bllokada ruse Archives - Albeu.com

Bllokada ruse në Detin e Zi, Zelensky: Miliona njerëz mund të vdesin nga uria
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po vazhdon t’i “bëjë shantazh botës përmes urisë” duke bllokuar portet e Ukrainës dhe duke frenuar eksportet e grurit, misrit, vajit vegjetal dhe produkteve të tjera ushqimore.

Në një mesazh të regjistruar në video për mbrëmjen gala të revistës Time të enjten, presidenti Zelensky tha se veprimet e Rusisë e kanë lënë botën “në prag të një krize të tmerrshme ushqimore”.

“Miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse vazhdon bllokada ruse e Detit të Zi”, tha zoti Zelensky.

Rusia ka fajësuar sanksionet ndërkombëtare për rënien e eksporteve dhe ato që thotë se janë minat e Ukrainës në Detin e Zi. Luftimet e ashpra vazhduan të enjten në qytetin lindor të Sievierodonetskut dhe zyrtarët ukrainas që thanë se u nevojitet artileri me rreze të gjatë veprimi për të mposhtur forcat ruse që kanë pushtuar zona të mëdha.

Presidenti Zelensky tha në një fjalim të veçantë të mërkurën vonë se beteja për Sievierodonetskun është “një nga më të vështirat” e luftës, ndërsa theksoi rëndësinë e tij në rajonin kyç të Donbasit.

“Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje”, tha presidenti Zelensky.

Forcat ukrainase u detyruan të tërhiqen në periferi të Sievierodonetskut të mërkurën pas një sulmi të ashpër rus.

Ditë më parë, forcat ukrainase nisën një kundërofensivë që u dha atyre kontrollin e rreth gjysmës së qytetit, por guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai i tha medias RBC-Ukrainë se kur Rusia filloi të rrafshonte qytetin me bombardime dhe sulme ajrore, nuk kishte kuptim të qëndrohej më gjatë.

“Forcat tona tani kontrollojnë përsëri vetëm periferinë e qytetit,” tha guvernatori Haidai. “Por luftimet po vazhdojnë; forcat tona po mbrojnë Sievierodonetskun. Është e pamundur të thuhet se rusët kontrollojnë plotësisht qytetin”.

Ai pranoi vështirësitë për forcat e Kievit, duke thënë për agjencinë Associated Press se “gjithçka që zotëron ushtria ruse – artileri, mortaja, tanke, aviacion – të gjitha po i përdor në Sievierodonetsk për të fshirë qytetin nga faqja e dheut dhe për ta marrë plotësisht nën kontroll”.

Guvernatori Haidai tha se forcat ukrainase mund të tërhiqen në pozicione më të mbrojtura, të tilla si Lysychansku, një qytet përtej lumit Siverskyi Donets që ndodhet më në lartësi. Ai ka sugjeruar edhe më parë se forcat e Kievit do të duhet të tërhiqen për të shmangur rrethimin

The post Bllokada ruse në Detin e Zi, Zelensky: Miliona njerëz mund të vdesin nga uria appeared first on Albeu.com.

“Turqia po blen grurin e vjedhur nga Rusia në Ukrainë”
Turqia po blen grurin e vjedhur nga Rusia në Ukrainë.

Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Kievit në Ankara, Vasyl Bodnar, i cili tha të premten se blerësit turq ishin në mesin e atyre që blenë grurin e vjedhur nga Rusia në Ukrainë.

Ai shtoi se ka kërkuar ndihmën e Turqisë për të identifikuar dhe kapur individë përgjegjës për shitjet dhe blerjet.

Rusia dhe Ukraina përbëjnë gati një të tretën e furnizimeve globale të grurit, ndërsa Rusia gjithashtu eksporton shumë plehra dhe vaj misri dhe luledielli të Ukrainës.

Por dërgesat e grurit ukrainas nga portet e saj të Detit të Zi kanë ngecur që nga pushtimi i Rusisë, me rreth 20 milionë tonë drithë të ngecur.

Ambasadori tha se Rusia po i dërgonte drithërat e vjedhura nga Krimea, të cilën e aneksoi në vitin 2014 dhe shtoi se Kievi po punonte me Turqinë dhe Interpolin për të gjetur fajtorët.

“Rusia po vjedh paturpësisht drithërat ukrainas dhe po përpiqet t’i nxjerrë nga Krimea e pushtuar. Këto drithëra të vjedhura po u shiten vendeve të huaja dhe Turqia është një prej tyre”, u tha ai gazetarëve në Ankara.

Ambasada e Ukrainës në Ankara më vonë tha se anijet që u përfshinë në dërgesat e drithërave të vjedhura ishin anijet Nadezhda, Finikia, Sormivskiy, Vera dhe Mikhail Nenashev.

Ambasada e Ukrainës në Bejrut i tha Reuters këtë javë se Rusia i kishte dërguar aleatit të saj Sirisë rreth 100,000 ton grurë të vjedhur.

Konflikti ka nxitur një krizë globale ushqimore, duke bërë që Kombet e Bashkuara të paraqesin planin për të rihapur rrugët e transportit nga Odesa dhe portet e tjera të Ukrainës.

The post “Turqia po blen grurin e vjedhur nga Rusia në Ukrainë” appeared first on Albeu.com.

Për herë të parë nga nisja e luftës, Ukraina pajiset me raketa anti-anije
Ukraina do të pajiset me raketa anti-anije për të liruar bllokadën ruse në portet e vendit.

Armët e prodhuara do të vijnë nga Danimarka dhe janë të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto armë shkojnë në Ukrainë për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Armët mund të përdoren për të larguar marinën ruse nga portet e Detit të Zi, duke lejuar rifillimin e eksporteve të grurit dhe produkteve bujqësore.

Ukraina ka kërkuar armë më të avancuara si mbrojtje ajrore, raketa kundër anijeve dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, por deri më tani pjesa më e madhe e ndihmës ka qenë në sistemet me rreze të shkurtër veprimi si armët antitank Javelin dhe artileria.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se ai ishte mirënjohës ndaj Danimarkës për furnizimin e armëve “për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë bregdetin e saj”.

Edhe vende të tjera janë të gatshme të dërgojnë Harpoon në Ukrainë, sipas zyrtarëve amerikanë dhe burimeve nga Kongresi, raporton BBC. Por, asnjë prej tyre nuk po “guxonte” që të bëhej i pari që të dërgonte në Ukrainë Harpoon, nga frika e hakmarrjeve nga Rusia nëse një anije mbytet me një raketë nga vendi i tyre.

The post Për herë të parë nga nisja e luftës, Ukraina pajiset me raketa anti-anije appeared first on Albeu.com.