blerim isufaj Archives - Albeu.com

Tërheqja e urdhër-arrestit ndaj Radojiçiqit dhe mos ngritja e aktakuzës, Kurti e Haxhiu vazhdojnë përplasjet me Blerim Isufajn
Kryministri Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë vazhduar përplasjet me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn. Shkak për këtë janë bërë deklaratat që Isufaj i dha në konferencën vjetore.  Deklarata Isufaj, se ai e kishte dhënë pëlqimin që të tërhiqej urdhër-arresti ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, nxiti shumë reagime.

Pas gati tri vjetësh, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, e ka pranuar dje për herë të parë se ai kishte dhënë pëlqim për këtë çështje, derisa arsyet tha se s’mund të ndahen me opinionin.

Këtë deklaratë, Isufaj e dha në konferencën e fundvitit, ku shtoi se urdhërarresti i është rikthyer të njëjtit.

“Sa i përket tërheqjes së urdhër-arrestit për Radojiçiqin, ajo është çështje komplet e brendshme e Prokurorisë dhe të jeni të sigurt se ne nuk mund të ndajmë shumë detaje pë opinionin për rastet që ne i trajtojmë. Duhet ta dinë qytetarët e Kosovës se ai nuk ka qenë kurrë në paraburgim. Është tërheq për një kohë urdhërarresti, i cili në ndërkohë iu ka rikthy”, tha kryeprokurori.

Tutje, Isufaj tha se pa miratimin e tij, s’do të mund të tërhiqej urdhër-arresti.

“Pa miratimin tim, s’kish mujt me ndodhë. S’diskutohet kjo. Unë e kam dhënë pëlqimin, por arsyeja pse e kam dhënë, s’mund t’i bëj publike. Këto janë çështje të ndjeshme, çështje të hetimit. Nuk mundet me ditë opinioni secilën situatë, pse ne, çka bëjmë. Unë në fakt nuk preferoj me i komentu rastet që i kemi nën hetim. Megjithatë,  po ka urdhër-arrest dhe ai urdhër-arrest është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale, prej prokurorit përkatës”, shtoi ai.

Ai u pyet edhe për deklaratën e ish-prokurorit, Sylë Hoxha, i cili në “Pressing” të T7 kishte thënë se ka pasur njerëz që janë interesuar që Radojçiqit t’i largohet urdhër-arresti.

Hoxha nuk kishte përmendur emra apo funksione, duke thënë se kanë qenë njerëz jashtë sistemit.

”Unë kam thënë që kam pasur njerëz që janë interesu, a ka mundësi me ia largu urdhër-arrestin, me u kthy ai në Kosovë. Kanë qenë njerëz jashtë sistemit dhe jashtë politikës. Ju kam thënë që këta janë çështje ligjore dhe nuk ka mundësi me u largu”, ka thënë ai.

Për këtë deklaratë, Isufaj tha se është informuar nga mediat. Sipas tij, ish-prokurori Hoxha nuk e ka ndarë asnjëherë me të këtë informacion.

“Pyeteni atë kush i ka thënë. Nëse atij i ka thënë dikush, ai ka qenë prokuror, pse ai s’ka ndërmarrë. Unë këtë informacion e kam pa prej mediave, kurrë këtë informacion s’ma ka thënë mua. Ai ka qenë prokuror, ka pas mandat. Secili që ka shku e ka mujt me i thanë diçka ka mujt me arrestu. Nuk e di pse nuk e ka ba këtë punë, nëse ka qenë ashtu qysh e ka thënë ai”, deklaroi Isufaj.

Pas deklaratës së Isufajt, doli me reagim Ministrja Albulena Haxhiu. Ajo tha se po të mos hiqej urdhër-arresti, operimi i Radojiçiqit do të ishte krejt ndryshe apo edhe i pamundur në veri të vendit.

“Cenimi që Serbia për mbi 20 vjet i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri të vendit me në krye akter terrorist si Milan Radojçiq, veriu, siguria kombëtare nuk janë thjesht çështje të ftohta juridiko-penale të një prokurori apo kryeprokurori që me lehtësinë e botës thotë se vetëm ai i di arsyet pse i ka hequr fletarrestin dikujt si Milan Radojçiq. Dhe pikë, siç shprehet ai.

Po të mos hiqej fletarresti (mos)operimi i tij do të ishte krejt ndryshe apo edhe i pamundur në veri të vendit. Kur dikujt i hiqet fletarresti praktikisht i bie që diçka ka ndërruar për të mirë, por këtë vit nga ky person që ju hoq fletarresti u organizua tentim-aneksimi i veriut me 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit. A e ka të qartë ky kryeprokuror që kjo çështje është preokupim kombëtar e shoqëror dhe nuk ka këtu vetëm Pikë”, tha Haxhiu.

Në konferencën vjetore, Isufaj foli edhe për kritikat e kryeministrit Kurti, I cili e kritikoi Prokurorinë për mospunë lidhur me sulmin në Banjskë.

“Pyetjes për kryeministrin, as që dua ta komentojë sepse nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave, është qysh e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet dhe nuk mund të na tregojë askush se kur ne duhet të ngrisim aktakuzat”, tha Isufaj.

Kurti iu kundërpërgjigj më vonë, duke thënë se është për t’u  habitur fakti se edhe pse Radojçiq e ka pranuar pjesëmarrjen në sulm, ende nuk ka aktakuzë.

“Nuk e di a ndani edhe ju me mua habinë. Si është e mundshme që Milan Radojçiq e pranon që ka kryer krimin dhe nuk ka aktakuzë. Unë besoj që nuk duhet as me kry Fakultetin juridik e as nuk ka nevojë me pas Bachelorin, Masterin ose Phd dhe as nuk ka nevojë me qenë prokuror e as gjykatës por vetëm arsyeja e shëndoshë normale e qytetarëve të Republikës e identifikon një absurditet të tillë”, ka thënë ai.

Më tutje, Kurti deklaroi se informacionet rreth Banjskës që janë sjell nga AKI-ja dhe Policia e Kosovës janë enorme.

“Nga informacionet që ka sjellë AKI-ja, Policia e Kosovës dhe ju gazetarët, në Banjskë e rrotull Banjskës është enorm ndërkaq shumica dërmues e qytetarëve të Republikës nuk ia dinë emrin prokurorit që merret me rastin e Banjskës”, tha tutje ai. /Gazeta Express/

The post Tërheqja e urdhër-arrestit ndaj Radojiçiqit dhe mos ngritja e aktakuzës, Kurti e Haxhiu vazhdojnë përplasjet me Blerim Isufajn appeared first on Albeu.com.

“Kundërshtari” i Kurtit mbetet në krye të Prokurorisë Speciale, vazhdon përpjekjen për t’u bërë kryeprokuor i shtetit
Kryeprokuror i shtetit tash për tash nuk do të bëhet, por njeriu të cilin kryeministri Albin Kurti e akuzon për “disponim politik negativ ndaj pushtetit të ri”, do të mbetet kryeprokuror në Prokurorinë Speciale, të paktën edhe katër vjet.

Gazeta Express

Blerim Isufaj u refuzua zyrtarisht nga presidentja Vjosa Osmani për t’u bërë kryeprokuror i shtetit, por në krye të Prokurorisë Speciale ai do të qëndrojë edhe për 4 vjet të tjera.

Prokurori i padëshiruar nga pushteti të hënën u rizgjodh në krye të këtij organi të specializuar prokurorial. Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial, për të pati 9 vota, ndërkaq 1 ishte kundër. Paraprakisht, KPK-ja e vlerësoi Isufajn me më së shumti pikë në mesin e të gjithë kandidadtëve për këtë pozitë. Naim Abazi, Valdet Gashi dhe Atdhe Dema ishin prokurorët tjerë në garë.

Vendimi i presidentes Vjosa Osmani në tetor për të mos e dekretuar Blerim Isufajn për kryeprokuror të shtetit nuk e ka zmbrapsur Këshillin Prokurorial që në fillim të muajit pasues t’ia çonte asaj sërish të njëjtin emër për dekretim. Me letrën e KPK-së të nënshkruar nga kryesuesi i Këshillit, Jetish Maloku, në Presidencë nuk janë marrë ende.

Osmani më 17 tetor foli për “shkelje masive” në procesin e përzgjedhjes së Isufajt dhe tha se sipas ligjit dhe Kushtetutës, “Këshilli Prokurorial ka të drejtë që ta bëjë propozimin e kandidatit për kryeprokuror një herë”, për dallim prej çështjes së prokurorëve. Edhe njohësit e çështjeve juridike thonë se sipas ligjit, ky proces duhet të kthehet në pikën zero – pra, të hapet një konkurs i ri. Por në KPK nuk u bindën dhe dy javë pas vendimit të Osmanit votuan unanimisht për ta bërë edhe një tentim.

Ndërkohë që Isufaj nuk është dorëzuar në përpjekjen për të mbërritur në krye të institucionit më të lartë të ndjekjes, kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje kanë shprehur hapur antipatinë ndaj kryeprokurorit special.

Isufaj ‘kundërshtar’ i Kurtit, kryeministri garantonte se ai s’do të mund të bëhej kryeprokuror

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale këtë vit ishte nën sulme nga kryeministri Albin Kurti dhe deputetët e partisë në pushtet.

Shefi i Qeverisë i pati etiketuar prokurorët si kundërshtarë, duke e shënjestruar hapur Isufajn në një seancë të Kuvendit në prill, pasi me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte arrestuar kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i afërt me LVV-në.

“Prokurorët që vrasjen ta bëjnë vetëvrasje e vetëvrasjen ta bëjnë vrasje, përkundër vullnetit dhe qëndrimit të presidentes, kryeministrit dhe kryeparlamentarit, duan me çdo kusht, në çfarëdo rrethane, me patjetër të bëhen kryeprokuror. Por nuk do të munden. Nuk do të munden. Jo pse jam unë. Jo pse jeni ju. Por sepse në këtë shtet ka edhe Republikë, edhe popull”, shprehej Kurti.

Kurti i quante prokurorët “njerëz të cilët ende nuk janë pajtuar me rezultatin e 14 shkurtit 2021”, ndërsa e akuzonte Prokurorinë se, sipas tij, nuk i kishte hetuar keqpërdorimet që ishin bërë në të kaluarën në KEK.

“E dimë që ka pasur shumë kryeshefa në KEK në të kaluarën dhe keqpërdorime marramendëse, por asnjëherë nuk janë hetuar nga prokuroria. Prokuroria është e zellshme në këtë rast, kur fitimi i KEK-ut më 2022 ka qenë 107 milionë euro. Zelli i Prokurorisë për t’u marrë me deponimet, e faktet, e dëshmitë e keqpërdorimeve të mëhershme është zero, ndërkaq zelli për t’u marrë me kryeshefin i cili solli 107 milionë euro fitim ishte maksimal”, deklaronte Kurti.

Kurti thoshte se nuk kishte dyshim se në Prokurori ekziston “një disponim politik negativ ndaj pushtetit të ri” dhe sipas tij, kjo lidhet me kryeprokurorin e Speciales, Blerim Isufajn.

“Kjo lidhet më shumë se me askë tjetër me figurën e Blerim Isufajt. Bëhet fjalë për një prokuror që është i mirënjohur që rastin e vrasjes së Dino Asanj e kategorizoi me vetëvrasje ndërsa vetëvrasjen e Hamdi Sopës e shndërroi në vrasje. Njihet si kryeprokuror që asnjë rast nuk e ka të fituar në gjykata dhe pikërisht ky prokuror do të bëhet kryeprokuror, përkundër vullnetit të presidentes, kryeministrit dhe kryeparlamentarit. Është siklet i madh për tre krerët e shtetit kur drejtësia lëngon pikërisht për shkak se kemi një prokurori që nganjëherë nuk do e nganjëherë nuk di, e shpesh të dyja”, theksonte ai.

Isufajn e patën sulmuar edhe deputetët e LVV-së, Halil Thaçi, Arbër Rexhaj, Artan Abrashi e Adnan Rrustemaj, të cilët arrestimin e kryeshefit të KEK-ut e konsideronin si hakmarrje të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale që s’po mund të bëhej kryeprokuror i shtetit.

Kurti e akuzonte atë edhe se nuk kishte lëvizur përkundër se, siç thoshte, AKI-ja kishte ofruar fakte dhe dëshmi “pa numër” për barrikadat e ngritura nga strukturat paralele në veri.

“Asnjë aktakuzë. si është e mundur që AKI i dërgon aq shumë fakte prokurorisë sonë dhe ajo nuk vepron”, shprehej ai.

“Për drejtësi na duhet Prokuroria aktive dhe e mirë; për drejtësi na duhet gjyqësori efikas dhe i ditur”, theksonte Kurti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, në veçanti Gjermania, e kishin konsideruar befasuese, zhgënjyese dhe shqetësuese, mënyrën se si Këshilli Prokurorial e kishte zgjedhur Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit më 6 prill 2022. Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte votuar unanimisht Blerim Isufajn për ta pasuar Aleksandar Lumezin në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Kur Lumezit i përfundoi mandati shtatëvjeçar, KPK e pati caktuar Besim Kelmendin ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit.

E pakënaqur me gjendjen në sistemin prokurorial, Qeveria e kishte përpiluar një ligj të ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili në qershor të vitit të kaluar ishte miratuar në Kuvend. Ky ligj parashihte ndryshimin e përbërjes së KPK-së, por ai më pas u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese.

Kushtetuesja e kishte hedhur poshtë ligjin, i cili, sipas Qeverisë, do t’i hapte rrugë reformave të thella në sistemin e drejtësisë.

Ligji i rrëzuar përcaktonte që gjashtë prej nëntë prokurorëve aktualë në KPK do t’iu ndërpritej mandati. Tre, të cilët do të mbeteshin aty deri në përfundim të mandatit, do të përzgjidheshin me një short, siç thoshte ministrja Albulena Haxhiu. Për plotësimin e përbërjes së KPK, do të organizoheshin zgjedhje në nivel të të gjitha prokurorive ku mund të votojë secili prokuror.

Instanca më e lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë ka pasur vërejtje serioze sidomos në këtë pikë. Sipas Gjykatës Kushtetuese, kjo do të kishte pasoja edhe në rendin demokratik e sundimin e ligjit në vend. /gazetaexpress.com/

The post “Kundërshtari” i Kurtit mbetet në krye të Prokurorisë Speciale, vazhdon përpjekjen për t’u bërë kryeprokuor i shtetit appeared first on Albeu.com.