blerjet Archives - Albeu.com

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen/ Ja aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024
Shqipëria ka ndjekur të njëjtën tendencë me pjesën më të madhe të vendeve europiane gjatë vitit 2024, duke e renditur “Temu” si aplikacionin më të shkarkuar.

Të dhënat e publikuara nga Maps Interlude, tregojnë se platforma kineze e tregtisë online ka dominuar tregun europian, përfshirë edhe vendin tonë, falë ofertave të shpeshta dhe çmimeve të ulëta, që kanë tërhequr një numër të madh përdoruesish.

Në rajon, situata paraqitet e larmishme; në Serbi ka kryesuar aplikacioni financiar “AllRecovery”, në ndërsa në Mali të Zi, “Tiktok”.

Në Europë, “Temu” ka qenë aplikacioni kryesor pothuajse në të gjitha vendet e mëdha si Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja.

Përjashtime të dukshme janë Italia, ku më i shkarkuari ka qenë “TikTok”, Belgjika me “Klarna” dhe Zvicra, Austria ku ka kryesuar “ChatGPT”.

Fakti që “Temu” është aplikacioni më i shkarkuar edhe në Shqipëri, tregon se tregu vendas po ndjek trendin e konsumatorëve europianë, duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt blerjeve online dhe platformave që ofrojnë zbritje masive.

Sipas të dhënave të marra nga drejtuesi i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike në Shqipëri, dërgesat e TEMU në vendin tonë kanë arritur në 15 mijë pako në ditë, për periudhën e pyetur qershor 2025. Aktualisht përbën 1/3 e tregut të dërgesave online.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, transaksionet në e-commerce janë rritur me 30% çdo vit.

Temu është një platformë shitjesh online në pronësi kineze, i lançuar në vitin 2022 nga PDD Holdings, që ofron një gamë të gjerë produktesh, nga moda dhe elektronika deri te artikujt për shtëpinë, me çmime dukshëm të ulëta.

17 vende të Europës kanë pasur “Temu” si aplikacionin kryesor të shkarkuar. 11 të tjera kanë shkarkuar “Chat GPT”, ndonëse ky i fundit u prezantua vetëm në fund të vitit 2024. “ChatGPT” është një model i zhvilluar nga OpenAI, i prezantuar për publikun në nëntor 2022.

Ai përfaqëson një sistem inteligjence artificiale të bazuar në gjuhë natyrore, i trajnuar për të kuptuar dhe gjeneruar tekste të ngjashme me ato njerëzore.

“ChatGPT” përdoret gjerësisht për komunikim, kërkime, përkthime, shkrim kreativ dhe asistencë në punë apo studime, duke u bërë një nga aplikimet më të njohura dhe më të përdorura të inteligjencës artificiale në botë./ Monitor

The post Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen/ Ja aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024 appeared first on Albeu.com.

Zbërthehet kompjuteri i Ajola Xoxës/ Dalin faturat, ja çfarë bleu me 860 mijë euro
Shpërndarja e informacionit se Ajola Xoxa ka shpenzuar mbi 860 mijë euro për veshje dhe aksesorë të shtrenjtë, dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani, kanë qenë të ndërgjegjshëm se po hidhnin një bombë shkatërruese për imazhin e Erjon Veliajt dhe bashkëshortes së tij.

Shifra e çmendur e blerjeve online, është provë për luksin e pamohueshëm, ku qenë zhytur njerëzit që supozohet se i administrojnë me kursim taksat e qytetarëve Tiranës.

Irritimi i opinionit publik, që në nisje të procesit, është një avantazh për prokurorët në sallën e gjyqit.

“Ajola Xoxa vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose rreth 880 mijë euro, shkruhej në njoftimin e SPAK, që ashtu siç pritej kapi menjëherë titujt kryesorë në media.

Prandaj, Erjon Veliaj e denoncoi menjëherë, si të pavërtetë përdorimin e 860 mijë euro blerje të Ajola Xoxës. Kryebashkiaku tha gjithashtu, se shpenzimet ishin për eventet kulturore që menaxhonte e shoqja, jo për qejfet e saj personale.

“Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal”, u shpreh Veliaj që solli si argument faktin se Olsi Dado, nuk ka gjetur asnjë nga veshjet në shtëpinë e tij.

Edhe Edi Rama e mbështeti alibinë e Erion Veliajt, pavarësisht se e shoqëroi me një arsyetim qesharak, që më vonë e justifikoi duke thënë se nuk e ka lexuar dosjen.

“Të thuash 800 mijë euro blerje online për bizhu dhe fustan, ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustan e nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në dhomë paraburgimi”, u shpreh Rama.

Por si qëndron e vërteta? Çfarë veshjesh ka blerë Ajola Xoxa për të arritur shumën marramendëse prej 860 mijë euro? A janë porositë në internet, materiale për evente kulturore apo ato janë thjesht kapriçiot e gruas së një politikani, që e ka humbur sensin me realitetin që e rrethon?

Lapsi.al ka siguruar faturat doganore të porosive që ka bërë Ajola Xoxa të vitit 2014, 2015 dhe blerjet nga muaji janar deri në qershor vitit 2016.

Siç e ka sqaruar SPAK, blerjet herë i gjen në emrin Ajola Xoxa, herë në emrin e nënës së saj, Valbona Xoxa. Herë porositë kanë si destinacion zyrat e kompanive tek Sky Tower, herë shtëpinë në Kodrën e Diellit. Herë blerjet bëhen në paund, herë tjetër në euro apo dollarë.

Të paktën në ato fatura që ka siguruar Lapsi.al, blerjet bëhen në intervale të shkurtra, një herë në javë apo në dy javë.

Porositë janë në marka të njohura, ku bien në sy Michale Kors, Victoria Beckham, Prada, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana, Viviene Westëood etj. Në to porositen fustane, vathë, çanta, veshje intime, këpucë etj.

Çmimet variojnë herë disa dhjetëra paund për një artikull, (blerjet porositen kryesisht në Britaninë e Madhe në kompaninë online Net-a-Porter), herë në disa qindra paund, herë në disa mijëra paund për artikuj të veçantë.

Vetëm në vitin 2014 janë 39 fatura blerjesh, secila me disa artikuj të ndryshëm. Në vitin 2015 janë 30 fatura të ndryshme, secila me disa artikuj. Ndërsa nga janari deri në muajin qershor të vitit 2016 janë 11 fatura të ndryshme.

Më konkretisht, fatura e parë për vitin 2014, e marrë si provë nga prokuroria është si më poshtë.

Porosia e parë është një bikini gome nga firma Mikoh Byron Bay me vlerë 229 paund.

Porosia e dytë është një veshje intime, korse nga kompania Agent Provocateur me vlerë 341 paund, siç mund t’i shihni më poshtë të ekspozuara nga kompanitë në fjalë nëpërmjet modeleve të tyre:

Ilustrimet e mësipërme, janë marrë nga faqet e internetit që punojnë shitjet online dhe tregojnë produktet e markave të veshjeve që janë në fatura, bashkë me përshkrimin përkatës.

Më poshtë është një nga faturat e vitit 2015, më saktë është porosia e parë që Ajola Xoxa ka bërë për vitin 2015 dhe mban datën 7 Janar.

Siç shihet, në dokumentin më lart, veshjet variojnë nga fustane tek Viktoria Beckham që kushton 763 paund, e deri tek aksesorë nga linja e Viviene Westwood, funde të tjera më të lira, disa dhjetëra paund etj.

Nga një kërkim në internet, del se fustani i vlerë nga Ajola Xoxa për 763 paund është i modelit që duket në foton më lart. Fustani është i markës Victoria Beckham.

Më lart është një nga faturat e administruara në dosje, ku duket se janë blerë tre fustane, njëri 525 dollarë, njëri 1850 dollarë dhe tjetri 1030 dollarë.

Shuma e plotë për të tre fustanet, është 3460 dollarë pa vlerën që duhet paguar në dogana.

Në foton më poshtë, janë një palë këpucë të markës Christian Louboutin, të paguara për 398 paund pa llogaritur vlerën e doganës.

Ky model këpucës nga kompania Christian Louboutin, është vetëm një nga artikujt e porosisë së datës 15 shkurt 2016, që rezulton në emër të Valbona Xoxës, por që në fakt është porositur nga e bija, Ajola Xoxa.

Vlera e plotë e porosisë është më shumë se 1500 paund.

Në foton më poshtë janë një palë këpucë me lëkurë gjarpri, sërish nga Christian Louboutin. Sipas faturës së datës 15 shkurt, Ajola Xoxa i ka paguar për 619 paund, një model të ngjashëm si më poshtë.

Më poshtë është një çantë e markës Givenchy, modeli Pandora Box. Çantë e zezë e vogël, që Ajola Xoxa e ka blerë për 837 paund pa llogaritur vlerën e doganës.

Një nga porositë, siç duket në faturën më poshtë është vetëm për veshje intime, që lë të kuptohet se është një blerje krejtësisht personale e bërë në datën 22 janar të vitit 2015.

Lapsi.al ka përzgjedhur të publikojë vetëm disa prej artikujve të blerë nga Ajola Xoxa, por faturat e blerjeve janë pak a shumë të njëjta.

Dokumentat tregojnë se janë me dhjetëra fustane, çanta, këpucë, aksesorë të ndryshëm, shpenzime online nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, i cili pretendon se këto nevojiteshin për evente kulturore.

Fakt është që dokumentat tregojnë të kundërtën.

Veshjet personale dhe aksesorët e ndryshëm të porositura nga kompanitë më të famshme në botë, nuk kanë asgjë të përbashkët me projektet kulturore, qofshin këto ekspozita, koncerte apo shfaqje artistike.

E vetmja pikë takimi mes tyre, është burimi nga vijnë paratë; të gjitha nga taksat që ne paguanim për kryeqytetin.

The post Zbërthehet kompjuteri i Ajola Xoxës/ Dalin faturat, ja çfarë bleu me 860 mijë euro appeared first on Albeu.com.

Berisha: Rama mbron blerjet 860 mijë euro të rrobave të gruas së një zyrtari, hajduti nuk ka turp
Këtë të mërkurë, kryedemokrati Sali Berisha, pak orë nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të thirrur me urgjencë nga kryesocialisti Edi Rama për çështjet Veliaj dhe Bushka, ka thirrur mediat në selinë blu.

Berisha theksoi se sot, Edi Rama, u shfaq si Ramiz Alia, me fjalimin e tij kur drejtësia e sigurimit të shtetit nisi t’i dalë nga duart.

Ndërsa shtoi se konferenca e Ramës që ngjasonte me mbledhjet e dikurshme të Byrosë Politike, tentoi të mbulonte pazaret mes tij dhe kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

“U përpoq në fjalën e tij të mobilizonte botën e krimit kundër meje. Toyota Yaris i ngeli në gojë dhe unë ua them shqiptarëve se në mënyrë absolute, çdo dokument që do të kem, në të cilin provohen lidhjet me krimin të këtyre qeveritarëve kriminelë dhe faqezinj, që shkelmojnë mbi besimin tuaj, mbi votën tuaj, unë do ua bëj publik.

Sot ata mbrohen, sepse në qoftë se Altin Mercenari do vepronte, Taulant Balla do ishte në burg dhe Edi Ramës i duken normale veprimet kriminale të Taulant Ballës dhe shqetësohet nga denoncimi i Sali Berishës dhe i kërkon përgjegjësi Altinit të tij pse unë publikoj. Unë do publikoj çdo dokument Edi Rama, përveç dokumenteve intime të cilat nuk i publikoj. As tuat.

Të tjerat, çfarë kanë lidhje me publikun, çdo gjë. Natyrisht do më thoni, unë ruaj një proporcion në marrëdhëniet publike, unë kam strategjinë time sepse nuk kam ndërmend të okupoj të gjitha marrëdhëniet e mia publike me dosjet e krimit të tyre, jo, unë dua të merrem me qytetarët. Por ata nuk do i kursej asnjë.

Po ka çmenduri më të madhe se t’i dalësh zot një blerje të padëgjuar ndonjëherë rrobash, 860 mijë euro? I del zot sepse i ke dollapët e tu ndoshta me më shumë se kaq dhe mendon se së shpejti do vijnë tek ti t’i gjejnë aty.

Të gjithë dokumente të blerjeve online, të dorëzimit në dogana dhe ai i vë në dyshim, në vend që të turpërohet. Po nuk ka turp. Ku ka turp ai? Hajduti nuk ka turp. Sepse ai vjedh vetë nga mëngjesi gjer në darkë.

Po si mundet, nuk po marr asgjë tjetër, si mundet që gruaja e një zyrtari, cilido qoftë ai, si mund të blejë 860 mijë euro të brendshme dhe të jashtme?

Si mundet të marrë fshesaxhiun dhe ta bëjë milioner me 6 milionë euro? Si mundet? Si mundet të ketë tre vila dhe të rrafshojë një vilë për hapësirë? Si mundet të flasësh për standarde se qenkan prishur standardet.

Unë jam për standardet, por a e dini ju se 62 përqind e atyre që janë të ndryrë në burgje janë të paraburgosur, që është krimi më i shëmtuar në historinë e këtij vendi. I plasin aty sikur të mos ishin njerëz me drejtësinë e tyre”, tha Berisha.

The post Berisha: Rama mbron blerjet 860 mijë euro të rrobave të gruas së një zyrtari, hajduti nuk ka turp appeared first on Albeu.com.