Blinken Archives - Albeu.com

Berisha i përgjigjet Ramës: Antony Blinken është sot non-grata në vendin e tij, skandali McGonigal nuk mbyllet kurrë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë rubrikës “Sy m’sy” ironizoi heqjen e non gratës nga SHBA.

Berisha tha se nëse vizita në Shqipëri e ish-Sekretarit Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka qenë për të mbyllur skandalet e Charls McGonigal, atëherë “kazani po zien”.

Berisha: Tani, që të më bësh mua të komentoj deklaratat e një njeriu të ndryrë, që ka frikë dhe tmerr nga gazetari, nuk e di sa është etike që unë t’i përgjigjem atij.

Sepse unë dhe ai dhe çdo politikan kemi detyrim elementar ndaj qytetarëve shqiptarë të paraqitemi para gazetarëve.

Pardje lexova një artikull, presidenti Donald Trump, ishte paraqitur para gazetarëve dhe kishte komunikuar me gazetarët, në këtë hark kohor nga 20 janari gjer tani, 20 herë më shumë se pasardhësi i tij në 4 vite.

E kuptoni ju se me këtë qëndrim anti-transparencë, anti-media, nuk ia vlen ta konsiderosh për asgjë.

Për sa i përket asaj që tha ai, unë them dy fjalë, se Antony Blinken, sot është non-grata në vendin e tij dhe uroj të paraqitet para drejtësisë amerikane.

I them gjithashtu se në qoftë se Blinken bëri një vizitë blic në Shqipëri, i paguar apo i papaguar, nuk di gjë, për t’i mbuluar skandalin e tmerrshëm McGonigal, kazani po zien.

Ai skandal nuk mbyllet kurrë. Kjo është përgjigja ime për sa tha.

The post Berisha i përgjigjet Ramës: Antony Blinken është sot non-grata në vendin e tij, skandali McGonigal nuk mbyllet kurrë appeared first on Albeu.com.

Izraeli vonon miratimin e armëpushimit, Blinken: Proces normal në një negociatë të vështirë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka komentuar mbi vonesën e Izraelit për të miratuar armëpushimin e arritur një ditë më parë. Ai u shpreh i bindur se marrëveshja për ndalimin e luftimeve dhe lirimin e pengjeve do të hyjë në fuqi të dielën, pavarësisht vonesave në votimin e kabinetit izraelit, raportoi CNN.

“Në një proces kaq kompleks dhe të ndërlikuar, është e pritshme që të ketë pengesa të minutës së fundit. Ne po punojmë për t’i kapërcyer ato,” deklaroi Blinken në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se ka qenë në kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesin e SHBA-së për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, si dhe me zyrtarë nga Katari, duke theksuar se është optimist për ecurinë e marrëveshjes dhe zbatimin e saj të dielën.

Ndërkohë, Izraeli ka shtyrë votimin për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve, duke akuzuar Hamasin se po refuzon disa elemente të marrëveshjes.

The post Izraeli vonon miratimin e armëpushimit, Blinken: Proces normal në një negociatë të vështirë appeared first on Albeu.com.

Blinken: Jemi të fokusuar për të çliruar popullin sirian nga prangat e Asadit
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, i cili qëndron për vizitë në Ankara, ka zhvilluar bisedime të nivelit të lartë me homologun e tij turk, Hakan Fidan, për procesin e stabilizimit të Sirisë dhe për të luftuar terrorizmin, raporton Anadolu.

Duke folur për media me ministrin turk, sekretari amerikan tha se SHBA-ja u jep përparësi mundësive të popullit sirian, si dhe çlirimit të këtij populli nga prangat e Bashar Asadit.

“Siç tha ministri (i jashtëm turk), ne jemi shumë të fokusuar në Siri, shumë të fokusuar në mundësinë që tani është para nesh dhe para popullit sirian, për t’i çliruar nga prangat e Bashar Asadit drejt një të ardhme ndryshe dhe më të mirë për popullin sirian, një për të cilën do të vendosë vetë populli sirian”, tha Blinken.

Ai gjithashtu e falënderoi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për “mirëkuptimin dhe bujarinë në ndarjen e kohës gjatë takimit të mbrëmshëm”.

Sekretari amerikan mbërriti në Ankara gjatë ditës së djeshme kur edhe u takua me presidentin Erdoğan. Para mbërritjes në Türkiye, ai ishte për vizitë në Jordani.

Në vitet e fundit, marrëdhëniet midis Tükriyes dhe SHBA-së janë tensionuar si pasojë e politikës së SHBA-së ndaj Sirisë.

Türkiye kundërshton mbështetjen e SHBA-së për YPG-në për shkak të lidhjes së saj me PKK-në, e cila ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Türkiyes për më shumë se 40 vite, duke rezultuar në vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

SHBA-ja në luftën kundër DEASH-it në Siri e konsideron partner kyç YPG-në, përkatësisht të njohur edhe si SDF. Washingtoni nuk e njeh YPG-në si një grup terrorist, edhe pse PKK-në e njeh si të tillë.

The post Blinken: Jemi të fokusuar për të çliruar popullin sirian nga prangat e Asadit appeared first on Albeu.com.

Një nga raketat e lëshuara nga Libani bie mbi hotelin ku qëndronte Blinken
Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore jehuan mbi Tel Aviv të mërkurën ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken ishte para përfundimit të vizitës në Izrael. Tymi nga një prej raketave që u rrëzua nga Izraeli shihej mbi hotelin ku qëndroi Sekretari Blinken, para se të udhëtonte drejt Arabisë Saudite.

Disa zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe ekipet e mediave që po e mbulojnë vizitën e tij u detyruan të largohen nga restoranti i hotelit drejt një vendstrehimi së bashku me personelin e hotelit, ndërsa dëgjoheshin sirenat.

Gjatë qëndrimit në Tel Aviv Sekretari Blinken i kërkoi Izraelit të përfitojë nga mundësia e krijuar nga fitoret taktike kundër grupit militant palestinez Hamas që të kërkojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Kjo është vizita e 11-të e shefit të diplomacisë amerikane në rajon që kur filloi lufta Izrael – Hamas.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do ta shkatërrojë grupin Hamas dhe të lirojë dhjetëra pengje që mbahen nga grupi militant palestinez. Grupi palestinez thotë se do të lironte pengjet në këmbim të një marrëveshjeje armëpushimi, tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Rripi i Gazës dhe lirimin nga Izraeli të të burgosurve palestinezë.

Lufta filloi pasi Hamasi kreu sulmin e befasishëm më 7 tetor të vitit të kaluar gjatë të cilit u vranë 1200 njerëz. Hamasi mori 250 njerëz peng, një pjesë të të cilëve i ka liruar në këmbim të një mori palestinezësh që mbaheshin në burgjet e Izraelit.

Kundërpërgjigja ushtarake izraelite në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze të kontrolluara nga Hamasi, ka çuar në vrasjen e mbi 42 mijë njerëzve.

Ndërkaq Izraeli ka dërguar trupa edhe në Liban për të shkatërruar fuqinë ushtarake të grupit militant Hezbollah, që ashtu si Hamasi ka mbështetjen e Iranit.

Izraeli ka vazhduar edhe sulmet ajrore brenda Libanit. 28 vetë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë ndërsa 139 të tjerë janë plagosur. Numri total i viktimave në Liban ka arritur në mbi 2500 të vrarë dhe mbi 12 mijë të plagosur.

Ekipet libaneze të shpëtimit kanë reaguar ndaj 74 sulmeve ajrore izraelite gjatë 24 orëve të fundit, kryesisht në Libanin jugor dhe provincën Nabatiyeh.

Luftimet në Liban kanë detyruar zhvendosjen e 1.2 milionë njerëzve nga shtëpitë e tyre, përfshirë edhe 400 mijë fëmijë, sipas të dhënave të Agjencisë së OKB-së për fëmijët./VOA

The post Një nga raketat e lëshuara nga Libani bie mbi hotelin ku qëndronte Blinken appeared first on Albeu.com.

Blinken mbyll vizitën në Lindjen e Mesme, thirrje palëve për të arritur marrëveshje armëpushimi
Mes përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i dha fund vizitës në Lindjen e Mesme, duke u bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit të mbështesin planin, i cili, sipas tij, përfshin tëheqjen e forcave izraelite nga Rripi i Gazës. Ai nënvizoi se palët nuk kanë kohë për të humbur, ndërkohë që grupi militant Hezbollah goditi sot pjesën veriore të Izraelit, në Lartësitë Golan, me mbi 50 raketa, duke dëmtuar një numër banesash private.

Në mbyllje të vizitës së tij në Lindje të Mesme mes përpjekjeve diplomatike për arritjen e një armëpushimi, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi se për Uashingtonin pushtimi afatgjatë i Gazës nga Izraeli është i papranueshëm. Ai u bëri thirrje palëve që të tregojnë fleksibilitet dhe të pranojnë propozimin amerikan, duke theksuar se “nuk ka kohë për të humbur.” “Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë asnjë pushtim afatgjatë të Gazës nga Izraeli. Marrëveshja i bën të qarta afatet dhe vendet e tërheqjes së ushtrisë izraelite nga Gaza. Izraeli është pajtuar me këtë plan”, tha ai.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i tha agjencisë Reuters se Shtetet e Bashkuara presin që bisedimet për armëpushimin të vazhdojnë gjatë kësaj jave. Hamasi nuk e ka refuzuar planin amerikan, por një zyrtar i lartë i grupit militant akuzoi Shtetet e Bashkuara se po i nënshtrohen “kushteve të reja” të Izraelit, duke thënë se propozimi i tanishëm shënon kthim prapa. Ndërkohë, sipas mediave shtetërore izraelite, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ka thënë familjeve të pengjeve të martën se Izraeli nuk do të heqë dorë nga dy korridore në Rripin e Gazës, kusht ky kryesor i Hamasit.

Në përfundim të vizitës në Doha të Katarit, ndalesën e tij e fundit në turneun që përfshiu takime me zyrtarët izraelitë në Tel Aviv dhe krerët egjiptianë në Kajro, Sekretari Blinken tha se përqendrimi kryesor i ndërmjetësve gjatë ditëve në vijim është të sigurojnë mbështetjen e Hamasit për propozimin e armëpushimit. “Gjatë ditëve në vijim do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta siguruar pëlqimin e Hamasit për propozimin dhe pastaj të sigurohemi që dyja palët të bien dakord për detajet e nevojshme të zbatimit, që do të hapin rrugën për të ecur përpara”, deklaroi ai. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, zoti Blinken zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan mbi negociatat ndërmjet Hamasit dhe Izraelit. Turqia është përkrahëse e Hamasit dhe ka dënuar luftën e Izraelit në Gazë.

Ndërkohë të mërkurën grupi militant Hezbollah, i afërt me Iranin, goditi me mbi 50 raketa Lartësitë e Golanit, që gjenden nën kontrollin e Izraelit, duke dëmtuar një numër banesash private, sipas ekipeve të emergjencave. Hezbollahu tha se kishte goditur me raketa në shenjë hakmarrjeje ndaj një sulmi izraelit në Liban të martën mbrëma, që ka një të vdekur dhe 19 të plagosur. Që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gazë, të nxitur nga sulmi i Hamasit ndaj vendbanimeve izraelite me 7 tetor, Izraeli dhe Hezbollahu, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, kanë shkëmbyer zjarr në baza ditore. Zyrtarët izraelitë paralajmëruan këtë javë se ndërkohë që ushtria izraelite po shkon drejt përmbylljes së operacioneve në Rripin e Gazës, ajo po përqendrohet në pjesën veriore në kufi me Libanin, për t’u përballur me Hezbollahun./VOA

The post Blinken mbyll vizitën në Lindjen e Mesme, thirrje palëve për të arritur marrëveshje armëpushimi appeared first on Albeu.com.

Blinken në Katar me mision për arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Gazë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti të martën në Doha për t’i vazhduar përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës dhe për lirimin e pengjeve.

Megjithatë, dallimet mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – vazhdojnë të mbesin të mëdha. Më herët gjatës ditës, Blinkeni u takua në Kajro me presidentin e Egjiptit, Abdel-Fattah El-Sisi, vendi i të cilit së bashku me SHBA-në dhe Katarin janë ndërmjetës në bisedimet disa mujore, të ndërprera kohë pas kohe, mes palëve.

Sisi tha pas takimit se ka ardhur koha t’i jepet fund luftës 10-mujore në Gazë dhe paralajmëroi se konflikti mund të përhapet në luftë të gjerë rajonale.

Gjatë vizitës në rajon, Blinkeni mbajti takime edhe në Izrael të hënën. Ai tha se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar propozimin e SHBA-së për përafrimin e qëndrimeve mes palëve, pasi bisedimet në Katar javën e kaluar përfunduan pa ndonjë përparim.

Ai i bëri thirrje Hamasit ta pranojë propozimin. Një zyrtar i lartë e administratës së presidentit Joe Biden tha për gazetarë se SHBA-ja pret që bisedimet për armëpushim të vazhdojnë këtë javë. Hamasi nuk e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë propozimin amerikan, por ka thënë se ai përmbys ato për të cilat janë pajtuar palët deri tani, pa shpjeguar si, dhe i akuzoi Izraelin dhe SHBA-në se po i zgjasin bisedimet.

Bisedimet disa mujore dhe të ndërprera kohë pas kohe janë zhvilluar rreth çështjeve të njëjta. Izraeli thotë se lufta mund të përfundojë vetëm pasi të jetë shkatërruar Hamasi si forcë politike dhe ushtarake, ndërsa Hamasi thotë se do të pranojë vetëm armëpushim të përhershëm, jo të përkohshëm.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë. Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe së paku 40.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Hë hënën, Blinken tha se përpjekja më e fundit për marrëveshje është mbase mundësia më e mirë dhe e fundit, prandaj u bëri thirrje të dyja palëve ta pranojnë propozimin amerikan për përafrimin e qëndrimeve. Zyrtarët nga SHBA-ja, Hamasi, Izraeli, Egjipti dhe Katari, nuk kanë shpjeguar se çfarë përmban propozimi, apo cili është dallimi i tij me propozimet e kaluara./ REL

The post Blinken në Katar me mision për arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Gazë appeared first on Albeu.com.

Samiti i NATO-s në Uashington/Osmani falenderon Blinken: Aleanca me SHBA-të, një gurthemel për stabilitetin global
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falenderuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për diskutimin në kuadër të Samitit të NATO-s në Uashington me rastin e 75-vjetorit të Aleancës.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto me Blinken, duke theksuar se aleanca me SHBA-të është një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.

“Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.

Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani.

The post Samiti i NATO-s në Uashington/Osmani falenderon Blinken: Aleanca me SHBA-të, një gurthemel për stabilitetin global appeared first on Albeu.com.

Blinken në Moldavi mes rritjes së tensioneve me Rusinë
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti sot në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau.

Kjo është ndalesa e parë, e një turneu të shkurtër në Evropë, që synon të forcojë mbështetjen perëndimore për Ukrainën, mes vendeve aleate të NATO-s, si dhe atyre fqinje.

Udhëtimi i kryediplomatit amerikan vjen mes përpjekjesh të Kievit për të frenuar sulmet ruse në lindje, ndërsa presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar se përdorimi nga Ukraina i armëve perëndimore për të goditur brenda Rusisë, mund të shkaktonte një konflikt global.

Në Kishinau, zoti Blinken do të takohet me presidenten pro-evropiane Maia Sandu, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Takimet vijnë në një kohë kur sipas zyrtarëve amerikanë ish-republika sovjetike, me një popullsi prej 2.5 milionë banorësh, që ndan një vijë të gjatë kufitare me Ukrainën, po përballet me “operacione ndikimi” nga Rusia.

Të premten diplomati më i lartë amerikan mbi çështje evropiane në Departamentin e Shtetit Jim O’Brien, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të shpallin një “paketë të fuqishme” mbështetjeje për pavarësinë energjetike të Moldavisë. Por ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë çështje.

Nën udhëheqjen e zonjës Sandu, Moldavia ka dënuar me vendosmëri sulmin rus ndaj Ukrainës dhe ka përcaktuar si synim anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Po kështu vendi ka ulur ndjeshëm varësinë nga gazi natyror rus dhe po zgjeron burimet e furnizimit me energji elektrike.

Zoti O’Brien shtoi se Uashingtoni nuk ka informacion për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak që i kanoset rajonit separatist të Moldavisë, Transdniestrisë, nga Rusia.

Moska ka në këtë rajon një forcë paqeruajtëse dhe ushtarësh që nga një luftë në fillim të viteve 1990.

Moldavia, e cila mban një referendum në muajin tetor që do të çimentonte në kushtetutën e vendit vullnetin për t’u bërë pjesë e BE-së, është një mbështetëse e zëshme e Ukrainës dhe e sheh sigurinë e saj të lidhur ngushtë me aftësinë e Kievit, për të frenuar forcat ruse.

“Mbështetja për Ukrainën është e barabartë me mbështetjen për Moldavinë, por kjo funksionon edhe anasjelltas.

Mbështetja e Moldavisë forcon Ukrainën, sepse Ukraina ka nevojë për një Moldavi të fortë, demokratike dhe një fqinj mbështetës, pasi ne ndajmë një kufi prej 1200 kilometrash”, tha Olga Rosca, këshilltare e presidentes moldave mbi çështje të politikës së jashtme.

Ajo tha për agjencinë ‘Reuters’ se vizita e sekretarit Blinken ishte një “shenjë shumë e fortë mbështetjeje edhe për zgjedhjen që kanë bërë moldavët në drejtim të rrugës demokratike dhe aspiratave të tyre për në BE”.

Më pas, gjatë kësaj jave Sekretari Blinken do të shkojë në Pragë për të marrë pjesë në një mbledhje jo zyrtare të ministrave të jashtëm të NATO-s. Ky takim do të përqëndrohet në vazhdimin e përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë të aleancës që do të mbahet në muajin korrik në Uashington .

“Ne nuk parashikojmë se do të ketë një ftesë për Ukrainën për t’u bashkuar me NATO-n, por ne mendojmë se aty do të ofrohet mbështetjeje e rëndësishme për Ukrainën, ndërsa ajo bën përpjekje për të fituar luftën”, thotë zoti O’Brien.

“Kjo do të përfshijë mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ndërtimin e kapaciteteve të ushtrisë së Ukrainës dhe përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën ndërsa ajo bën reformat e nevojshme në mënyrë që të jetë në gjendje t’i bashkohet BE-së dhe të bëjë përparim drejt NATO-s sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Shtetet e Bashkuara kanë punuar me aleatët evropianë për të ndihmuar Ukrainën të fuqizojë ushtrinë e saj, përpjekje që do ta afronin Kievin me NATO-n.

Disa vende anëtare individualisht, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po punojnë për të arritur marrëveshje dypalëshe me Ukrainën.

Pas mbi dy vjet lufte që vlerësohet të jetë më vdekjeprurësja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, aleatët perëndimorë po diskutojnë se si të ndalojnë përparimin e forcave ruse, ndërsa Presidenti Putin po përmend gjithnjë e më shumë rrezikun e një lufte globale.

Një çështje kritike ka qenë nëse aleatët do të lejojnë Ukrainën të përdorë armët që ata ofrojnë për të kryer sulme brenda Rusisë, një temë që mund të diskutohet në takimin e Pragës.

Në komentet për revistën ‘The Economist’, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u kërkoi anëtarëve të aleancës që të lejojnë Ukrainën të përdorë armët e tyre për sulme brenda Rusisë.

Ky qëndrim është mbështetur nga disa anëtarë evropianë të aleancës transatlantike, por jo nga Shtetet e Bashkuara./VOA

The post Blinken në Moldavi mes rritjes së tensioneve me Rusinë appeared first on Albeu.com.

Antony Blinken njofton rishikimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjeorgjisë
“Gjatë muajve të fundit, partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ në pushtet ka hartuar dhe miratuar një ligj për ‘ndikimin e huaj’ i cili do të minonte lirinë e shprehjes dhe bashkëpunimit, do të stigmatizonte organizatat që u shërbejnë qytetarëve të Gjeorgjisë dhe do të pengonte organizatat e pavarura të medias që punojnë për të siguruar qasjen e gjeorgjianëve tek lajmet e pavarura”, thuhet në një deklaratë të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

Kryediplomati amerikan, tha përmes deklaratës se në përgjigje të veprimeve të qeverisë gjeorgjiane, Uashingtoni po zbaton një politikë të re të kufizimit të vizave për Gjeorgjinë.

Masa përfshin zyrtarë, familjet e tyre dhe bashkëpunëtorët, përgjegjës për minimin e demokracisë në Gjeorgji.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, kundër vendimit të parlamentit për të miratuar projektligjin mbi agjentët e huaj, që kritikët e quajnë një ligj të stilit rus.

Protestues dhe anëtarë të opozitës janë dhunuar nga forcat e rendit.

Në deklaratën e Sekretarit Blinken, thuhet se qeveria gjeorgjiane ndërmori një fushatë frikësimi dhe dhune për të shtypur protestat paqësore, veprime që dëmtojnë demokracinë gjeorgjiane.

“Mbështetja amerikane për demokracinë në Gjeorgji është e gjatë dhe themelore për marrëdhëniet tona dypalëshe. Kushdo që minon proceset ose institucionet demokratike në Gjeorgji, përfshirë periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të tetorit 2024 në Gjeorgji, mund të konsiderohet i papërshtatshëm për t’u pajisur me vizë amerikane dhe nuk i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Kryediplomati amerikan, njoftoi një rishikim të plotë të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjeorgjisë, me shpresën që udhëheqësit në Tbilisi, të rishqyrtojnë projektligjin dhe të ndërmarrin hapat e duhur drejt aspiratave euroatlantike./VOA

The post Antony Blinken njofton rishikimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjeorgjisë appeared first on Albeu.com.

Blinken vizitë të paparalajmëruar në Kiev! Rusia bombardon Kharkivin
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Ukrainë ndërsa armët nga një paketë e re ndihme amerikane kanë filluar të shkojnë në vijën e frontit. Kjo ishte një vizitë e paparalajmëruar, ndërsa Blinken mbërriti gjatë Natës në Kiev me një udhëtim me tren nga Polonia. Kjo është vizita e katërt e tij në Ukrainë që prej nisjes së luftës.

Blinken do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin Denys Shmyhal, dhe ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, kryediplomati amerikan dhe udhëheqja ukrainase do të diskutojnë për “më të rejat nga fushëbeteja, për ndikimin e ndihmës së re amerikane në fushën e sigurisë dhe ekonomisë dhe për zotimet afatgjata për siguri dhe zotime të tjera”.

Vizita e Blinken vjen ndërsa ushtria ukrainase po përballet me sulme të ashpra nga Rusia, sidomos në rajonin e Kharkiv, i cili u sulmua mbrëmë. Ushtria e Ukrainës pranoi se Rusia “po arrinte sukses taktik” pasi filloi një sulm tokësor të premten që rezultoi në evakuimin e afro 6,000 njerëzve. Por presidenti Volodymyr Zelensky theksoi se Ukraina kishte dërguar përforcime dhe se një “kundërsulm” ishte duke u zhvilluar:

Blinken ka mbërritur në Kiev 3 javë pasi Kongresi amerikan miratoi ndihmën prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Përpara mbërritjes së Blinken në Kiev, një zyrtar i lartë amerikan tha se armët e financuara nga Amerika që mbërrijnë tani në vijën e frontit përfshinin interceptorë të mbrojtjes ajrore, artileri dhe raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS.

“Ne kemi filluar tashmë të dërgojmë artileri dhe ATACMS me rreze të gjatë, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore që synojnë të përmbushin nevojat më urgjente”, tha zyrtari.

The post Blinken vizitë të paparalajmëruar në Kiev! Rusia bombardon Kharkivin appeared first on Albeu.com.