e Lirë.

Çeku vlerëson se, nëse importet do të rriteshin ndjeshëm, furnizuesi mund t’i kërkonte Qeverisë kompensim ose subvencionim për shpenzimet shtesë.

Furnizimi i konsumatorëve është përgjegjësi e Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO).

KESCO e siguron pjesën kryesore të energjisë nga KEK-u, ndërsa hendekun mes prodhimit në vend dhe kërkesës e mbulon me importe.

“Në rast të ndryshimeve në bilancin e furnizimit dhe kërkesës, KESCO ndërmerr masat e nevojshme për sigurimin e energjisë, në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullativ dhe kushtet e tregut”, thanë për Radion Evropa e Lirë nga kjo kompani.

Radio Evropa e Lirë e pyeti KESCO-n se çfarë sasie energjie do të duhej të importohej në rast të ndalimit të prodhimit të KEK-ut dhe sa do të ishte kostoja e këtij skenari.

Kompania nuk dha shifra, duke argumentuar se nuk mund të bëjë vlerësime për skenarë hipotetikë. Sipas saj, sasia dhe kostoja e importeve varen nga rrethanat konkrete dhe kushtet e tregut në atë periudhë.

Megjithatë, importi i energjisë i kushton tashmë Kosovës qindra miliona euro.

Gjatë vitit 2025, vendi shpenzoi rreth 240 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike nga jashtë, me çmim mesatar prej 146 eurosh për megavat-orë (MWh).

Më pak se pesë javë para përfundimit të licencave, ende nuk ka qartësi për fatin e prodhimit në “Kosovën A” dhe “Kosovën B”, nëse deri më 4 tetor Bordi i ZRRE-së nuk bëhet funksional. / REL

</body></html>

The post Ngërçi në Kuvend vë në pikëpyetje vazhdimin e prodhimit të energjisë në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Guerot: Bllokada dyvjeçare po pengon përparimin e Kosovës
<html><head></head><body>

Olivier Guerot, ambasadori i Francës në Kosovë, foli edhe për zhvillimet politike dhe mungesën e funksionimit institucional në vend. Ai deklaroi se gjatë katër viteve të mandatit të tij ka zgjedhur të mos ndërhyjë me komente në politikën e brendshme të Kosovës dhe se nuk ka ndërmend ta ndryshojë këtë qëndrim as në përfundim të detyrës së tij.

Sipas tij, funksionimi i institucioneve është një nevojë e domosdoshme për Kosovën, sidomos në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian.

“Gjatë katër viteve të fundit nuk kam komentuar politikën e brendshme dhe nuk do ta bëj këtë as në orët e fundit të mandatit tim. Për të ecur përpara, veçanërisht drejt BE-së, Kosovës i duhen partnerë funksionalë në institucione. Nevojiten presidenti dhe Kuvendi”, u shpreh ambasadori.

Guerot vlerësoi se ngërçi institucional po e frenon avancimin e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Nuk po ia atribuoj përgjegjësinë ndonjë partie të caktuar, por si diplomat i huaj po evidentoj një fakt të qartë: bllokada e dy viteve të fundit nuk po i shërben përparimit të Kosovës drejt BE-së”, përfundoi ai.

</body></html>

The post Guerot: Bllokada dyvjeçare po pengon përparimin e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Bllokimi i Kuvendit të Kosovës përplas partitë, dilema mbi arsyet e ngërçit politik
<html><head></head><body>

Procesi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës vijon të mbetet i bllokuar, pasi subjektet politike ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për daljen nga situata e krijuar.

Edhe pse një kompromis vazhdon të mungojë, PDK-ja po kërkon me këmbëngulje që seanca konstituive të vazhdojë.

Ky insistim ka hapur debat nëse synimi i PDK-së është rikthimi i procesit institucional në funksion apo ushtrimi i trysnisë ndaj partive të tjera.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse subjektet politike duhet t’i shtojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje përpara vazhdimit të seancës, me qëllim që procesi të mos zvarritet më tej.

Pamundësia e partive për të arritur kompromis po e lë Kuvendin në ngërç dhe po shtyn funksionalizimin e institucioneve.

Në këto rrethana ngrihet edhe dilema se me çfarë pasojash mund të përballet Kosova, nëse forcat politike vazhdojnë të mos pajtohen për një rrugëdalje të përbashkët.

Avdimetaj kërkon vazhdimin e seancës dhe përgjegjësi nga partitë për zhbllokimin institucional

Analisti dhe veprimtari Shefqet Avdimetaj, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se PDK-ja ka të drejtë të kërkojë vazhdimin e seancës së Kuvendit. Sipas tij, në një sistem demokratik parlamentar, deputetët duhet të jenë brenda institucionit dhe jo jashtë tij.

Ai vlerëson se kërkesa për ta vijuar seancën mund të interpretohet si një përpjekje për ta kthyer procesin në binarët institucionalë dhe për t’i dhënë fund një bllokade që është zgjatur përtej çdo kufiri të arsyeshëm.

Megjithatë, Avdimetaj tërheq vëmendjen se rifillimi i seancës nuk duhet të përfundojë në një përballje të re politike pa asnjë rezultat.

“Nëse nuk ekziston vullneti për të votuar dhe për të marrë përgjegjësinë që ua ka dhënë qytetari, atëherë edhe vazhdimi i seancës mund të kthehet në një formë tjetër të bllokimit”, shprehet ai.

Sipas Avdimetajt, përgjegjësia për daljen nga ngërçi u takon të gjitha forcave politike, përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Vetëvendosjen, të cilat duhet të ulen së bashku dhe të gjejnë një zgjidhje institucionale.

Ai nënvizon se kompromisi është element i demokracisë, por nuk mund të përdoret për t’ia imponuar vullnetin e një partie një subjekti tjetër. Në të njëjtën kohë, sipas tij, duhet të respektohet rezultati zgjedhor.

“Nuk mund të kërkojmë demokraci vetëm atëherë kur rezultati na pëlqen”, deklaron Avdimetaj. Ai shton se opozita gëzon të drejtën ta kundërshtojë, kritikojë dhe sfidojë shumicën brenda Kuvendit, por nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e qytetarëve përmes bllokadës politike.

Nga ana tjetër, ai thekson se edhe shumica duhet të jetë e vetëdijshme se mandati i marrë në mënyrë demokratike nuk i jep të drejtën të mos dëgjojë askënd.

“Kosova nuk ka nevojë për fitues të përkohshëm të një beteje politike. Ka nevojë për institucione funksionale”, shprehet Avdimetaj.

Ai paralajmëron se vazhdimi i ngërçit politik rrezikon të cenojë besimin e qytetarëve si te politika, ashtu edhe tek institucionet e Republikës së Kosovës.

Në vlerësimin e tij, shqetësimi kryesor nuk lidhet me partinë që mund ta fitojë përplasjen politike, por me mundësinë që “humbësi të jetë qytetari dhe shteti”.

Në përmbyllje, Avdimetaj u kërkon deputetëve të vijojnë seancën, të votojnë dhe të ushtrojnë përgjegjësinë që qytetarët ua kanë besuar.

“Në demokraci pushteti nuk merret me bllokadë. Pushteti fitohet me votë dhe humbet me votë”, përfundon Avdimetaj.

Dashi: Kosova nuk është pronë e partive, interesat personale dhe partiake duhet të tërhiqen përballë shtetit

Publicisti dhe veprimtari Gazmend Dashi, duke analizuar zhvillimet e fundit në skenën politike, shprehet se qasja e PDK-së meriton të përshëndetet, nëse synon zhbllokimin e gjendjes dhe vënien në funksion të institucioneve. Por ai paralajmëron se veprime të tilla do të ishin të dëmshme për Kosovën, nëse pas tyre qëndrojnë interesa të ngushta personale ose partiake.

“Kosova nuk mund të trajtohet si pronë e asnjë partie politike dhe as si mjet për realizimin e interesave të individëve”, deklaron Dashi për “Bota sot”. Ai shton se një mënyrë e tillë veprimi do ta dëmtonte edhe më shumë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Dashi e cilëson shqetësuese gjendjen e tanishme institucionale, duke vlerësuar se dështimi për të ngritur dhe funksionalizuar institucione të qëndrueshme po e çon vendin drejt një cikli pasigurie politike. Sipas tij, institucionet duhet të jenë në shërbim të qytetarit dhe të shtetit, jo të përdoren si instrumente për kontrollimin e pushtetit.

Duke iu referuar LDK-së, ai vlerëson se kjo parti e ka vendosur interesin shtetëror dhe kombëtar përpara interesit të ngushtë partiak. Dashi thotë se LDK-ja, edhe në rrethanat aktuale, po përpiqet të japë kontribut në gjetjen e një zgjidhjeje dhe në kapërcimin e kolapsit institucional.

Ai u bën thirrje subjekteve politike të heqin dorë nga inatet, përplasjet dhe përllogaritjet e ngushta, pasi Kosova, sipas tij, qëndron mbi çdo parti dhe ka më shumë rëndësi se cilido individ.

Dashi kërkon krijimin e një balance të shëndetshme në politikë, në mënyrë që asnjë subjekt të mos mund të qeverisë pa përgjegjësi dhe pa mbikëqyrje institucionale. Ai argumenton se pluralizmi demokratik mund të mbrohet dhe përqendrimi i pushtetit mund të parandalohet vetëm nëpërmjet një ekuilibri të tillë.

Në fund, publicisti bën thirrje për respektimin e Kushtetutës, funksionalizimin e institucioneve dhe ndërtimin e një kulture të re politike, në të cilën kundërshtari të konsiderohet pjesë e demokracisë dhe jo armik.

“Partitë vijnë e shkojnë, individët ndërrohen, por shteti mbetet”, përfundon Dashi, ndërsa mesazhin e mbyll me apelin: “Kosova mbi të gjitha! Shteti mbi partinë! Interesi kombëtar mbi interesin personal!”

</body></html>

The post Bllokimi i Kuvendit të Kosovës përplas partitë, dilema mbi arsyet e ngërçit politik appeared first on Albeu.com.

PDK: Albin Kurti dhe Vetëvendosje vazhduan bllokadën e konstituimit të Kuvendit
<html><head></head><body>

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke shprehur shqetësimin për situatën e krijuar. Sipas PDK-së, moskonstituimi i Kuvendit përfaqëson vazhdimin e bllokadës institucionale nga Albin Kurti dhe bie ndesh me frymën dhe detyrimet e përcaktuara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Partia vlerëson se zhvillimet e sotme e bënë të qartë se vonesa në formimin e institucioneve nuk lidhet me rrethana të jashtme apo me mungesën e votave, por me një vendim politik të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

PDK-ja thekson se nuk ekzistonte asnjë pengesë për propozimin e kandidatit për kryetar të kuvendit dhe zhvillimin e votimit për konstituimin e tij. Ajo rikujton se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartë se Kuvendi duhet jo vetëm të mblidhet, por edhe të konstituohet brenda afatit 30-ditor nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës, mosveprimi i sotëm përbën shkelje të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe shpërfillje të detyrimeve që rrjedhin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. PDK-ja nënvizon se askush nuk qëndron mbi Kushtetutën dhe se institucionet e republikës nuk mund të mbahen peng për interesa partiake.

PDK-ja përsëriti qëndrimin se Kosova ka nevojë të menjëhershme për institucione funksionale, stabilitet politik dhe zbatim të plotë të Kushtetutës.

Partia Demokratike e Kosovës u bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit të zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të ndalojnë bllokadën institucionale dhe të mundësojnë pa vonesë konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

</body></html>

The post PDK: Albin Kurti dhe Vetëvendosje vazhduan bllokadën e konstituimit të Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Kusari-Lila paralajmëron negociata të ndërlikuara, njohësit vlerësojnë se opozita mund ta pengojë formimin e qeverisë së re
<html><head></head><body>

Ministrja në detyrë e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se vetëm pas certifikimit të rezultateve zgjedhore pritet të nisë komunikimi zyrtar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe subjekteve të tjera politike për ndërtimin e institucioneve të reja. Sipas saj, deri më tani janë dëgjuar vetëm qëndrime të përgjithshme, ndërsa për ecjen përpara të procesit nevojiten vendime zyrtare nga partitë.

Ajo ka vlerësuar se rrethanat politike këtë herë janë më të komplikuara sesa në zgjedhjet e kaluara, pasi brenda disa partive ekzistojnë qëndrime të ndryshme sa u përket koalicioneve dhe marrëveshjeve politike. Sipas Kusari-Lilës, këto mospërputhje mund ta vështirësojnë arritjen e një dakordimi dhe, rrjedhimisht, konstituimin e institucioneve.

Kusari-Lila ka theksuar gjithashtu se kërkesat për mbështetje nga partitë duhet të shqyrtohen në kuadër të programit qeverisës. Ajo ka kritikuar edhe politizimin e projekteve strategjike, si projekti i gazit amerikan, duke nënvizuar se çështje të tilla duhet të trajtohen në funksion të interesit të vendit dhe jo të përdoren për përplasje politike.

Për ndarjen e posteve, ajo tha se është ende herët të flitet për emra të përveçëm, pasi kjo temë do të hapet gjatë negociatave ndërmjet partive. Sipas saj, subjektet politike duhet të dalin me qëndrime të qarta dhe të sigurojnë mbështetjen e deputetëve të tyre, në mënyrë që të bëhet i mundur krijimi i institucioneve të reja.

Në këtë situatë shtrohet pyetja nëse përçarjet e brendshme në partitë politike do të ndikojnë në mundësinë e marrëveshjeve ndërpartiake, në formimin e institucioneve dhe në zgjedhjen e presidentit.

Burjani: Në mungesë të marrëveshjes, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Për këtë çështje ka folur për “Bota sot” juristi Blerim Burjani.

Ai vlerëson se VV-ja duhet të saktësojë qartë me cilat parti është e gatshme të bashkëpunojë për krijimin e qeverisë, pasi nëse përjashton çdo opsion koalicioni, vendi mund të përfundojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Së pari, VV duhet të jetë e sinqertë dhe të deklarohet qartë nëse është e gatshme për të gjitha variantet e koalicioneve politike, qofshin ato gjithëpërfshirëse, vetëm me LDK-në, apo me LDK-në dhe AAK-në. Me PDK-në, sipas deklarimeve të deritanishme, nuk dëshiron të ketë asnjë lloj bashkëpunimi.

Nëse me asnjërën prej këtyre partive nuk dëshiron të bëjë koalicion në asnjë variant, atëherë nuk mbetet zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Më tej, Burjani thekson se ideja e VV-së për një president konsensual nuk po gjen besim te opozita, çka sipas tij i zvogëlon ndjeshëm mundësitë për një marrëveshje politike.

“Tani VV po thotë se duhet të ketë një president konsensual, por opozita nuk beson se ai do të ishte vërtet i pavarur, pasi mendohet se më vonë do të bëhej politikisht i varur nga VV-ja.

Prandaj, gjasat që të arrihet një marrëveshje normale politike janë shumë të vogla”, tha juristi Burjani për “Bota sot”.

Qarri: PDK nuk tregon gatishmëri për bashkëpunim me VV-në, ndërsa pritjet nga Gjykata Speciale nuk kanë ndryshuar qëndrimet

Nga ana tjetër, analisti politik Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se ndarjet dhe problemet e brendshme në partitë opozitare, veçanërisht në LDK, e bëjnë të vështirë arritjen e një qëndrimi të përbashkët për koalicion me VV-në dhe për krijimin e institucioneve, ndërsa edhe një marrëveshje eventuale do të ishte e brishtë.

“Fakti se brenda partive opozitare, pas zgjedhjeve të 7 qershorit, po shfaqen më shumë se një qëndrim për marrëveshje të mundshme politike ose koalicion me VV-në, si dhe problemet e brendshme në të dy partitë kryesore opozitare PDK e veçanërisht në LDK, ku tanimë 4 degë nga më të rëndësishmet, për shkak të rezultatit të dobët zgjedhor dhe dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjet parlamentare, kanë kërkuar publikisht edhe dorëheqjen e Abdixhikut nga kryesimi i LDK-së, flet më së miri për vështirësitë dhe mosbesueshmërinë, sidomos te LDK, se ajo mund të jetë unike në qëndrimin, për të hyrë në koalicion me partinë fituese, votimin e presidentit/es të shtetit dhe krijimin e institucioneve të vendit.

Nuk ishte rastësi as akt i papritur që dega e LDK-s në Pejë, ajo në Lipjan, Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë, dhe Dega LDK-së në Rahovec pas analizave të detajuara në nivel lokal e atë qendror, të rezultateve të dobëta dhe dështimeve të njëpasnjëshme përfshi edhe votimet nacionale të 7 qershorit ku LDK përkundër bashkimit me ish presidenten Vjosa Osmani nuk fitoi pothuajse asgjë, nëse nuk shpallen urgjentisht zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk bëhet menjëherë ndryshimi i lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ekziston rreziku i margjinalizimit politik edhe të partisë, andaj përveç kërkesës për zgjedhje të brendshme në parti, po kërkohet edhe dorëheqja e parevokueshme të Lumir Abdixhikut, gjë që e bënë edhe më problematik bashkëpunimin e VV-së me këtë parti, ngase rënia e koalicionit pothuajse është plotësisht e sigurt, në pyetje është vetëm koha- e prishjes së tij”, thekson analisti.

Ai shton më tej se, edhe pse pritet hapja e bisedimeve për krijimin e institucioneve, kushtëzimet dhe përçarjet brenda LDK-së dhe PDK-së e rëndojnë edhe më shumë situatën politike dhe i ulin gjasat për një marrëveshje me VV-në.

“Kështu që me-gjithë deklaratën e ministres në detyrë të Tregtisë, Mimoza Kusari- Lila, se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, pritet të fillojë komunikimi zyrtar ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të tjera politike në lidhje me krijimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, gjendja aktuale brenda LDK-së, parti me të cilën edhe kësaj radhe kryeministri dhe VV-preferonin krijimin e koalicionit qeverisës, bënë që asgjë të mos jet e sigurt.

Mospajtime ka edhe në PDK, e madje aty pengesë nuk mbetet më vetëm mungesa e gatishmërisë për bashkëpunim si vitin e kaluar por ka edhe kundërshtime, të shprehura hapur nga gangsteri Sami Lushtaku, apo kryetari faktik i PDK-së, kundër koalicionit me VV-në, andaj ashtu siç shprehet edhe zonja Kusari Lila situata politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë është pothuajse edhe më e komplikuar sesa në proceset e kaluara, derisa brenda partive opozitare, po shfaqen probleme gati të patejkalueshme dhe për kamuflimin e pamundësisë për të marrë vendime unike për bashkëpunim me pozitën, ato po shprehin nga disa qëndrime dhe vendosin kushte vështirë të pranueshme për marrëveshje të mundshme politike me partinë fituese”, shpjegoi analisti.

Sipas Qarr-it, humbja e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit edhe në zonat ku tradicionalisht ka qeverisur, e ka thelluar krizën e brendshme dhe ka rikthyer kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut. Ai thotë se kjo gjendje përçarjeje në opozitë po ndikon drejtpërdrejt në vështirësimin e marrëveshjeve me VV-në dhe po rrezikon edhe krijimin e institucioneve, si dhe zgjedhjen e presidentit në Kuvend.

“Fakti se LDK në zgjedhjet e 7 qershorit edhe në komunat që tash e sa vite, qeveriste vet, ka dështuar të jetë e para, madje ka rënë edhe në vendin e tretët, ka rihapur serish një debat edhe më të ashpër të brendshëm, për përgjegjësinë e lidershipit të partisë dhe dorëheqjen e kryetarit aktual të sajë, pasi që përkundër koalicionit parazgjedhor me Vjosa Osmanin, Lidhja Demokratike e Kosovës as në këto zgjedhje nuk arriti të renditet më lartë se partia e tretë me vetëm 16,69% të votave, gjë që shkaktoj dhe përsëritjen e kërkesave publike për dorëheqjen e parevokueshme të Abdixhikut, jashtë kuvendeve të inskenuara dhe sa më larg marrëveshjeve të kurdisura konspirative, me sejmenët e tij si Kujtim Shala, Lutfi Haziri, parashutistja Doarsa Kica etj, të cilëve, me shkuarjen e kryetarit aktual, u rrezikohet edhe humbja e pozitave udhëheqëse, pasi që vetëm me Abdixhikun si të par të partisë, i kishin vendet e garantuara në kryesinë e LDK-së.

Problemet aktuale brenda partive në opozitë, mjerisht nuk janë të lokalizuara vetëm brenda segmenteve të tyre politike, por e keqja e gjithë kësaj është se përçarjet e theksuara brenda partive opozitare, reflektojnë direkt edhe në raport me mundësinë për marrëveshje ndërpartiake dhe formim të institucioneve shtetërore me partinë fituese, të cilat vejnë në pikëpyetje edhe mundësinë e krijimit të kuorumit në Kuvend për zgjedhjen e presidentit të vendit”, u shpreh Qarri.

Në fund, ai vlerëson se në PDK nuk ka gatishmëri për bashkëpunim me VV-në, ndërsa pritjet që lidhen me Gjykatën Speciale tashmë e kanë humbur ndikimin. Ndërkohë, sipas tij, kriza dhe përçarjet në LDK po e shtojnë paqartësinë për koalicione dhe për stabilitetin politik në vend.

“Sa i takon PDK-së, përveç mungesës së gatishmërisë për të bashkëpunuar me partinë fituese, nga idealistët brenda saj, spekulohej se Gjykata Speciale në Hagë, me 20 korrik mund të sillte vendim lirues, për të akuzuarit apo ndonjërin prej tyre dhe shprehnin pretendimet publikisht, për çuarjen e vendit, përsëri në zgjedhje të parakohshme, me shpresën se do të fitonin më shumë vota.

Mirëpo duke qenë se Dhomat e Specializuara në Hagë shtyn marrjen e vendimit gjyqësor deri më 16 shtator, le të shpresojmë për zbutje qëndrimi dhe ndryshim edhe në kushtet e PDK-së, ndërsa me LDK-në, aktualisht vazhdon pikëpyetja e madhe, se çfarë vërtetë mund të ndodhë në javët dhe muajt e ardhshëm me këtë subjekt politik, derisa në mbledhjen e fundit të LDK-së, nuk mori pjesë as dega e LDK-së në Prizren, gjë që paralajmëron thellimin e krizës dhe shtrirjen e pakënaqësive edhe në degët tjera gjithandej vendit, zhvillim që megjithëse zbehë gjasat, nuk shuan tërësisht shpresat për koalicion të mundshëm me VV-në, nga frika e lidershipit të LDK-së për shkuarje serish në “plebishit” qytetar dhe humbja edhe më e thellë e LDK-së në zgjedhjet e reja të parakohshme”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

</body></html>

The post Kusari-Lila paralajmëron negociata të ndërlikuara, njohësit vlerësojnë se opozita mund ta pengojë formimin e qeverisë së re appeared first on Albeu.com.

Zulfaj: Gjashtë masa të papërfunduara të Planit të Rritjes mund t’i kushtojnë Kosovës mbi 40 milionë euro për shkak të bllokimit në Kuvend
Jeton Zulfaj, kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe njëherësh Koordinatori Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, njoftoi se Kosova nuk ka arritur t’i realizojë të gjitha detyrimet brenda afatit shtesë të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian. Sipas tij, dështimi për të zbatuar gjashtë hapa reformues mund të sjellë humbjen e më shumë se 40 milionë eurove, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, ai bëri të ditur se deri më 30 qershor janë përmbushur 18 nga 62 hapa që ndodhen në zbatim, ndërsa më 15 korrik Kosova do t’i paraqesë Komisionit Evropian kërkesën për disbursimin e fondeve për reformat e përfunduara.

“Në total, në zbatim e sipër deri dje janë 62 hapa. Prej tyre, 13 kanë qenë me afat shtesë deri më 30 qershor 2026, ndërkaq 49 hapat e tjerë janë në zbatim e sipër, ku 27 prej tyre e kanë afatin shtesë deri në fund të vitit 2026. Nga gjithsej 62 hapa, konsiderojmë se janë zbatuar 18 hapa, për çka më 15 korrik do të kërkojmë lëvrimin e fondeve nga Bashkimi Evropian. Për hapat që nuk arrijnë të zbatohen në periudhën shtesë, sipas instrumentit të reformave, mjetet e dedikuara për përfundimin e tyre humbin,” deklaroi Zulfaj.

Ai sqaroi se nga 13 hapat për të cilët ishte caktuar afat shtesë deri më 30 qershor, shtatë janë përmbushur, ndërsa gjashtë nuk janë realizuar plotësisht.

“Nga këto 13 hapa që ishin pjesë e agjendës së reformave me afat shtesë, shtatë konsiderohen të zbatuar, ndërkaq gjashtë nuk kanë arritur të zbatohen plotësisht. Edhe te këta gjashtë hapa ka zbatim të disa nënhapave, kryesisht të veprimeve që varen nga qeveria, mirëpo nuk është arritur përmbushja e plotë e obligimeve”, theksoi ai.

Sipas Zulfajt, masat që kanë mbetur pa u përmbyllur lidhen kryesisht me votimin dhe miratimin e legjislacionit në Kuvend.

“Hapat që nuk kanë arritur të zbatohen deri dje janë: Ligji për Energjinë dhe Energjinë Elektrike me aktet nënligjore, Ligji për Ndihmën Shtetërore, Ligji për Inovacionin dhe themelimi i Këshillit Kombëtar dhe Fondit të Inovacionit, legjislacioni për falimentimin dhe paaftësinë paguese, pakoja prej gjashtë ligjeve të reformës në drejtësi, si dhe Strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar me nënhapat përkatës”, tha ai.

Ai nënvizoi se pjesa më e madhe e detyrimeve të parealizuara është e lidhur drejtpërdrejt me funksionalitetin e Kuvendit.

“Nga këto gjashtë hapa që nuk janë zbatuar, pesë prej tyre, ose 83 për qind, kanë të bëjnë me miratimin e ligjeve në Kuvend. Hapi i vetëm që lidhet me qeverinë është Strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar, e cila për arsye procedurale nuk mund të miratohet nga një qeveri në detyrë dhe kërkon që qeveria të jetë në kapacitet të plotë. Me fjalë të tjera, pothuajse të gjithë hapat që nuk kanë arritur të zbatohen në afatin shtesë janë si pasojë e mosfunksionimit dhe bllokadës në Kuvend”, u shpreh ai.

Zulfaj paralajmëroi se moszbatimi i këtyre reformave mund të ketë kosto prej dhjetëra milionë eurosh për Kosovën, ndërsa theksoi se vlerësimi përfundimtar do të bëhet nga Komisioni Evropian.

“Kostoja e përllogaritur e mosarritjes së realizimit në kohë të këtyre gjashtë hapave llogaritet të jetë mbi 40 milionë euro. Vlera e saktë do të përcaktohet nga vlerësimi i Komisionit Evropian, varësisht nëse ai do t’i marrë parasysh edhe nënhapat që janë zbatuar. Ne do të paraqesim të gjitha argumentet dhe progresin e arritur gjatë procesit të vlerësimit”, shtoi Zulfaj.

The post Zulfaj: Gjashtë masa të papërfunduara të Planit të Rritjes mund t’i kushtojnë Kosovës mbi 40 milionë euro për shkak të bllokimit në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Qarri calls on parties to respect the citizens’ verdict; Kosovo must not sink into political blockades again
After the full counting of votes from the June 7 elections, while certification of the results is still pending, the focus has now shifted to the establishment of Kosovo’s new institutions.

In a statement to “Bota sot,” political analyst Gani Qarri called on the parties to act responsibly and engage without delay in the formation of the new state institutions.

According to him, citizens are fed up with frequent elections and the political uncertainty that has accompanied the country.

“As for the unnecessary cycle of repeated elections, citizens have already shown that they are tired of frequent voting processes and political uncertainty in the country, while the repetition of elections clearly showed that it does not necessarily bring major political change, and their unnecessary repetition only further increases voter dissatisfaction, which clearly shows that regardless of how often voting is held and how many repeated elections take place, the only sustainable and real solution remains inter-party compromise for the creation of functional state institutions, the establishment of political and institutional stability, and moving the country forward,” he said.

Qarri assessed that the only sustainable path is compromise among the parties, with the aim of making institutions functional and guaranteeing political stability.

He also welcomed Prime Minister Kurti’s willingness to talk with opposition parties after the conclusion of the electoral process, stressing that Kosovo has an immediate need for legitimate institutions.

“With acting Prime Minister Albin Kurti expressing readiness for talks with the opposition parties immediately after the completion of the electoral process, the counting of all votes and the certification of the result of the June 7 elections, and taking into account the major delays and the urgent needs the country has for a Government and legitimate state institutions, the procedure for constituting the Assembly, forming the Government and the new state institutions of the Republic of Kosovo emerging from the 11th legislature should begin as soon as possible, in order to ensure institutional and governing stability in Kosovo,” he emphasized.

The analyst recalled that the political deadlocks and institutional blockades that lasted almost throughout the entire past year, together with the repeated elections, did not produce significant changes, and therefore, according to him, the parties should have learned the proper lesson.

“The political deadlocks and institutional blockades which lasted almost throughout the entire past year, as well as the repetition of the early elections just a few months after those of December 28, 2025, not only failed to bring changes in the ranking of the parties and showed very few differences, almost insignificant even in terms of the number of deputies, I believe political parties should have learned a sufficient lesson and this time behave more responsibly and not risk taking the country once again, after only a few months, to new early elections, exhausting for citizens, completely unnecessary for the country and very harmful to the image of the state of Kosovo,” he assessed.

Speaking about the possibility of creating institutions, he said that Vetëvendosje, together with the deputies of the non-Serb communities, could secure the votes needed to constitute the Assembly and approve the Government.

“LVV, with the 53 seats secured in the Assembly, together with deputies from the non-Serb minority, has the possibility, even after the June 7 elections, to constitute the Assembly and approve the new Government, for the formation of which 61 votes in favor are sufficient in the parliamentary session, but besides the ruling party, this time the opposition parties must finally show themselves to be more cooperative and ready to contribute to the election of the country’s president, so that Kosovo is not once again condemned to go to new early elections, with which citizens are also tired, a disappointment that was also demonstrated by the absence of a large number of them from the June 7 vote,” he stressed.

Further, Qarri warned that the continuation of political blockades could lead to an even deeper decline in citizens’ participation in elections.

“It is the decisive moment for political parties to place the state interest above party interest and to give up once and for all the deadlocks and institutional blockades; otherwise, if they have not learned from the message of the voters and the punishment by citizens in the elections of December 28, 2025, as well as these of June 7, and again try through deadlocks and political blockades to force the country to go once more to early elections, it is crystal clear that, as a sign of protest and expression of mass dissatisfaction with the irresponsible actions of political parties, the number of voters will fall even more drastically, perhaps even to such tragic proportions that it will no longer make sense to form state institutions at all,” Qarri said.

In the end, he raised the alarm over the consequences that another extraordinary electoral process could bring, pointing to the risk this would pose to the legitimacy of the institutions.

“We hope that none of the political parties will try any longer to play with the citizens’ verdict, nor knowingly endanger the continuity of our fragile state, because if no compromise is reached for the election of the president and Kosovo is once again forced by backward politics to go to extraordinary elections, the number of voters will fall even further, so that even if institutions are formed after the elections, the small number of voters participating in the elections directly implies the lack of sufficient legal support as well, thereby calling into question the constitutional strength of the functionality of institutions which may lack the legitimacy to lead the state as well, and because of the non-cooperation of the Albanian parties, Kosovo, 27 years after liberation from Serbian occupation, through the fault of discordant domestic politics, could turn into an international precedent of institutional ‘de-legitimacy,’ which would be not only colossal and indigestible damage but also an unforgivable historical shame for all Albanians,” Qarri concluded for “Bota sot.”

The post Qarri calls on parties to respect the citizens’ verdict; Kosovo must not sink into political blockades again appeared first on Albeu.com.

Qarri thirrje partive: Të respektohet verdikti i qytetarëve, Kosova s’duhet të zhytet sërish në bllokada politike
Pas numërimit të plotë të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa pritet ende certifikimi i rezultateve, fokusi është përqendruar tashmë te ngritja e institucioneve të reja të Kosovës.

Në një deklaratë për “Bota sot”, analisti politik Gani Qarri kërkoi nga partitë që të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen pa vonesë për themelimin e institucioneve të reja shtetërore.

Sipas tij, qytetarët janë të ngopur me zgjedhje të shpeshta dhe me pasigurinë politike që e ka shoqëruar vendin.

“Sa i takon ciklit të panevojshëm të përsëritjes së zgjedhjeve, edhe qytetarët tanimë dëshmuan se janë të lodhur nga proceset e shpeshta të votimeve dhe pasiguria politike në vend, kurse përsëritja e zgjedhjeve tregoi qartë, se nuk sjell domosdoshmërisht ndryshim të madh politik dhe përsëritja e tyre e panevojshme, vetëm sa rrit edhe më tepër pakënaqësinë e elektoratit, gjë që flet botërisht se pa marrë parasysh shpeshtësinë e mbajtjes së votimeve dhe numrin e zgjedhjeve të përsëritura, zgjidhja e vetme e qëndrueshme dhe reale, mbetet kompromisi ndërpartiak, për krijimi i institucioneve funksionale të shtetit, vendosjen e stabilitetit politik e institucional dhe ecjen e vendit përpara”, ka thënë ai.

Qarri vlerësoi se rruga e vetme e qëndrueshme është kompromisi mes partive, me qëllim funksionalizimin e institucioneve dhe garantimin e stabilitetit politik.

Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të biseduar me partitë opozitare pas mbylljes së procesit zgjedhor, duke theksuar se Kosova ka nevojë të menjëhershme për institucione legjitime.

“Me shprehjen e gatishmërisë nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, për bisedime me partitë opozitare, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor, numërimit të të gjitha votave dhe certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke pasur parasysh vonesat e mëdha dhe nevojat urgjente që ka vendi për Qeveri dhe institucione legjitime shtetërore, duhet të fillohet sa më parë me procedurën e konstituimit të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe të institucioneve të reja shtetërore të Republikës së Kosovës, të dala nga legjislatura e 11, për sigurimin e stabilitetit institucional dhe qeverisës në Kosovë”, ka potencuar ai.

Analisti kujtoi se ngërçet politike dhe bllokadat institucionale që zgjatën pothuajse gjatë gjithë vitit të kaluar, së bashku me zgjedhjet e përsëritura, nuk prodhuan ndryshime të rëndësishme, ndaj sipas tij partitë duhet të kenë nxjerrë mësimin e duhur.

“Ngërçet politike dhe bllokadat institucionale të cilat zgjatën pothuajse gjatë gjithë vitit të kaluar, si dhe përsëritja e zgjedhjeve të parakohshme vetëm pak muaj pas atyre të 28 dhjetorit 2025, përveçse nuk sollën ndryshime në radhitjen e partive dhe shënuan fare pak dallime, pothuajse gati jo-domethënëse edhe sa i takon numrit të deputetëve, besojë që partitë politike të kenë marrë mësim të mjaftueshëm dhe kësaj radhe të sillen më me përgjegjësi e të mos rrezikojnë ta qojnë vendin vetëm pas pak muajsh serish në zgjedhje të parakohshme, të lodhshme për qytetarët, aspak të nevojshme për vendin dhe shumë të dëmshme edhe për imazhin e shtetit të Kosovës”, ka vlerësuar.

Duke folur për mundësinë e krijimit të institucioneve, ai tha se Vetëvendosje, bashkë me deputetët e komuniteteve joserbe, mund t’i sigurojë votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe miratimin e Qeverisë.

“LVV me 53 ulëset e siguruara në Kuvend, bashkë me deputetët e minoritetit jo-serb, ka mundësi edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit ta konstituojë Kuvendin dhe miratojë Qeverinë e re për formimin e të cilave mjaftojnë 61 vota pro-në seancën parlamentare, por përveç partisë në pozitë kësaj radhe edhe partitë opozitare duhet përfundimisht të tregohen më kooperuese dhe të gatshme për të kontribuar në zgjedhjen e presidentit të vendit, në mënyrë që Kosova të mos dënohet përsëri me shkuarje në zgjedhje të reja të parakohshme, me të cilat janë lodhur edhe qytetarët, zhgënjim që u dëshmua edhe me mosdaljen e një mase të madhe të tyre në votimet e 7 qershorit”, ka theksuar ai.

Më tej, Qarri paralajmëroi se vazhdimi i bllokadave politike mund të sjellë edhe një rënie më të thellë të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje.

“Është momenti vendimtar që partitë politike interesin shtetëror, ta vendosin mbi interesin partiak dhe të heqin dorë përfundimisht nga ngërçet dhe bllokadat institucionale, ndryshe nëse ato nuk kanë marrë mësim nga mesazhi i votuesve dhe ndëshkimi i qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 si dhe këto të 7 qershorit dhe provojnë serish që me ngërçe e bllokada politike ta detyrojnë vendin të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme, është mese e qartë se në shenjë proteste dhe shprehjes së pakënaqësisë masive, me veprimet e papërgjegjshme të partive politike, do të bie në mënyrë edhe më drastike numri i votuesve, madje ndoshta deri në ato përmasa tragjike, sa të mos ketë më kuptim as formim i institucioneve të shtetit”, ka cilësuar Qarri.

Në fund, ai ngriti alarmin për pasojat që mund të sjellë një tjetër proces zgjedhor i jashtëzakonshëm, duke vënë në dukje rrezikun që kjo do t’i sillte legjitimitetit të institucioneve.

“Urojmë që asnjë nga partitë politike të mos provojnë më të luajnë me verdiktin e qytetarëve, as ta rrezikojnë me vetëdije vazhdimësinë e shtetit tonë të brishtë, sepse nëse nuk arrihet kompromis për zgjedhjen e presidentit dhe Kosovës përsëri i imponohet nga politika e mbrapshtë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, do të bie edhe më poshtë numri i votuesve, ashtu që edhe nëse pas zgjedhjeve, formohen institucionet, numri i vogël i votuesve pjesëmarrës në zgjedhje, nënkupton drejtpërsëdrejti mungesën e mbështetjes së mjaftueshme edhe ligjore, me çfarë vihet në pikëpyetje edhe fuqia kushtetuese e funksionalitetit të institucioneve të cilave mund tu mungojë legjitimiteti për të udhëhequr edhe me shtetin dhe shkaku i mosbashkëpunimit të partive shqiptare, Kosova 27 vite pas çlirimit nga okupimi serb, me fajin e politikës së ç ‘akorduar vendore, të shndërrohet në precedent ndërkombëtar të “de-legjitimitetit” institucional, që do të ishte përveçse dëm i pa-kapërdijshëm kolosal edhe turp i pafalshëm historik për të gjithë shqiptarët”, ka përfunduar Qarri për “Bota sot”.

The post Qarri thirrje partive: Të respektohet verdikti i qytetarëve, Kosova s’duhet të zhytet sërish në bllokada politike appeared first on Albeu.com.