Bllako Archives - Albeu.com

Rama me 2 standarde/ Ballukun e mbron, por Bllakos iu hoq imuniteti, Mediat e Brukselit: Parlamenti shqiptar bllokon arrestimin e ish-zëvendëskryeministres për korrupsion
“Parlamenti refuzoi arrestimin e ish-zëvendëskryeministres mes hetimeve për korrupsion, duke shkaktuar kritika ndërkombëtare”, kështu shkruan “EUalive”.

Në artikullin e publikuar i është kushtuar rëndësi edhe reagimeve të ambasadave për këtë çështje, pasi ambasadat e Holandës dhe Gjermanisë reaguan pas votimit, duke i kërkuar Tiranës të përputhet me standardet e BE-së për shtetin e së drejtës.

Më tej artikulli vijon: “Në një veprim që ka shtuar shqetësimet për përkushtimin e Shqipërisë ndaj pavarësisë së drejtësisë dhe reformave kundër korrupsionit, Parlamenti shqiptar votoi të enjten për të refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit parlamentar të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Vendimi, i miratuar nga shumica e Partisë Socialiste në pushtet, e pengon SPAK-un të arrestojë Ballukun për akuza që lidhen me manipulimin e tenderëve publikë me vlerë mbi 200 milionë euro.

Ky zhvillim, ka sjellë reagime të menjëhershme nga ambasadat perëndimore, duke theksuar brishtësinë e rrugës së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Votimi, i zhvilluar në një seancë plenare, erdhi pas rekomandimit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste në fillim të kësaj jave për të refuzuar kërkesën e SPAK-ut. Socialistët e bënë rezultatin thuajse të paracaktuar, duke e rrëzuar kërkesën sipas vijës së partisë.

Deputetët e opozitës nga Partia Demokratike, e dënuan vendimin si një mburojë të hapur për korrupsionin në nivelet e larta. Kryetari i PD, Sali Berisha, i bëri thirrje Parlamentit që “ta çojë Ballukun para drejtësisë”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron rrethin e tij të ngushtë.

Gjithashtu, artikulli sjell në vëmendje edhe protestat e zhvilluara nga opozita, përfshirë ditën kur u mbajt seanca. Protestat shpërthyen jashtë godinës së Parlamentit në Tiranë, ku demonstruesit brohorisnin “Jo imunitet për hajdutët!”.

Balluku, e cila shërbeu si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deri në shkarkimin e saj në fund të shkurtit, ka qenë në qendër të një prej hetimeve më të profilit të lartë të SPAK-ut që nga krijimi i këtij institucioni në vitin 2019, si pjesë e reformave në drejtësi të kërkuara nga BE-ja, shkruan Georgi Gotev për EUalive.

Hetimi filloi në tetor 2025, kur SPAK e njoftoi Ballukun për akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, sipas nenit 258 të Kodit Penal.

Akuzat fokusohen në dy projekte të mëdha infrastrukturore në vitin 2021: Tunelin e Llogarasë në jug të Shqipërisë, me vlerë 190 milionë euro, dhe një segment të Unazës së Madhe të Tiranës.

Prokurorët pretendojnë se Balluku, në bashkëpunim me persona të tjerë – përfshirë drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar – ka manipuluar proceset e tenderimit për të favorizuar kompani të caktuara, duke çuar në rritje të kostove dhe dëmtim të fondeve shtetërore.

Çështja u përshkallëzua shpejt. Në nëntor 2025, një gjykatë e posaçme e pezulloi Ballukun nga detyra dhe i ndaloi daljen jashtë vendit, duke përmendur rrezikun e manipulimit të provave dhe intimidimit të dëshmitarëve.

SPAK e akuzoi zyrtarisht në dhjetor, duke kërkuar heqjen e imunitetit të saj për të mundësuar arrestimin.

Kryeministri Edi Rama, një aleat i kahershëm i Ballukut, fillimisht e mbrojti atë duke argumentuar se akuzat ishin më shumë procedurale sesa korrupsion i drejtpërdrejtë dhe se ajo nuk përbënte rrezik arratisjeje.

Ai e shkarkoi gjatë një riorganizimi të kabinetit më 26 shkurt, duke e paraqitur këtë si një reagim ndaj hetimit në vazhdim, ndonëse Balluku thuhet se kishte ofruar dorëheqjen disa herë.

Refuzimi i Parlamentit, ka sjellë kritika të forta ndërkombëtare, duke theksuar tensionin mes elitës politike të Shqipërisë dhe institucioneve kundër korrupsionit.

Ambasada e Holandës në Tiranë, publikoi një deklaratë duke dënuar votimin, duke theksuar se “ndjekja e shpejtë dhe e papenguar penale e korrupsionit në nivele të larta është thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE”.

Në mënyrë të ngjashme, edhe Ambasada Gjermane reagoi pas votimit, duke i bërë thirrje Shqipërisë që të përputhet me standardet e Bashkimit Evropian për shtetin e së drejtës.

Anëtarë të Parlamentit Evropian, përfshirë eurodeputetin Michael Gahler, e kanë përmendur çështjen e Belinda Balluku si provë se korrupsioni në nivelet më të larta rrezikon procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht pasi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë konfirmoi autoritetin e SPAK për të vepruar.

Ky incident vë në provë besueshmërinë e reformës në drejtësi në Shqipëri, një nga shtyllat kryesore të aspiratës së saj për t’u anëtarësuar në BE.

Që nga hapja e negociatave të anëtarësimit në vitin 2022, Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër krimit të organizuar, por ndërhyrja politike mbetet një pengesë serioze. Raportet më të fundit të Komisionit Europian vlerësojnë pavarësinë e SPAK-ut, por paralajmërojnë për hapa pas nëse pengohen çështje të profilit të lartë.

Figura të opozitës argumentojnë se qeveria e Edi Rama po aplikon standarde të dyfishta: ndërsa zyrtarë të nivelit më të ulët, si ish-deputeti Alqi Bllako, u përballën me heqje të shpejtë të imunitetit, Balluku po përfiton nga mbrojtja politike.

Zemërimi publik ka nxitur protesta të vazhdueshme në Tiranë, ku janë raportuar edhe përplasje në muajin shkurt mes kërkesave për dorëheqjen e Ramës.

Grupet qytetare dhe media, përfshirë partnerët tanë te Albanian Daily News, e kanë mbuluar gjerësisht këtë sagë, megjithëse disa media lokale duket se hezitojnë të hyjnë thellë në skandalet që lidhen me qeverinë.

Artikulli i Eualive.net: Albanian parliament rejects arrest of former deputy PM amid corruption probe, drawing international criticism

The post Rama me 2 standarde/ Ballukun e mbron, por Bllakos iu hoq imuniteti, Mediat e Brukselit: Parlamenti shqiptar bllokon arrestimin e ish-zëvendëskryeministres për korrupsion appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon 5 vite burg për Inceneratorin e Tiranës/ Alqi Bllako: Vlerësoj punën tuaj, por deklarohem i pafajshëm
Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar dënimin e Alqi Bllakos me 3 vite e 4 muaj burg, pas pranimit të shqyrtimit të çështjes së tij me me gjykim të shkurtuar për inceneratorin e Tiranës.

Në sallë vetë Alqi Bllako, ka folur gjatë mbrojtjes para trupës së GJKKO-së.

“Kam respekt dhe vlerësoj punën tuaj, por deklarohem i pafajshëm. Unë si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit nuk kam pasur asnjë rol për dhënien e koncesionit”, mësohet se ka deklaruar ish-deputeti i PS-së.

Kujtojmë se Alqi Bllako, akuzohet nga SPAK-u për korrupsion pasiv në dy raste, një pagesë prej 120 mijë eurosh nga kompania e Klodian Zotos për fabrikën e birrës së babait të ish-deputetit të PS-së, si dhe punësimi po nga biznesmeni Klodian Zoto si këshilltar i jashtëm i Vladimir Bezhanit me ndikim të Bllakos.

The post SPAK kërkon 5 vite burg për Inceneratorin e Tiranës/ Alqi Bllako: Vlerësoj punën tuaj, por deklarohem i pafajshëm appeared first on Albeu.com.

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon dhe 5 vite jashtë funksioneve publike
Në përfundim SPAK kërkon shpalljen fajtor të Alqi Bllakos dhe të dënohet për korrupsion pasivë të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendor. SPAK kërkon për Alqi Bllakon dëmin me 5 vite burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

SPAK kishte përgatitur 52 faqe konkluzione përfundimtare për çështjen e Alqi Bllakos, i dyshuar për veprën penale “korrupsion pasivë”.

Vladimir Bezhani është punësuar fiktivisht dha ka përfituat 7 milion e 5 mije lekë. Alqi Bllako dyshohet se ka përfituar 119 mijë euro për pajisje për gazimin e pijeve për kompaninë e babit të tij, nga kompania që ka fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Bllako ka ndihmuar për të bërë gati studimin e fizibiliteti. Ka mbajtur lidhje me shtetasin Klodian Zoto. Vladimir Bazhani, është punësuar si këshilltar i jashtëm i Lefter Kokës nga Alqi Bllako.

Bezhani ka ndihmuar pronarët de fakto të kompanisë për ndërtimin e inceneratorit që në fazën fillestare deri sa është bërë propozimi i pakërkuar. Ky propozim është përgatitur nga Bezhani. Po ashtu ka pasur edhe një sërë dokumentacionesh të tjera në shërbim të kompanisë që fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Po ashtu kanë përgatitur edhe dokumentacionin për dhënien e bonusit në masën 8% kësaj kompanie më qëllim që kjo e fundit të fitonte koncesionin. Në propozimin e pakërkuar nuk ishin parashikuar kostot nga shoqëria propozuese

Bllako i ka dërguar një përgjigje këshillit të ministrave duke theksuar se ky propozim nuk do t’i shkaktonte asnjë dëm buxhetit të shtetit. Sipas SPAK provohet se Alqi Bllako ka marrë përfitim të parregullte në dy raste.

The post Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon dhe 5 vite jashtë funksioneve publike appeared first on Albeu.com.

Inceneratori i Tiranës/ Nis procesi gjyqësor ndaj Alqi Bllakos, Gjykata pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar
Nis procesi gjyqësor në themel për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Bllako akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste. Ky i fundit ka kërkuar që të gjykohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar, ç`ka do të thotë se, nëse shpallet fajtor, do t’i ulet 1/3 e dënimit.

SPAK relaton në mënyrë të përmbledhur provat dhe faktet që disponon në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke dhënë edhe argumentet se përse kërkon dënimin e Alqi Bllakos.

Gjatë hetimeve janë konstatuar veprime të kundraligjshme të kryera nga i pandehuri, në kohën kur ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Dyshohet se ka përfituar para në vlerën e rreth 120 mijë euro dhe 7 milion e 520 mijë lekë nga Vladimir Bezhanin, nga shoqëria koncesionare për ndërtimin e inceneratorit.

Bllako i ka propozuar Bezhanit, që të ofronte konsulencë juridike për çështjen e inceneratorit të Tiranës, para se të bëhej propozimi i pakërkuar në lidhje me këtë çështje.

Bllako i ka kërkuar Klodian Zotos që ta punësojë, në atë kohë Bezhan ishte këshilltar i jashtëm i ministrit Koka, edhe pse paguhej nga shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

37 fashikuj janë paraqitur nga SPAK për çështjen e Alqi Bllakos. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme vendos që të pranojë kërkesën e Alqi Bllakos për gjykim të shkurtuar.

Kërkesa është paraqitur në seancën paraprake dhe po e njëjta kërkesë u bë nga Bllako edhe ditën e sotme në sallën e gjyqit.

The post Inceneratori i Tiranës/ Nis procesi gjyqësor ndaj Alqi Bllakos, Gjykata pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar appeared first on Albeu.com.