Blerim Sallahu Archives - Albeu.com

Albulena Haxhiu u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Blerim Sallahu do të ushtrojë detyrën e ministrit të Drejtësisë në Kosovë
Blerim Sallahu është caktuar në postin e ushtruesit të detyrës të ministrit të Drejtësisë, njoftoi Qeveria në detyrë e Kosovës më 27 gusht.

Sallahu – që deri më tani mbante postin e zëvendësministrit në këtë ministri – mori drejtimin e dikasterit të Drejtësisë, pasi ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u zgjodh në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.

“Kryeministri [në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti e uron zotin Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, u tha në njoftimin e ekzekutivit kosovar.

Më 26 gusht, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, bën një hap para drejt konstituimit të organit ligjvënës, duke zgjedhur Dimal Bashën nga Lëvizja Vetëvendosje në postin e kryekuvendarit.

Pas kësaj, Haxhiu, së bashku me Vlora Çitakun nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak, u zgjodhën në postin e nënkryetarëve.

Deputetët ende nuk e kanë përmbyllur procesin e konstituimit, pasi duhet të zgjedhin edhe nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.

Më 26 gusht, deputetët refuzuan ta votonin kandidatin e Listës Serbe – partia serbe e mbështetur nga Beogradi dhe më e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës me 9 vende.

Për shkak të refuzimit të Listës Serbe për të zëvendësuar kandidatin Sllavko Simiq për nënkryetar, kryeparlamentari i sapozgjedhur, Dimal Basha, i hodhi në votim kandidatët e tjerë përmes shortit, përfshirë edhe emrin e Nenad Rashiqit, kryetarit të Partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i afërt me kreun e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

As Rashiç nuk mori vota të mjaftueshme gjatë votimit, ashtu si edhe deputetët e tjerë të Listës Serbe.. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës./REL

The post Albulena Haxhiu u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Blerim Sallahu do të ushtrojë detyrën e ministrit të Drejtësisë në Kosovë appeared first on Albeu.com.